Një marifet i policisë gjobë-vënëse në rrugën Lushnjë-Fier

Çdo ditë ne rrugët tona ndodhin aksidente të shumta për faj të shpejtësisë të automjeteve. Është më se e kuptueshme që është faji i shoferëve tanë, të cilët nuk respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe për këtë duhet të ndëshkohen. Por ndëshkimi nuk duhet të jetë në mënyrë selektive dhe duhet të jetë i njëjtë për të gjithë, ndryshe nuk sjell ndonjë vlerë të shtuar për shoqërinë.
Fenomeni, me të cilin po përballen shoferët e automjeteve të cilët qarkullojnë në aksin rrugor Lushnje – Fier është krejt i kundërt. Është për t‘u habitur me faktin që autoritete, të cilat duhet të mbrojnë ligjin po e thyejnë hapur atë. Për të rritur transparencën me publikun dhe efiçencën e punës, policia rrugore është pasjisur me radarë me kamerë, të cilët fotografojnë automjetet duke shënuar shpejtësinë. Pajisjet e reja në parim janë shumë efikase dhe të sakta, pasi përbëjnë një provë e cila evidenton të dhëna të sakta dhe paraqet qartë shpejtësinë e automjetit në një moment te caktuar. Procedura është e thjeshtë:
Aparati montohet në një automjet të parkuar anës rrugës (i cili në të shumtën e rasteve nuk është i pajisur me targa) dhe fotografon çdo makinë që kalon. Në fotografi paraqitet qartë dhe shpejtësia dhe targa e automjetit që kalon në aksin rrugor. Një grup Task Force i përbërë nga policë të qarkut të Fierit qëndron disa km më tutje duke ndaluar të gjitha automjetet për tejkalim shpejtësie të cilët sinjalizohen për shpejtesi tej normave të lejuara.
Kur kalon pranë grupit të Task Force-ës vihen re shumë qytetarë të irrituar të cilët ballafaqohen me policinë duke argumentuar se nuk kanë qenë me atë shpejtësi që tregon radari. Në fund të fundit është fjala e shoferit te automjetit kundër fotografisë së aparatit. Kuptohet që aparati fiton në çdo rast përveçse kur faktori mik hyn në lojë. Çuditërisht të gjithë shoferët kapen me rreth 20-30 km/orë mbi çfarë argumentojnë se kanë qenë. Kjo është për të qeshur deri në rastin kur të ndodh personalisht. Përgjigjja është e thjeshtë: radari është i graduar që të tregojë me nga 20 deri në 30 km/orë mbi shpejtësinë reale të automjetit. Si më sipër, edhe duke qenë brenda normave të lejuara të kufirit të shpejtësisë mbetet fjala e shoferit kundrejt fotografisë së aparatit dhe gjoba duke filluar nga minimuni 6 mijë lekë dhe heqja e patentës është e sigurt. Një mënyrë e mirë për mbushur arkat e policisë rrugore dhe për të ulur trafikun.
Zgjidhja është e thjeshtë: ose do kalohet në komision; i cili në sajë të provave të aparatit do gjykojë që shkelja është e dukshme dhe do përballesh me përbuzjen dhe talljet e komisionit, gjobën si dhe me dënimin e heqjes së patentës, ose do paguash në mënyrë të kripur personin që është tek radari dhe këtu përflitet për shuma që shkojnë deri në 50 – 100 Euro. Në fund të fundit ka persona që fitojnë bukën e gojës nga ajo patentë.
Lidhur me sa më sipër mund të pyesni jo vetëm të gjithë shoferët që përshkrojnë atë aks rrugor në mënyrë të vazhdueshme por edhe qytetarë të thjeshtë të cilët kanë qenë subjekt i këtij fenomeni. Zgjidhja që kanë menduar shoferët e taksive është përshkrimi i këtij aksi rrugor me jo më shumë se 60 - 70 km/orë, pasi heqja e patentës u kushton jetesën e përditshme. Gjithsesi disa prej tyre e kanë pësuar.
Shpresoj që shqetësimi im most e shkojë në një vesh të shurdhët e të merret në konsideratë.
Comments
Shqetesimi qe ngre shkrimi

Shqetesimi qe ngre shkrimi nuk qendron. Rruga Lushnje - Fier ka dy pjese: njera qe segmenti i autostrades qe eshte deri 80 km (me disa ndalesa 60 km/ore) dhe tjetra rruga e vjeter qe eshte me 60 / ore.

Ne te dy rastet, eshte e rrezikshme te ecesh me 20-30 km / me shume, dmth me 100-110 km / ore te rruga e mire dhe me 80-90 km ore te rruga e vjeter. Ne rastin e pare thame qe rruga ka kalime ne nivel qe jane me 60 apo 40 km/ ore dhe ne rastin e dyte ka shume kthesa dhe rruge te ngushte.

Keshtu qe mendoj, se nje qytetar, qe ecen me 20-30 km me shume ne rruge se sa eshte realja, nuk ka nevoje te beje debate me policin: thjeshte te ule koken, te paguaje gjoben dhe te mos shkele me rregullat e qarkullimit. Kjo eshte e thjeshte dhe e qarte, aq me teper kur kjo vertetohet nga radari (me kupon).

Ndersa ne rastin qe ju thoni se eshte graduar radari te rregjistroje me shume se pergjigja reale, kjo i kalon kompetencat e qytetareve dhe duhet nje denoncim ne prokurori per kete rast. Nuk zgjidhen ceshtjet me debate ne rruge, por me rregull dhe zbatim te ligjit. Nqs kjo eshte nje gje qe behet kastile nga policia, mund te rregjistrosh rrugen me nje videokamer dhe me disa deshmitare ne bordin e makines dhe kjo eshte nje prove e forte ne prokurori.

leri regullat ne shqiperi o

leri regullat ne shqiperi o grupi

aty eshte si ne kandahar dhe policia ne vend te ndihmoje kerkon vetem leke

turp per shqiperine se udheton ne tere evropen e s'te ndalon njeri

Po mor po nuk kemi pune

Po mor po nuk kemi pune tjeter, po te merremi me policine e Sales ne gjyqe

Pastaj kujton ti pyet njeri shume per provat ketu. Duket qe ke kohe qe nuk jeton ketej...

duhet te kalosh te besh nje update

Po nuk reagove, nuk zgjidh

Po nuk reagove, nuk zgjidh probleme. Te pakten reago dhe do kuptosh se reagimi yt, edhe humbes te jete, le gjurme per te nesermen. Nuk zgjidh gje duke pranuar korrupsionin, sado me nxitim ta kesh. Duhet provuar ta luftosh ate, dhe kjo behet duke iu drejtuar institucioneve.

Bujar mos fole kote kur sja

Bujar mos fole kote kur sja ke idene segmentit . Segmenti Fier - Lushnje eshte me 90 km ne ore edhe ne dy tre pjes eshte me 60 km ne ore segmenti pare eshte ne vajkan , segmenti dyte ne saver , jan keto dy segmente qe jan bere temerri i shoferve po edhe i aksidenteve sepse rruga eshte ndertuar ste prapthi sepse aty duhet te ishim mbi kalime ose nen kalime qe nuk ekzistojn . RRuget ne Shqiperi duhet te kene nje limit prej 110 km ne ore , dhe rruget duhet te jen ete mbyllura jo te hidhen kafshet nga njera ane ne tjetern . prandaj edhe keta teleshmene polica bejne kto qe bejne

Une nuk fola per shpejtesite

Une nuk fola per shpejtesite e lejuara ne rruget shqiptare, une e kisha fjalen per reagimin ndaj sjelljeve te policise dhe respektimin e sinjalistikes. Sinjalistike me 110 km ka vetem ne Rrugen e Kukesit, dhe vetem ne drejtimin Kukes - Rreshen. Po te shkoni ne drejt Kukesit nuk ka asnje tabele qe lejon 110 km.

Ndersa per rastin e Lushnje Fier tabela lejon 80 km/ore me nderprerjet qe citoni ju me 60 km/ore. Megjithate, te dyja keto shpejtesi jane te rrezikshme, sepse rruga eshte sic pershkruani ju.

Qellimi i reagimit tim eshte ky: Qytetaret duhet te respektojne sinjalistiken, mundesisht nen maksimumin e shpejtesise se lejuar, dhe duhet te reagojne kunder ndeshkimeve te padrejta duke ju drejtuar insitucioneve, sado te dobeta qofshin ato.

Eshte me se e vertet me ka

Eshte me se e vertet me ka ndodhur diten e diele, udhetoja me familjen time me femijen qe eshte vetem pak muajsh dhe nga ky fakt udhetoja gjate gjithe rruges me pilot automatik 90km/h por radari thoshte 118 km/h. Pa u lodhur shume polici me shefin e gjeten zgjidhjen duke me ber "nder" me tha me jep nje 30 mij leksh ta fshijme dhe foton. Kjo qeveri e kalbur duhet te hiqet nje sekonde e me pare se perdite fiton terren mbi popullin e thjeshte dhe ne kto raste njeriu e shef se sa i pafuqishem eshte. reflektoni i njerez

Eshte per te ardhur keq qe te
Eshte per te ardhur keq qe te njejtet individe qe ankohen nga shkeljet e rregullave te qarkullimit ankohen edhe nga vënia e gjobave nga policies rrugore qe perdor nje mjet modern te kontrollit te shpejtesise me radar /laser. Padyshim te gjithe e dijme perdorimin selective te gjobave qe perdor polici ne nje vend pa rregulla dhe procedura kontrolli te zbatuesve te ligjit. Kjo eshte e turpshme dhe nxit shkeljen e ligjit nga gjithe te tjeret me shpresen se nuk do te jene ata viktimat e rradhes te nje policie injorante e joprofesionale. Une nuk besoj se eshte e mundur apo e lehte per te manipuluar te tilla pajisje por nese eshte keshtu atehere nje gje e tille duhet te perbente nje veper te rende penale ku jo vetem ata police apo shefat e tyre lokal duhet te perfundonin ne burg por do te ishte nje skandal per cdo minister apo kryeminister I nje vendi nOrmal qe mund te sillte rrezimin e nje qeverie. Sic dikush me siper ka sugjeruar me siper nese nje qytetar ka fakte per nje manipulim te tille te matesve elektronike qe perdorin policet Ben krim penal qe nuk e denoncon qofte ne media, kontrollin e brendshem te MPB apo ne prokurori. Ky eshte detyrim jo vetem qytetar sic eshte edhe ai i te paguarit te.cdo gjobe me te drejte e ligjshme per ta apeluaf nese mendon se te eshte vene padrejtesisht. Nuk mund ti besh te dyja - edhe te kerkosh drejtesi dhe ndeshkim per te gjithe edhe te kerkosh perjashtim nga kjo apo te gjesh justifikime sic thote dikush ketu qe I paska paguar (ndoshta jo) policit bakshish qe ti heqe edhe foto nga matesi. Qytetaret shqiptar nuk mund te pretendojne te sillen ndryshe nga cdo qytetar europian (ketu nuk pershije lumpenin qe vin nga Mali - dhe te tille ke edhe nga ata qe Jane dembabadem "tironsa" si Auron Mneri)
Shume dakord me shkrimin dhe

Shume dakord me shkrimin dhe reagimet, separi kjo eshte vjedhje flagrante dhe duhet bere me patjeter denoncimi ne organet perkatese. Se dyti rruga Fier-Lushnje kamungese totale te kushteve te sigurise dhe eshte ne Shkelje flagrante me Kodin Rrugor(nuk ploteson as edhe nje nga kushtet per te qene superstrade). Ja si pershkruhet Rruga Interurbane Kryesore ne Kodin RRugor :

B -RRUGE INTERURBANE KRYESORE: Rruge me karrexhata te pavarura ose te ndara nga trafikndares te pakapercyeshem, secila me te pakten dy korsi levizjeje dhe bankina te shtruara, pa kryqezime ne nivel, me hyrje te koordinuara per objekte anesore, e dallueshme nga siniale te veçanta te fillimit dhe mbarimit, e rezervuar per qarkullimin e disa kategorive mjetesh me motor. Per te tjera kategori te mundshme mjetesh te perdoruesve duhet te parashikohen hapesira te pershtatshme. Per qendrimin duhet te jene parashikuar zona te caktuara, me hyrje e dalje, te pajisura perkatesisht me korsi ngadalesimi dhe shpejtimi.

Trafikndaresit ne disa pjese nuk ekzistojne , jane zevendesuar me disa kryqezime, hyrje dalje me korsi ngadalesimi e shpejtimi nuk ekzistojne,,,,, kane ngelur karabinate e mbikalimeve te pandertuar per tu bere hije atyre qe shesin lepuj dhe policave... i keni pare fotot e rruges ne googlemaps...(disa jane dhe tek galeria e Respublica)

Mire ua bejne se e

Mire ua bejne se e meritoni.Te djelen e fundit hyje ne autorrugen Vlore-Levan ne nje rresht makinash ku arrita te numeroje 6 te tilla para meje.Kapa shpejtesine 100 km/ore dhe e mbajta konstante deri ne dalje.U zhduken te gjitha makinat qe kisha perpara ,plus 27 te tjera qe me parakaluan..Ku veni o te lene nga mendja???

Ne Shqiperi duhen marre masa

Ne Shqiperi duhen marre masa urgjente per te edukuar kafshet me rregullat e qarkullimit. Te gjithe ata qe ecin me shpejtesi 20 - 30 km ne ore mbi normen duhet te futen ne burg. PIKE.

ky kontroll i policise eshte

ky kontroll i policise eshte me te vertet problematik.aty ku vendoset radari brenda nje makine,qe eshte nje mercedes ngjyre jeshile,une kam nje magazine.nga porta e magazines time deri te radari jane rreth 70-80m largesi.une perdor nje makine SMART 1300cc.para nje jave me ndaluan dhe me thane se ke kaluar para radarit me shpejtesi 134 km/ore.u mundova ti shpjegoja se ne kete distance makina ime e ka te pa mundur te arrij kete shpejtesi.pas shume debatesh me lane ,por duke e konsideruar kete si favor qe me behej si nga lushnja.sot me ndodh e njejta gje.e pashe makinen, pastaj kilometrazhin 80 km/ore.ne rregull thashe.me ndaluan per shpejtesi 115km/ore.

nuk ka shpetim nga ata horra

nuk ka shpetim nga ata horra ,une i dhashe 1000 leke te reja pa i thene jo isha me kaq apo aq dhe me la pernjehere sikur nuk kish ndodh gje,pune 2-3 minutash te ndalojne jepi nje 10 ke apo ske faj dhe ik ,po bere llafe ta futen ,rrace e dhjerre berishjane ,polica qurrashe legen qe korruptohen me 5 euro vend plehrash qe drejtohet nga kokcepat maloke dhe karagjoza skraparlinj ,skeni shpetim ju qe banoni aty do vdisni dhe nuk do e kuptoni si eshte te jetosh si njeri normal.

Tek shpejtesia mbase ka vend

Tek shpejtesia mbase ka vend edhe te argumentosh, edhe t'ua lyesh ngapak rroten hallexhinjve te veshur me blu, qe jane kthyer si banda e Alibabait.

Po çfare t'u thuash atyre gjobave idiote dhe te pa-argumentuara si "mungese targash" dhe "mungese rripi", kur as te ka ndaluar njeri, e as flete-gjobe nuk te ka lene njeri tek xhami!!! Dhe si puna e ketyre dy llojeve, mund te kete me dhjetra te tjera, si "gjobe per tejkalim shpejtesie ne Pishkash", kur ti ke kaluar andej vetem me furgon udhetaresh para 5 vjetesh!!!

Te gjitha keto dhe te tjera tregojne vetem frymen dhe praktiken abuzive qe eshte institucionalizuar anembane rrugeve. Sa gezohem qe shyqyr qe paska polic ne rruge se tremben hajdutet e grabitesit, aq edhe trishtohem se thjeshte jane zevendesuar hajdutet me ca te tjere!!!

E vetmja zgjidhja mbase mbetet me privatizimin e sistemit te sigurise rrugore, ku te pakesohen hajdutet!

Sot me 08.09.12 tamam sic

Sot me 08.09.12 tamam sic eshte pershkruar nga ju po ne te njejtin vend Policia rrugore e Fierit me ndaloi dhe me mori patenten.Ndihem shume keq per disa arsye

1.Jam inxhinjer mekanik dhe instruktor teorie per autoshkolle dhe megjithese isha duke ecur brenda normave te lejuara ndalohem dhe duhet te pranoj qe po ecja shpejt,meqenese nuk e pranova dhe nuk i dhashe leke policeve te korruptuar,me moren dokumentat

2.Me prishen fundjaven, jo vetem mua por dhe familjes,me te cilen isha pregatitur te shkoja ne Himare per pushim dhe u detyrova te kthehem

3.Nuk mjaftoi kjo por duhet te ndegjoja dhe kritikat qe mu bene nga gruaja e femijet te cilet me thane se gabova duke mos i paguar policine dhe se ne kete vend vetem keshtu veprohet

4.Tashme po kuptoj se duhet ti them derrit daje e te pranij se fajtor jam une qe nuk pagova rushvet edhe se kisha te drejte

5.Perfundimisht them se ku po shkojme keshtu?????????????????????????

Jetoj ne Chicago dhe kete

Jetoj ne Chicago dhe kete vere isha ne Shqiperi, me shume per te vizituar familjen sesa per pushime, por megjithate shkova nje jave ne Himare dhe ne bregdetin e mrekullueshem perreth saj. Te njejtin problem hasem edhe ne rruges nje postobllok POLICASH HAJDUTE na ndalon dhe fillon me presionet.. bllokim leje qarkullimi gjobe kaq e aq... thjesht presion per te na bere te paguanim... cfare beme? sigurisht qe paguam POLICAT HAJDUTE jo nje here po TRE HERE deri ne Himare. NA I SHPIFEN dhe na lane shije shume te keqe.... dikush me thoshte qe eshte HIERARKI, ato POLICA HAJDUTE duhet te paguajne SHEFAT e tyre HAJDUTE qe ti mbajne ne pune e perseri SHEFAT duhet te paguajne SHEFAT tyre HAJDUTE e keshtu me radhe deri tek MINISTRAT e SHTETARET HAJDUTE.... keshtu e justifikojne policat HAJDUTE dhe disa i justifikojne me zell te madh " nuk kane faj te shkreterit se keshtu eshte puna"

PO MUA QE MU SHPIF VENDI IM KUSH ME JUSTIFIKON ??????

Bujar, ne rruget e Evropes

Bujar, ne rruget e Evropes ka tabela qe te njotojne kur ka radar, dhe kete e bejne per sigurine tone, qe te ulim shpejtesine. Ndersa ne rruget tona nuk njoftojne nese ka radar apo jo, sepse nuk i rruhet policit per sigurine time, por vetem per te mbushur arken e shtetit dhe xhepat e vete.

Sa per tu ankuar, ti ke te drejte, por njerezit nuk kane kohe dhe para te enden gjyqeve.

Ne daten 16/10/2012 po ikja

Ne daten 16/10/2012 po ikja nga Tirana per ne Fier. Para rethrrotullimit te Plugut ne Lushnje me ndaloi policia dhe me tha qe ke ecur me 115 Km/Ore. Megjithese nuk kisha ecur me ate shpejtesi u detyrova ta pranoja dhe i dhashe 2000 Leke te rinj nen dore policit (i kerkoi vete) per te vazhduar rrugen. Rruges per ne fier tek rethrrotullimi i kolonjes, pashe qe kishte nje grup tjeter ne drejtimin nga Fieri per ne Lushnje. Pasi mbarova pune ne Fier kthehem per ne Tirane, duke e ditur qe ne ate segment ndodhej grupi i kontrollit nuk e kalova asnjehere shpejtesine 90 Km/Ore (e kontrollova gjate gjithe rruges). Sa arrij prane grupit me bejne shenje te ndaloj, kerkon dokumentat polici dhe me thote prape qe ke ecur mbi normat e lejuara, u nervozova shume dhe nuk e pranova duke ngritur zerin, po cte beja ishte llafi tim kundra 20 Policave qe ishin aty. Me ane te nje telefonate u zgjidh dhe ku problem. Pasi morra dokumentat njeri nga policat filloi te me shpjegoje se me gomat qe ka makina tende tregon 18 Km/Ore me pak se shpejtesia reale. Bera nje test me nje makine tjeter qe i kishte gomat te ndryshme nga gomat e mia dhe shpejtesne qe tregonte kilometrazhi i makines time tregonte dhe kilometrazhi i makines tjeter.

Ketu eshte tja futesh vrapit sa me pare.

Edhe kete kishim mangut ne

Edhe kete kishim mangut ne rruget e Shqiperise. Se nuk mjafton mungesa e sigurise rrugore dhe probleme te tjera pa fund.

Shpejtesia e makines matet tek kutia e shpejtesise (ose kambio) dhe nuk varet nga gomat e makines, vetem nese gomat e montuara nuk jane ato te rekomanduarat nga prodhuesi i makines. Pra, nese montohen goma me diameter me te madh se ai i rekomanduar ath mund te pretendohet se shpejtesia e treguar ne kroskot eshte me e ulet se ajo reale (por jo ne keto nivele qe tregon radari i policise - gati mbi 20%).

Si gjithe te tjeret me ra dhe
Si gjithe te tjeret me ra dhe mua rruga te ky aks rrugor ne te cilin ndalohem nga keta hajdute te pa fe e pamoral, me pretendimin tejklalim shpejtesie te cilen se kisha kaluar ne asnje moment per vete faktin se nuk kisha kaluar me pare aty dhe ishim familjarisht dhe jo vetem. Pasi cuditem kur njeri nga banda e hajdutve me thote qe kam ecur me 138km/ore duke qendruar gjith kohen ne korsine e ngadalte me nje shpejtesi jo me shume se 80km kundershtoj fort dhe kerkoj te shikoj radarin por ai me thote qe duhet te kthehem disa km mbrapsh. Duke debatuare me te gjith grupin e banditave dhe duke pare kembnguljen time per drejtsi ata me lane duke perdorur taktike tjeter me gjobe per rrip sigurimi jo prezente. Pra me pak fjale duket qarte qe keta njeres edhe burgun e kam pak pasi nuk bejne gje tjeter vec se veshtirsojne jeten e njerezve me padrejtsite e tyre qe te gjith e dime nuk ke ku ti adresosh.
Add new comment