Dëbojini, para se t'ju dëbojnë

Më në fund, edhe ResPublica vendosi t’i moderojë komentet, gjë të cilën e përshëndetim! Prej kohësh besoja se ajo faqe shumë e mirë e medias shqip po e vuante plehun që i mblidhej, për shkak të anonimëve të frustruar, që nuk u linin kusur autorëve – mes të cilëve edhe mua.
Kjo formë komunikimi të nyjëtuar si një varg i pafund ndyrësish, sulmesh ad hominem, goditjesh xhamash me llastiqe, shpifjesh dhe rrugaçërish rrezikonte edhe për shkak të natyrës së saj virale, ose aftësisë për t’u klonuar nga një forum në tjetrin.
Gjithnjë prej kohësh, kam thënë edhe se përçudnimi i lirisë së shprehjes, që u jep hapësirë veprimi parazitëve të komunikimit publik, nuk është veçse forma më efikase e censurës, në një epokë si kjo e sotmja, ku liria e fjalës kultivohet me aq pompozitet dhe vetëkënaqësi, sa është shndërruar në zhguall pa përmbajtje.
Mustafa Nanoja dhe kolegët e tij kanë treguar tashmë se kanë çfarë t’i thonë lexuesit dhe çfarë vlerash t’i përcjellin kulturës publike të informacionit shqip, duke ruajtur këndvështrimin specifik dhe origjinal të një faqeje online, më e mira në blogosferën shqipe, për llojin e vet. Duke i dëbuar nga faqja lehësit dhe snajperët e shumtë, ResPublica u krijon mundësi të tjerëve, komentuesve seriozë dhe të përkushtuar, që të bëhen pjesë e komunikimit në faqe dhe gjetiu.
Lexoja në reagimet ndaj këtij lajmi edhe shqetësimin e disave se mos moderimi do t’ia prishte paanshmërinë informacionit në faqe, duke e bërë këtë të anojë edhe më majtas.
Këtu m’u kujtua një eksperiment që pat bërë Radio Radicale, në Itali, dikur në fillim të viteve 1990 (tetor 1993), kur, në shenjë proteste ndaj një ligji për informacionin, i hapi mikrofonat ndaj telefonatave të çfarëdoshme, rregullisht anonime, të dëgjuesve.
Kush sintonizohej në valët e asaj Radioje – nga më të dëgjuarat në Itali – mund të dëgjonte mesazhet që linin thirrësit, të pacensuruara dhe të paprekura.
Ndodhi ajo që pritej: dalëngadalë, por pandalshëm, mesazhet erdhën e u degraduan deri aty sa t’u ngjanin zhgarravinave në muret e nevojtoreve: vetëm sharje, breshëri fjalësh të ndyra, shkëmbime kërcënimesh mes tifozerive të ndryshme, pasthirrma të urrejtjes dhe të përçmimit.
E majtë është haleja, apo e djathtë?
Në mungesë të një moderimi çfarëdo, komunikimi i ndërmjetësuar nga elektronika erdhi e u shndërrua në një kakofoni majmunësh të mbetur pa seks; ku nuk gjeje më gjurmë të arsyes, të respektit ndaj tjetrit (Tjetrit), të mirëkuptimit.
Të gjithë ata që shpresojnë, me optimizëm të papërligjur, se komunikimi dhe debati me rrugë elektronike mund të vetë-rregullohet pa qenë nevoja për mbikëqyrje nga lart, duhet të kenë parasysh eksperimentin e Radio Radicale-s.
Eksperiment që provoi se, në kontekste elektronike anonime, ose kur folësit nuk janë në kontakt “fizik” mes tyre, nuk ka shkëmbim dhe debat që të mos i nënshtrohet entropisë dhe të rrëgjohet sakaq në ulërima.
Moderimi – qoftë si përzgjedhje, qoftë si orientim i diskutimit, qoftë si zbatim rregulli dhe mundësi “ndëshkimesh” për kë nuk i përfill rregullat, duhet menduar, në këtë rast, si një formë e injektimit të rregullsisë, ose të anti-entropisë në një sistem i cili nuk rregullohet dot vetë dhe, i lënë në mëshirë të fatit, është i dënuar me “vdekje termike.”
Drejt këtij modeli po orientohet tashmë krejt komunikimi online: i lirë në nivelin epror, sa kohë që Interneti ka vend për të gjithë; por i kufizuar me moderim, në çdo hapësirë veç e veç.
Marrë nga Peizazhe të Fjalës
Comments
Jeni fyer nga ajo qe

Jeni fyer nga ajo qe terroristet quajne "islamofobi" kurdohere qe jepen argumente te shendosha kunder Islamit? Prandaj vendoset ti çensuronit? Me mire keshtu, edhe me pak publik do keni. Publikoni vetem ato komente qe ju bine per shtat.

Me shendet mbetçi!

Ajo qe ka rendesi sipas meje

Ajo qe ka rendesi sipas meje eshte qe te mos censurohen opinionet. Mendimi ndryshe duhet pranuar pa asnje kufizim.

Sharjet, banalitetet, shpifjet, poshtrimet, krahasimet e ndyra etj etj duhen pastruar e filtruar.

Por nganjehere duhet edhe censure. Kur nje shkrues e deformon realitetin dhe faktet deri ne ate shkalle sa thote absurditete, une nuk e kuptoj perse dueht te humbim kohe duke e lexuar.

Por shume cka mund te behet edhe nga vete lexuesit. Po jap nje shembull: kur nje artikull ose koment fillon me premisen se ne jemi vendi i dyte ne europe per nga fuaiq e rritjes ekonomike, une thjesht nuk e lexoj me artikullin. Pike.

Me duhet ta them vetem per

Me duhet ta them vetem per hater te Zotit dhe te vertetes qe ajo qe beri M. Nano qe lejonte komentet pa dogane ka pasur dhe mund te kete pasur shume te keqija, po ka pasur nje vlere te mrekullueshme, dinjitoze, te fisme, injorimin e banalitetit. Mund te shkruhen 100 e me shume artikur sociale se si rregullohet mardhenja e komunikimit ndermjet njerzve, po ke pare qe njeriu nxe vetem me shembuj. Dhe shembullin per kete e ka dhene vetem Mustafa Nano. Ai ka mbajtur ne kurriz tamam si hero ofendime nga me te pa imagjinueshmet dhe i ka injoruar, dhe me te drejte, dhe ka qene nje shembull i mrekullueshem per te gjithe. Ate e ofendojshin dhe une gerricja e gjakosja lekuren dhe beja monolog e dialog me veten e me qelbesiren. Nuk e di po per mua do te ngelesh ne kujtese, besoj dhe te te tjeret si te gazetaret dhe te komentuesit anonime. Dhe kjo eshte vlere.

Jam i tmerruar nga fjalori i

Jam i tmerruar nga fjalori i perdorur ne kete artikull.

Marr shkas te hedh gurin e pare sepse me syrgjerohen guxim ose te mbyll gojen si fajtor!? Kam ndjenjen e rraprezaljes me urretje dhe jo se po kerkohet mir-kuptim. Sa me perket mua, mund te them me siguri se nuk eshte ne gjuhen time fyerja e ofendimi rruges. Si lexues e komentues sporadik ne Respublika ndjehem shume i fyer ne pergjithesimin qe u behet komentuesve me ofendime te terthorta a te mbeshtjella me kopillek bajat me rreshta shembujsh; "zhgaravites halesh" "rob pa seks" apo "ndyresira". Me duket sikur po lexoj nje artikull qe me denon mua edhe pse nuk e ndjej veten midis "ndyresirave" dhe jo si nje artikull qe kerkon te shpjegoje arsyen morale te cenzures pozitive. Nje fare censurimi pozitiv e kam kerkuar edhe une dikur por, nuk eshte cenzurimi dita e shpagimit apo e denimit kolektiv. Ky artikull nuk shpjegon aspak arsyen e cenzurimit pozitiv, per me teper ka shijen e maltretimit e delendisjes se komnetuesve sipas hakut e hakmarrjes anal-istesh.

Nje cenzurim pozitiv nuk eshte kurre gabim por kur dita e cenzurimit kthehet po nga Media ne fyerje e ofendime rrugacesh te paketuara ne artikuj kjo eshte denimi kolektiv dhe hakmarrje e stilit me te ulet primitiv.

Une nuk do te kometoj kurre me ne kete faqe. Nuk ju a kam per borxh te silleni keshtu dhe nuk i pranoj epitetet e thena ne pergjithesim, edhe pse nuk jam i prekur apo identifikohem individualisht.

kev

Censure?! Per mendimin tim
Censure?! Per mendimin tim Jo, ne asnje menyre.
Ndodh rendom qe pezmatohemi shume , ndoshta me shume se M.N. , te cilit i adresohen disa komente fyese, por pikerisht jane "keta" qe na "ndihmojne" per t'i dhene shpjegim shume fenomeneve ne shoqerine tone.
C'jane keto pretendime?

C'jane keto pretendime? Me duket se keto masa jane mare ndaj meje, thote dikush? Po c'ke ti?Ti nuk ke perdorur banalitete,ofendime apo nxitje te urrejtjes te c'do forme qofte.

Kjo eshte si puna e atij lepurit qe vraponte si i marre? E pa dhelpra dhe i thote:

-Cfare ke o lepur qe vrapon?

-Pash ne fshat se kane filluar te tredhin gomeret- pergjigjet lepuri.

-Po ti nuk je gomar, or i shkrete- ja kthen dhelpra.( vazhdon...)

Kaq, s'keni perse shqetesoheni dhe ikni me vrap nga kjo faqe. Por dhe nese ikni, asgje te keqe nuk ka. Jam i sigurte se largimi i moskultures, ofezes dhe budalliqeve e tjera, do te ofroje nje nivel te larte lexuesish e komentuesish, pavaresisht bindjeve politike.

Dikush thote qe ky blog rrezikon te behet i majte. Po shume mire. Te majtet nuk jane te rreshtuar. Aty gjen lloj lloj mendimesh, edhe opozitare me Partine Socialiste, sidomos me qendrimet e Edi RAMES. Ja, une vet jam i majte, por kudo perdor shprehjen:-Ne 2013 edhe nje gomar po te kandidoj perballe SRB-it, do ti fitoje zgjedhjet. Ky gomar qelloi te jete Edi Rama.

Keshtu jane te majtet. Jane demokrate. E thone ate qe mendojne. Ndryshe jane ne krahun tjeter, maçoket e bindur rru du du...

Mos e harro proverbin

Mos e harro proverbin afrikan: NJE TUFE LUANESH ME NJE GOMAR NE KRYE E HUMBIN CDO BETEJE TE NJE TUFE GOMERESH ME NJE LUAN NE KRYE;-) Interpretoje si te duash por ka prova pa fund qe nga 2005 e ketej;-)

Sipas teje, une hyj tek

Sipas teje, une hyj tek tufa e luaneve, qe kemi nje gomar ne krye,po ju c,prisni?

Dil nga tufa e gomereve!

nese je ushtar ok, por

nese je ushtar ok, por nderkohe une sjam as ushtar dhe gjeneral se skam lidhje me partite;-) Une kam pozicionin tim i cili nuk eshte pozicion elektoral (gjths sbesoj te kuptosh gje..)

Do ishte me mire te

Do ishte me mire te funksiononte ne faqe nje program kompjuterik qe te filtronte (te menjanonte) fautomatikisht fjalet vulgare pas te cilit komenti do te behej i pavlefshem dhe nuk do te publikohej.

E di qe kjo eshte shume e veshtire , mbase e pamundur, por kjo do te ishte gjeja me e mire; demokracia bashke me lirine e fjales eshte mbi te gjitha rrjedhoje avancimit ekonomik dhe teknologjik te gjinise njerezore.

O Muç Nano.... Qe vure

O Muç Nano.... Qe vure censure bere shume mire, se shume nga shkruesit ketu, kishin si qellim ne vetvete vetem sharje dhe ofendime, duke perdorur nje fjalor shume vulgar.... edhe ata qe nuk e pranojne, por qe nuk jane dakort, me duket se kane sindromin e Stokholmit, i kane vete qef keto perversitete.....

Por une kam nje gje tjeter..... ne njoftimin tend, shkruaje se komentet do te publikoheshin pas disa oresh ose te nesermen ne mengjes..... Kjo do ti heqe aktualitetin komenteve si dhe do te behet shume i merzitshem per postuesit...... shiko e ndryshoje kete sistem, se gazeta vetem do te lexohet dhe nuk do te komentohet ......

Urimet e mia per kete vendim.

Urimet e mia per kete vendim. Mezi e kam pritur se u lodhem me dashakeqet qe vizitonin kete faqe kohet e fundit.

Urime per Respublican qe po shnderrohet me te vertete ne nje parajse mendimi te lire ku ta ka enda te debatosh!

Do na mungoje shoqeria civile

Do na mungoje shoqeria civile e perfaqesuar nga Altin Goxhaj&Associates, introibo ad altare dei...

pse keni vendosur te bllokoni

pse keni vendosur te bllokoni komentet e mia?;-) E moret vedimin?? ;-p Mos u merzit se jena per rruge te gjate;-p

Z. Vehbiu nese deshiron Muci

Z. Vehbiu nese deshiron Muci le ta cenzuroje reagimin tim, por nuk me pelqeni as ne shkrime, as ne vleresime e as ne vajtimet tuaja. Shkrimet tuaja jane plot vrer, kriticizem malicioz te perzier me antishqiptarizem (jo kritika konstruktive). Jeni shume i frsutruar vete ju z. Vehbiu dhe me apo pa cenzure te ResPublikes njerezit nuk do t'ua blejne dushkun per gogla z. Vehbiu. Muc po deshe edhe cenzuroje, por atehere behesh sherbetor i Vehbiut te cilin disa ketu ne atdhe e njohim si paren e kuqe.

Me vjen keq por keto ankesat

Me vjen keq por keto ankesat e Vehbiu nuk jane shume bindese. ne disa postime te tij ketu ne Respublica edhe ai nuk i ka kursyer fyerjet dhe percmimin ndaj lexuesve. Per hir te se drejtes censura duhet te aplikohet adhe ndaj ketyre qendrimeve sepse nuk ndihmojne ne asnje menyre dialogun kostruktiv, sic thoshte Aristoteli: Amicus Plato, sed magis amica veritas.

ky vehbiu qenka mizantrop i

ky vehbiu qenka mizantrop i papare, nje oportunist ...., nje individ qe per te treguar nje realitet me shume funksione te perbashketa banimi e fillon nga banjot. banaliteti i komenteve nuk ka pasur te beje dhe nuk ka te beje me perkatesine ndaj autoreve, por ne ate midis komentuesve.

i lutem goxhajt te kerkoje qe respublika ti hape nje rubrike me fjale te urta dhe anekdota. faleminderit

Me cinizmin qe e karakterizon

Me cinizmin qe e karakterizon Vehbiu thote ... me ne fund edhe Respublika vendosi te moderoj komentet ... Me pas me nje gjuhe "autoritare " qe shfaqet qe ne titull e pasuron shkrimin e tij me shume epitete " vulgare " qe nuk lene shije te mire , per pozicionin qe mban , jo ne krahasim me gjuhen e piste qe perdorim shume komentues. Te njejtin stil "prepotent " ai impononte edhe ne blogjet e tij , te orientuara sipas tij per lexues te nivelit te larte . Une kam patur rastin te vizitoj nje here nje blog te tij dhe komenti im mori nje pergjigje aspak dashamirese. Sqaroj se pergjithesisht internautet qe vizitojne blogjet jane pothuaj te njejtet persona , pra te njejtet tifoze , dhe pavaresisht pseudonimeve , ne e njohim mire njeri tjetrin . Dhe une qe shkruaj me emrin tim, modestisht e fus veten tek komentuesit e ekulibruar , pra nuk perdor asnjehere fjalor te papershtatshem. .. e drejta e komentit eshte ceshtje tjeter . Por sipas leksionit prepotent te Vehbiut ... " une nuk duhej te merresha me mendjen qofte ajo edhe budallaqe, por me idete ...", apo " .... nuk pranojme mendime nga galeria ...". Une e braktisa blogun e Vehbiut pasi i kujtova se " .... sipas meje nuk shoh ndonje ndryshim midis mendjes dhe ideve qe ne fund te fundit jane produkte te saj " .... " po e braktis blogun juaj sepse qenka per njerez te platese apo per ata qe e quajne veten mendjendritur ". Sa me siper i ndjeva per t'i shprehur per te ballafaquar dy qendrime per te njejten ceshtje ... M. Nano krejt ndryshe nga Vehbiu e argumenton ne menyre shume korrekte qendrimin e tij per te moderuar komentet qe perdorin gjuhe te papershtatshme.

Add new comment