Ka të majtë, ka të djathtë dhe ka LSI-sta

Postuar në 03 Shtator, 2012 02:03
Artan Vatoci

Një anketë e publikuar në faqen online të Gazeta Shqip (gazeta-shqip.com), tregon preferencat politike që kanë shqiptarët këto ditë. Duke qenë një anketë online, shtrirja gjeografike e votuesve i kalon kufijtë e Shqipërisë kështu që, kjo si anketë nuk mund të ketë një saktësi për të vlerësuar preferencat (bindjet) e shqipëtarëve brenda kufijve për partitëpolitike. Megjithatë të jep një pamje dhe të krijon një opinion për sa i përket evoluimit të mbështetjes apo bindjeve politike.

Duhet të përmendet fakti se gazeta në fjalë shikohet si një gazetë e majtë (pavarësisht se ajo veten e quan të pavaruar). Gazeta Shqip është ndër gazetat më të pavarura (për sa mund të jetë e pavarur në Shqipëri), kur ajo krahasohet me një që haptazi mban një krah politik.

Duke u nisur nga premisat që kjo gazetë vizitohet më shumë nga pjesa opozitare (jo vetëm PS-ista), i bie që votimi të tregojë një avantazh majtas. Nëse kjo anketë do ishte bërë në një gazetë që anon nga krahu tjetër politik (PD-ista dhe të tjerë), do shikonim se PS-ja dhe PD-ja do ndërronin vendet, me të njëjtën përqindje. Pra nëse PS-ja ka marrë rreth 20% të votave dhe PD-ja ka marrë rreth 10% të votave, në një gazetë të djathtë do kishim PD-në me rreth 20% të votave dhe PS me 10%. Kjo lloj ndarje shikohet sa herë bëhen anketa në gazeta që konsiderohen të njëanshme.

Çfarë është interesante nga kjo anketë është përqindja e votuesve që nuk kanë votuar dy partitë më të mëdha. PS+PD kanë marrë vetëm 30% të votave, ndërsa 70% e votave nuk janë PRO këtyre dy partive. Ky rezultat e përforcon edhe më shumë rezultatin e bërë disa ditë më parë nga Gazeta Idea që rreth 56% e votuesve nuk do të votonin partitë e medha në zgjedhjet e 2013.

Por le t’i marrim një nga një përqindjet.

Anketa: Si e klasifikoni veten sipas bindjeve politike?

I djathtë pa parti

I majtë pa parti

I pavarur

I djathtë me Partinë Demokratike

I majtë me Partinë Socialiste

I djathtë FRD

I majtë LSI

Nacionalist AKZ

Në vend të parë: Një i majtë pa parti (20 %)

Një përqindje e lartë votuesish që e konsiderojnë vetën të majtë por që nuk kanë përfaqësim. Përqindje shumë e lartë që nuk preferojnë të votojnë PS edhe pse janë të majtë. Partia Socialiste duhet të shqetësohet jashtë mase nga ky rezultat. Disa arsye që nuk votojnë PS-në: Pro Fatos Nanos dhe nuk janë dakord me drejtimin e PS-së. Mbështesin parti të tjera të majta që nuk janë rreshtuar në këtë anketë. Thjesht nuk janë dakord me PS-në, pa patur preferenca individuale. Një parti 8 vjet në opozitë nuk arrin dot të marrë votat e majta duke qenë parti e majtë: katastrofë.

Në vend të dytë: Një i majtë me PS-në (19 %)

Një përqindje mjaft e vogël për një parti opozitare e anketuar në një gazetë që anon nga ajo. PS-ja është partia më e madhe në Shqipëri nga numri i votave ne zgjedhje dhe nga numri i anëtarëve, por më shumë se gjysma e të majtëve nuk preferojnë të votojnë PS-në, kjo tregon një krizë të madhe të kësaj partie.

Në vend të tretë: Një i pavarur (15%)

Një përqindje që shikohet jo vetëm në Shqipëri, por në të gjitha vendet  për ata që e konsiderojnë veten të pavarur. Të pavarur janë ata që votojnë edhe majtas edhe djathtas duke u nisur nga pika të veçanta të programeve, preferencave individuale apo thjesht mosinteresimit me politikën. Nëse merren një e nga një në pyetje, secili prej tyre kanë një preference ideologjike. Kjo është ajo pjesa “gri” ku partitë politike “bien copa” për ta bërë për vete në kohë zgjedhjesh. Pjesa më e madhe zakonisht rezulton që nuk votojnë në zgjedhje.

Në vend të katërt: I djathtë pa parti (13 %)

Argumenti i pare që të vjen në mendje është pakënaqësia e përfaqësimit të së djathtës, të zhgënjyerit nga partitë e djathta. Gjithashtu ka një pjesë që mendojnë se asnjeherë nuk ka pasur një parti të djathtë për ta mbështetur. Gjithashtu grupe të ndryshme si, të persekutuarit, pronarët, etj. Sikurse edhe ata që kanë preferenca të tjera partiake që nuk janë rreshtuar në këtë listë.

Në vendin e pestë: Nacionalist AKZ (12 %)

Kjo është edhe pjesa më interesante e anketës. Mënyra se si ishin renditur pyetjet, AKZ ishte e fundit. Një që nuk është i sigurtë, një që është i majtë apo i djathtë, pa diskutim që kur vjen puna tek nacionalizmi të gjithë janë nacionalistë (ndryshe e kuptuar: e duan atdheun e vet). Nëse kjo zgjedhje është e fundit në liste dhe dikush i shkon listës deri në fund, kur janë të pasigurt, pa diskutim që e kanë më të lehtë për të thënë që janë nacionalistë edhe pse me votë në zgjedhje nuk ia japin votën. Kjo është thjeshtë një anketë dhe vlera e “votës” është më tepër për të shprehur bindjet ose mosbindjet. Pa diskutim që mbështetja ndaj kësaj partie është reale dhe  duhet inkurajuar. Si një parti e re, me mbeshtetje kryesisht nga rinia, kuptohet një interesim për të mbështetur këtë parti në çdo formë, sidomos kur interneti është në përdorim. Unë do ta fusja këtë përqindje bashkë me pjesën që e quajnë veten të pavarur. Pjesa që votojnë në bazë preference individuale, çështje të caktuar apo që nuk kanë ndonjë interes ndaj politikës.

Në vendin e gjashtë: I djathtë FRD (11 %)

Fryma e Re Demokratike eshte një parti e re me më pak se 5 muaj e krijuar dhe me një përqindje të tillë votash duhet të jetë mjaft e kënaqur. Shpesh herë thuhet që një pjesë e mirë e atyre që kanë mbeshtetur Partinë Demokratike, po shkojnë tek kjo parti. Numrat flasin vetë. Kjo pjesë është solide, sikurse është solide pjesa që e konsiderojnë vetën të djathtë me PD ose të majtë me PS. Një gjë është më se e sigurtë: një që voton për një parti në një sondazh online, voton sepse ashtu ndjehet, pra me bindje zgjedh atë përgjigje (fshehtësia është dhe nuk kanë asnjë presion). Nuk ndjehen të dyzuar kur bëjnë një zgjedhje të tillë. Duhet të jetë një shqetesim shumë i madh për PD-në. Rrjedhja e mbështetësve ka krijuar një vrimë shume te madhe dhe të pariparueshme në “kutinë” e votave.

Në vendin e shatë: I djathtë me PD (9 %)

Tetë vjet në qeverisje ka efektet e saj negative. Është e natyrshme që popullariteti i një partie në qeverisje të bjerë mbas një kohe të gjatë në drejtimin e qeverisë. Tendenca gjithmonë është votë kundër qeverisjes. Duke rikujtuar që nëse kjo anketë do ishte bërë në një gazetë që anon nga mazhoranca, do kishte më shumë vota, përsëri në krahasim me votat e djathta në tërësi, ka një përqindje mjaft të ulët. FRD-ja është e pozicionuar si parti e djathtë dhe votat për të janë dhënë pa medyshje dhe kjo ka efekt në  këtë  rezultat ( 11% e votave pvr FRD). 13% janë të djathtë që nuk janë me PD-në. Sa përqind e AKZ-së janë të djathtë? Kjo është pak si e vështirë për t’u caktuar për arsyen sa thashë më sipër, preferencat për këtë parti janë të kufizuara në një çështje apo preference individuale të pa mbështetura në një ideologji të mirëfilltë. Ai individ që është optimist për një mandat të tretë të kësaj partie, të më kontaktojë në inbox se kam një urë për të shitur.

Në vendin e tetë: I majtë me LSI (1 %)

Unë kam një teori për Shqipërinë. Ka të majtë, ka të djathtë dhe ka LSI-sta. Kjo mjafton për të argumentuar përqindjen e kësaj partie.

P.S. Çdo anketë e bërë ka një përqindje që merret parasysh si llogaritje gabim, ndryshe e thëne e pasaktë. Kjo anketë jep një pamje të situatës politike edhe pse nuk mund të ketë saktësinë e dëshiruar.

Comments

Submitted by keno kotorri (not verified) on

O Zoti Artan!

Kjo nuk eshte ankete per bindjet politike te shqiptareve por e atyre  lexuesve te gazetes Shqip, qe vendosin te japin mendimin e tyre. Si e tille, duke ditur qe me shume e lexojne te majtet dhe antisalite e djathte, nuk vlene per analiza si kjo e juaja.

Jashte çdo dyshimi eshte koha qe te behen sondazhe te opinionit per te qene nje baze nisje per fushaten e ardheshme, veçse te jete reale.

Submitted by I-liri (not verified) on

Eshte ankete e zhvilluar online. Nuk jepen te dhena mbi metodikat e perdorura.

Sigurisht vlera ka. Sidomos per PS. Ne se ne PS, e marin ne konsiderate do te kene mbi  c 'ka te reflektojne. Por sigurisht as qe ka per ta lexuar njeri nga PS. Deputetet analpambuker te PS, interesohen dhe harxhojne energji vetem per radhen ne listen qe nderton Rama.

Sa per LSI, ata jane te gjithe ne pune, nuk kane nge dhe nuk dine te hyjne ne internet. Keshtu qe per LSI, nuk ka saktesi.

Nese do ta kishte bere anketen "55"-sa. Rezultati 99.99 % PD.  Keshtu qe, gjene mire....

Submitted by Altin Goxhaj (not verified) on

Me kujtuat nje status ironik te Artan Fuges:

"Statistike :

Njeqind per qind e shqiptareve kane nje telefon celular.

Prova : Nje ankete e bere me telefon celular me njeqindmije vete te zgjedhur rastesisht tregoi se te anketuarit i pergjigjeshin me "Po", pyetjes : A keni nje telefon celular?"

Submitted by lab gjysem opinge (not verified) on

mendoj se ne shqiperi as ka per te pasur ndojehere rezultate te sakta per sondazhe apo anketa perderisa njerezit jane te frustruar dhe kane frike te thone mendimin e tyre te lire dhe te vertete, kjo vlen dhe per sondazhet online apo si te duan ti quajne, gazetari ka dashur te shkundi pak pluhrin qe kane zene strukturat qe merren me zgjedhjet dhe ate qe bejne llogarit prane partive.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.