Dordoleci i arave

Besoj se të gjithëve u ka rënë rasti të shohin nga afër (ata që kanë lidhje me fshatin) apo qoftë edhe në televizion, nëpër libra e revista, një dordolec arash. Dordoleci është një objekt që ka formën e njeriut, i ndërtuar me shkopinj, me lecka, me një top të mbushur me pambuk e të vizatuar të ngulur si kokë, dhe që përgjithësisht fshatarët e vendosin nëpër ara për të trembur shpendët. Në zanafillë për bujqit ai ka përfaqësuar edhe hyjninë e bujqësisë, por më pas është përdorur rëndom për të pasur prodhime të mbara dhe për të larguar shpendët që mund të dëmtojnë të mbjellat. Si jofrymor, natyrisht që ai nuk e di pse ndodhet aty dhe çfarë duhet të bëjë. Në fëmijëri e pyesja shpesh veten se ç’bënte ai në mes të një are të mbjellë, ditën dhe natën, në kohë me shi apo me diell. Nëse mund të trembte ndonjë laraskë, ai me siguri që nuk i trembte dot njerëzit e pacipë dhe të papërgjegjshëm që kishin ndërmend të përvetësonin prodhimin e tjetrit apo të zhvendosnin gardhin në dëm të “pronarit” të dordolecit.. Në sytë e fëmijës dordoleci, me ato zhele gjithë arna, kapelën e grisur prej kashte dhe shkopinjtë e ndërthurur, ishte shumë më i shëmtuar dhe i frikshëm se plaku prej dëbore i Vitit të Ri apo manekini i dyqaneve që përdoret për t’u paraqitur blerësve rrobat e gatshme. Më vonë njeriun prej shkopinjsh dhe leckash e kam parë edhe sipër shtëpive në ndërtim e sipër, ndoshta për të larguar syrin e keq.
Dikur, në fillim të verës apo në kohë thatësire, një fëmijë e zhvishnin lakuriq, e mbulonin me fier dhe me shpendra dhe i hidhnin ujë përqipër, duke e shoqëruar me një këngë të veçantë gjoja për të ndjellë shiun. Prej kësaj rrjedh edhe shprehja “U bë dordolec” që do të thotë u bë qull, u larg gjer në palcë. Ndryshe ky quhet edhe “rone”. Kam parë gjithashtu që kjo figurë sa qesharake aq edhe e padobishme, sipas meje, është përdorur në kontekste letrare, sidomos në tregimet për fëmijë apo në teatrin e kukullave.
Ndërsa mes të rriturve fjala “dordolec” shenjon një njeri qesharak që është bërë për t’u tallur. Një njeri i tillë s’do të duhej të gjendej as në rrethet më të zakonshme shoqërore, aq më pak në detyra të larta shtetërore, ku duhet të mbizotërojnë njerëz energjikë, eruditë, të palëkundur, largpamës, njerëz që u japin zgjidhje edhe problemeve më të ndërlikuara. Meqë ra fjala, këta të fundit do të duhej të rrisnin cilësinë e jetës së mbarë popullit, i cili u ka deleguar përkohësisht, për një periudhë katër apo pesëvjeçare, fuqinë e vet nëpërmjet aktit të dhënies së votës, akt që shpesh të zgjedhurit e keqkuptojnë si dhënie liçence për të vjedhur.
Çuditërisht të gjitha këto më janë kujtuar këta dy-tre muajt e fundit teksa kam parë presidentin aktual të vendit tim,
Comments
Ky shkrim te ofendon
Ky shkrim te ofendon inteligjencen qe ne fillim dhe per cfare, vetem per te thene qe presidenti I saliut qenka dordolec. Ka shume arsyetime pse bujari I saliut eshte nje robot I tij por une nuk shoh ndonje ne kete shkrim tipik fshataresk dhe pa nje qellim te mirefillte.
Add new comment