Arkiv-Opinion
Mbështetje me gjysmë zemre
Duket si një ironi e historisë, që në Greqi duhet ta shpëtojnë tani "atdheun" si partnerë në koalicionin qeveritar - pikërisht ato parti, të cilat kanë qenë përgjegjëse kryesore në dekadat e kaluara për keqadministrim, korrupsion dhe klientelizëm. Parlamenti grek miratoi me një shumicë të ngushtë (dhe pa të gjitha votat e Nea Dimokratia-s konservatore të kryeministrit Antonis Samaras dhe të PASOK-ut socialdemokratik të Evangelos Venizelos-it) paketën e tretë të kursimit dhe të reformave të tri viteve të fundit.
Përse Berisha e donte Romney-n në Shtëpinë e Bardhë
Për zgjedhësit e vendosur nuk është e nevojshme të harxhohen para, kohë, dhe energji në fushatat elektorale – ata votojnë për partinë e tyre sido që të venë punët. (Të paktën 35% e votave të 1997-ës në Shqipëri, për shembull, shkuan për PD-në, edhe pse ajo nuk mundi të zhvillonte fushatë në pothuaj gjysmën e vendit dhe shumica e shqiptarëve i kishin lënë paratë e tyre në skemat piramidale.) Shënjestra e vërtetë e fushatave elektorale të një partie janë votat e zgjedhësve të lëkundur e të vakët.
Asimetritë e modelit: pamje nga ballkoni
Duhet të sqaroj që në fillim që askush, gjatë gjithë historisë njerëzore, nuk ka shpresuar një model zhvillimi simetrik dhe të përputhshëm në çdo kohë me nevojat e njerëzve. Aq më pak me nevojat e të gjithëve. E vetmja “simetri” që kanë dëshmuar modelet e zhvilllimit, përfshirë modelin ekonomik, kanë qenë asimetritë e tyre. Këto asimetri janë venë në dukje nga ekonomistët, por jo vetëm nga ata.
Mustafa Nano-Sali Berisha, dy ditë para zgjedhjeve të 2005
Çfarë ka thënë Berisha 2 ditë para se të merrte pushtetin në 2005 për Ahmet Zogun, diferencat Veri-Jug, çështjen çame, Janullatosin, të ardhurit në Tiranë… Dhe pohimi: “Nuk e besoja kurrë që komunizmi do binte, mendoja se do bëheshim si Kuba”. E vetmja intervistë dhënë një kritiku të fortë të tij si Mustafa Nano, dhe ndër të paktat ku... nuk flet vetëm për politikë.
Libër me "identitet"
Lufta lau pashmangshmërisht hesapet e saj si për të vërtetuar zgjidhjen e vet tragjikisht magjike të problemeve, së cilës njeriu nuk i shpëtoka as në kohët e paqes. Pavarësia e Kosovës nuk është më vetëm një ëndërr, dhe as thjesht një festë e madhe por, sidomos një realitet kompleks e sfidues jo vetëm për ata që e kundërshtuan por edhe për ata që e dëshiruan, ata që e mbështetën dhe ata që e mundësuan.
Bashkimi kombëtar si një proces
Për shqiptarët në Kosovë dhe në viset e tjera të ish-Jugosllavisë vullneti dhe dëshira për bashkim kombëtar ka qenë pashmangshmërisht e lidhur me vullnetin dhe dëshirën për liri dhe çlirim. Pra sa herë kemi thënë liri e çlirim kemi menduar edhe bashkim kombëtar, dhe e kundërta, sa herë kemi folur dhe punuar për bashkim kombëtar, e kemi bërë sepse në të vërtetë ai ka qenë në shërbim të kauzës së lirisë dhe çlirimit.
Letër e hapur Presidentes Jahjaga
Zonja Presidente Atifete Jahjaga, ndihemi të detyruar t’jua shkruajmë këtë letër të hapur për të vënë në dukje disa keqfunksionime shqetësuese e të papranueshme të institucionit të Presidentit të Republikës së Kosovës gjatë periudhës që ju po e drejtoni këtë institucion.
Ne nuk meritojmë vetëflijimin e askujt; Ne meritojmë Sali Berishën
Nja dy ditë pasi Gjergj Ndreca i vuri flakën vetes, unë fola në telefon me Mero Bazen, e ramë dakord t’u bënim një vizitë ish të përndjekurve në grevë për t’u thënë se “këtë grevë do të ish mirë ta mbyllnin”, se “kjo grevë nuk po gjente mbështetjen e shqiptarëve”, se “kjo grevë nuk po gjente as një minimum mirëkuptimi mes ish të përndjekurve që s’ishin në grevë”, dhe se “prandaj nuk kish kuptim të sakrifikonin më shumë përballë, e për shkak, e për kënaqësinë e bandës në pushtet”.
Gjermanët duhet “të rikthehen” në Ndërfanë
Ndërfana është pjesa qëndrore e Mirditës. Është shumë e njohur; më e njohur se vetë treva që e përfshin, e cila tre shekuj më vonë është pagëzuar me një emër përshëndetës, pa guxuar t’i trashëgojë asaj emrin dhe historitë famëmëdha.
Life is not Ferr
Një ngjarje që ka kaluar me pak jehonë është gjyqi që antitrusti amerikan ka ngritur kundër Apple dhe 5 kompanive të mëdha botuese të librave sepse kishin bërë një marrëveshje të fshehtë për të mbajtur të lartë çmimin e librave elektronikë duke bërë që blerësit të humbisnin miliona dollarë.