Arkiv-Opinion

Kujdes me votat fiktive!

Postuar në 21 Nëntor, 2012 18:31

Në zgjedhjet e vitit 2001, nga 2.67 milionë shqiptarë me të drejtë vote, 1.35 milionë (ose rreth 51 %) hodhën në kutitë e votave fletë votimi (shumica derrmuese të vlefshme e disa të pavlefshme). Ndërkohë, sipas Censusit të atëhershëm, vetëm 1.97 milionë votues jetonin në Shqipëri – pjesa tjetër ishte në emigracion.  

Dënimi i Sanader, një sinjal për rajonin

Postuar në 21 Nëntor, 2012 07:37

Ivo Sanader është politikani i parë i lartë që ndëshkohet në Ballkan me një dënim të lartë për korrupsion. Kjo do të ketë ndikim pozitiv edhe tek vendet fqinjë, që janë shumë të infektuara nga korrupsioni.

100 Vjetor ala…shqiptarçe!

Postuar në 21 Nëntor, 2012 03:25

100 Vjetori po afron dhe kryeqyteti ka filluar të zbukurohet. Varfëria e aktiviteteve dhe e dekorit, u paralajmërua nga qeveria. Nga skena e “Këngës Magjike”, A. Gjebrea, si të ishte zëdhënës i K.të Ministrave, na tha ç’i thanë të na thotë: aktivitetet për 100 Vjetor do jenë të varfëra dhe fajtorë për këtë jemi ne, qytetarët, që nuk kemi paguar TVSH-në! E me që është puna kështu, edhe vetë “Kënga Magjike”, u “sekuestrua” dhe u fut në listën e aktiviteteve të organizuara për 100 Vjetor!

PAVARËSIA E KUJT?

Postuar në 20 Nëntor, 2012 03:07

Megjithȅse si shumȅ te tjerȅ jetoj larg, personalisht i kam bȅrȅ disa gjeste simbolike pȅr tȅ kujtuar ditȅn e Pavarȅsisȅ, duke vendosur flamurin e kuq me shqiponjȅ nȅ dritaren e dhomȅs sȅ gjumit nȅ katin e sipȅrm tȅ shtȅpisȅ, duke vendosur flamurin kuq e zi nȅ foton e profilit nȅ Facebook dhe duke lȅnȅ mustaqet si paraardhȅsit tanȅ 100 vjet mȅ parȅ, por i gjithȅ ky entuziasȅm pȅr tȅ festuar nga larg, zbehet sapo bie ndesh me median Shqiptare dhe lajmet e kȅqija qȅ mbushin uebsitet dhe kanalet televizive.

Na sillni një flamur në Preshevë…

Postuar në 19 Nëntor, 2012 17:55

“Katër persona nga Presheva nisen në këmbë për në Vlorë”. “Tre persona nga Gjilani nisen për në Vlorë”. “Katër të rinj nga Struga, kanë marrë udhën për në qytetin e pavarësisë”. “100 veta me bajrak në dorë po i afrohen Vlorës, por do të bëjnë edhe një ndalesë në Tiranë…”. Mediat shqiptarë kanë sjellë këto ditë disa nga lajmet që janë mbushur me patriotizëm dhe patetizëm kuqezi nga rreshti i parë e deri në fund.

Rroftë Republika!

Postuar në 18 Nëntor, 2012 11:45

Historia e rikthimit të eshtrave të të ashtëquajturit mbret nuk është thjesht një histori kokallash, zhvarrosjesh dhe varrimi në tokën mëmë. Nuk është e tillë dhe për çudinë tonë, sepse kjo çështje me dashje është shndërruar në një gjest simbolik i cili duhet lexuar për dhe sa vlen në imagjinatën e atyre që e stisën këtë palo gjë. Rikthimi i këtyre eshtrave në atdhe është, mesa po kuptojmë, pjesë protokollare e ngjarjeve të përkujtimit të një momenti historik epik për Shtetin shqiptar dhe themelimin e tij.

Eshtrat, gjeneral!

Postuar në 18 Nëntor, 2012 04:51

Për një kapriçio të rastësisë, mbrëmë në darkë u dha me një regji impresionuese Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur nga Teatri i Shkupit. Në mëngjes, dikush solli një palë eshtra, në darkë, dikush erdhi t’i merrte.

Lajme të mira për Republikën

Postuar në 18 Nëntor, 2012 02:44

 

Sot, shqiptarët në të gjithë trojet etnike, shqiptarët në diaspore e kudo që ndodhen nderojnë e përulen para veprës e kontributit të një prej burrave më të shquar të historisë së tyre kombëtare, Mbretit Zogu I, që rikthehet në dheun e tij pas dekadash ekzil në mërgim, prej së gjalli dhe prej së vdekuri, në dhëna të tjera. Shqiptarët kudo që janë përulen me nderim të madh para burrit që jetësoi pavarësinë e Shqipërisë”

- Sali Berisha. 

Historia te Semafori

Postuar në 17 Nëntor, 2012 09:03

 

101-vjetori më i rëndësishëm se 100-vjetori…

Postuar në 17 Nëntor, 2012 02:57

 

Deri më 28 nëntor të këtij viti, kur mbushen 100 vjet nga shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë, probabiliteti që të regjistrohet një rotacion i dytë normal pushteti me zgjedhje demokratike në këtë vend është praktikisht ZERO. Ndërkohë, në çdo shtet të Europës që ka ekzistuar para 1990-ës, janë regjistruar të paktën dy rotacione paqësore pushteti me zgjedhje normale demokratike të ndodhura njëra pas tjetrës. Dhe në shumicën e tyre janë regjistruar me dhjetëra...

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Opinion