Arkiv-Opinion

Si hyra unë në këto punë

Postuar në 10 Dhjetor, 2012 06:02

Mendoja Shqipërinë dhe ma prishte gjumin përveç varfërisë kronike, dajaku i madh që vërviste forca popullore e Sekretarit të Parë mbi kokat e bashkëqytetarëve, si dhe një ide e re: më 8 dhjetor do të bëheshin dhjetë vjet nga vrasja e Xhon Lenonit dhe unë mund të organizoja një mbrëmje me studentët. Liçi kishte marrë përsipër të ekzekutonte këngë të tij në piano. I kisha gjetur menjëherë ato këngë që i shkonin zgjimit të ngadaltë shqiptar. Power to the people, Revolution.

Leksion demokracie nga i fundit i klasës

Postuar në 10 Dhjetor, 2012 02:57

Ndonjëherë ndodh që nxënësi më i dobët i klasës ti përgjigjet aq mirë një mësimi sa të na habisë të gjithë duke na rritur kureshtjen dhe ngazëllimin. Të dielën e shkuar e majta italiane zhvilloi në gjirin e vet votimet primare për të vendosur se kush do kandidojë si kryeministër në zgjedhjet e përgjithshme të pranverës. Lideri i Partisë Demokratike, 61 vjeçari Pier Luigi Bersani, triumfoi në balotazh kundër sfiduesit Matteo Renzi, kryebashkiakut 37 vjeçar të Firences.

 

Optimizmi i Ministrit të Financave dhe tullumbacja e fryrë e borxhit publik

Postuar në 10 Dhjetor, 2012 02:42

Të premten Ministri i Financave, Ridvan Bode, në përgjigje të shqetësimeve të ngritura lidhur me projektbuxhetin për vitin 2013 (sa pak vend po zë ky argument në debatin e ditës; gazetat e djeshme, me fare pak përjashtime, merreshin me “seksin e ëngjëjve”, e jo me projektbuxhetin), u shfaq i qetë. Të jepte përshtypjen se gjendja e financave të vendit është si jo më mirë. Përmendi ca shifra, të cilat flasin në favor të optimizmit që ai demonstroi, por duket se e ka bërë të vetin vesin e bartur nga boss-i i tij, d.m.th.

Qeveria që kemi

Postuar në 09 Dhjetor, 2012 08:02

Fjalimi i 25 nëntorit i Kryeministrit Berisha në Shkup ka lënë pas një valë të gjatë sizmike reagimesh. Së fundi edhe Bashkimi Europian po bëhet gati që në konkluzionet e dhjetorit, të përfshijë konceptin e moderimit të gjuhës dhe uljes së toneve nacionaliste nga ana e qeverisë shqiptare. Nëse ky qëndrim do të zyrtarizohet pas pak ditësh nga Brukseli, Shqipëria do të humbë të vetmin atribut të hershëm pozitiv që ka pasur në sytë e ndërkombëtarëve; atë të ndjekjes së një politike të moderuar në rajonin e Ballkanit.

Kur politikëbërja thërret në kauzë budallallëkun

Postuar në 09 Dhjetor, 2012 03:53

Me aq sa e kam ndjekur këto kohë, kam vënë re se numri i profesionistëve të mirëfilltë të përfshirë në debatin mbi taksimin progresiv, apo heqjes së taksave për biznesin e vogël  (ide këto të artikuluara herëpashere nga lideri i opozitës kohët e fundit), ka qënë çuditërisht i kufizuar.

Izraelitët dhe fisnikët

Postuar në 08 Dhjetor, 2012 13:01

Në këtë intervistë, zotit Arshin Xhezo nuk i kërkuam të fliste për probleme të gazetarisë dhe përvojës së tij të gjatë si gazetar.

Kemi lexuar, se edhe familja e tij në qytetin e Beratit, ku ka kaluar  fëmijërinë, ka strehuar dhe shpëtuar jetën e dy familjeve hebrenje gjatë Luftës së Dytë Botërore. Gjithashtu, kemi mësuar se po punon për një libër rreth kontributit të qytetarëve të Beratit dhe të Shqipërisë për strehimin dhe shpëtimin e hebrenjve.

Letërsi e Paqe!

Postuar në 08 Dhjetor, 2012 07:14

 

Për asnjë prej çmimeve që Akademia për Nobel ndan nuk ka patur, s’ka dhe sipas traditës nuk do të ketë më shumë kokëçarje sesa për Nobelin për Letërsi dhe atë për Paqe. E sivjet, sidomos sivjet, diskutimet kontraverse për të shpërblyerit në këto dy seksione janë aq të zjarrta e të rënda sa njeriu mezi pret që të vijë e hëna, të lexojë fejtonet dhe komentet e gazetave të mëdha të kombeve e mendjeve të ndritura dhe... të relaksohet.

Ti je kopja e...!

Postuar në 08 Dhjetor, 2012 03:46

Nga kopjet, na ndodhi batërdia që po e festojmë 100 vjetorin me flamuj të deformuar e me mutacione. Sepse, dikush i ra fare për shkurt, download-oi foton e parë që gjeti nga Interneti dhe e futi në prodhim në seri. Mund të ketë edhe ndonjë konspiracion të vogël nga pas, ta zëmë një shtet që “nuk na e do të mirën” (në psiqikën tonë kombëtare e kemi edhe këtë koncept, shtete që nuk na e duan të ‘mirën’!), vendosi të tallet ca e ta përdhosë gëzimin tonë... si ata nxënësit që qëllimisht ua japin kopjen gabim të dobtëve. Flamujt mbushën tregun, ballkonet e makinat.

Disa pyetje të rëndësishme para ASAJ MË TË RËNDËSISHMES

Postuar në 07 Dhjetor, 2012 06:32

Në përfundim të zgjedhjeve të vitit 2009, KQZ-ja raportoi zyrtarisht se koalicioni i udhëhequr nga Berisha grumbulloi 46.95% të votave të vlefshme. Dhe kjo nuk i mjaftoi atij të merrte 71 mandatet e duhura për të krijuar qeverinë.

Po në 2013-ën, a do të arrijë koalicioni i udhëhequr nga Berisha të marrë 71 mandatet magjike?  Që të bëhet një hamendje rreth përgjigjes së kësaj pyetje, duhet kaluar nëpër një shkallare pyetjesh të tjera. Po merrem në këtë shkrim me vetëm 4 prej tyre:

Së pari, a ka ndryshuar KQZ-ja dhe kodi zgjedhor në favor të Berishës, në krahasim me 2009-ën?

Kush i kontrollon kontrollorët?

Postuar në 07 Dhjetor, 2012 03:39

Publikimi i përgjimeve të telefonatave të kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe zyrtarëve të lartë të partisë së tij, PDK, natyrshëm ka shkaktuar reagime në klasën politike dhe në opinion. Kryesisht, vëmendja ka qenë e përqendruar te përçarjet e brendshme të PDK-së, ku zoti Thaçi apo bashkëbiseduesit e tij shprehin konsiderata jo shumë ledhatuese për kryetarin e parlamentit, Jakup Krasniqin dhe ish-ministrin Fatmir Limaj.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Opinion