Arkiv-Opinion

“Bombardimi ajror” dhe “këmbësoria” elektorale

Postuar në 27 Dhjetor, 2012 04:16

Në fushatën e 2009-ës, Edi Rama ndoqi qartazi shembullin e idhullit të tij politik, Obamës. Fushata e Ramës kishte në epiqendër “bombardimin ajror” me kronika telvizive që e tregonin atë në takime të ngrohta me përkrahësit anembanë vendit dhe me reklama televizive që jepnin mesazhe optimiste për të ardhmen, të ngjashme me të Obamës së 2008-ës, si “T’i hapim rrugë politikës së re (ndryshe nga ajo e vjetra e Berishës dhe Nanos)” dhe “Të shohim përtej së majtës e të djathtës”.

Loja me monumentet e momenteve

Postuar në 26 Dhjetor, 2012 06:19

Më datën 24 dhjetor të këtij viti, u përurua  tek ish-stacioni i trenit një monument disi donkishotesk i Ahmet Zogollit, apo të vetëshpallurit “mbret i shqiptarëve”, kur e pa që në këtë vend të bekuar nga Zoti e të nëmur nga pjellat e tij më të nëmatisura e më të çakërdisura, mund të bëje realitet çdo ëndërr të sëmurë për pushtet të pakufizuar.

Eda Zari e Atifete Jahjaga, dy ofenduese me “klas”

Postuar në 26 Dhjetor, 2012 04:44

Nje publik madhor e shume i mire ishte mbledhur ne Teatrin Oda, te degjonte promovimin e albumit te ri te Eda Zarit. Koncerti i se premtes, ishte paraparë te fillonte ne oren 20:00. Miqte e mi dhe une arritem ne 19:30, qe te zinim vendet me kohe, por sapo hyme brenda ne salle, konstatuam se s’kishte karrige. Do qendronim ne kembe. Takova shume miqe te tjere qe kisha vite pa i takuar. Ishte bere shkas Eda, ajo qe na kishte mbledhur.

Ndoshta jo vetëm për vota…

Postuar në 25 Dhjetor, 2012 03:54

“Në 24 dhjetor 1924, Ahmet Zogu riktheu legjitimitetin e pushtetit në Shqipëri, pasi ai ishte cënuar nga një grup aventurierësh.” Këto fjalë janë të Berishës, thënë në 24 dhjetor 2012, në praninë e nipit të Ahmet Zogut, të cilit iu drejtua me titullin “Naltësia e Juaj Mbretërore”.

Pse ligjërimi politik i Tiranës është përgjithësisht i djathtë?

Postuar në 24 Dhjetor, 2012 17:18

Isha ftuar, tok me të tjerë, për të marrë pjesë në një aktivitet të organizuar nga Fondacioni Soros, në të cilin do të jepeshin rezultatet e një studimi lidhur me natyrën e ligjërimit publik në Shqipëri. Është fjala për një studim të financuar po nga Fondacioni Soros, por të ideuar e realizuar nga një grup të rinjsh e të rejash, që të bënin përshtypje për qasjen e stilin neutral në punën e tyre, e për metodologjinë inteligjente që kishin shtënë në punë.

Testamenti i Faik Konicës, i trilluar; si dhe pse

Postuar në 24 Dhjetor, 2012 17:13

Këtë dhjetor u mbushën plot shtatëdhjetë vjet nga dita kur Faik Konica u nda nga jeta. Një përvjetor që opinioni shqiptar, për fat të imageskeq, e kaloi në heshtje. Ishte rasti më i mirë për t’i bërë homazhet e merituara kësaj figure madhore të kulturës dhe historisë sonë kombëtare. Por, askush nuk u kujtua për të vendosur qoftë dhe një tufë lulesh mbi eshtrat e tij, që tani prehen në kodrat e Liqenit. Me sa duket, fanfarat e zhurmshme të politikës së ditës nuk po lënë të dëgjohen zërat e historisë.

Të flasësh sot për Berishën

Postuar në 23 Dhjetor, 2012 17:57

Të flasësh sot për Berishën nga pozicioni i qytetarit shqiptar, vëzhgues i heshtur dhe i ndershëm, është e vështirë: nuk gjen dot fjalë mjaftueshëm për të përshkruar zhgënjimin e madh nga ky burrë i vogël me ego të madhe që Shqipëria e risolli në pushtet pas gjëmës që ai i bëri Shqipërisë në ’97. Të flasësh për të, sidomos pas asaj që bëri në 21 janar 2011, është si të rrëmosh në kënetë: vetëm llum do gjesh. Ai provoi se nuk ka rëndësi sa ‘vrapon’ njeriu. S’mund të largohet nga vetja.

 

Ne jemi patriotë, rumti rumti rumta…

Postuar në 23 Dhjetor, 2012 05:29

 

Rekuiem i shkurtër për Shpëtim Karamuçën

Postuar në 22 Dhjetor, 2012 17:19

Halla ime ishte e shoqja e xhaxhait të Shpëtim Karamuçës. Djali i xhaxhait të Shpëtimit ishte i arratisuri shqiptaro-amerikan që më priti kur shkova për herë të parë në Amerikë. Por këto nuk janë arsyet pse po i shkruaj këto pak rreshta rekuiemi për Shpëtimin.

Lacat e Shqipërisë që po bëhen seks i zgjedhur

Postuar në 22 Dhjetor, 2012 05:59

Demografia e përcakton historinë, e cila m’anë tjetër përcaktohet nga tradita. Në traditë, shqiptari për fjalën ther djalin, që do të thotë gjënë më tështrenjtë. Për vajzën, dhe për raportin e saj me nderin dhe familjen, e shumta ruhet një fishek në pajë. Ky është një interpretim antropologjik i një tradite që ka prodhuar shifrat e një studimi të bërë publik para dy ditësh. Fokusi i studimit ishin raportet demografike, ose ndryshe raporti në disekuilibër midis sekseve në lindje në Shqipëri.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Opinion