Ndoshta jo vetëm për vota…

Postuar në 25 Dhjetor, 2012 03:54
Eduard Zaloshnja

“Në 24 dhjetor 1924, Ahmet Zogu riktheu legjitimitetin e pushtetit në Shqipëri, pasi ai ishte cënuar nga një grup aventurierësh.” Këto fjalë janë të Berishës, thënë në 24 dhjetor 2012, në praninë e nipit të Ahmet Zogut, të cilit iu drejtua me titullin “Naltësia e Juaj Mbretërore”. Mbi 18 vjet më parë, me rastin e 70 vjetorit të kryengritjes që solli në pushtet atë “grupin e aventurierëve”, Berisha nuk la fjalë lavdëruese pa thënë për udhëheqësin e tyre, Fan Nolin, dhe nuk la anatemim pa i bërë Ahmet Zogut, birin e të cilit sapo e kishte përzënë nga Shqipëria brënda 24 orëve nga kthimi në atdhe.

Pse kjo kapërdimë 180-gradëshe e Berishës? Përgjigjia e parë që të vjen ndërmend është ajo më e thjeshta: Për vota. Në vitin 2009, kur ekonomia ishte shumë më mirë se sa sot dhe trenit të gjatë të tij nuk i ishte shkëputur asnjë vagon, Berisha nuk arriti të siguronte për koalicionin e vet më shumë se 47% të votave. Ndërsa tani, kur ekonomia është në ngërç dhe dy vagona të mëdhenj – FRD-ja dhe AK-ja – janë shkëputur nga treni i tij, Berishës i duhet të joshë çdo votë të nostalgjikëve të mbretërisë së Zogut.

Por këto vota ndoshta janë pak për të gjitha fanfarat që Berisha u ka fryrë për Ahmet Zogun kohët e fundit dhe sidomos për nderimet që po i bën “Naltësisë së Tij Mbretërore”, Princ Lekës së Dytë. A mos ndoshta ka menduar për Lekën e Dytë një rol të mundshmëm në një plan B, të ngjashëm me rolin që Leka i Parë luajti në vitin 1997?

Duke përdorur të gjitha metodat që përdori në vitin 2009, Berisha do të mundohet që koalicioni i tij të marrë numrin më të madh të mundshëm të mandateve në zgjedhjet e qershorit, pa e derdhur kupën. Por në qoftë se do ta ndjejë se mandatet e marra nuk do t’i mjaftojnë për të krijuar qeverinë e re, ai mund ta derdhë kupën… Dhe në këtë rast, zgjedhjet mund të prishen, e vendi të futet në një krizë të thellë.

Pikërisht në këtë moment, Berisha mund të shpalosë planin B: Referendum për rikthimin e monarkisë... Në vitin 1997, ai solli me urgjencë në Shqipëri Lekën e Parë, të cilin e kishte dëbuar si një kriminel në 1993-shin. Ndërsa tani ka kohë që po mundohet ta rrisë profilin publik të Lekës së Dytë, për të mos e nxjerrë me urgjencë në skenë , në qoftë se do t’i duhet…

Comments

Submitted by ilir (not verified) on

Do te beja nje pyetje Zaloshnja perballe nje te "djathte ekstreme" (Kjo nuk eshte e djathte por e quajme te tille) a nuk do kishte rrezik vendi te rreshkiste ne nje te majte ekstreme.??? Me duket se Historia perseritet ne thelb por ne forme tjeter pas gati 68 vjetesh.........Nga e Djathta Ekstreme e Zogut ne nje Te Majte Ekstreme te E.Hoxhes......

Submitted by Lleshi (not verified) on

Eduard, te eshte bere ferra Brahim, prandaj dhe ke humbur arsyen.

Salihi nuk po kerkon asnje nga ato qe thua zotrote. Ai thjeshte po mundohet te polarizoi elektoratin dhe afterwards te behet pronar i njeres palë, as usual.

E dyta gje, eshte se ai, nepermjet lartesimit te figures problematike te Zogut, po perpiqet qe ti hape rrugen mbetjes se vetvehtes ne histori si "burre shteti" , sepse sipas shprehjes se tij :"keshtu jane lideret historik te Shqiperise, problematik".

Ne kete linje eshte edhe sjellja e kokes se Ali Pashait. Pyetja lind vetvetiu; perse zoteria e tij nuk premton se do te sjell skalpin e Kara Mahmut Bushatliut, i biri i Mehmet Pashe Plakut-burre shteti!

Koha qe shqiperia(vend antar i NATO), te behet rromuje ka vdekur. Kete e di shume mire Berisha sepse e ka mesuar nga Edi Rama(kur dergonte Doshin e kodoshin)per te sulmuar KQZ....

Last but not least, eshte se mbase Salihi po mundohet qe, pas  ikjes se vet te beje ate qe beri Franco, d m th te theras mbretin e ta vendos ne maje te mullarit...

Keshtu, pastaj ai,dmth mbreti,do i kthej reston Salihit duke i siguruar nje vend "te nderuar" ne histor-objektivi i fundit i baba Saliut tone te perndershem e te perndritshem:)

bye per sot!

Submitted by ILIRET (not verified) on

Ne fakt me fryrjen qe i ben Zogut Sala po ben te kunderten e asaj qe pretendon.
Kundershtaret e zogut jane me te shumte. Dhe ne kete menyre ai po mobilizon frontin kunder tij edhe Zogut. Ky front ishte ne gjume, ai e zgjoi. Do ta mare pergjigjen dhe ka per tu habitur.....

Submitted by I3VI5 (not verified) on

Zoloshnje, ja ke fut kot me ket skenarin. E vetmja menyre qe Berisha t'kerkoje referendum per te rikthyer monarkine, eshte nese kandidon vete per monark.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.