Arkiv-Opinion
Shshshsht, është ora e kulturës, flasin zëdhënëset e partive!
Nga biseda televizive që kam pasur me Elvis Pupën, mora vesh se shtypi pothuaj e kish injoruar shfaqjen e tij komike me titull “100 vjet, shteti më i lumtur në Shqipëri”. Ai vetë kish pritur shkrime kritike, ku të nënvizoheshin vërejtje, risi, mangësi, etj, dhe ish boll i zhgënjyer që asnjëri nuk kish marrë mundimin, apo nuk e kish parë të udhës, të ulej e të shkruante mbi këtë ngjarje të skenës komike shqiptare, në të cilën vetë Pupa del si një pionier.
Ansambli Gam-Gam Style
"Thuhet se pushteti të korrupton, por është akoma
më e vërtetë se pushteti josh të korruptueshmit" - David Brin
Dëgjo Preshevë!
Vepro në mënyrë paqësore për ta mbrojtur dinjitetin dhe jo siç krekosen nacionalistët e fryrë, që sakrifikojnë jetën e shqiptarëve më lehtë se të pulave. Jeta e një shqiptari ka më shumë vlerë, se sa një përmendore, që mund të ngrihet përsëri. Piskamat e Sali Berishës nuk janë asgjë tjetër pos propagandë elektorale dhe ai tërhiqet, sapo të kapet për veshi nga Perëndimi. Fjalët e tija se ne reagojmë si komb, janë pallavra elektorale dhe ai e din mirë se si komb, nuk kemi reaguar as kur Kosova po shkulej me rrënjë, as kur po digjej Maqedonia Perëndimore, as kur po digjej Lugina.
Pazare virtuale shqiptare
Shumica e përdoruesve të rrjeteve sociale (Facebook, Google +) që ngurrojnë në jetën reale… e ndiejnë veten të lumtur kur vetëshprehen, postojnë, lavdërojnë apo promovojnë në këto rrjete. Rreth 48 për qind të përdoruesve të internetit në dy vitet e fundit janë zhvendosur apo kanë emigruar nga përdorimi i faqeve të mediave profesionale (portale gazeta, televizionesh, dhe sidomos blogje etj.) në Facebook dhe Google +.
Gërshëra dhe Gjilpëra e Redaktorit
Ka shkrimtarë që ëndërrojnë të gjejnë Maxwell Perkins-in e ardhshëm, redaktorin legjendar të Hemingway-it, Fitzgerald-it dhe Wolfe-it, maminë e gjenisë letrare. Përfytyrimet e mia të hershme kanë qenë edhe më për të qeshur. Kur mendoja për redaktorin e përkryer, imagjinoja J. Jonah Jameson t’i çirrej Peter Parker-it mu përpara se të rrëkëllente një gllënjkë prej shishes në sirtar të tryezës. Adhuruesit e fjalës së shtypur të tillë duhet të jenë, mendoja: kërkues, të sertë, të përkushtuar ndaj shestimit të rrëfenjës, psikotikë buzëkufiri.
Gangsterë dhe viktima, realiteti shqiptar
Publikimi i një liste me emrat e atyre që nuk denjojnë të paguajnë taksat e makinave private, si dhe i lajmit për arrestimin e një akademiku shqiptar në anën tjetër të botës për vjedhje në supermarket, janë që të dyja, lajme pa rëndësi të madhe praktike në jetën e shqiptarëve. Askujt nuk i hyn gjë në xhep apo i del gjë nga xhepi nëse e ashtuquajtura, paria e vendit, i paguan taksat minimale të makinave apo jo. Megjithatë, janë që të dyja lajme me domethënie të madhe.
Kleptomanët dhe nevoja e nji revolucioni moral
Ka ditë që shtypi shqiptar merret me “çeshtjen Barjaba”. Mediat po na shtyjnë me besue se gjithçka do të kishte kalue pa u ndie në qoftë se njeni prej të pandehunve për vjedhje mos të kishte qenë antar i Akademisë së Shkencave dhe dekan i nji universiteti privat, person publik i impenjuem edhe në jetën politike.
A është Kosova - Kosovë?
"Kosova është Kosovë", i thotë Adem Demaçi gazetarit serb të televizionit BK në Beograd në vitin 1993. M'u ngulit në kokë. Jo thjesht se Demaçi guxoi ta kërcente atë valle në gojë të ujkut, siç mund të cilësohet ai kontekst në kohën e hapsirën e vet. Është më shumë se kaq. Këto tri fjalë e thonë fare troç mëvetësinë e Kosovës: të historisë e të gjeografisë së saj, të rrugëtimit njëshekullor dhe sidomos, të origjinalitetit te elitave të saj në prodhimin e ideve.
Itali, ujdia e dyshimtë midis shtetit dhe mafies
Historia fillon në 12 mars të 1992-shit. Mafia siçiliane (Cosa Nostra) vret politikanin më të fuqishëm të ishullit, Salvo Lima, sepse Gjykata e Kasacionit, katër vite më parë, dënoi përfundimisht 360 mafiozë me në total 2665 vite heqje lirie pa llogaritur burgimet e përjetëshme. Vrasja e Limës ishte një sinjal për shtetin: nga ai çast Cosa Nostra futej në një luftë që shkaktoi vdekjen e prokurorëve Falcone dhe Borsellino, e tetë policëve të eskortave respektive dhe shpërthimin e bombave në Milano, Romë dhe Firence.
Onufrit me sqepar!
Kur të ngresh duart e tua drejt Perëndisë o meshtar i Perëndisë, më përmend edhe mua, mëkatarin e të paditurin piktor Onufrin…, prift, piktor dhe potopapë të Neokastrës 1554”. Këto janë fjalët e Onufrit, të zbuluara më 1951-shin në Kishën e Shën e Premtes në katundin Valesh (Shpat i Elbasanit). Fjalë që sot nuk gjenden më. Ato simbole, fjalë dhe ikona që nuk u shqyen, nuk u grabitën nga pushtuesit turq edhe pse të një feje tjetër, nuk u shkatërruan as nga komunistët ateistë, u shkatërruan nga barbarët e kohës sonë, nga ne.