Arkiv-Opinion

Ndarja e mandateve si në 2009-ën dhe përmendja e Lukashenkos nga ambasadori Arvizu

Postuar në 26 Janar, 2013 17:11

“Avokatët e Lukashenkos mund të ofrojnë argumenta juridike të stërholluara, për të na mbushur mendjen se zgjedhjet në Bjellorusi ishin të lira e të ndershme, por ne e dimë shumë mirë se ato nuk ishin të tilla.”

2013-a

Postuar në 26 Janar, 2013 07:23

Në atmosferën e fillim vitit pritshmëria për atë që do ndodhë dhe çfarë duam është e madhe. Disa u besojnë analistëve dhe të tjerë analizës së yjeve dhe pozicionit të planeteve. Që kur astrologia Meri u kthye në personazhin më të dashur për publikun pas parashikimeve të saj për politikanët në 2013, e kuptova se analistët janë në krizë së bashku me argumentat e tyre të lodhur. Një letër me disa porosi mbërriti në zyrën time pa emër dërguesi por më lutjen që ta dërgoja tek botuesi. Ja pjesa e parë të përmbajtjes së saj:
Çfarë do doja të dëgjoja në 2013;

Anglia në BE, historia e një dashurie të paçelur

Postuar në 26 Janar, 2013 07:20

Kanë kaluar plot 40 vite që kur Britania e Madhe u pranua si anëtare me të drejta të plota në europën e bashkuar që atëhere quhej  Komuniteti Ekonomik Europian. Ishte një dasëm e detyruar e cila erdhi vetëm pas dështimit të organizatës EFTA (zonë e tregtisë së lirë midis Anglisë, Suedisë, Norvegjisë Danimarkës, Austrisë dhe Portugalisë) e krijuar pikërisht nga Anglia në konkurrencë të hapur me projektin e bashkimit kontinental.

Intelektualët

Postuar në 26 Janar, 2013 07:17

Tani që po shkruaj këto rreshta për gazetën DITA, në tavolinë kam të hapur librin e Paul Johnson-it INTELEKTUALET. Për ata që nuk e kanë lexuar këtë libër të mrekullueshëm, po rreshtoj emrat e atyre personaliteteve që autori i quan Intelektualët. Ata janë: Rusoi, Shelli, Marksi, Ibseni, Tolstoi, Heminguei, Bertrand Rasëll, Brehti, Sartri, Edmund Uillson, Viktor Golanc, Lilian Helman, Sirill Konëll, Norman Mailer, Xhejms Balduin, Keneth Tinën, Noam Çomski  e të tjerë.

Absurdi i Korçës dhe harmonia e të pafeve

Postuar në 26 Janar, 2013 07:00

 

Në deklaratën e Mitropolisë së Korçës nuk kish si të mos i vinte radha edhe klishesë: cenon harmoninë dhe bashkëjetesën fetare në vend, thuhej ndër rreshta. Dinggg. Po me bashkëjetesën e të tjerëve(afetarëve) kush merret; kush e ruan atë? Harmoninë e pjesëve, kur ato janë të ndara: Kisha e Shteti, për shembull. Apo harmoninë e atyre ‘dishepujve’, jo të Krishtit por të Teatrit, që shkojnë të ndjekin një dramë apo komedi, këto të fundit ndërkohë shumë të pakta në Shqipëri, kush i siguron?

Fatura fatale e CEZ

Postuar në 26 Janar, 2013 03:01

 

Historia e dështimit të investimit të CEZ në Shqipëri duket se është pasqyrimi më i vërtetë i asaj që ka bërë qeveria e Sali Berishës në katër vitet e fundit: miliona euro që duhen paguar dhe shtete që armiqësohen me integrimin evropian të Shqipërisë. Dëbimi i këtij investitori jo vetëm ka nxjerrë në tryezë një faturë të madhe financiare e politike, por pikërisht mbi këtë rast duket se luhet me xhiro të shpejta i gjithë filmi i këtyre katër viteve qeverisje.

Më shumë se kingmaker?

Postuar në 25 Janar, 2013 16:47

Fjala anglisht kingmaker (shqip, mbretbërës) është përdorur shpesh për LSI-në, pasi votat e saj në 2009-ën u bënë vendimtare për të rivënë kurorën e kryeministrit në kokën e Berishës. Në takimet e fundit me elektoratin e vet, Ilir Meta, duke iu referuar kësaj fjale, ka thënë se LSI-ja nuk do të jetë thjesht një kingmaker në zgjedhjet e ardhshme. Ajo do të jetë më shumë se kingmaker, ka thënë ai.

“JAM UNË”

Postuar në 25 Janar, 2013 13:41

Dhe nuk po ju a them vetëm juve, zoti kujdestar, por edhe të gjithë të tjerëve. Me këtë doni të më trembni? Gaboheni, sepse atëherë duket se nuk më keni njohur. Kurrë nuk jam fshehur. Kurrë nuk kam qenë hipokrit. Në Shibin-el-Kom isha i njohur si shqiptar dhe lëvrues i shqipes. Për këtë ishte në dijeni edhe epitropia edhe kryetarët grekë të flaktë të komuniteteve të Shibin-el-Kom dhe të Fajumit. Ata që vinin ngahera në kafenenë e Levadhjotit në Shibin-el-Kom më kanë parë shpesh duke mbrojtur të drejtat e kombit tim me guxim dhe në prani të të gjithëve, siç i ka hije një njeriu me karakter.

Mbi simbolet

Postuar në 25 Janar, 2013 09:03

Përderisa kemi simbole që nuk përputhen, na ndajnë dhe nxisin ta urrejmë e vrasim njëri-tjetrin, vështirë se do të ketë paqe mes nesh. Duhet të mendojmë për ato simbole që kur i thyejmë në mes, t’i kenë dy anë që përputhen, për ta dëshmuar ujdinë tonë njerëzore.

 

Tirania e shumicës, mandatet dhe verbëria e OSBE-së

Postuar në 24 Janar, 2013 08:03

Manipulim i koncertuar i zgjedhjeve me anë të institucioneve të kapura apo dhe të shumicave tiranike në to. Kështu mund të përkufizohet thelbi i strategjisë që qeveria “Berisha” ka nisur ta shpalosë, hap pas hapi, kur edhe pak muaj na ndajnë nga zgjedhjet parlamentare.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Opinion