Arkiv-Opinion

Berisha me plumba, Rama me vota. Por si?

Postuar në 07 Shkurt, 2013 18:25

Në bisedën me Artur Zhejin në “360 gradë”, Edi Rama deklaroi se vrasjet e 21 janarit ishin një ekzekutim i ftohtë njerëzish të pafajshëm, në momentin kur demonstrata nuk paraqiste më asnjë rrezik. Dhe ai premtoi se drejtësia do të vihet në vend pas 23 qershorit, kur opozita të vijë në pushtet. Por kur Zheji i tha se, që të arrihet rotacioni i pushtetit me votë, ndoshta duhet zgjeruar koalicioni opozitar me parti të tjera si FRD, LSI dhe AK, Rama deklaroi se koalicioni aktual i ka votat për 70 e ca mandate.

6 shkurt 1967

Postuar në 07 Shkurt, 2013 07:11

Shkurt 2002. Sapo ishte përuruar Katedralja Katolike e Tiranës dhe unë isha prift i ri i caktuar të shërbeja aty. Një mbrëmje, kur po përgatitesha të kremtoja meshën, më afrohet një burrë i moshuar, i cili ecte me ndihmën e dy patericave, me plisin e malësorit në krye dhe mustakun cepapërpjetë që i shtonte krenarisë së tij. Më përshëndeti me fjalët tradicionale që përdoren kur takohet një meshtar: “Kjoftë lëvdue Krishti, zotni!” I përgjigjem: “Gjithmonë e jetës”.

Sa është borxhi që kemi në kurriz?

Postuar në 07 Shkurt, 2013 04:06

Tavani i borxhit publik është hequr. Nga 62.6 që u parashikua vetëm një muaj më parë, ai pritet të mbërrijë 64 për qind. Por kjo për qeverinë e tij nuk është problematike. Kostot i paguajnë shqiptarët

 

Deformimi i mendjes dhe ai i shtetit

Postuar në 06 Shkurt, 2013 11:05

 

Demokracia, shkruan Havel në një dramë të vjetër, i lidh duart atij që beson tek ajo dhe i jep mundësinë të bëjë çdo gjë atij që nuk beson te ajo. Shihni demokracionë tonë dhe identifikoni brenda saj ata që besojnë e ata që nuk besojnë tek ajo

 

A do ta rrisë më tej PS-ja koalicionin parazgjedhor?

Postuar në 06 Shkurt, 2013 07:38

Në zgjedhjet e 2009-ës, PS-ja mori 10120 vota më shumë se PD-ja, por koalicioni i saj me vetëm 5 parti mori pothuaj 24000 vota më pak se koalicioni prej 16 partish i PD-së (Parantezë e gjatë: Këto diferenca janë llogaritur në bazë të shifrave zyrtare të KQZ-së. Se sa kanë qenë në realitet ato, e dinë vetëm komisionerët e qendrave të votimit dhe të numërimit. Ne dimë që, në një rast në Dajç të Lezhës, komisioni i qendrës së votimit kishte regjistruar si pjesëmarrës në votim njerëz që nuk ishin fare në Shqipëri ditën e votimit dhe, për këtë, gjykata i dënoi komisionerët.)

Skandalet korruptive, do pësojë Berisha fatin e Nanos në 2005?

Postuar në 06 Shkurt, 2013 03:15

Hija e familjes në pushtet dhe lidhjet e saj me çdo skandal ekonomik të këtyre viteve të fundit kanë krijuar në publik bindjen se kupa tashmë ka kohë që është mbushur. Këtë e di dhe Kryeministri. Ai e di se kjo bindje e përkthyer në votë do të thotë një humbje të thellë 23 qershorin e ardhshëm. Edhe shqiptarët e kanë të qartë. Mjaton të shohësh zgjedhjet e 2005 dhe ndëshkimin me votë të qeverisë Nano, për të kuptuar që në mungesë të një drejtësie institucionale, i vetmi institucion që mbetet për të bërë sadopak drejtësi është vota.

Kur do të plasë flluska e biznesit shqiptar?

Postuar në 05 Shkurt, 2013 04:15

Selami Xhepa, ekspert i ekonomisë, dhe njëherësh deputet i PD-së, u vetëpërfshi para ca ditësh në një karfosje të ashpër publike mes vajzës bujëmadhe të kryeministrit të vendit dhe biznesmenit pakistanez, Ansar (ky i fundit e akuzonte të bijën e Berishës për një babëzi të padëgjuar; ajo i ka kërkuar, sipas tij, 3 milionë euro në këmbim të ndërhyrjes pranë të atit në favor të një investimi të kërkuar nga pakistanezi), dhe me këtë “sakrifikim të kotë të imazhit të vet publik”, Xhepa ka kapur në befasi të gjithë ata që e njohin dhe e çmojnë, përfshirë dhe autorin e këtij shkrimi.

Aleancat e FRD-së

Postuar në 05 Shkurt, 2013 04:10

 “Individët njerëzorë janë qëllime dhe nuk duhen përdorur si mjete për qëllimet e tua”

                                                                                -  Emanuel Kant -

 

Sondazhi më i saktë: Sondazhi i xhepave të shqiptarëve të thjeshtë

Postuar në 04 Shkurt, 2013 16:02

Sondazhet e opinionit publik, me përkufizim, nuk janë instrumente precize. Ato kanë një marzh të gabimit statistikor (zakonisht plus/minus 3 pikë përqindje), që vjen prej rastësisë së zgjedhjes së kampionit. Kështu, në qoftë se hidhet një monedhë 1200 herë, mund të ndodhë që ajo të bjerë kokë 53%, por edhe 47%. Një kampion anketimi prej 1200 të anketuarish, i zgjedhur me metodën rastësore, mund të nxjerrë fitues një kandidat me 53%, por një kampion tjetër i ratësishëm 1200-ësh, i zgjedhur në të njëjtën kohë, në të njëjtën popullsi, mund ta nxjerë atë humbës me 47%.

Një intervistë e leverdisshme

Postuar në 04 Shkurt, 2013 13:26

 

Thënë shkurt, se çfarë do të nxirrte goja e Kristo Papës e dinim. Por nga ana tjetër, nuk e kuptojmë përse përurimin e misionit të ri gazetaresk, Zheji duhet ta niste me një personazh të tillë periferik të politikës greke, që apriori dihej se ku i rrihte çekani.

 

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Opinion