Një intervistë e leverdisshme

Thënë shkurt, se çfarë do të nxirrte goja e Kristo Papës e dinim. Por nga ana tjetër, nuk e kuptojmë përse përurimin e misionit të ri gazetaresk, Zheji duhet ta niste me një personazh të tillë periferik të politikës greke, që apriori dihej se ku i rrihte çekani.
Pas një publiciteti të pazakontë (prej gati dy javësh, në mos gabohem), gazetari dhe analisti Artur Zheji e përuroi me bujë zhvendosjen e tij të re profesionale nga gazeta Mapo tek emisioni “360 gradë” në ekranin Neës 24. Intervista e neodeputetit neonazist grek Kristo Papa, ose më saktë monologu i tij antishqiptar të hënën e kaluar, padyshim la përshtypjen që pritej: Shkaktoi neveri dhe zemërim tek audienca shqiptare, e përforcuar kjo bindshëm edhe nga “kampionët” e shijes që njerëzit kanë marrë nga traileri televiziv i kësaj interviste, apo nga një intervistë e mëparshme e Papës në gazetën Shekulli. Pritshmëritë tona nuk u zhgënjyen edhe për një arsye tjetër, të njohur tashmë: Për ata që i kanë ndjekur zhvillimet politike në Greqi, dihet se çfarë retorike do të kishte një përfaqësues i lartë i Agimit të Artë, çfarë tezash do të mbronte ai në lidhje me ekonominë greke, politikën mainstream të Athinës, emigrantët, Shqipërinë e shqiptarët, Vorioepirin, financat botërore etj.
Të komentosh mbi deklaratat e Kristo Papës, është kohë e humbur. Por në këso rastesh ndoshta duhet humbur pak kohë, dhe unë po harxhoj disa rreshta. Së pari, nuk duhet të na impresionojë fakti që ai e flaku demonstrativisht në tryezë flamurin që e quajti shqiptar. Edhe për faktin se ai nuk ishte flamuri shqiptar, por ai i pushtimit të Shqipërisë nga fashizmi italian, me sëpatat e pangatërrueshme të Liktorit anash. Kristos nuk i intereson të dijë, edhe pse e di mirë, se shumica dërrmuese e ushtrisë shqiptare e braktisi ose e sabotoi sulmin fashist ndaj Greqisë në vitin 1940; se popullsia çame gjatë Lufës së Dytë, në masë të madhe u rendit në rradhët antifashiste; se pikërisht Zerva që spastroi çamët nën akuzën e bashkëpunëtorit të pushtuesve, ishte kryebashkëpunëtori i gjermanëve; se Gjergj Kastrioti ishte po aq grek sa ç’është Kristoja japonez (paçka se për këtë të fundit nuk e vë dorën në zjarr); se shqiptarët nuk janë grekë, por një pjesë e mirë e grekëve të sotëm kanë rrënjë dhe origjinë shqiptare. Por po të vazhdoj më shumë, do të bija edhe unë në kurthin e zhbirilimeve pseudohistorike të ideologut Kristo, duke kërkuar origjina dhe rrënjë vanitoze në një Ballkan që ka qenë qysh në agimin e kohërave, një kazan vlues i kombeve, etnive, grupimeve dhe racave.
Thënë shkurt, se çfarë do të nxirrte goja e Kristo Papës e dinim. Por nga ana tjetër, nuk e kuptojmë përse përurimin e misionit të ri gazetaresk, Zheji duhet ta niste me një personazh të tillë periferik të politikës greke, që apriori dihej se ku i rrihte çekani. Padyshim, është e qartë se gazetari ka misionin e vet, dhe nëse duhet mund të intervistojë edhe vetë djallin. Po, sepse djalli ka punuar aq sa për të qenë personazh i lakmuar scoop-esh gazetareske. Por jo Kristo Papa. Të paktën, akoma jo.
Është interesant reagimi i ftohtë i opinionbërjes shqiptare pas kësaj interviste, që unë e kuptoj si ulje e stekës për t’u marrë me nivelin dhe bagazhin intelektual të Kristos. Ka nga ana tjetër, edhe zëra se intervista e “bujshme” e Kristos tek Zheji, nuk ishte tjetër veçse “ngritje e topit” për një roveshjatë të Shpëtim Idrizit, kreut të PDIU-së, në këtë prag fushate elektorale. Kësisoj, leverdia e Kristos për forcimin e imazhit brenda partisë dhe elektoratit të vet bashkohet me përurimin zulmëmadh të emisionit të ri dhe me axhendën politike të një partie shqiptare. Të kundërtat tërhiqen, thonë.
Por kjo nuk ka shumë rëndësi. Nëse një sharlatan grek i nxjerrë nga bodrumet e retorikave shoviniste të shekullit XIX shërben për të çuar përpara një rezolutë të rëndësishme në parlamentin shqiptar, le të bëhet edhe kështu. Problemi është se një opinionist me pikëpamje të njohura e të mirëartikuluara kombëtariste si Zheji, për më tepër me një bagazh për t’u pasur zili edhe në lëmë të historisë, e la të çaprashiste mbarë e prapë kundër vendit të tij, një pseudoideolog, pa bërë as edhe një ndërhyrje korrigjuese apo replikuese. Kjo në një kohë kur ne që e njohim Zhejin, e dimë forcën debatuese dhe argumentuese të tij në debatet tona televizive. Në një kohë kur, më shumë sesa për Agimin e Artë, nëse është fjala për Greqinë publiku shqiptar ka nevojë të njohë pikëpamjet e forcave kryesore politike greke, të opinionit të shëndoshë publik grek, që është shumicë dhe që i ka neveri agimsit po aq sa dhe ne. Le të kujtojmë këtu se kolonia e emigrantëve grekë në Gjermani kërcënoi se do ta mbyllte me forcë degën e re të Agimit të Artë në Nyremberg. Nuk është sekret se Europa, e aq më tepër Ballkani, po kalon kohë të vështira. Nuk është gjithashtu sekret se është kollaj t’u frysh sot zjarreve nacionaliste; mjafton të intervistosh me rradhë deputetët halabakë të Agimit të Artë dhe audiencën e ke të garantuar. Por gazetarët dhe mediat e përgjegjshme besoj se kanë për detyrë më të vështirën, qoftë dhe pasoja anti-scoop: T’i shfryjnë këto zjarre.
Revista KLAN
Comments
Jam plotesisht dakord me

Jam plotesisht dakord me autorin e artikullit dhe verejtjet e tij te drejta(une do t'i quaja kritika te forta) per nismerine e ketij emisioni te nje televizioni shqiptar duke i vene ne goje e para fytyres mikrofonin dhe kameran e tij nje fashisti nacional-shovinisti te terbuar grek.Kete e pasoi ne emisionin e tij "360 Grade" zoti Zheji me nje filogrek e tradhetar me damke si Bollano.Me te drejte lindin pyetjet dhe pikepyetjet per gazetarin Zheji,qe me sa dime ende e quan veten shqiptar e bir shqiptari.Ku i rreh mendja e ku fshihen synimet e tij te verteta,kur behet megafoni i rivendikimeve te turpshme shovene te fashisteve greke te vetequajtur "luftetare per clirimi ne e veiroepirit",kur shan e ligavit popullin tone dhe heronjte e historine tone kombetare?!

Po si more zoti Zheji nuk te ra pika dhe e degjove me durim derri ate , ne vend qe ta "nxirrje me shkelma" jasht studios ate fashist grek kur guxoi te kercenoje hapur edhe me lufte per marrjen e te ashtuquajturit "vorioepir?! Nuk te pershkon ne zemer e ne trup gjaku i shqiptarit more zoti Zheji ( apo Qirje Zheji)?

Atij fashistit grek une do t'i ngrija lart krahun tim te djathte e duke e goditur fort me doren tjeter dhe atij kercenimit te tij te mbrapshte do t'i pergjigjesha me thenien e heroit spartan te Betejes se Termopileve,Leonidhesit. heroit te eposit grek, kur, edhe pse i rrethuar me 300 spartanet e tij trima, kercenimeve te oficerit te larte te Shahut te Persise iu pergjegj ne menyren me sfiduese me shprehjen e famshme historike te vjeter greke: "MANON LLAVE!"(Hajt t'i marresh pa ta mbajti!).

Administruesit e faqes: Dicka

Administruesit e faqes: Dicka hodha edhe une ne nje nkoment mbi kete teme.A ishte valle kaq e "padeshirueshme" per redaksine.Une flisja per emisionet e Zhejit "360 Grade" dhe "shaja" vetem fashistin grek te partise naziste greke,Kristo Papes.Mund te me thoni gje a do ta pershini ate koment ne faqen tuaj.

Ne pritje."Emigranti i merzitur".

Administratorit te sitit:

Administratorit te sitit: Shume ore me pare postova ne sitin tuj lidhur me kete aertikull nje koment me vleresime per autorin dhe mbeshtjetje e pikepamjeve qe paraqet mbi emisionin s zotit Zheji "360 Grade".Nuk besoj se e kini censuruar me qellim per shkak te kritikmes qe i beja zotit Zheji pse nuk ik kish dhene gjegjen e duhur porovokinmeve e kercenimeve fashiste te Papes .Pres ta vleresoni e ta botoni..Zoti Nano eshte shume me i rrepte e kritikues se une per probleme te ngjajshme.Nuk besoj se rasti i Zhejit dhe komentit tim te kete te beje me merredhenie miqesore mes analistesh e gazetaresh miq.

Kristo Papas, shpesh ne

Kristo Papas, shpesh ne ate interviste na luftonte me armet qe ne vete i kemi dhene atij. Te marim rastin e flamurit. Ai flamur nuk ishte i kombit shqiptar. Ama ate flamur e mbanin lart po disa kombas shqiptar. Dhe keta Berisha i dekoroi me 28 nentor me rastin e 100 vjetorit. Po Enver Hoxha. I pushkatoi tamam sic ishin. Si tradhetare.

Flamurin e vertete shqiptar e nxori maleve populli shqiptar, ne lufte me ate flamur qe tundte Kristo Papas. Mos harroni se atehere partizanet mbanin flamurin sic eshte sot. Me vone ju vendos ylli. Dhe flamuri qe mbanin partizanet shqiptare, fitoi ne dhjetra beteja kunder flamurit qe kishte zene rob Kristo Papas.

Ja pra si e peson kur nderon tradhetaret e kombit dhe te flamurit.

Artikulli shtron vertet nje

Artikulli shtron vertet nje problem thelbesor, qe Zheji ndjek nje rruge diabolike per te terhequr vemendjen e opinionit publik, ne kohen qe ekstremisteve te Krisi Avgji nuk ju jepet vend as nga media greke, madje disa televizione e kane deklaruar se nuk i pranojne ne emisionet e tyre.

Por nderkaq ka dhe detaje te pasakta te autorit, kur e sheh Zerven si bashkepunetor te gjermaneve. Me sa duket autori i shkrimit nuk e di madje se Zerva ishte i njohur nga Qendra strategjike e operacioneve te lindjes e forcave aleate, prej se ciles merte urdhera per sulmet e mundeshme kunder Gjermaneve. Tjeter ceshtje eshte ne se Zerva ka qene bashkepunetor i gjermaneve (kjo eshte e genjshtert) dhe tjeter eshte aktiviteti i Zerves ne luften civile te Greqise ne periudhen 1945-1949 per te cilen mund te thuhen shume gjera.

Madje nje nga betejat e tij kunder gjermaneve me urdhes te kesaj qendre kordinuese te forcave aleate, u zhvillua ne gusht 1944 per te marre nen kontroll aksin Gumenice- Jannine. Trupa gjermane perbehej prej 250 gjermanesh dhe 100 cemer. Ne zonen greke, thuajse krejt popullsia shqiptare musilmane (came) e vuri veten e saj ne krah te boshtit Rome -Berlin qe nga 1940 kur hyne ne veri te Greqise gjermanet, duke lejuar ne perendim pushtimin italian, deri sa u largua ushtari i fundit gjerman. Po te kete autori argumenta te kunderta, le ti sjelle .

Eshte e vertete se nje pjese e forcave shqiptare te mobilizuara me forcat italiane dezertuan kur ushtria greke e vuri perpara ushtrine italiane duke u bere simboli i luftes antifashiste ne Europe, por as edhe nje ushtar cam i inkuadruar tek forcat italiane nuk i ka leshuar armet. Ata luftuan perkrah italianeve dhe ne vazhdim Gjermaneve kunder frontit antifashist grek, qofte EAM apo Zerva.

Add new comment