Arkiv-Opinion

Paradoksi i dy mesazheve negative të fushatës elektorale të Berishës

Postuar në 23 Janar, 2013 17:49

Mesazhet që jepen gjatë një fushate elektorale mund të jenë disa pozitive e disa negative. Mesazhet pozitive përcjellin vizionin/propozimet e kandidatit për të ardhmen dhe synojnë t’u mbushin mendjen votuesve të prirur drejt tij që t’ia japin votën ditën e zgjedhjeve. Ndërsa mesazhet negative japin arsyet përse votuesit e prirur drejt kundërshtarit nuk duhet të votojnë për të.

“Intelektualët” e sotëm dhe “fundërrinat” e nesërme

Postuar në 23 Janar, 2013 09:35

Po qarkullon prej ditësh një letër me listë individësh, e cila i kërkon kryetarit të Opozitës, Edi Rama të përfundojë votimin e 3 ligjeve. Emrat, fillimisht më afër qendrës së politikës zyrtare dhe tashmë të shtrira deri në periferi, përfshijnë nga shumë fusha të jetës. Shqetësimi i madh është një dhe vetëm një: të votohen tre ligjet, sepse vetëm kështu Shqipëria çlirohet në fushën e integrimit! Edhe pse Edi Rama s’është në parlament vetë, apo se Shqipëria është në një varfëri skajore, kjo s’ka rëndësi. Na duhet Evropa! Me çdo kusht.

Qyqanat

Postuar në 23 Janar, 2013 08:44

Me siguri kanë menduar se po bëjnë vepra patriotike dhe e konsiderojnë veten patriotë, por ata që dëmtuan varre serbësh gjithandej Kosovës dhe të tjerë që shkatërruan me eskavator përmendoren partizane në Viti nuk janë asgjë më shumë se qyqanë. Njerëz të dobët, të cilët mendojnë se po i bëjnë një argat të mirë Kosovës dhe qytetarëve të saj, por që i bëjnë vetëm dëm.

Kronika e një krimi kryeministror

Postuar në 22 Janar, 2013 06:22

Dy vjet më parë, në bulevardin kryesor të Tiranës, u vranë katër vetë. Ishin katër njerëz “të pafajshëm, të parrezikshëm, të paarmatosur” (personalisht, i kam përsëritur shpesh këta tre përcaktorë, pasi më është dukur se thonë tamam të vërtetën e plotë për ata njerëz). U vranë në përfundim të një proteste të opozitës, e pas një ballafaqimi fizik të disa dhjetëra protestuesve të dhunshëm me forcat e policisë. U vranë pikërisht atëherë, kur protesta që ish paralajmëruar si e fortë e që pritej të ish jo e zakonshme, ish mbyllur thjesht me ndonjë polic të lënduar.

Çfarë duhet t’i bashkojë forcat opozitare?

Postuar në 22 Janar, 2013 03:48

Ish Presidenti Bamir Topi deklaroi para disa ditësh se me Edi Ramën e ndanë ideologjia kurse me Sali Berishën e ndanë morali politik. Por ai nuk përmendi se “cfare e bashkon” me secilin. Ish Presidenti dhe shumë të tjerë brënda opozitës, përfshirë këtu edhe atë socialiste, duhet ta kuptojnë mirë se situata në të cilën ndodhet sot politika Shqiptare nuk lë shumë vënd për preferenca dhe diferenca ideologjike midis partive politike në opozitë. Cdo polarizim ideologjik brënda opozitës do të rriste mundësitë e pushtetit për të mbijetuar në një përplasje me forcat opozitare.

Do të votojë Shkodra për PD-në?

Postuar në 22 Janar, 2013 02:55

Shkodra, u bë pikënisja e Partisë Demokratike për të çelur fushatën elektorale, edhe pse ndonëse jo zyrtarisht kishte marrë udhë disa kohë më përpara. Kryeqendra e veriut, ky bastion i të djathtës në vend ( i tundur zgjedhjet e fundit) nuk u zgjodh pa arsye nga kryedemokrati Sali Berisha. Me justifikimin e festimit të 22-vjetorit të krijimit të Partisë Demokratike në Shkodër dhe po ashtu festimit të rënies së bustit të Stalinit në atë qytet, Berisha bashkë me ushtrinë e vet hapën betejën për zgjedhjet e 23 qershorit.

Seniliteti

Postuar në 21 Janar, 2013 04:30

Në Gjermani zakonisht intelektualët e mëdhenj, që janë mplakur, tërhiqen nga intervenimi në zhvillimet shoqërore dhe nuk mendojnë se mendimi i tyre, për çdo lëvizje apo dukuri , është i domosdoshëm.

Atdhedashuri, asgjë tjetër

Postuar në 21 Janar, 2013 04:23

Udhëtuan me qindra kilometra më këmbë ose mbi kuaj drejt Tiranës dhe Vlorës. U shndërruan në vatra prushi dhe zjarre shëtitës duke u mbështjellë me Flamur kuq’ e zi. U mblodhën e brohoritën me gjithë shpirt me qindra mijëra nëpër sheshe. Shpalosën me mijëra e mijëra Flamuj nëpër dritare e ballkone. Uruan njëri-tjetrin. Festuan e shtruan gosti. Ngritën dolli e folën pafund, për atdheun e tyre, Shqipërinë, historinë e saj, dashurinë për të, sakrificat që u është dashur të bëjnë shqiptarët për të arritur në 100 vjetorin e Pavarësisë etj. etj.

Mbi b...lëpirjen dhe Familjen Berisha

Postuar në 21 Janar, 2013 03:18

Mustafa Nano: Tek gazetarët pa eshtër? Nuk fus veç gazetarët që janë rreshtuar me pushtetin. Jo, fus gazetarët që nuk kanë “eshtër”, dmth që nuk kanë respekt për veten, që nuk kanë kredo e bindje të tyret, për të cilat ia vlen të luftosh, që nuk kanë një qibër morale, që kanë zanat bythë lëpirjen, që s’e kanë për gjë të hidhen sa nga njëra anë në tjetrën, që në vend të kritikës bëjnë lëvdata, që tremben prej presionit më të vogël, etj, etj. Të tillë ka majtas e djathtas. Janë shtuar e shtrirë shumë. Ndërsa numri i gazetarëve “me eshtër” është duke u pakësuar frikshëm.

Spektakël tragjik

Postuar në 21 Janar, 2013 00:49

Pak ditë më parë u zhvillua një demonstrim policor, në kuadrin e 100-vjetorit të krijimit të Policisë së Shtetit shqiptar, ku morën pjesë dhe krerët më të lartë të shtetit, ku dhe vetë institucionit me rol parësor në zbatimin e ligjit iu dha dekorata më e lartë mirënjohëse e shtetit tonë, "Urdhëri i Flamurit Kombëtar." Me përjashtim të përbërjes së tribunës kryesore dhe vendit të zhvillimit, ceremonia ishte tejet e ngjashme me ceremoninë e zhvilluar një dekadë më parë.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Opinion