Arkiv-Opinion
Kush duhet t'u dalë zot monumenteve të kulturës?
Mbrëmjen e 30 dhjetorit, disa persona, të pajisur me thika e sqeparë kanë hyrë në Kishën e Shën e Premtes në Valsh të Elbasanit, dhe aty kanë dëmtuar afresket me motive biblike të kësaj kishe, që është shpallur prej kohësh si monument kulture i kategorisë së parë. E njëjta gjë ka ndodhur dhe ca ditë më pas, në datën 4 janar. Ky është versioni i një numri gazetash, të cilat, me sa duket, janë mbështetur në raporte të policisë, të kishës apo të Ministrisë së Kulturës.
BE-ja duhet të kishte halle të tjera
Një fushatë e tepërt në shërbim të imazhit publik të BE-së. "Viti i qytetarit" është i panevojshëm, më i rëndësishëm do të ishte një "vit për kufizimin e papunësisë"
A do të rrijë Ilir Meta në varkën që po mbytet?
Ftesat për një koalicion parazgjedhor ndaj Metës po shpeshtohen. Disa janë të drejtëpërdrejta e disa të tërthorta. Disa me kushte e disa pa kushte. Dje, raportoi mbrëmë TV Klan, Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, dhe kryetari i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka, i kanë kërkuar Lëvizjes Socialiste për Integrim që të qëndrojë në koalicionin qeveritar. Sipas tyre, fitorja kalon përmes një koalicioni të madh parazgjedhor dhe është në vetë interesin e LSI-së të mos ndryshojë kurs në këtë moment.
Tik – tak, tik – tak!
“Ju mund të mos merreni me politikë, njëlloj do të merret politika me ju”. Javët e fundit janë dhënë disa lajme apo njoftime, që për mendimin tim janë tepër të rënda, për të mos thënë katastrofike. “Elita” e vendit tonë ka grabitur e zhdukur nga Shqipëria 1.3 miliardë euro. Njëkohësisht bankat e ndryshme në Shqipëri, kanë investuar jashtë saj 1.7 miliardë euro nga depozitat e shqiptarëve. Është e pamundur të mos i lidhësh këto dy kërpudha të helmëta me mënyrën e qeverisjes së deritashme.
Ne jemi Europa! (Manifest për rithemelimin e Europës prej rrënjëve)
Një vit vullnetar Europian për të gjithë: për taksistë e teologë, për të punësuar, punëtorë e të papunë, për muzikantë e menaxherë, për mësues e nxënës, artistë e kuzhinierë, gjyqtarë e pensionistë, për gra e burra - si përgjigje ndaj krizës Europiane!
Rrugët tona janë plot me policë? Na zgjidhin problemet? Jo, jane vetë një problem
Historia është po ajo, e denoncuar shumë herë e nga të gjitha anët. Ka të bëjë me policor-izimin e bezdisshëm të territorit, sidomos atij urban. Është një prani policore që do të duhej të ngushëllonte qytetarët. Por ndodh e kundërta. Ata janë shndërruar në një problem për qytetarët.
Të këmbesh Nolin me Zogun
Viti që porsa mbyllëm u karakterizua nga një ligjërim i ndezur mediatik për historinë dhe kombin. Asgjë për t’u çuditur, shënohej 100-vjetori i shtetit shqiptar, ndaj ligjërimi publik doemos do të kujtonte njerëzit dhe bëmat që shënojnë trasenë e hapur gjatë një shekulli.
Vende, sjellje dhe policë
Të jesh me edukimim universitar në inxhinieri automotive, me përvojë të gjatë në sektorët e transportit automobilistik, puna në Autoshkolla për përgatitjen teorike dhe praktike të drejtuesve të rinj të automjeteve, të jep një gjendje të qëndrueshme e progresive, si në performancën vetiake si përdorues i automjetit, po ashtu, në zbatimin e përpiktë të legjislacionit rrugor e të normave të tjera të sjelljes qytetare.
Askush nuk është i mbrojtur ndaj gabimeve njerëzore. Ecim në këmbë në trotuar, pa dashje, takojmë me brryl dikë dhe kemi kurajon të themi: - më fal!
Mos e merrni seriozisht!
T’i marrësh seriozisht deklaratat folklorike të Sali Berishës nuk bën gjë tjetër veç i kryen një shërbim prej injoranti atij që i kujtohemi në kohë krizash e trishtimi.
Sali Berisha zgjodhi t’i deh shqiptarët sërish me deklarata, ndërkohë që ata jashtë kufirit ende përkunden në ëndrrën e quajtur “pasaportë shqiptare për të gjithë”. I vendosur të zbraz gjithë arsenalin folkloriko-patriotik gjashtë muaj para zgjedhjeve që nuk pritet t’i shkruhen mirë, atij iu kujtua të flasë për ligë mbarëkombëtare futbolli dhe për valë televizive mbarëkombëtare.
Tre kushtet "magjike" dhe sekserët europianë të Berishës
Me krizën ekonomike në thellim, korrupsionin deri edhe familjar, si dhe me dështimin për të tretën herë që Shqipëria të marrë statusin e kandidatit, Kryeministri Sali Berisha do ta kish pasur thuajse të pamundur të kërkonte e jo më të fitonte në mandat të tretë në zgjedhjet e ardhshme. Por befas, si jo pak herë në këta 23 vjet të karrierës së tij, goma e shpëtimit nga mbytja i vjen prej Perëndimit, pikërisht prej asaj bote që Berisha gjakon ta mbajë sa më larg Shqipërisë.