Ne jemi Europa! (Manifest për rithemelimin e Europës prej rrënjëve)

Një vit vullnetar Europian për të gjithë: për taksistë e teologë, për të punësuar, punëtorë e të papunë, për muzikantë e menaxherë, për mësues e nxënës, artistë e kuzhinierë, gjyqtarë e pensionistë, për gra e burra - si përgjigje ndaj krizës Europiane!
Rinia europiane, e arsimuar më mirë se kurrë, me rrezikun e falimentimeve të shteteve dhe shembjen e tregut të punës përjeton "fatin e saj europian". Një e katërta e europianëve nën 25 vjeç është e papunë. Aty ku kanë ngritur kampet e tyre të protestës, kërkohet plotësimi e zbatimi i të drejtës sociale. Si në Spanjë, Portugali, vendet e Afrikës Veriore ashtu edhe në metropolet amerikane ose në Moskë; kjo kërkesë është shumë e pranishme kudo. Zemërimi ndaj një politike që shpëton banka me shuma të mëdha parash, por që lë pas dore të ardhmen e rinisë, është duke u rritur. Çfarë shprese mbetet për një Europë qe është duke u plakur gjithmonë e më shumë?
Presidenti amerikan John F. Kennedy dikur habiti botën me idenë e tij të krijojë një Peace Corps. "Mos pyesni se ç'mund të bëjë shteti për ju, pyesni se ç'mund të bëni ju për shtetin tuaj".
Ne, nënshkruesit e parë, duam t'i japim një "zë" popullit europian. Ky është shkaku përse kërkojmë nga Komisioni Europian dhe qeverive në të, Parlamenti Europian dhe parlamenteve të vendeve anëtare të krijojnë një Europë të shtetasve veprues, si dhe kushtet financiare e ligjore për Një Vit Vullnetar Europian - si kundërmodel ndaj "Europës nga lart", Europës mbizotëruese të elitave dhe teknokratëve. Europa rrezikon të dështojë prej parimit
të patheksuar të politikës Europiane: në rastin më të keq të krijojë "lumturinë" e qytetarit edhe pa vullnetin e tij.
Bëhet fjalë për ndryshimin e demokracive nacionale në demokraci europiane për të rindërtuar në këtë mënyrë një Europë të re, sipas motos: Mos pyet se ç'mund të bëjë Europa për ty, pyet se ç'mund të bësh ti për Europën - Doing Europe!
Asnjë ideator - nga Jean-Jacques Rousseau deri te Jürgen Habermas - nuk dëshironte një demokraci që shterohet mes intervalesh. Kriza e borxheve që ka përçarë Europën nuk është vetëm ekonomike, por edhe politike. Për të zgjidhur këtë situatë na nevojiten bashkësia e qytetarëve europianë dhe vizionet e gjeneratave të reja. Nuk duhet të lejojmë të na krijohet një përfytyrim armiku për Europën, e as të krijohet një lëvizje zemërimi e qytetarëve ndaj një Europe pa europianë. Europa nuk mund të ekzistojë pa europianë të dedikuar, dhe europianët nuk mund të jenë të dedikuar pa provuar ndjesinë e lirisë.
Praktika e zhdukjes së kufijve mes nacionaliteteve, etnive dhe feve që dhuron Viti Vullnetar Europian për të gjithë nuk shërben si fajësues i politikave dështuese. Ajo së pari do të ndërtojë hapësira krijuese. Viti Vullnetar Europian për të gjithë është një akt vetëkrijimi, rimëkëmbjeje i popullit europian dhe jo dhënie lëmoshash rinisë së papunë. Është një rikrijim i Europës nga "poshtë" me qëllim ndërtimin e kreativitetit dhe legjitimitetit politik. Liria politike ekziston vetëm aty ku nuk ka frikë, në vende ku njerëzit kanë kokën nën çati dhe dinë se si do financojnë jetesën e tyre sot e në të ardhmen. Prandaj këtij Viti Europian i nevojitet një bazë e fortë ekonomike.
I bëjmë thirrje ekonomisë europiane të kontribuojë!
Europa nga poshtë nuk mund të bazohet mbi modele veprimi të përcaktuara. Qytetarët e saj zhvendosen në shtete të ndryshme dhe angazhohen në fusha të problematikave ndërkombëtare të cilat vendlindja e tyre nuk mund t’i zgjidhë: si për shembull ngrohja globale, shkatërrimi i mjedisit, fluksi i refugjatëve, racizmi dhe ekstremizmi i djathtë. Por gjithashtu duan të përdorin skenat e teatrove të ndërlidhura prej një rrjeti në gjithë Europën. Ekziston nevoja për një marrëveshje midis shtetit, BE-së, shoqërisë civile, tregut, sigurisë sociale dhe qëndrueshmërisë ekologjike.
Për çfarë na vlen Europa? Sa e vlerësojmë atë? Cila zgjidhje mund të na sigurojë të ardhmen e Europës në shekullin e 21-të? Përgjigja jonë është: Europa është një laborator i ideve, idealeve politike e shoqërore si asnjë tjetër. Nga se përcaktohet Identiteti Europian? Mund të themi europianja qëndron në dialogun dhe kundërshtimin e politikave te shumta kulturore të "Citoyen-it", "Citizen-it", "Staatsbürger-it", "Burgermatschappij-it", "Qytetarit", „Ciudadano-it“, etj., por edhe në ironinë, në qeshjen e Europës me vetveten.
Nuk ka asgjë më të mirë se një bashkësi qytetarësh të dedikuar për të mbushur Europën me jetë e lumturi.
Do të gëzoheshim për mbështetjen e kësaj thirrjeje me firmën tuaj në këtë adresë: http://www.manifest-europa.eu/
Iniciatorët: Ulrich Beck, sociolog, Daniel Cohn-Bendit, pjesëtar i Parlamentit Europian
Nënshkruesit: Yuri Andrukhovych, shkrimtar; Jerzy Baszynski, gazetar; Zygmunt Bauman, filozof dhe sociolog; Senta Berger, aktore; Patrice Chéreau, regjisor filmi dhe teatri; Rudolf Chmel, studiues i letërsisë dhe ish-ministër i kulturës së Sllovakisë; Jacques Delors, ish-president i Komisionit Europian; Gabor Demszky, ish-kryebashkiak i Budapestit; Chris Dercon, drejtor i Tate Modern Londër; Doris Dörrie, prodhuese filmash dhe autore; Tanja Dückers, autore; Peter Eigen, themelues i Transparency International; Olafur Eliasson, artist; Peter Esterhazy, shkrimtar; Joschka Fischer, ish-ministër i jashtëm; Jürgen Flimm, regjizor dhe intendant i Berliner Staatsoper; Anthony Giddens, ekonomist, sociolog dhe ish-drejtor i London School of Economics; Alfred Grosser, publicist dhe politolog; Ulla Gudmundson, ambasadore e Suedisë; Jürgen Habermas, filozof; Dunja Hayali, gazetare; Michal Hvorecký, shkrimtar; Eva Illouz, studjuese kulture; Mary Kaldor, politologe; Navid Kermani, shkrimtar dhe studiues i Islamit; Imre Kertesz, laureat i çmimit Nobel për letërsi; Kasper König; kurator dhe drejtor i Museut Ludwig, Kolonjë; György Konrád, shkrimtar dhe ish-president i Akademie der Künste, Berlin; Rem Koolhaas, arkitekt; Michael Krüger, shkrimtar dhe botues; Adam Krzeminski, gazetar dhe shkrimtar; Wolf Lepenies, ish-drejtor i Qendrës së Shkencave Berlin; Constanza Macras, koreografe dhe stiliste; Claudio Magris, shkrimtar; Sarat Maharaj, historian arti dhe kurator; Olga Mannheimer, autore; Petros Markaris, shkrimtar; Anna Nedjalkova, drejtoreshë e Universitetit Varna; Robert Menasse, shkrimtar; Adam Michnik, publikues i Gazeta Wyborcza; Herta Müller, laureate e çmimit Nobel për Letërsi; Hans Ulrich Obrist, kurator dhe drejtor i Serpentine Gallery London; Thomas Ostermeier, regjizor dhe intendant i Schaubühne Berlin; Petr Pithart, gazetar dhe ish-kryeministër i Çekisë; Martin Pollack, gazetar dhe shkrimtar; Alec Popov, shkrimtar; Ilma Rakusa, shkrimtare dhe përkthyese Peter Ruzicka, kompozitor dhe dirigjent; Joachim Sartorius, shkrimtar dhe përkthyes; Saskia Sassen, studjuese e ekonomisë dhe globalizimit; Hans-Joachim Schellnhuber, drejtor i Potsdam Institut für Klimaforschung; Helmut Schmidt, ish-kancelar i Gjermanisë; Henning Schulte-Noelle, ish-drejtor i përgjithshëm dhe ish-drejtor i bordit të Allianz SE; Martin Schulz, president i Parlamentit Europian; Gesine Schwan, ish-presidente e Humboldt-Viadrina School of Governance; Richard Sennett, sociolog dhe shkrimtar; Martin M. Šimečka, shkrimtar dhe gazetar; Professor Konstantinos Simitis, ish-president i Greqisë; Johan Simons, regjizor dhe intendant i Kammerspiele München; Javier Solana, ish-sekretar i përgjithshëm i Këshillit të Bashkimit Europian dhe përfaqësues i lartë i politikës së sigurisë dhe të jashtme; Michael M. Thoss, menaxher i Allianz Kulturstiftung; Klaus Töpfer, drejtori themelues i IASS dhe ish-drejtori i UNEP-it; Klaus Wagenbach, publicist; Richard von Weizsäcker, ish-president i Gjermanisë.; Christina Weiss, ish-ministre e Kulturës e Gjermanisë.; Wim Wenders, prodhues filmash dhe fotograf; Robert Wilson, artist dhe regjizor teatri; Michel Wieviorka, sociolog…
Comments
Konstatime, fjale te bukura
<p>Konstatime, fjale te bukura por asnje program se si do behet ndryshimi. Nje pjese e nenshkruesve jane nga ata qe e kane krijuar kete Europe nga "lart" ne sherbim te bankave, shumekombesheve dhe kapitalit te madh financiar.</p>
Kjo nisme po me duket si
<p>Kjo nisme po me duket si shume shpresedhenese! Le te shpresojme per ndryshime se keshtu sic eshte katandisur Evropa sot - e komanduar nga lobet e bizneseve te medha dhe financa- sikur ka dale nga binaret e Evropes se te drejtave sociale e kulturore (pervec atyre politike)</p>
Një ide e mrekullushme por do
<p>Një ide e mrekullushme por do rugë të gjatë të realizohet të mundohemi të gjithë të bëjmë diçka dhe të shpresojmë se një ditë të bëhet realitet</p>
Add new comment