Arkiv-Opinion
Me Thaçin, prej Ahtisaarit te Ban Ki-mooni
Atëherë kur mbushen 31 vjet të vrasjes së vëllezërve Gërvalla e të Kadri Zekës si dhe 545 vjet të vdekjes së Skënderbeut, pra më 17 janar të vitit të ardhshëm, është paralajmëruar raundi i ri i dialogut politik me Serbinë. Tri takimet e deritanishme ndërmjet Thaçit e Daçiqit kanë shërbyer si uverturë për atë që po e përgatisin për vitin e ardhshëm. Dialogu politik do të kalojë në një fazë të re, me temën që përbën shkakun kryesor pse u nis ai – veriun e Kosovës.
Sondazhi i dytë i DITA-s: Vazhdon epërsia e thellë e opozitës
Pothuaj të gjitha gazetat shqiptare zhvillojnë sondazhe në internet, të cilat, në fakt, nuk kanë asnjë vlerë statistikore përgjithësuese, sepse përfaqësojnë thjesht një fotografim të opinionit të lexuesve të tyre e jo të popullsisë në tërësi. Gazeta DITA ka botuar sot të dytin sondazh të saj të zhvilluar në terren, e jo në internet (http://gazetadita.al/sondazhi-i-dyte-i-dita-s-ne-11-minibashkite-e-tiranes/ ).
Kur dëgjova në mbarim të ditës
Ekstremet puqen. Pati thënë Pascali. Në një pjesë të vendit, një grup i caktuar etnik ia mësyn një grupi tjetër etnik, duke synuar ta keqtrajtojë, përzë, apo tamam ta zhdukë nga faqja e dheut, ta vrasë, me “arsyetimin” se i përket një etnie tjetër dhe si i tillë nuk e meriton të jetojë këtu as askund. Në pjesën tjetër të vendit, në ekstremin tjetër, një grup tjetër etnik ia mësyn një grupi tjetër etnik, duke synuar ta keqtrajtojë, përzë, apo tamam ta zhduke nga faqja e dheut, ta vrasë, me “arsyetimin” se i përket një etnie tjetër dhe si i tillë nuk e meriton të jetojë këtu as askund.
Njeriu (pa njollë) i Vitit 2012
Në këtë kohë gazetat e revistat zakonisht zgjedhin Njeriun e Vitit. Edhe ne e bëjmë. Jo se kemi shumë për të zgjedhur, po nuk mund të rrimë pa e kopjuar edhe këtë. E bëjnë ata, e bëjmë dhe ne. Ne ndjehemi të detyruar të zgjedhim njeriun e vitit, si ata vejanët që nxjerrin dhe një pjatë të dytë, për atë që nuk është më. Jashtë e zgjedhin se kanë nevojë të prioritizojnë ca vlera, të shquajnë ca merita, të bëjnë një përmbledhje të asaj që ka ndodhur gjatë një viti. Man of The Year ngërthen në vetvete edhe frymën e atij viti. (Ngërthen, ë? Fjalë-kufomë. Çdo vit na vdesin dhjetëra fjalë.
Një tragjedi amerikane
Në shkollën fillore “Sandy Hook”, në qytetin Newtown, në shtetin Konektikat të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, një i marrë 20-vjeçar, me armët e nënës së tij, me armë të rënda, me armë sulmuese, të cilat mund t’i blesh në dyqan ashtu siç mund të blesh një kavanoz salce, vrau 20 fëmijë të moshës nga 6-7 vjeç, nënën e tij, 5 mësues të shkollës dhe në fund edhe veten e tij. Një tragjedi ngjethëse.
Një garniturë lajmesh sipas meje…
Kemi probleme me dritat gjatë kësaj kohe për faj të një kompanie, CEZ emrin ia thonë.Thuhet gjithashtu se CEZ janë inicialet e një kompanie që na ka inat, na ndërpret dritën që të na bëjë keq (si shprehje pra e inatit ndaj nesh).
Pak nacionalizëm i shkon shumë, madje e kënaq, si të thuash kripa e gjellës së 100 vjetorit ose sheqeri i tortës nëse doni ta quani kështu. Nacionalizëm si? Si ai që dimë të bëjmë ne gjithmonë, me fjalë, mundësisht duke sharë pak njëri-tjetrin. Nacionalizëm me shumë mllefizëm, pak kontradiksion dhe ca rigon (p….. me rigon).
E ardhmja mund të jetë online, por…
Terrenin mediatik ka filluar ta infektojë një dyshim i tmerrshëm. Ky dyshim e merr teorinë më të zakonshme për jetën e një gazete dhe i var sipër një pikëpyetje të madhe. Na thuhet pa pushim që gazetat, siç i njohim ne, janë në një periudhë tranzicioni, po ecin drejt kalimit të plotë dixhital në internet, në tablete, në celularë, madje edhe në pajisje që nuk janë shpikur ende. Ka dritë në fund të një tuneli të gjatë pasigurie, një tranzicioni jetësor. Megjithatë, supozoni, vetëm supozoni, që nuk ka të tillë dritë.
Pse e shmangin amerikanët Albin Kurtin
“Dëshmitë e fuqishme kundër Kurtit dhe arrestimi i tij janë lajm i mirë për Kosovën. Ngjarjet e 10 shkurtit ku humbën jetën dy njerëz si rezultat i taktikave të dhunshme të Vetëvendosjes dhe dëshirës së tyre për konfrontim […] tregojnë se Kurti është i rrezikshëm për sigurinë publikë në Kosovë. Ne përkrahim mbajtjen e tij në burg”, – këto ishin fjalët e Ambasadores Tina Kaidanow, nëse u besojmë raporteve konfidenciale të botuara nga Wikileaks nga 2007.
Nexhmije.com apo Shqiptarja.com
Më duket zoti kryeministër se ju kishte marrë malli për mua, përderisa e bëtë këtë në konferencë për shtyp, pra publikisht. Në fakt, nëse nuk e keni marrë vesh, isha në Kabul, e përzgjedhur nga NATO për tëndjekur zhvillimet larg vendit tonë, aty ku fliten politika globale, aty ku ndjehesh krenar se je shqiptar, dhe sikurse unë e kam thënë në facebook, (meqë kam marrë vesh se keni hapur edhe ju faqe në facebook), në Shqipëri, ne nuk jemi as si në Kabul, e as si në Kandahar. E ja ku kthehem në atdhe. Me dëshirën për të sjellë në vendin tim disa mendime evropiane e ndërkombëtare.
Partitë politike në Kosovë ende në kërkim të identitetit
Në kohën kur Hashim Thaçi kishte ideal ish-kryeministrin britanik, Tony Blair, PDK-ja kishte filluar kontaktet me Partinë Socialiste Evropiane dhe ftohej shpesh në takime të këtij grupi, që është grupi i dytë për nga madhësia në BE dhe në Parlamentin Evropian. Në atë kohë LDK-ja merrej me “dardha turshi”, ndërsa presidenti i saj i ndjerë dr. Ibrahim Rugova ftohej në takimet e grupit më të madh partiak në Evropë, Partisë Popullore Evropiane, në cilësinë personale, duke pasur parasysh popullaritetin që Rugova gëzonte edhe në mesin e liderëve evropianë.