Një garniturë lajmesh sipas meje…

Kemi probleme me dritat gjatë kësaj kohe për faj të një kompanie, CEZ emrin ia thonë.Thuhet gjithashtu se CEZ janë inicialet e një kompanie që na ka inat, na ndërpret dritën që të na bëjë keq (si shprehje pra e inatit ndaj nesh).
Pak nacionalizëm i shkon shumë, madje e kënaq, si të thuash kripa e gjellës së 100 vjetorit ose sheqeri i tortës nëse doni ta quani kështu. Nacionalizëm si? Si ai që dimë të bëjmë ne gjithmonë, me fjalë, mundësisht duke sharë pak njëri-tjetrin. Nacionalizëm me shumë mllefizëm, pak kontradiksion dhe ca rigon (p….. me rigon).
Lajm i mirë: shiu po shkrin borën, shyqyr se do bllokohej veriu dhe verilindja, do duheshin helikopterë dhe ndihma. Lajm i keq: rrezik përmbytje në ultësiren e Shkodrës.
Apokalipsi na ka tmerruar të gjithëve. Thuhet se do shkatërrohet bota së shpejti. Njerëzit po gëzojnë gjërat e fundit, thuhet se po bëjne gjëra që si kanë bërë më parë në jetë, për të mos ikur pishman. Dikush po ndërton tunele të sofistikuara thellë nën tokë për të shpëtuar nga apokalipsi i tokës. (vetvarrim)
Dy ditëlindje, dy gezime. T. Kurti mbush 80- të, I.Kalo 70-të u urojmë nga 100 të dyve: aktores së madhe dhe doktorit të Enverit.
Tmerr në Amerike, një tragjedi e dhimbshme. Sa e vogël është bota në raste të tilla! Solidarizohemi me familjarët për humbjen e fëmijëve të tyre të dashur. Të gjithë vrarë nga një fëmijë (nga një ëngjëll).
Një minator vdes sepse e zë poshtë masivi i dheut. Ngushëllojmë familjen e të ndjerit. Thua t’i ketë rënë mallkimi “Të hëngërt dheri”
Rihanna ndahet nga Chris Brown, “Të jesh single nuk është mirë “ thotë Rihanna vetë.Në twitter. Lajm shqipëtar: F.Ndoci mohon t’i ketë dhënë ide për këngën e radhës dikujt. Lek Plepit.
Himarë: kapet skafi me 300 kg kanabis. Mission accomplished. E rëndësishme është të kapet skafi jo skafistët.
Turqia dhe Greqia braktisin eurosong-un. Mou zihet me një gazetar. Aksident rrugor vdes një 30 vjeçar. Një 19 vjeçar vret një 38 vjecar. Një 50 vjeçar gjendet i vdekur te parku rinia. Është shtuar popullsia e Kukësit. Është paksuar e Beratit. Kate Middleton do ta quajë Diana fëmijën, nëse lind vajzë.
Facebook- u është kthyer në podium, twitter-i në poligon. Të gjitha këto kanë ndodhur, dhe ngjarje të tjera vazhdojnë të ndodhin.
Një gjë nuk përbën më lajm: fukaralliku. Nuk përbën më lajm. Cuk
Add new comment