Arkiv-Opinion
Primaries në Shqipëri? Janë të pamundura
Një numër praktikash të demokracisë amerikane nuk para pëlqehen në Europë, ku secili vend ka traditën e vet në këtë lëmë. Për më tepër, edhe sikur të pëlqehen, ato bën vaki që të jenë mezi të aplikueshme. Për një mori arsyesh.
Puthja e flamurit nga Reshat Arbana!?
Të shpeshtën e herëve i lexoj shkrimet e Nexhmedin Spahiut. Dhe kohëve të fundit. Më pëlqen vijëzimi dhe parapërgatitja prej një enciklopedisti të ideve dhe përpjekjet e tij për shpërfaqjen e temave e nëntemave nga më të ndryshme. Si një publicist me përvojë, ai di dhe ia arrin që të sjellë për lexuesit shkrime me një pragmatizëm të nevojshëm, te mahnitshëm dhe të kapshëm për rrethanat. Ja kam lakmi. Në të vërtetë janë situatat që ndodhin, si shkas për të vënë në shënjestër dukuritë negative dhe që janë përmbajtje e shkrimeve dhe opinioneve të Nexhmedin Spahiut.
Edhe sa të tjerë duhet të vdesin?!
Një nga librat që na ka lënë pas i ndjeri Ardian Klosi quhet “Katastrofa e Gërdecit”. Ka botuar aty një hetim të shoqëruar me foto e dokumenta mbi shkaqet, shkaktarët dhe viktimat e krimit shtetëror të Gërdecit. Në këtë libër ka një pjesë për 18 vjeçaren Resmije Osmani, një nga 26 viktimat e krimit, babai i së cilës, Kujtimi, u vetëvra 3 vjet më parë, ndërsa nëna, u vetëvra dje.
Efektet e nacionalizmit të ri të Berishës
Tashmë janë bërë jo pak hamendje për arsyet që e bënë kryeministrin Berisha të shpalosë papritur flamurin e nacionalizmit. Është përmendur nevoja që ai ka ndjerë për të neutralizuar dëmin që mund t’i shkaktojë gjatë zgjedhjeve të ardhshme AKZ, kjo forcë e re, populiste, që po luan fort në një terren që deri vonë Berisha e konsideronte të tijin.
Llalla, zyrtari që mbuloi skandalin Basha në fushatën e 2011
Zyrtari që ka dekretuar dje Nishani për postin e kryeprokurorit të përgjithshëm është zyrtari që ka mbuluar skandalin e deklarimeve të rreme në deklaratat e pasurisë së Lulzim Bashës, politikanit të vendosur në krye të Bashkisë së Tiranës me vjedhje mandati në votimet lokale të 8 majit në Tiranë.
Sali Berisha nën maskën e nacionalistit
Në qoftë se do të vëmë në dukje disa nga të metat karakteristike të shqiptarëve në përgjithësi, mund të themi se ato janë: kujtesa shumë e shkurtër historike, mungesa e respektit për të vërtetën dhe, për pasojë, edhe huqi për të gënjyer dhe për t’u gënjyer, si dhe idhujtaria ndaj njerëzve. Dhe, në qoftë se do të vëmë në dukje të metën kryesore të elitës politike dhe intelektuale shqiptare, mund të themi se ajo është mungesa e moralit.
Rrudhat e Europës gjatë një dite vjeshte
Mëngjesin e së shtunës së 24 nëntorit Europa u zgjua më e plakur dhe më e rrudhur se kurrë. Pas më shumë se 14 orë diskutimesh, kontradiktash dhe zemërimesh, 27 liderët e Bashkimit Europian nuk ranë dot dakort mbi projekt-buxhetin e shtatë viteve të ardhshme. Mbledhja e Këshillit Europian dështoi për disa arsye: të gjitha dritëshkurtra.
Llogaritë e “nacionalistit” Berisha
Kryeministri Berisha pati një takim me 400 të rinj që u anëtarësuan në Partinë Demokratike (ky ishte lajmi më i parë për gazetarët), dhe aty, krejt papritur, pati një shpërthim nacionalist. Në fakt, ai kish lëshuar nja dy fraza në Shkup e në Vlorë, por në ato dy raste ish i përmbajtur. Ndërsa me demokratët rioshë e rishtarë, ai i dha gaz makinës së nacionalizmit. Nuk foli për gjë tjetër, gjë që të bën të mendosh se me këtë Berisha po përuron një stinë tjetër në karrierën e tij politike, atë të nacionalistit.
Për Socializmin & Enverin
Skulptori i njohur, Odhise Paskali, bëri në të gjallë me shumë profesionalizëm Skënderbeun, Ismail Qemalin, Zogun, Musolinin, Hitlerin, Enverin e shumëçka tjetër. Mjaftonte t’ia kushtoje porosinë dhe ai dinte zotësisht si t‘i maturonte pastaj. Kurrë nuk prishte qejf. I duheshin ato para dhe nuk kish rëndësi, se modelin e kujt do përcillte. Mjaftonte të jetonte mirë dhe të kishte mundësi të punonte. Ndodhi vërtetë që realizimet e mrekullueshme nxjerrë nga dora e tij janë dhe sot e kësaj dite krenaria jonë e vetme e skulpturës monumentale.
100 vjet Shqipni - 100 vjet vetmi
Koncepti im i atdheut është individualist, krejt personal dhe shfaqet pikërisht kur vendos raporte me tjetrin... Në Prishtinë ndihem konstant shqiptar, në Bruksel euro-kosovar (qytetar me vizë në mes); Në Sarajevë jam ndier boshnjak e në Gaza palestinez. Në New York më 9/11 jam ndier amerikan. E në Bradenburg, më 1989, gjerman. Po më shpesh ndihem vetëm individ - vizitor i përkohshëm në këtë planet. Jam shkrimtar dhe poet, jam pra vetmitar. Këto janë identitetet e mia të shumëfishta të ndërrueshme e të shtresëzuara