Arkiv-Opinion
Shqipëria po nis epokën post-Hoxha
Vëzhgues që merren me Evropën Lindore kanë theksuar shpesh se rëndësia e Shqipërisë nuk ka të bëjë me faktin se çfarë është ajo, por ku është dhe kush e kontrollon. Pozita strategjike e Shqipërisë, 70 kilometra nga Italia nëpër ngushticën e Otrantos, ka qenë historikisht shkaku i pushtimeve të huaja të vendit: në fillim nga romakët, më vonë nga otomanët dhe pastaj nga fashistët italianë dhe nazistët gjermanë gjatë Luftës II Botërore.
Në qoftë se zgjedhjet zhvillohen sot...
Në një shkrim të mëparshëm, bëra një përkthim të përafërt të përqindjeve të një sondazhi në terren për qytetin e Tiranës, të publikuar të shtunën nga gazeta DITA (http://respublica.al/opinion/2012/11/24/sondazh-ne-terren-i-gazetes-dita-ps-kryeson-ne-tirane).
Patriotizëm i “zhytur” në kredi
Entuziazmi për 100-vjetorin e pavarësisë po e përskuq atdheun tonë me flamuj. Është më i motivuar se kurrë dhe parë në optikën e një rezymeje për një shekull jetë shtetërore, shqiptarët e meritojnë një kremtim të tillë. Në të drejtën tonë kombëtare e meritojmë të kishim jo vetëm një regji të tillë, kaq masive dhe kaq pompoze, por shumë e shumë herë më të bujshme. Në historinë e vendeve moderne, kremtime të tilla shndërrohen në ngjarje të forta të marketingut kombëtar dhe të një jehone për imazh të ri.
Historikisht - histerik!
I ngjajmë dhe për këtë edhe duhet të jemi një familje e madhe. E përçarë dhe e shpërndarë: në tre-katër shtete në Ballkan dhe gjithandej në kontinente e vende nga më të ndryshmet e botës. Kemi vendosur që ta shënojmë jubileun e madh, më të madhin dhe më të rëndësishmin: 100-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë. Datë dhe ditë e madhe. E rëndësishme po se po.
Zgjedhjet e vitit 2013 dhe frika prej teknikave "te reja" të manipulimit
Mënyrat e manipulimit të zgjedhjeve janë sot më të reduktuara sesa kanë qenë dje. E prandaj, teknikat manipulative bëhen më të sofistikuara. Madje, duke qenë se teknikat e vjetra bëhen të paaplikueshme, shpiken teknika të reja. Berisha bën vaki të mos ketë ende në kokë ndonjë plan të qartë për të trukuar rezultatin e zgjedhjeve parlamentare të vitit 2013, por ai nuk ka pse të ngutet në rrethanat që po realizon kontrollin e plotë të të gjitha institucioneve të vendit e të shtetit.
Greqi, historia e një poshtërimi të dhimbshëm
Në 18 tetor të 2009-tës George Papandreou, socialisti i sapozgjedhur kryeministër, shpalli zyrtarisht se bilanci publik grek ishte i rremë. Gjatë vitit 2009 defiçiti arriti shifrën 15,6% e prodhimit të brendshëm bruto (nëse u arkëtua 100, u shpenzua 115,6), nga 6% e parashikimeve zyrtare. Nga ai moment asgjë s’do ishte si më parë dhe Greqia do zhytej thellë e më thellë në reçesionin më të gjatë dhe më të dhimbshëm që prej Luftës së Dytë Botërore.
Tre mesazhe në këtë përvjetor historik
Para një viti profesoresha Deborah Hughes Hallett, e quajtur ndryshe në Harvard Zonja e Matematikës, u kërkoi studentëve të analizonin statistikisht zgjedhjet e fundit në Tiranë, nëse ato ishin manipuluar. Studentët e bënë “ushtrimin” në mënyrë individuale. Ata vendosën unanimisht se mundësitë ishin me pak se një në tetëdhjetë mijë që numërimi i votave të ishte i ndershëm dhe i saktë, megjithëse statistikisht mundësia nuk perjashtohej. Dikush përmendi me shaka që probabilitet më të lartë ka një kometë të godasë planetin tonë se numërimi i saktë i votave.
Sondazh në TERREN i gazetës DITA: PS kryeson në Tiranë
Pothuaj të gjitha gazetat shqiptare zhvillojnë sondazhe në internet, të cilat, në fakt, nuk kanë asnjë vlerë statistikore përgjithësuese, sepse përfaqësojnë thjesht një fotografim të opinionit të lexuesve të tyre e jo të popullsisë në tërësi. Gazeta DITA ka publikuar sot të parin sondazh të zhvilluar nga një gazetë shqiptare në terren e jo në internet. Sondazhi ka një mbulim të kufizuar (mbulon vetëm 11 minibashki të qytetit të Tiranës), por, sidoqoftë, përbën një risi absolute në shtypin shqiptar.
Mosmirënjohja jonë ndaj gjermanëve
Po festohet 100-vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë dhe kudo në Shqipëri, Kosovë e troje tjera etnike shqiptare po valon flamuri i Shqipërisë, më pak ai i Kosovës si dhe flamuri amerikan. Valimi i flamurit amerikan në këtë festë është i kuptueshëm për vetë rolin tejet pozitiv që ka luajtur Amerika në këta 100 vjet të ekzistencës së shtetit shqiptar.
Qosja nxjerr Enver Hoxhën të larë; por kështu nuk bëhet i besueshëm
Në intervistën që i dha Rudina Xhungës me rastin e 100-vjetorit të shpalljes së pavarësisë e të fiesta-s që e ka paraprirë e shoqëruar këtë përvjetor të bujshëm, Rexhep Qosja përcolli një pafundësi mesazhesh, e siç e ka zakon tanimë, nuk mungoi të bënte ndonjë provokime e të nënvizonte ndonjë gjë bajagi të diskutueshme. Fjala vjen, ra në sy qëndrimi i tij ndaj regjimit totalitar gati gjysmëshekullor të Enver Hoxhës. Është hera e parë që ai mban një qëndrim kaq të qartë e kaq të painterpretueshëm lidhur me diktaturën komuniste.