Arkiv-Opinion

Një përpjekje tjetër për të poshtëruar shqiptarët

Postuar në 16 Nëntor, 2012 16:58

Përktheu nga origjinali në Anglisht Elvana Bilali

Në një moment qetësie, në sekuencat e para të filmit tё ri tё realizuar, ‘Taken 2’, Bryan Mills, një ish-vrasёs i punёsuar nga qeveria amerikane, tashmë në pension, interpretuar nga Liam Neeson, i rrëfen vajzës së tij Kim (Maggie Grace) se ato çka ai di për Stambollin dhe rolin e rëndësishëm që ky qytet ka luajtur si urё-lidhje ndёrmjet Lindjes dhe Perёndimit, bazohen nё një libër të cilin ai e kishte lexuar gjatë udhëtimit të tij drejt Turqisë, vendi ku ёshtё xhiruar filmi.

Mediat Online, transformimi vetëm sa ka filluar

Postuar në 16 Nëntor, 2012 06:27

Nga e kaluara drejt së ardhmes – Zgjedhjet e fundit presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës një gazetar i mirë mund t’i ndiqte intensivisht në dy mënyra.

Sikur Gjermania të braktiste Euron

Postuar në 15 Nëntor, 2012 08:54

Ja një ushtrim i vogël intelektual: çfare do ndodhte nëse Gjermania të braktiste zonën euro, siç këshillon spekullatori i madh George Soros? Le të imagjinojmë se me një shumicë prej 2/3, Parlamenti gjerman vendos të braktisë monedhën e përbashkët dhe të rivendosë Markën. Kursi i këmbimit me Euron do fiksohej 1 me 1. Tregjet financiare do ishin të parët që do reagonin dhe kapitale të mëdhaja do udhëtonin në drejtim të Gjermanisë nga vëndet e tjera të bashkimit monetar. Marka do rivlersohej menjëherë rreth 50% dhe një markë do kushtonte 1,5 euro.

Opsionet e BE-së për Shqipërinë

Postuar në 15 Nëntor, 2012 06:36

Shtetet kryesore të Bashkimit Evropian mendojnë t’ia bëjnë të qartë Shqipërisë se statusin e vendit kandidat mund ta marrë vetëm nëse zgjedhjet e vitit 2013 i përmbushin standardet evropiane. Porosia e tyre është se nuk mund të fitohen zgjedhjet me marrjen e statusit, por statusi mund të merret me organizimin e duhur të zgjedhjeve, me rezultate të pranuara nga të gjithë. Në 100-vjetorin e Pavarësisë së saj, Shqipëria ka humbur rastin që të marrë statusin si kandidat i BE-së, me gjithë gjuhën pozitive që përdor Komisioni Evropian

 

Kufiri detar shqiptaro-grek nuk është zhvendosur asnjë milimetër

Postuar në 14 Nëntor, 2012 13:31

Këto ditë është rikthyer sërish si objekt debatesh, çështja shumë e përfolur e kufirit detar shqiptaro-grek. Nga njëra anë vijnë lajmet se pala greke ka konkretizuar vendimet përkatëse për fillimin e kërkimeve për naftë dhe hidrokarbure në zonat e veta detare, përfshirë dhe zonën në afërsi të kufijve shqiptaro-grekë, duke licencuar kompaninë norvegjeze “Petrolium-Geo-Services”, e cila prej së hënës ka nisur kërkimet me anijen “Nordic Explorer”. Nga ana tjetër, kryetari i opozitës, z.

Ilir Meta, “Gjino” apo “Plaku Mere”?

Postuar në 14 Nëntor, 2012 07:06

Ilir Meta u bë kryeministër i Shqipërisë fill pasi kishte kapur moshën 30 vjeç. Ai zëvendësoi në atë post një 30 vjeçar tjetër, Pandeli Majkon, i cili, për një vit, kishte mbushur në kryeministri boshllëkun e krijuar nga zbythja e përkohshme e Fatos Nanos nga jeta politike. Përdora fjalën “u bë” dhe jo “u zgjodh” për Metën sepse, në fakt, atë e BËRI kryeministër Nanua, i cili, pasi u RIZGJODH kryetar i PS-së me një epërsi të vogël votash ndaj Majkos, përkrahu kandidaturën e 30-vjeçarit tjetër për kryeministër, në mënyrë që mos të shkaktohej një çarje e pariparueshme e partisë.

Hipoteza anatoliane e gjuhës shqipe

Postuar në 14 Nëntor, 2012 04:44

Origjina indeo-europiane e familjeve të gjuhëve përbën një nga cështjet kryesore të arkeologjisë dhe lingustikës. Këto familje gjuhësh përfshijnë gjuhën perse, hindu, shqipe, greke, armene dhe gjuhë të tjera europiane. Një punim i kryer së fundi nga biologu evolucionar Quentin Atkinson nga Universiteti i Auckland-it ne Zelandën e Re dhe i botuar ne revistën prestigjioze Science, hedh dritë mbi misterin e origjinës së gjuhëve me prejardhje indeo-europiane.

“Ajo, ai, koha dhe kënga” ose “Duke gërmuar nën lëkurë”

Postuar në 13 Nëntor, 2012 03:23

Çfarë duam tek një burrë, çfarë duam tek një grua, çfarë duam tek një shok, çfarë duam tek vetja dhe si i shohim të tjerët dhe veten në raporte dashurie të tipave të ndryshëm? Nuk e kam idenë, sido që janë pyetje që ia bëj shpesh vetes, madje edhe u jap shpesh përgjigje. Disa përgjigje mbijetojnë në kokën time, disa vdesin e harrohen dhe nuk janë të qëndrueshme.

Mosbindja ndaj njëshit

Postuar në 13 Nëntor, 2012 03:13

Në Francë, në vitin 1793, neni 35 i Kushtetutës së Republikës Franceze shkoi aq larg sa që u  garantonte qytetarëve të drejtën për kryengritje "Kur qeveria shkel të drejtat e njerëzve, kryengritja popullore është  shprehja më e shenjtë dhe më e domosdoshme për mbrojtjen e të drejtave dhe detyrave të tyre”. Gjithashtu. Ajo që ne sot e quajmë “Mosbindje civile” nuk është një ide e re. Sepse, në vitin 1849, ishte amerikani Henry David Thoreau, poet, filozof, regjistrues taksash, ai që e krijoi termin me esenë e vet të titulluar “Mosbindja Civile”.

Bast apo blof i Ilir Metës?

Postuar në 12 Nëntor, 2012 06:27

Pas mbarimit të votimit në qershor 2009, KQZ-ja e kontrolluar nga PD-ja, shpalli një rezultat që i jepte 46.95% të votës popullore koalicionit të udhëhequr nga Berisha, kundrejt 45.34% të votës popullore për koalicionin e udhëhequr prej Ramës. Ky rezultat, i përkthyer në mandate kuvendore, nuk i dha mundësinë Berishës të merrte votëbesimin në Kuvend për të krijuar qeverinë. U deshën 4 mandatet “e florinjta” të LSI-së që ai të rivotohej si kryeministër…

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Opinion