Ilir Meta, “Gjino” apo “Plaku Mere”?

Postuar në 14 Nëntor, 2012 07:06
Eduard Zaloshnja

Ilir Meta u bë kryeministër i Shqipërisë fill pasi kishte kapur moshën 30 vjeç. Ai zëvendësoi në atë post një 30 vjeçar tjetër, Pandeli Majkon, i cili, për një vit, kishte mbushur në kryeministri boshllëkun e krijuar nga zbythja e përkohshme e Fatos Nanos nga jeta politike. Përdora fjalën “u bë” dhe jo “u zgjodh” për Metën sepse, në fakt, atë e BËRI kryeministër Nanua, i cili, pasi u RIZGJODH kryetar i PS-së me një epërsi të vogël votash ndaj Majkos, përkrahu kandidaturën e 30-vjeçarit tjetër për kryeministër, në mënyrë që mos të shkaktohej një çarje e pariparueshme e partisë.

Por shumë shpejt, “regjenti” Nano u bë pishman për pushtetin që i kishte dhënë “princit” Meta, sepse ky i fundit, duke përdorur atë pushtet, arriti të siguronte përkrahjen e 70% të KPD-së socialiste. Dhe nëpërmjet lëvizjes së famshme “Katarsis”, Nanua e rrëzoi nga froni “princin” Meta, dhe vuri përsëri përkohësisht në të “ish-princin” Majko. Me fjalë të tjera, iku një “Gjino” e rierdhi “Gjinoja” paraardhës… (Emri i personazhit Gjino në komedinë “14 vjeç dhëndër” të Çajupit përdorej në shtypin e kohës si eufemizëm për të rinjtë që iknin e vinin në postin e kryeministrit)

Një skenar të ri me rol “Gjinoje” për Metën parashikonte para 10 ditësh Sokol Balla në revistën JAVA (http://www.respublica.al/artikuj/2012/11/04/nese-ps-dhe-koalicioni-marrin-68-mandate-pd-dhe-koalicioni-68-dhe-pjesen-tjeter-e ). Sipas Ballës, Ilir Meta është i prirur drejt një koalicioni me PD-në sepse:

1. Meta mendon se e bën mirë punën e kryeministrit; ai është i prirur për të qenë numri një. Dhe këtë mund t’ia japë vetëm Berisha, i cili, nëse fiton mandatin e 3-të, mund të mos joshet më nga posti i kryeministrit, pasi do të dojë ta mbyllë karrierën në Presidencë.
2. Rama është në garë për kryeministër, dhe këtë post s’mund t’ia japë Ilir Metës.
3. Meta e sheh Ramën si një vartës të dikurshëm dhe e ka psikologjikisht të pamundur të bëhet nesër vartës i tij.

Në këtë skenar të Ballës, është i trupëzuar presupozimi se Meta është i preokupuar kryesisht për rolin që do të luajë në skenën politike shqiptare në moshën 45 vjeç dhe jo kur të jetë 55 vjeç. Në qoftë se e para është e vërtetë, skenari i Ballës edhe mund të materializohet – Berisha mund t’ia dhurojë Metës rolin e “Gjinos” pas dy vjetësh… (Presidenti Nishani mund të japë dorëheqjen për arsye shëndetsore dhe vendin e tij ta zërë Berisha).

Parë nga ky këndvështrim, qarkullimi i idesë së një koalicioni paraelektoral LSI-PDIU mund të jetë thjesht një blof i Metës ndaj Berishës, për të shtuar trysninë ndaj tij për sigurimin e postit të kryeministrit pas dy vjetësh (Më gjerësisht për këtë blof hipotetik të Metës: http://www.respublica.al/opinion/2012/11/12/bast-apo-blof-i-ilir-metes ).

Por problemi është se “Gjinoja” Gjino mbetet. Një kryeministër që rri në post falë votave të një mazhorance që nuk e kontrollon, nuk mund të ketë jetëgjatësi në të. Siç theksova në fillim të këtyre rreshtave, Majkua dhe vetë Meta e kanë provuar këtë skenar në të shkuarën. “Plaku Mere” i mazhoranës së atëhershme parlamentare i shkarkoi që të dy kur ia deshën llogaritë e veta… (Plaku Mere është ai personazhi i filmit “Njeriu me Top”, i cili kishte një autoritet të padiskutueshëm në familjen e tij)

Por a ka shans Ilir Meta të jetë një ditë në rolin e një “Plaku Mere”? Në skenarin e Ballës, një farë shpresëze hipotetike që Ilir Meta të bëhet udhëheqësi i një mazhorance parlamentare në të ardhmen do të krijohej nga një rikthim i tij eventual tek partia mëmë. Por problemi është se kete mund ta beje vetëm pasi t’i ketë shërbyer Berishës si mëkëmbës në qeveri për disa vite. Dhe atëherë mund të jetë shumë, shumë vonë për të. Kjo sepse, së pari, në qoftë se Meta e ndihmon Berishën të marrë një mandat të tretë në 2013-ën, Partia Socialiste mund të ndahet në disa copa. Ose, më keq akoma për Metën, ajo mund të mos e pranojë atë as si anëtar të thjeshtë, pas ndihmës së florinjtë dhënë Berishës…

Një skenar i ndryshëm nga i Ballës është:

1. Futje më vete në zgjedhje e koalicionit LSI-PDIU;
2. Bashkim i votave me PS-në në Kuvend pas zgjedhjeve, për krijimin e qeverisë (Rama dhe elektorati i tij do të gëlltisnin çdo mëkat të shkuar të Metës, vetëm për të rrëzuar “gogolin” Berisha);
3. Në një periudhë disa-vjeçare, shkrirje graduale e LSI-së me PS-në.

Në këtë skenar, dikur-dikur, kur Edi Rama të tërhiqet ose të dalë nga skena politike, Meta mund të shpresojë të bëhet “Plaku Mere” i mazhorancës së majtë. Kuptohet, në qoftë se ai e synon këtë rol.  Sepse Meta mund të jetë i kënaqur thjesht edhe me rolin e “Gjinos”…

Comments

Submitted by Albi (not verified) on

O Edo, te ngeli pena te Ilir Meta. Une e kuptoj qe eshte i rendesishem ne zgjedhjet e ardhshme po po e beni qendren e politikes.

Nga ana tjeter ne PS ka dal Sadri Abazi e thote "i marrshin te keqen Rucit e Rames" si  te jemi ne kooperativat e viteve 80. Me ose pa Iliri Meten, mire eshte te merresh njehere me familjen tende politike para se te fillosh te mendosh ca bejne te tjeres.

Ose mbase e kam gabim, mbase ti e kupton mire qe me Sadrira e Tahira, Shalsra e Velaj qe i lepijne ...... Rames tere diten PS-ja vet aty te elektorati i saj tradicional do jete. Prandaj te ka zene halli madh se ca ben Meta. Po ai Mete per te cilen nxorret popullin ne shesh ne 21 janar.

Submitted by astrit (not verified) on

Habitese se cfare gjurme kane lene filmat e Kinostudios Shqiperia e Re ne formimin intelektual te bashkekombasve tane.

Dikur (me se shumti ne vitet 30-40 te shekullit te shkuar) elita e komentatoreve dhe gazetarise shqiptare citonte personazhe te Goethe-s apo Shekspeare.

Submitted by respublica (not verified) on

Gjino eshte personazh i Cajupit, jo i kinostudios shqiperia e re... por sic duket komentuesi e njeh gjinon vetem nga kjo kinostudio...

Submitted by astrit (not verified) on

Komentuesi mbase e kishte fjalen per Plakun Mere... qe respublica nuk do te me gjeje dot ne gabim duke ma kthyer se ai eshte personazh i Agollit dhe jo i "flmit Njeriu me Top"...

Komentuesi ne fjale i ben mire detyrat e shtepise dhe nuk eshte kollaj te kapet ne gabime te tilla te vogla; jam kurioz te shikoj a do te perdore Respublica pushtetet e koheve te fundit apo do te jape te paprekur kete komentin tim te parendesishem...

Submitted by Lex Rex (not verified) on

Gjino eshte personazh i komedise ''14 vjec dhenderr'' te Cajupit, e cila eshte pershtatur ne filmin ''Perralle nga e kaluara'' te Kinostudios Shqiperia e Re. Po ashtu, Plaku Mere eshte personazh i romanit te Dritero Agollit ''Njeriu me Top'' dhe njekohesisht i filmit homonim te Kinostudios Shqiperia e Re. Pra, shkrimi i Zaloshnjes referencat i ka kryesisht nga personazhet e Kinostudios Shqiperia e Re te cilet nuk kane skenar origjinal. Keto referenca dhe vete shkrimi jane te nje niveli medioker, pavaresisht ne se i pelqen kjo Respublikes apo jo.

Submitted by anti-snobi (not verified) on

Mos na hapni barkun me gazetarine e viteve 30-40 -- kush citonte personazhe te Goethe-s apo Shekspeare-it ishte thjesht ndonje snob qe u shiste mend 5 vetave qe i kishin degjuar keta autore -- 95% e popullsise ishte analfabete. Sot shumica dine te lexoje, por prape Goethe-n apo Shekspeare-in shume pak e kane lexuar. Jam gati te ve bast se mbi 95% e lexuesve te kesaj faqeje i kane degjuar Macbeth-in apo Hamlet-in vetem nga ndonje film qe kane pare. Ndersa per  Mephistopheles apo Faust nuk behet fjale...

Submitted by astrit (not verified) on

Une ve re kontrastin: kur 90% e popullesise ishin analfabete snobet si Konica apo Noli citonin Shekspeare. Tashti qe 90% dine te lexojne, gazetare, madje edhe njerez qe une pergjithesisht i respektoj (si ne rastin e Zaloshnjes qe substancen e ka te mire) marrin shembuj nga filmat.

Cfare perparimi...!

Submitted by RP (not verified) on

Lemsh i madh.Gjinua eshte anatemuar nga Saliu,biles ky s'e ka perdorur ndaj Metes por ndaj Majkos.Gjinua eshte ai dhendrri 14 vjeç i Çajupit,qe u martua per zakon,pa arritur pjekurine e nevojshme burrerore(s'po them sexuale,qe te mos irritohen"Gjinot).Plaku Mere qe personazhi i Driteroit,qe ne fund u be qesharak,se nuk po e pyesnin niperit,qe u bashkuan me partizanet,gje qe akoma s'po ndodh me Saliun,te cilin Edi Rama e ka anatemuar si Plaku Mere.Pse nuk me besohet se mund te ngjase kjo mbleseria e Metes me Saliun si komedia e kryqezuar e Çajupit me romanin e Driteroit?Sepse Saliu"gioca sporco",luan me pisllek.Besoj se e ka Meten ne dore,me materiale komprometuese.Pra,ketu hamendjet lozin pak rol.Ketu luhet me pengun.Ka sens qe Meta do humbe ose fitoje bashke me Saliun,jane te dy ne nje karro tashme,hipotezat e tjera jane sa per kronike.

Submitted by f d (not verified) on

Autori ne skenaret e tij thote:

" Futje me vete ne zgjedhje e koalicionit LSI-PDIU ;"

Ja e firmosen Meta e Idrizi koalicionin lart, po ata qe do 'mbushin' kutite  jane dakort ?! Camet pergjithesisht jane te djathte dhe eshte shume e veshtire t'i japin vota LSI-se vetem per disa fjale te thena grekeve nga ministri jashtem per ceshtjen e pronave; madje dhe Idrizi e ka te veshtire te rrethoje 'vathen' came. Ndersa Meta si capken i parase, do te dije te 'investoje' ne elektorat, por ka rrezik te mos kap kuotat e meparshme.

Sa per 'Gjinon' : Gjino gjithe jeten Gjino do te mbetet dhe pushteti do mbetet 'me barre' nga fara e Mereve, ndaj dhe mbeten derisa te merziten ne pushtet, mbajne dhe rreth vetes vetem ata qe i kane emrat ne 'bllok', te cilet u bejne temenara deri ne qelize...O sa qef !

Megjithate, skenar jane, dhe nuk eshte e thene qe producentet ti hedhin ne 'prodhim'...

Submitted by f d (not verified) on

Harrova te pyesja me lart: ' Big Brather  cfare mendimi ka ? Edhe ai ndikon goxha !'

Submitted by klodi (not verified) on

Nuk ka nevoje ta  vrasim mendjen shume per strategjine politike te Metes, pasi ai e shprehu qarte ne kongresin e LSI qe u be para pak javesh; PUNESIM.. PUNESIM...PUNESIM... tha ai. Ne Tirane nje vend pune ne shendetsi ka shkuar ne tregun e burses se LSI 10 mije euro (nuk eshte ekzagjerim). Ndryshe nga ju, Meta nuk frymezohet nga personazhet e Cajupit. Besoj se frymezimi i tij eshte Pablo Eskobar, bosi i kokaines kolumbiane, qe u be aq i pasur saqe u be me i fuqishem se vete shteti Kolumbian. Dhe e bukura qendron ne ate se Meta eshte edhe shteti.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.