Arkiv-Opinion
Shteti që nuk i pëlqen kryeministrit
Në serinë e shumë shashkave që hedh çdo ditë për të harruar problemet reale të vendit, Kryeministri Sali Berisha iu drejtua gazetarëve pak ditë më parë, për të thënë se nuk i pëlqen kronika e zezë. Sipas arsyetimit të tij, media botërore nuk merret me kronikë të zezë dhe se kjo që bën shtypi shqiptar është “një sëmundje”.
Asimetria e informacionit
Suedi, vetëvritet roja e kryeministrit, ky është titulli i një lajmi që gjendet këto ditë në gazetat shqiptare. E lexon dhe me vete do të dish se cili qenka bërë merak për të (flas për peshën e lajmit në jerarqinë e informacionit, jo për atë fatkeqin). Po edhe kjo do të qe fort e thjeshtë sikur të tilla gjëra të çuditshme, që u ngjajnë atyre kabineteve të kurioziteteve në Mesjetë, të mos ishin bërë një fenomen shoqëror.
Shqipëria, një demokraci pa demokratë…
Fjala demokraci përdoret aq shpesh në zhargonin e përditshëm të politikanëve apo mediave sa rrezikon të humbë kuptimin e vërtetë të saj. Në publik përcillet mesazhi që mjafton të bësh një palë zgjedhje (me apo pa standarte, nuk ka shumë rëndësi), të kesh institucione formale demokratike, një kushtetetutë të shkruar bukur e që të përmbaje standarde te njohura nga vendet Perëndimore dhe sistemi që të qeveris mund të kualifikohet si një demokraci. Fatkeqësisht, nuk është kështu.
Fitorja në zgjedhje është përgjegjësi, humbja nuk është fundi i botës
Pardje në mëngjes, me t’u zgjuar, pashë se në celular më kishte mbërritur një sms nga një mik që ishte ngritur para meje, e që më jepte lajmin se Barack Obama kish fituar dhe më ftonte të ndiqja fjalimin e tij pas fitores. “Fjalim i shkëlqyer”, thoshte miku im në atë sms. Dhe unë atë bëra. Hapa televizorin te CNN-i, e po ndiqja raportimet e komentet e gazetarëve amerikanë në pritje të momentit, kur do të jepeshin copëza nga fjalimi i Presidentit të saporizgjedhur (CNN-i e bënte shpesh atë mëngjes me synimin për të përmbushur interesin e atyre që, si puna ime, sapo ishin vënë para ekranit).
Fiktiviteti i problematikës së arsimit
Nëse ndjek deklaratat dhe angazhimet e qeverisë dhe të opozitës për arsimin , në pamje të parë të krijohet përshtypja se ka një moskuptim ose keqkuptim të problematikës. Por, nëse analizon stilin dhe logjikën e tyre, kupton diçka akoma më të rëndë: në të dy krahët qëllimi nuk është dhe aq zgjidhja e problemeve, sesa krijimi i një imazhi të caktuar mbi problemet. Kjo shpjegon edhe cektësinë e premtimeve dhe eklipsimin e problemeve të vërteta, ose edhe paraqitjen e premtimeve përtej së mundshmes dhe madje edhe përtej së nevojshmes.
Shteti dështoi? Një metodë ‘alternative’ për Lazaratin
Nëse do të kishim një hartë me ngjyra të Shqipërisë, kafja dhe grija do mbulonin pjesën kryesore. E kaltra do të ishte e lyer me njolla të zeza, dhe do të kishim dhe plot njolla të kuqe, duke gjykuar nga numri i aksidenteve, vrasjeve e vetëvrasjeve. Por, nuk do të mungonte një pikë e gjelbër: Lazarati, zona më bio e Shqipërisë moderne. Që shteti e ka humbur betejën me Lazaratin, kjo nuk do shumë për t’u kuptuar. Çdo turist i ngeshëm mund të hyjë lirisht e të tymosë bio pa asnjë problem në parcelat e gjelbra të Lazaratit, aty ku shteti nuk hyn dot.
Obama dhe Gandi
Tre-katër ditë para zgjedhjeve, ndërsa Romni vazhdonte fjalimet e tij propagandistike kudo në Amerikë për fushatën zgjedhore, Obama e la fushatën e tij, për t’iu gjendur pranë viktimave të shumtë të stuhisë së tmerrshme Sandy. Televizionet amerikane e ndoqën Obamën në misionin e tij humanist dhe tregonin se si ai, së bashku me Guvernatorin e shtetit të Nju Xhersit, Kris Kristi, shkuan dhe vizituan zonat më të goditura nga ajo stuhi. Guvernatori, ndonëse republikan dhe armik politik i Obamës, e vlerësoi lartë veprimin e Obamës.
A është e djathtë Partia Demokratike?
Partitë politike të djathta zakonisht punojnë në bazë të një ideologjie e cila pranon si të mirëqenë pabarazinë shoqërore, dhe synon të mbrojë në politikë të drejtat e një grupi të veçantë për të kontrolluar shtetin dhe burimet e tij. Tregu i lirë, legjitimimi i hierarkisë (oligarkisë), mbështetja në identitetin kulturor-fetar dhe përpjekja sistematike për të vënë shtetin dhe shoqërinë në shërbim të këtij grupi sundues, që është një pakicë e dallueshme janë gjithashtu karakteristika të së djathtës tradicionale dhe të qendrës. Por PD nuk ka një karakter të djathtë.
Një veprim i pamatur i Bashkisë së Vlorës
Si ka mundësi të shpallet “Qytetar Nderi” i Vlorës njeriu që në ’97-n i quajti vlonjatët “popull pa zot e pa flamur”?!
Gjenialiteti i zi i Sali Berishës
Lenini u shqua për gjenialitetin e zi me të cilin u jepte kuptimin që donte fjalëve dhe shprehjeve që përdorte në funksion të qëllimit politik. Parlamentin që nuk e kontrollonte dot e quante “demokraci borgjeze”, kurse sovjetin që e kishte në dorë, e quante “demokraci proletare” – shkruan Pol Xhonson në “Kohët Moderne”.