Arkiv-Opinion
E kuqe pa turp
La torta dolce, 28 Nëntor 2012
Mbresëlënëse ishte pamja e një gruaje që me një dorë kish mbuluar fytyrën dhe me dorën tjetër mbushte gojën me tortë. Goja është organi nga ku trupi mbushet me ushqim, fytyra është pjesa e trupit që përfaqëson personalitetin dhe dinjitetin e njeriut: në këtë 100 vjetor, një gojë e shqyer dhe një fytyrë e mbuluar nga turpi është imazhi më goditës i Shqipërisë.
La nave dolce, 8 Gusht 1991
Kush e vodhi Isa Boletinin?
Pyeta një nxënës 12-vjeçar nëse ka dëgjuar ndonjëherë për Ismail-Qemal bej Vlorën, m;u përgjigj se ka dëgjuar për Ismail Qemalin, por jo për Ismail-Qemal bej Vlorën. Mirë, i thashë, kush ishte pra Ismail Qemali. Ai që e ka ngritë flamurin, m’u përgjigj. Po për Isa Boletinin a ke dëgjuar ndonjëherë? Po – tha, ai që e ka puthë flamurin. Po përse Isa Boletini nuk e ka ngritur flamurin, dhe pse Ismail Qemali nuk e ka puthur flamurin- e pyeta. Ku e di unë, kështu na kanë thënë në shkollë- u përgjigj.
Miti në shërbim të Enver Hoxhës
Kush i fitoi betejat politike në kremtimin e festave të nëntorit? Një parti e madhe e dy të vogla
Përtej vellos së kremtimit të festave të nëntorit, ishte e lehtë të dallohej beteja politike mes PS-së dhe PD-së; velloja ishte pothuaj e tejdukshme. Beteja politike në distancë mes këtyre dy partive lidhej me trashëgiminë e lënë nga Ahmet Zogu dhe Enver Hoxha. I pari i festonte jubiletë e Pavarsisë së Shqipërisë me madhështi në Tiranë dhe i dyti, si kundërvënie ndaj të parit, i festonte, po me madhështi, në Vlorë. Dhe PD-ja, megjithëse ishte e pranishme në pjesën protokollare të kremtimeve në Vlorës, i dha shumë më tepër rëndësi atyre në Tiranë.
Si dështoi një intervistë me Sali Berishën (15 vjet që nuk e has këtë sjellje)
Ne kishim planifikuar që t’i kishim që të dy, Sali Berishën dhe Edi Ramën, me nga një “Rubikon” gjatë programit special të KTV-së në 100-vjetorin e pavarësisë, por ajo me kryeministrin e Shqipërisë nuk u realizua kurrë
Isha dakorduar më shumë se një muaj më parë me zëdhënësen e kryeministrisë, Erla Mëhilli, që të na caktonte një intervistë me kryeministrin Berisha dhe ajo, duke më falënderuar për respektin që po ia bënim duke i dhënë hapësirë në një jubile kaq të rëndësishëm, tha se do ta caktojë një datë shumë shpejtë.
Ata folën dhe unë dëgjova. Me ëndje
‘Dhurata’ ime për 100-vjetorin e shtetit shqiptar ishte një ide nga ato që, nëse beson në Zot, të duken si të dërguara prej dorës së tij. Nuk ishte ideja ime. Unë vetëm e mundësova me përulësinë e moderatores së një platforme televizive që është e hapur, e paanshme, profesionale me të gjithë dhe për të gjithë.
Harboni, harboni, horra! Por festa është e të gjithëve
Në rrjetet sociale po qarkullon një video, ku duken dy policë që keqtrajtojnë e rrahin një djalë të ri që duket se është rreth 15-16 vjeç. Njëri prej policëve është më i zellshmi. Pasi e vë në pranga adoleshentin, ai e shtyn të ecë përpara dhe e qëllon nga pas me pëllëmbë e me grushte. Shkaku? Ai djalë është kapur me një flamur në dorë që, siç kuptohet, duhet ta ketë hequr nga ndonjë shtyllë.
Nëntor i ftohtë mes dehjes së turmave
Teksa dalldia e festimeve të njëqindvjetorit të pavarësisë i ka dehur të gjithë në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mal të zi e kudo ku ka shqiptarë, zëra të kthjellët dëgjohen më rrallë se kurrë, të mbytur nga kore brohoritjesh emocionale të një tifozerie masive që ka pushtuar çdo cep të hapësirës publike.
Qingji që Ibrahimi therri si kurban për Ismailin dhe Amadinexhad-Berisha
Qysh prej fëminisë, kam qenë i fiksuar ndaj numrave – pjesërisht më pak, ndaj fjalëve. Ky ‘mallkim’ më ka ndjekur pothuaj pa ndërprerje edhe gjatë viteve që kam hedhur ca gurë në pellgun e mediave shqiptare (të më falin këto të fundit për metaforën).
Fytyra e Pistë e Pavarësisë
Vendi ku gjej emocionin më të madh atdhetar së fundmi janë lokalet me muzikë live (pub-e a club-e, rrallë janë të identifikueshme qartë se ç’“zhanri” i përkasin). Njerëz të djersitur nga avujt e alkolit dhe të tollovisë bërtasin me zërat e ngjirur “xhamadanin vija-vija”. Në momentin e duhur, kur eksitimi ka arritur në tavan, del edhe një flamur i madh që tundet. Brohorima e xhamadan, aq sa të tërë i kap një përlotje patriotike.