Ata folën dhe unë dëgjova. Me ëndje

‘Dhurata’ ime për 100-vjetorin e shtetit shqiptar ishte një ide nga ato që, nëse beson në Zot, të duken si të dërguara prej dorës së tij. Nuk ishte ideja ime. Unë vetëm e mundësova me përulësinë e moderatores së një platforme televizive që është e hapur, e paanshme, profesionale me të gjithë dhe për të gjithë.
Në studio bujtën tre ambasadorë amerikanë që kanë lënë gjurmë të padiskutueshme në Shqipëri, nga i pari William Ryerson, që u rikthye në Shqipëri pas 18 vitesh; te John Withers, i larguar vetëm dy vite më parë; dhe ambasadori aktual Alexandër Arvizu, po aq miqësor dhe i dashur me shqiptarët. Nuk ka ndodhur kurrë më parë në një media shqiptare që tre ambasadorë të jenë në të njëjtën studio, në të njëjtin moment, përballë një gazetareje të vetme. Ndodhi dhe ishte bukur. Unike. Emocionuese.
Ndodhën shumë gjëra në më shumë se dy orë bisedë. U thanë mesazhe e kritike që me gjasë i kemi dëgjuar edhe më parë. Por u thanë në një moment historik për Shqipërinë në një intervistë po kaq solemne sa edhe vetë jubileu i pavarësisë. Aty ku munguan fjalët, erdhën lotët, si ato të ambasadorit Ryerson. Njeriu që ndoqi nga afër dhe ndihmoi në rënien e komunizmit e kishte vështirë të kontrollonte emocionet e një Shqipërie anëtare e NATO-s. Ky ishte emocioni i Ryerson-it. Për mua ishte edhe më shumë mbresëlënëse gjuha e tij shqipe, që e ka ruajtur në këto dy dekada me fanatizëm, duke lexuar gazetën ‘Illyria’ dy herë në javë në ShBA.
Me humorin e pamungueshëm dhe kritikat e mprehta John Withers më bëri të ndihem në faj kur më tha në fund të bisedës se pyetjet për të ishin dhe më të vështirat. Jo sepse ishte e vërtetë, por sepse ai u përgjigj për momente më tragjike të këtij vendi, nga Gërdeci te ngërçi politik i pas zgjedhjeve të 2009-ës. Kur ngjarjet janë të vështira edhe pyetjet duken të tilla, por përgjegjësi për këtë mbajnë protagonistët që i bëjnë ngjarjet e jo gazetarët, të cilët kanë për detyrë vetëm të pyesin.
Ambasadori Arvizu ishte i vetmi në atë panel të pazakontë që foli në emër të shtetit amerikan dhe të qëndrimit zyrtar të Washingtonit, për dallim nga pozitat prej qytetari amerikan të dy kolegëve të tij. Foli pa doreza dhe me ngrohtësinë e dashamirësinë e një miku që e di se ku na pikon çatia dhe na fton t’i mbulojmë vrimat tani, përpara se të fillojë përmbytja. Foli për pavarësinë e institucioneve, për rrezikun e kontrollit të pushtetit nga një dorë e vetme, për check dhe balance, për germë dhe frymë të Kushtetutës, për ndëshkueshmëri dhe arrestime të të kurruptuarve. Foli siç duhet të flasë çdo shqiptar që e do këtë vend, megjithë të mirat dhe të këqijat e tij. Madje, foli më shumë se një shqiptar. Foli si një mik që na ka premtuar mbështetje të pakushtëzuar edhe për 100 vitet e ardhshme edhe pse shpesh herë kemi abuzuar me mbështetjen e dhënë në këta 100 vjet që po përcjellim në mënyrë kaotike.
Ata folën dhe unë dëgjova. Me ëndje. Nuk e di kur do kem përsëri fatin t’u dhuroj shikuesve të emisionit tim një bashkëbisedim aq të sinqertë dhe të vërtetë sa ai që pata me tre ambasadorët amerikanë. Do t’ju ftoja të bëheshim të gjithë më pak cinikë me veten dhe sidomos me ata pak miq që na duan për këta që jemi. Dhe nëse nuk na pëlqejnë ato që na thonë, ashtu buzërrudhur mund t’i dëgjojmë e t’i respektojmë. Herët a vonë do ta kuptojmë se interesi i tyre për të na dëmtuar është inekzistent. Interesi ynë për ta shkatërruar Shqipërinë është thuajse gjenetik dhe ka bërë kërdinë këta 100 vjetët e parë. Përgjegjësia jonë është t’i identifikojmë shkatërrimtarët dhe, siç thanë ambasadorët, t’i ndëshkojmë elitat kur na ndotin ajrin dhe jetën me votë. Prandaj, ajo duhet të jetë e shenjtë dhe do të konsiderohet si e tillë edhe nga ndërkombëtarët më 2013.
MAPO
Comments
E moj Ilva! kam simpati

E moj Ilva! kam simpati per punen tende dhe mendoj se je e vetmja (gazetare femer) per te cilen mendoj qe di ta beje kete pune dhe eshte ne vendin e duhur...POR mendoj gjithashtu, se karakteristike dalluese e te gjithe juve qe beni tv eshte se e shisni veten me shume nga cfare jeni dhe mund te jeni. Kjo vetem sa ju ul ato kredite qe i fitoni ne fakt me pune dhe ambicje. Pikerisht ambicja e madhe, besimi i madh ne vete dhe aty ketu ndonje kompleks formimi behet shkas qe te mos ju marrim shpesh seriozisht. Programi me tri ambasadoret ne studio nuk do te perbente lajm ne asnje vend te botes. Duke njohur retoriken e diplomateve ne pergjithesi - askush nuk i fton apo i konisderon interasante. Ata shume ralle prodhojne lajm. Anyway... prania e tyre ne studio ishte simpatike dhe ti moderove mjaft mire. por kaq. Leri shkrimet post ngjarje se - me beso - nuk na thone asgje.

Mund te me thote dikush si te

Mund te me thote dikush si te shoh emisionin 'KUSH VJEN PAI

INA RAMES"?

1 nate para 28 nentorit, dhe

1 nate para 28 nentorit, dhe gazetarja nuk ben emision historik per pavarsine por therret 3 pensioniste te pavlere te flasin brockulla. Servilizem i pa cipe, i pa moralshem. Gazetare servile dhe te paaafte.

po si ore te mos thote gje

po si ore te mos thote gje Ilva? Po Lul Basha e nxjerr lajmin tre ore perpara kur do te pije kafe me Arvizu-ne! Kjo eshte Shqiperia jone 100 vjecare! Gallata eshte qe Ilva na e shkruan edhe si artikull. Ka merak mos nuk kemi pra programin. O Ilva po te kishe pas ftuar edhe Mariza Lino me siguri qe do ta kisha ndjekur :)

Pershendetje Ilda. Nuk e kam

Pershendetje Ilda. Nuk e kam ndjekur programin se tani nuk kam me nerva t'i ndjek politikanet apo ambasadoret. Ne fund te fundit, kush me shume e kush me pak, i bien te gjithe fyellit ne te njeten vrime. Mgjt, desha thjesht t'Ju pershendes perzemersisht dhe t'Ju uroj per punen tuaj qe e kryeni me seriozitet.

Jam i nje mendimi me Anonimin

Jam i nje mendimi me Anonimin dhe doja te shtoja, se ajo eshte nje person qe ne ate qe ben dhe si e ben te krijon vetem neveritje pasi cdo veprim dhe fjale e saj (DELETED) vetem dhimbje barku por fatkeqsisht normalitet ne kohen e sotme te mesjetes shqiptare ku njeriu i gjen me shumice ne televizionet mafioze shqiptare te klases me primitive qe ka njohur njerzimi ne historine e saj. Shkoni ne afrike dhe gjeni gazetare shume here me te pergatitur se llumi qe sot del neper tv duke na u prezantuar si moderatore por qe harrojne qe i perkasin kohes se anarshise dhe kaosit te tipit kush vjen i pari tek torta mund te mbushe dhe legenin qe ka me vete. Na mbyti injoranca!

Ne gjykimin tim jo
Ne gjykimin tim jo profesional,por si nje ndjekes i rregullt i opinioneve ne ekran kame vene re se Ju znj.Tare kur u rikthyet nga ëmigrimi'ju desh disa kohe deri sa te uleshit shtruar ne terrenin gazetaresk te vendit qe te rriti,dhe shume shpejt u ngritet ne nivelin Tuaj,aty ku ju takon se e keni arritur me shume mund ate stad.Çdo njeri e ka per detyre qytetare te beje dicka per atdheun e tij,e Ju i dhate ardheut nje buqete shume te kendeshme ne momentin e duhur ne kohen e duhur,shume vite me pas njerez te urte do ta vleresojne me shume ate qe ju bete ndermjet atyre burrave te urte te nje vendi mik te math

faleminderit Ilva TARE

Add new comment