Arkiv-Opinion
Një intervistë jo vetëm zhgënjyese
Mbrëmë në Zërin e Amerikës prokurori i ri Adriatik Llalla dha intervistën e parë pas marrjes së detyrës. Gazetari ka kërkuar nga Prokurori i ri (në mënyrë të përsëritur) përgjigje të lidhura me pritshmëritë e qytetarëve për ndëshkimin e krimit në nivelet e larta të politikës.
"Qytetarët kanë një perceptim shumë negativ për cilësinë e punës në sistemin e drejtësisë, gjykatësit, prokurorët, avokatët. Kryesisht ky perceptim vjen prej faktit se nuk dënohen zyrtarë të lartë" - thotë fillimisht gazetari i VOA.
Berisha ka frikë nga Aldo Bumçi
Diktatorët tregojnë shenja sinqeriteti kur flasin për puçe kundër tyre. Ndjesia infantile e omnipotencës korrespondon dukshëm dhe me friken konstante të fëmijëve-bebe nga një braktisje e mundshme. Hoxha dhe Berisha në këtë pikë e shohin botën nga këndvështrimi i një të porsalinduri, me instinkte të mprehura në maksimum.
Rreth Seksit dhe Stupcit
Ishujt e mendjes racionale dhe mbrojtësit e sekularizmit kushtetues duhet te bashkëpunojnë në një arkipelag të rezistencës kundër ekstremizmit, pavarësisht bindjeve partiake, mospajtimeve politike apo divergjencave tjera që mund t'i kemi
Shtet bejlerësh dhe një kryeprokuror i dyshimtë
Është shumë e vështirë ta përcaktosh sistemin e qeverisjes në të cilin ne jetojmë, por më e vështirë, gati e pamundur, është që të gjesh se çfarë marrëdhëniesh kemi ndërtuar me njëri-tjetrin. Një model politik, para së gjithash, shfaqet edhe te lloji i marrëdhënieve shoqërore që ai sistem imponon. Ndërkaq, nëse i sheh me këtë sy marrëdhëniet që kanë ndërtuar shqiptarët me njëri-tjetrin në rrymë të viteve në këta 100 vjet shtet më vete, do të vëresh se bërthama që morëm nga Perandoria Otomane vijon të ndihet edhe sot.
Një lokomotivë staliniste për trenin europian?!
Në diskutimet e këtyre ditëve, krahas temave për njëqindvjetorin e shtetit shqiptar, vend gjithmonë e më të madh kanë zënë krahasimet paralele apo kundërvënëse të disa figurave që në masë të madhe kanë ndikuar zhvillimet, rrjedhat, kthesat historike te ne.
Zgjedhjet janë një problem i yni; thjesht i yni
I fundit që ma bëri atë pyetjen e kotë e të pakuptimtë që dëgjohet të bëhet shpesh këtejpari, ishte dje paradite: Është e vërtetë që të huajt ia kanë hequr vizën Berishës dhe e kanë vendosur që t’mos e lënë më në pushtet? U është mbushur mendja shumë shqiptarëve që fatin e zgjedhjeve e përcaktojnë diplomatët e huaj, ambasadorët, shefat e tyre në vendet ku drejtojnë, dhe në këtë kuptim, zgjedhjet këtejpari nuk janë gjë tjetër, veçse një komedi, një lodër, apo me fjalë më konkrete, një mënyrë për të certifikuar vendimin që tanimë është marrë diku gjetkë.
Genc Pollo, 99-a totalitare dhe hienat përmbi 14
Fotografi, nga greqishtja, do të thotë të shkruash me dritë. Të fotografosh është një përpjekje për të hedhur dritë mbi, ose dritë në, një moment, ngjarje ose fenomen. Censusi i fundit për shembull mund të konsiderohet njëfarë fotografimi i gjendjes dhe statusit demografik të Republikës së Shqipërisë. Censusi ‘ka shkruar’ mbi këtë peizazh, por jo ‘me dritë’: duket se errësira dhe konfuzioni janë shtuar. Numrat e fotografuar nga censusi kanë qenë bizarë deri diku, por edhe më të tillë i kanë bërë interpretimet.
Zullutë dhe ne
Pyetja më e shpeshtë që shtrohet në opinionin kosovar dhe atë shqiptar është përse i kemi politikanët të këqij, injorantë, sinonim të pandershmërisë, të gënjeshtarëve, hajdutëve, mashtruesve etj. Në vende normale në botë, ata që udhëheqin shtetin janë njerëzit më të besuar, vizionarë, sinonim të ndershmërisë, besueshmërisë, etj.
A ka një identitet kosovar dhe një identitet shqiptar?!
Këtë 100-vjetor, përveç debateve për rishikimin e historisë, figurave historike, u hap dhe një lloj debati lidhur me identitetin Kosovar dhe Shqiptar. A ka një identitet Kosovar dhe një identitet Shqiptar? A është pavarësia e Kosovës momenti i ngjizjes së identitetit Kosovar? Një debat i tillë, jo rastësisht u mediatizua këto ditë, kur shqiptarët festuan ditën më shënjuese të identitetit të tyre, 100-vjetorin e Pavarësisë, ditë ku gravitacioni i identitetit kombëtar është më tërheqës se kurrë.
Sondazhi i Kult-it: Nëse zgjedhjet zhvillohen sot dhe NUK MANIPULOHEN…
Fondacioni Kult, me qendër në Tetovë, prezantoi të shtunën në Tiranë rezultatet e një sondazhi të opinionit publik në Republikën e Shqipërisë, në lidhje me pikëpamjet e popullsisë në moshë madhore rreth bashkimit kombëtar dhe përkrahjen e elektoratit për partitë e ndryshme politike të vendit.