Arkiv-Opinion
Detajet e platformës serbe
Platforma politike e Serbisë për Kosovën është një dokument, i cili nuk duhet nënvlerësuar. Ai vjen nga diplomacia e një vendi që nuk është shquar në veprime pa vlerë. Kush njeh historinë e kombit serb, kupton se ajo nuk është një histori e thjeshtë, por e ndërtuar me kultin e kundërshtarit dhe viktimës serbe.
Paradoksi i fundvitit - çmimet ngrihen, blerjet e konsumatorëve s’bien...
Shumë shqiptarë, për rritjen e çmimeve gjatë fundvitit, ua veshin fajin vetëm atyre që, në të folurën e përditshme, njihen me emrin monopole në tregjet e shumicës. Ndërsa disa ekonomistë e artikulojnë më teknikisht këtë akuzë, duke arsyetuar se në tregun me shumicë të produkteve që shiten në Shqipëri ekzistojnë duopole, oligopole ose kartele, të cilët janë të aftë të kontrollojnë tregun sipas interesave të tyre.
Britmat e nacionalistit, oferta e pushtetit
Në gjithë këtë situatë, ku qeveria fatkeqësisht për shqiptarët nuk ka mundësi të thotë asgjë për ekonominë, nuk ka mundësi të thotë asgjë për shërbimet, nuk ka mundësi të thotë asgjë për të nesërmen pasi praktikisht është në ethet e një shteti që jeton si në faliment s’ka sesi të mos kërcasin shkëndijat e një nacionalizmi primitiv, tërësisht të dalë boje dhe tërësisht kërcënues për imazhin dhe për forcën e Shqipërisë në Ballkan.
FRD-ja dhe ish të burgosurit politikë
Ish të burgosurt politikë u rikthyen sot në vendin ku para 3 muajsh zhvilluan grevën e urisë, këtë radhë në nderim të Lirak Bejkos dhe Shpëtim Karamuçes, ky i fundit i ndarë nga jeta një javë më parë pas një sëmundjeje të rëndë. Në homazhet e sotme, por edhe në homazhet e para një jave për të ndjerin Karamuça, morën pjesë edhe përfaqësues të FRD-së, partisë së re të krijuar kohëtë e fundit, për të përfaqësuar të djathtët që nuk e ndjejnë veten të përfaqësuar në PD.
NUMËRIM ME GISHTA
Botimi i rezultateve kryesore të Censusit të Popullsisë dhe të Banesave në Shqipëri për vitin 2011, të realizuar nga INSTAT-i, u shoqërua me polemika të mëdha.
Veçanërisht u kontestuan të dhënat për përbërjen fetare të popullsisë dhe për pakicat.
Kozmikomiket: “Fundi i botës dhe fundi i Tiranës”
Njeriu ka nevojë të marrë herë pas here një dozë frike, si punë vaksine, ndaj zhanri horror është nga më të vjetrit, më mbijetuesit, e më të suksesëshmit. Spekulimi me fundin e botës, luajti të njëjtin rol. Kishim nevojë të merrnim një dozë frike dhe imagjinate, “po sikur bota jonë të marrë fund?”.
Përtej ekzotikës së profecisë majane, po të lexosh ca raporte organizmash ndërkombëtare e studime të pavarura, mund të kuptosh që fundi i botës nuk duhet të jetë aq larg. Të paktën, fundi i botës njerëzore.
Fundi i botës sonë
Dita e Mirënjohjes
Është nje liste e gjate, do tu lutesha me perulesi te keni durimin te lexoni deri ne fund, jo per mua por per njerezit qe do permend e te cileve ju jam vertet mirënjohës. (mbase per te shtuar edhe cilindo tjeter)
Çamët dhe pronat e shqiptarëve
Çështja çame është bërë kinse çështja akute, e cila ndan sot patriotët e vërtetë nga pseudo-patriotët. Në ditët e furisë patriotike, që morën zjarr nga deklaratat nacionaliste të kryeministrit Berisha, partia e cila përfaqëson faktorin çam do paraqiste rezolutën e vet, që hë-për-hë nuk i kaloi dot hallkat e parlamentit shqiptar. E me sa duket do mbetet gjatë në analet e këtij institucioni.
Bllofi nacionalist i Berishës
Ky është profili faktik i këtij politikani dhe i qëndrimeve që ai ka mbajtur me vullnet të lirë në kundërshtim me çfarëdo interesi kombëtar. Kjo është historia, pjesa tjetër janë vetëm pallavra që mundohen të përgjumin instiktin analitik të popullit
Çfarë tregojnë realisht sondazhet e fundit?
Sondazhet e fundit të organizuara nga gazeta “Dita” e nxjerrin Partinë Socialiste (PS) partinë më të madhe në vend me afro 37% të votave popullore duke lënë pas Partinë Demokratike (PD) me afro 6-7 pikë më pak. Nga disa analistë, ky rezultat është parë si triumf i PS. Edhe vetë brenda PS-së ka mjaft zëra që flasim për një fitore të sigurt në Qershor 2013. Mua më duket sikur si analistët ashtu edhe socialistët e kanë marrë pak përciptazi dhe me revan këtë gjykim të situatës. Cilat janë arsyet mbi të cilat unë mbështes mendimin tim?