Arkiv-Opinion

Menaxherë a inxhinierë?

Postuar në 15 Dhjetor, 2012 05:26

 

Me datën 28 nëntor, në njërën prej gazetave më prestigjioze të Europës, “Neue Zürcher Zeitung”, një njohës i mirë i Ballkanit, por jo edhe mik i madh i shqiptarëve, më në fund, edhe pse në mënyrë të tërthortë, për këtë edhe kishte rëndësi, e pranonte: shqiptarët kanë arsye të jenë kombi më optimist në rajon dhe Europë. Koha e tyre po vjen.

Ulenshpigelët

Postuar në 14 Dhjetor, 2012 03:08

Shkruante Fan Noli në 1923: “Shqiperise i ngjau me Ahmet Zogun siç i ka ngjarë një konti me Til Ulenshpigelin. Ky Nastradin i veriut kish marrë përsipër, me një shpërblim të lartë e të parapaguar, të stoliste me piktura kështjellën e kontit. Këtë punë do ta mbaronte brenda në 4 muaj, po vuri konditën që në këtë periudhë asnjë njeri tjatër nuk do të hynte brenda në kështjellë që t’i prishte qetësinë. Katër muajt me radhë Til Ulenshpigeli ndenji në kështjellë ku hante pinte e bënte qejf mbi kurrizin e kontit e NUK BERI ASGJE.

Një lajthitje e Rexhep Qoses

Postuar në 14 Dhjetor, 2012 02:49

Enver Hoxha është një prej figurave me përkushtim më të madh atdhetar në historinë shqiptare! Kështu ka deklaruar para pak ditësh Rexhep Qosja, ndërsa i kundërvihej, jo pa të drejtë, demagogjisë “patriotike” të Sali Berishës. Duhet thënë, që në krye të herës, është përqasja tmerrësisht e gabuar. Është e vërtetë se Sali Berisha dhe klani i tij po thonë e shkruajnë të bëra e të pabëra e po hedhin, sikundër shprehet edhe Qosja, “gurë e drunj mbi Enver Hoxhën”.

Zaloshnja: Roli i Berishës në themelimin e PD-së

Postuar në 13 Dhjetor, 2012 05:59

Bashkëpuntori i rregullt i respublica.al, Eduard Zaloshnja, ishte pjesë e grupit të studenteve dhe intelektualëve që në Dhjetor 1990 themeluan Partinë Demokratike. Para disa vitesh ai i ka dhënë një intervistë të gjatë gazetës Panorama rreth ngjarjeve të asaj kohe. Po e riprodhojmë të plotë këtu, meqë janë ditët kur në të gjitha mediat po publikohen kujtime të pjesëmarrësve të Lëvizjes së Dhjetorit.

Në foto: Zaloshnja (djathtas) gjatë ditëve të dhjetorit 1990

Re.Pu.

Varrezat e Bathores dhe fundi i botës

Postuar në 13 Dhjetor, 2012 04:57

Vdekja është një ndër gjërat më serioze në jetë. Sa është hijerëndë, aq është e mistershme, pasi përballë saj ka pak fjalë e mendja njerëzore ndalet paksa për të reflektuar kur përballet me të. Këtë po mendoja sot ndërsa më ra telefoni dhe po prisja që të më thërrisnin për të kryer një kremtim funeral. Ishin të afërmit e një zonje të moshuar të famullisë sime këtu në Kamëz. Telefonata për çudinë time nuk kishte për qëllim kryesor vetëm që të më thërrisnin për varrimin, por edhe për një problem tjetër që ndërkohë kishte nxjerrë krye. Varrmihësi i bashkisë, d.m.th.

A ishte Berisha "njeriu i Ramiz Alisë"?

Postuar në 12 Dhjetor, 2012 04:50

“Përfaqësia e dërguar nga ju bëri bisedimet e saj me presidentin Alia. Për mendimin e përfaqësisë bisedimet qenë të suksesshme(brohoritje urraaa). U vendos të themelohet një parti e dytë(brohoritje urra-urra, fitore-fitore). Tani kjo është një lëvizje studentore dhe ne mendojmë ta mbështesim mbi këtë bazë… Kush të dëshirojë të formojë parti të tjera le të bëjë lëvizjen e tyre…” (Ovacione, thirrje)

 

Afshi për censurim

Postuar në 12 Dhjetor, 2012 02:57

Disa njerëz motivohen të marrin pjesë në jetën publike vetëm nga urrejtja ose ndonjë ndjenjë tjetër negative – përçmimi, frika, racizmi.

Kohët e fundit, këta po i shohim të shtohen mes bashkatdhetarëve.

Edhe ata që deri dje kishin turp të dilnin kështu hapur, tani kanë marrë zemër, falë degradimit të përgjithshëm të jetës publike.

Madje ka edhe më: mu nën sytë tanë, po krijohen solidaritete të mbrapshta, mbi baza urrejtjesh të tilla.

Republika e mikut

Postuar në 12 Dhjetor, 2012 02:49

Një ditë, isha duke pirë kafe me një të njohurin tim, të cilin kisha kohë pa e parë. Prej disa vitesh ai kishte jetuar në Itali, ku edhe kishte kryer studimet e larta për drejtësi. Po kështu kishte mbaruar studimet pasuniversitare e një sërë specializimesh në fushën e tij. Pas 7 vjetësh në Itali, vendosi të kthehej në Shqipëri, i detyruar edhe nga rrethanat e tij familjare. Dukej i zhgënjyer dhe i lodhur me orvajtjet alla-shqiptarçe për t’u punësuar dhe integruar në shoqërinë tonë. Nuk kishte gjendur ende një punë.

Si do të sillet Kuvendi me rezolutën për çështjen çame?

Postuar në 11 Dhjetor, 2012 03:14

Ka kohë që flitet për një projektrezolutë mbi çështjen çame, të cilën Partia për Drejtësi, Integrim e Unitet (që de facto ka lindur për të mbrojtur çamët e çështjen çame) e ka hartuar për ta paraqitur e miratuar në Kuvendin e Shqipërisë. Ka qenë Shpëtim Idrizi që e ka bërë këtë si premtim më së pari, por duke qenë se koha kalonte e projektrezoluta nuk dukej, u mendua se edhe kjo nismë u shkërrmoq nga ruli i interesave klienteliste që mbajnë të lidhur koalicionin qeverisës. Por gazetat e djeshme bënin me dije se projektrezoluta është gati, e do të paraqitet të hënën në Kuvend.

Zgjedhjet e ndershme, statusi i vendit kandidat dhe ngërçi ekonomik

Postuar në 10 Dhjetor, 2012 16:46

Pavarësisht se partitë politike shqiptare do të bëjnë ritualin e rradhës me akuzat e ndërsjellta ndaj njëra-tjetrës për mosmarrjen e statusit të vendit kandidat për antarësim në Bashkimin Europian, një gjë duhet të jetë bërë tashmë e qartë për çdo votues shqiptar – pa zhvilluar zgjedhje të lira e të ndershme në qershor, Shqipëria nuk ka shans ta marrë këtë status edhe vitin tjetër. Dhe ç’është më e keqja, po nuk ndodhën këto dy gjëra, Shqipëria nuk ka shans të fillojë daljen nga ngërçi ekonomik në të cilin ndodhet. Dhe kjo ndoshta nuk është e qartë për çdo votues shqiptar.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Opinion