Zaloshnja: Roli i Berishës në themelimin e PD-së

Postuar në 13 Dhjetor, 2012 05:59
INTERVISTË

Bashkëpuntori i rregullt i respublica.al, Eduard Zaloshnja, ishte pjesë e grupit të studenteve dhe intelektualëve që në Dhjetor 1990 themeluan Partinë Demokratike. Para disa vitesh ai i ka dhënë një intervistë të gjatë gazetës Panorama rreth ngjarjeve të asaj kohe. Po e riprodhojmë të plotë këtu, meqë janë ditët kur në të gjitha mediat po publikohen kujtime të pjesëmarrësve të Lëvizjes së Dhjetorit.

Në foto: Zaloshnja (djathtas) gjatë ditëve të dhjetorit 1990

Re.Pu.

Redaksia: Si një ndër pedagogët që iu bashkuat Lëvizjes Studentore të Dhjetorit 90, ç’mund të na thoni për shkaqet e fillimit të saj dhe platformën që ajo kishte?

Dr. Zaloshnja: Lëvizja Studentore ishte një lëvizje spontane që filloi me kërkesën për drita e ujë dhe që eventualisht arriti deri në kërkesën për krijimin e një partie opozitare. Dhe e gjitha kjo ndodhi në harkun e katër ditëve. Duke mos qënë frut i një disidence të organizuar, siç ishte disidenca çeke, p.sh., nuk mund të pritej që kjo lëvizje të kishte një platformë të qartë për të ardhmen. Mos të harrojmë se vetëm një pakicë fare e vogël shqiptarësh në atë kohë kishin mundësinë të lexonin çka duhej për të krijuar një vizion të plotë rreth sistemit demokratik perëndimor. Ndjekja e lajmeve të RAI-it ishte atëhere për shumë nga ne e vetmja dritare nga mund të shihej se si funksiononte bota demokratike. Dhe ajo dritare padyshim që nuk ishte e mjaftueshme për të krijuar një vizion të plotë.

Redaksia: Cilët ndër udhëheqësit e Lëvizjes Studentore ju kanë lënë më shumë mbresë?

Ndër udhëheqësit e Lëvizjes Studentore, dy më të mëdhenjtë në moshë më kanë lënë mbresë të veçantë: Azem Hajdari, ndjesë pastë, dhe Shinasi Rama. I pari dallohej për një trimëri që Zoti e rezervon vetëm për heronjtë dhe i dyti dallohej për një nivel të lartë intelektual - Shinasiu po mbaronte fakultetin e dytë dhe përkthente nga disa gjuhë të huaja në atë kohë.

Redaksia: A kishte kontradikta midis tyre?

Dr. Zaloshnja: Kontradikta kryesore midis tyre ishte rreth Berishës dhe disa intelektualëve të tjerë që nuk iu bashkuan lëvizjes studentore që në fillim.  Ndërkohë që Azemi e pranoi menjëherë futjen e Berishës dhe intelektualeve të tjerë në drejtimin e partisë që lindi nga Lëvizja Studentore, Shinasiu ishte i mendimit që të përfshiheshin në drejtimin e saj vetëm ata pedagogë që iu bashkuan studentëve para takimit me Ramiz Alinë në 11 dhjetor. Ishte pikërisht këmbëngulja e Shinasiut shkaku që, në Komisionin Nismëtar të partisë që u krijua nga ajo lëvizje, të futeshin gjashtë studentë e jo vetëm dy. Eventualisht, Shinasiu e humbi duelin me Azemin, dhe pas një përplasje shumë të ashpër me Berishën në Komisionin Nismëtar, u largua nga partia. Me largimin e Shinasiut, dalëngadalë, Lëvizja Studentore u njëhësua me partinë që lindi prej saj.

Redaksia: Po ju kur iu bashkuat Lëvizjes Studentore, para apo pas takimit të studentëve me Ramiz Alinë?

Dr. Zaloshnja: Në datën 11 dhjetor 1990, studentët e Universitetit Bujqësor shpallën publikisht një peticion të ngjashëm me atë që shokët e tyre të Universitetit të Tiranës kishin shpallur një ditë më parë. Unë mbajta lidhje gjatë asaj dite me dy nga udhëheqesit studentore, të cilët ishin studentë të mij. Ndërsa në mbrëmje, shkova në Qytetin Studenti, ku ishin mbledhur me dhjetra mijra tiranas. Atje takova Gramoz Pashkon dhe Elsa Ballaurin, të cilët i kisha pas njohur më përpara. Bashkë me ta ishte edhe Sali Berisha e Besnik Mustafaj, të cilët i shihja për herë të parë.

Disa minuta pasi u takova me ta, u morr vesh lajmi se Ramiz Alia kishte vendosur të lejonte krijimin e një partie opozitare. Në atë moment, filluam të përqafojmë njëri-tjetrin si të marrë, ndërkohë që turma gjigande e mbledhur në shesh brohoriste “Fitore!”. Nga ai moment, praktikisht, unë u bëra pjesë e Lëvizjes Studentore.

Redaksia: Në lajmin e parë të ATSH-së rreth partisë opozitare që lindi si rezultat i Lëvizjes Studentore, u përdor emri “Partia e Studentëve dhe Intelektualëve të Rinj”.  Pse dhe si ndryshoi ky emër ?

Dr. Zaloshnja: Pasi ishte kthyer grupi i studenteve dhe pedagogeve nga takimi me Ramiz Alinë, në orët e vona të datës 11 dhjetor, u dëgjua nga të gjithë të pranishmit në Qytetin Studenti incizimi i plotë i bisedës me Presidentin. Kur mbaroi dëgjimi i bisedës me Alinë, unë kapa flamurin që një student mbante në dorë dhe thirra “Rroftë Partia Demokrate”. Në moment, Azemi ma mori flamurin nga dora dhe më tha se kishin dhënë fjalën që partia të quhej e studenteve dhe intelektualeve të rinj.

Pasi ora kishte kapërcyer 12-ën, pra kur kishte filluar dita e re, shumica e atyre që ishin takuar me Alinë, si dhe Berisha, Pashko, Mustafaj, Ballauri e unë, u futëm në Godinën 15. Gjëja e parë që diskutuam ishte se si do ta quanim partinë e re që Alia kishte lejuar të krijohej.  Berisha, i cili e hapi këtë diskutim, tha se emri që i ishte premtuar Alisë për partinë e re nuk e përfaqsonte as masën e njerëzve të mbledhur në Qytetin Studenti dhe as shumë të tjerë që do t’i bashkoheshin eventualisht asaj. Unë, duke i qendruar idesë time fillestare, sugjerova emrin Partia Demokrate.  Por Arben Imami më kundërshtoi me arsyetimin se një parti me të njëjtin emër ishte parti kryesore në SHBA. Në vend të emrit që unë sugjerova, Imami propozoi emrin Lidhja Demokratike. Por Berisha e kundërshtoi këtë emër me argumentin se mund të krijohej përshtypja në opinionin ndërkombëtar se partia jonë do të ishte një degë e Lidhjes Demokratike të Kosovës. Atëhere unë iu ktheva përsëri sugjerimit tim, por me një ndryshim të vogël - Partia Demokratike. Ballauri me shaka tha: “Pash Zotin, mos na kujto Frontin Demokratik!”.

Ndërkohë që të tjerët po qeshnin, Berisha rrinte i menduar. Pas disa çastesh, ai tha me seriozitet: “Partia Demokratike më duket emër i goditur. Do të ishte mirë që të mos ekzistonte Fronti Demokratik, sepse, në fakt, emri më përshtatshëm për partinë tonë do të ishte pikërisht Fronti Demokratik. Sidoqoftë, emri Partia Demokratike më duket se e përçon idenë se ajo do të jetë një parti e të gjithë atyre që duan një sistem demokratik në Shqipëri”. Fjalët e Berishës i vunë vulën diskutimit mbi emrin e partisë. Pas emrit të partisë, diskutuam për programin e partisë, të cilin kishim premtuar se do ta shpallnim brenda ditës në Qytetin Studenti. 

Redaksia: Sa gjatë i vazhduat diskutimet në Godinën 15 dhe ç’u bë më pas?

Dr. Zaloshnja: Rreth orës 2 të natës, vendosëm të uleshim diku e t’i hidhnim në letër ato që kishim diskutuar. Unë sugjerova të shkonim në shtëpinë time, pasi ato ditë nuk kisha njeri në shtëpi. Por Berisha e kundërshtoi sugjerimin tim me arsyetimin se duhej të ishim sa më pranë studentëve. Ai tha se, pavarsisht nga përgjuesit që mund të ishin vënë në shtëpinë e Pashkos, atje ishte vendi më i përshtatshëm për të punuar për programin.  Por meqë ishim të lodhur, u vendos që të mblidheshim në mëngjes, pas disa orëve pushim. Pas kësaj morëm rrugën për në shtëpi.

Panaorama: Ç’ndjenit gjatë rrugës për në shtëpi?

Dr. Zaloshnja: Tek ecja permes sheshit Skënderbej përkrah Sali Berishës, Arben Imamit, Arben Demetit, etj., ndjenja e të qënit pjesë e një momenti të rëndësishëm historik më dehu. Dhe ajo dehje vazhdoi deri në zgjedhjet e marsit 1991. Pas të cilave, PD-ja, nga një lëvizje apo front i gjerë demokratik, u kthye në një parti tradicionale parlamentare, me gjithë të mirat e të këqiat e veta.

Redaksia: Ç’mund të na thoni ndonjë gjë për Berishën e asaj nate?

Dr. Zaloshnja: Që tek godina 15, në mënyrë të vetvetishme, Berisha mori rolin e drejtuesit që përcaktonte se kush duhej të bënte çfarë. P.sh., mua më tha të bashkëpunoja për programin e bujqësisë me pedagogët e Universitetit Bujqësor Rexhep Uka e Besnik Gjonkecaj (Gjonkecaj iu shmang bashkëpunimit); Pashkos i tha të përgatiste programin ekonomik; etj.   Në sytë e tij, atë natë, mund të dallohej qartë një ndriçim jo tokësor - ai dukej si një njeri të cilit sapo i kishte caktuar Zoti një mision special.

Redaksia: Fillimisht PD-ja u drejtua nga një Komision Nismëtar.  Si u përzgjodh ky komision ndër mijra vetë që morrën pjesë në Lëvizjen Studentore?

Dr. Zaloshnja: Pas metingut të 12 dhjetorit, ku u lexua programi i partisë, u grumbulluan në Pallatin Studenti të gjithë ata që kishin marrë pjesë në hartimin e programit, drejtuesit studentorë, si dhe intelektualë e punëtorë nga Tirana. Gjithsej bëheshim rreth 200 vetë. Në atë mbledhje, u vendos krijimi i Komisionit Nismëtar të Partisë Demokratike, si dhe departamentet e specializuara të saj. Në Komisionin Nismëtar u zgjodhën 6 studentë, 4 pedagogë, 4 intelektualë, dhe 4 përfaqsues të ndërrmarjeve të Tiranës. Kryetar i Komisionit Nismëtar u zgjodh Azemi.  (Një anëtare e Komisionit Nismëtar më ka treguar më vonë se Berisha i kishte thënë privatisht atë natë që Azemi do të ishte Kryetar vetëm përkohësisht.  Dhe kjo ishte hera e parë që ajo e takonte Berishën…)

Redaksia: Kemi dëgjuar se Edi Rama ka marrë pjesë në atë mbledhje.  Si shpiegohet që ai nuk u zgjodh në Komisionin Nismëtar apo në ndonjë nga departamentet e specializuara?

Dr. Zaloshnja: Në fakt, Edi Rama mbërriti në mbledhje nga mbarimi i saj, kur zgjedhjet kishin përfunduar. Ai kishte qënë në Korfuz ato ditë për një ekspozitë personale. Sipas atyre që tha kur u fut në sallë, sapo kishte dëgjuar lajmin rreth lejimit të pluralizmit në Shqipëri, e kishte mbajtur frymën nga Korfuzi, në Igumenicë, në Kakvijë, e drejt e tek Qyteti Studenti. Që në kontaktin e parë me grupin e sapoformuar drejtues të PD-së, Rama e sfidoi Berishën duke e kritikuar ashpër për falenderimet publike që i kishte drejtuar Ramiz Alisë, si dhe për thirrjet “Rroftë Presidenti Alia” në mitingun e parë të PD-së. Pas një shkëmbimi të tensionuar batutash midis Berishës e Ramës, u desh ndërhyrja brutale e Pashkos që Rama të ndërpriste debatin dhe të linte sallën i revoltuar. 

Pak vite më vonë, duke rikujtuar atë incident, Berisha do të shprehej në konfidencë se “përzënia e Edi Ramës kishte qënë e vetmja e mirë që PD-ja kishte patur nga Pashko”. Ndërsa muaj më vonë, Rama do të shprehej në një rreth miqsh se “po të kishte qënë në Shqipëri natën e 8 dhjetorit 1990, padyshim që do të ishte vënë në krye të revoltës studentore që në fillim të saj, e ndryshe nga Azem Hajdari, i cili e mirëpriti bashkëpunimin me Berishën në 11 dhjetor, do ta kishte përzënë doktorin me motivacionin se dy netë më parë ishte paraqitur tek studentët si emisar i Ramiz Alisë”. 

Redaksia: Përmendja nga ju e Berishës dhe Alisë në të njëjtën fjali na kujton faktin se ka zëra që thonë se futja Sali Berishës në PD ka qënë e komanduar nga Ramiz Alia. A i besoni këtyre aludimeve?

Dr. Zaloshnja: Nga shumë studentë drejtues të lëvizjes, më është thënë se Berisha fillimisht kishte shkuar tek ata si një negociator i Ramiz Alisë. Duke u nisur nga tregimet e tyre, si dhe nga qënia afër Berishës që në momentet kur lindi PD-ja, kam arritur në këtë konkluzion: ka shumë gjasa që Berisha të jetë dërguar nga Ramiz Alia tek studentët për t’i zbutur, por kur pa se lëvizja studentore nuk ndalej dot pa i dhënë lejen për krijimin e një partie opozitare, vendosi t’i bashkohej asaj dhe, eventualisht, të vihej në krye të partisë që do të lindëte. Gjë të cilën e realizoi zyrtarisht në shkurt të vitit 1991.

Redaksia: Është i njohur rivaliteti midis Berishës dhe Pashkos në fillimet e PD-së.  A qëndronin prapa tyre grupime të formësuara qartë apo ishte thjesht një rivalitet personal?

Dr. Zaloshnja: Grupi i intelektualeve që u vu në krye të PD-së ishte një amalgamë njerzish që i bashkonte dëshira për t’i dhënë fund regjimit komunist e për ta orientuar Shqipërinë drejt Perëndimit. Ndër ta, vetëm Berisha dhe Pashko ishin intelektualët që ishin shprehur publikisht për ndryshimin e regjimit para dhjetorit ’90. Kështu që ishte e natyrshme që ata të pozicionoheshin që në fillim si udhëheqës krysorë të partisë që po lindëte. 

Dhe jo rastësisht, këta dy personazhe politikë, ishin përfaqsuesit më tipikë dhe më të spikatur të dy kategorive dominuese të intelektualëve që përbënin në fillim grupin drejtues të PD-së: a-intelektualët e ardhur nga rrethet që kishin milituar me devocion në PPSH dhe që ishin shpërblyer për këtë gjë me poste të mira në kryeqytet; b- intelektualët që ishin lindur e rritur në Tiranë dhe që e kishin prejardhjen nga familje me peshë në strukturën shtetërore komuniste. Këta të dytët, ndryshe nga të parët, kishin mbështetur PPSH-në jo me ndonjë devocion të madh; ishin ekspozuar që herët ndaj ideve perëndimore; dhe ishin të bindur me kohë se sistemi totalitar duhej zëvendësuar me një sistem demokratik. Ndërkohë që këta intelektualë ishin më pak të influencuar nga kultura klanore se ata që kishin ardhur nga rrethet, prapë nuk mund t’i shmangeshin origjinës së tyre nga nomenklatura komuniste - ta do mendja se ata kishin patur rastin të dëgjonin prindërit duke biseduar për favore që do t’ia kërkonin ose që ua kishin bërë miqve apo kushurinjve të tyre duke shfrytëzuar pozitën zyrtare. 

Redaksia: Si arriti Berisha të vihet në krye të PD-së?

Dr. Zaloshnja: Rrreth dy muaj pas themelimit të PD-së, kur ish-të burgosurve politikë filloi t’u dilte frika, rreth grupit të Berishës u bashkuan edhe intelektualë që e kishin kaluar jetën burgjeve e internimeve. Më i spikaturi ndër ta ishte Mandela shqiptar, Pjetër Arbnori.  Një ndër faktorët që çoi në gravitimin e kësaj kategorie intelektualësh drejt Berishës ishte padyshim qënia e Pashkos biri i një ish-udhëheqësi të lartë komunist. Një arsye tjetër ishte se ata shihnin tek Berisha një udhëheqës më të ashpër e më të vendosur për të mundur totalisht PPSH-në. Afrimi i kësaj kategorie intelektualësh rreth Berishës e anoi drejt tij balancën në duelin midis grupit të Berishës e Pashkos.  Dhe në zgjedhjet e para partiake që u bënë në shkurt 1991, Berisha, me vetëm një votë diferencë, fitoi.

Redaksia: Përmendja nga ju e shkurtit të vitit 1991 na kujton një ngjarje të rëndësishme që ka ndodhur atë muaj.  E kemi fjalën për grevën e urisë së studenteve, e cila u kurorëzua me rrëzimin e bustit të Enver Hoxhës.  Ç’mund të na thoni për atë grevë?

Dr. Zaloshnja: Greva e shkurtit 1991 e pati zanafillën e vet në Universitetin Bujqësor. Një mëngjes të ftohtë të atij shkurti, kur arrita atje, pashë se studentët kishin dalë në grevë për të protestuar ndaj kushteve të këqia në konvikte. Pasi u konsultova me udhëheqësit e grevës, i bëra thirrje studenteve që të kërkonin dorhëqjen e Adil Çarçanit, me arsyetimin se qeveria e tij ishte e paaftë të kujdesej jo vetëm për hallet e studenteve, por edhe të të gjithë popullit shqiptar. Ndërkohë, morra në telefon selinë e PD-së. Telefonatës iu përgjigj Arben Imami. Pasi i tregova se ç’po ndodhte, ai më tha se do të vinte menjëherë me Azemin dhe me studentë të tjerë nga Universiteti i Tiranës. Kur ata erdhën, turma studentore mori zjarr. Dhe pas fjalimeve që mbajtën Azemi dhe Imami, u sugjeruam udhëheqësve studentorë që greva të përkrahej edhe nga Universiteti i Tiranës.

Atë natë, kur e diskutuam në selinë e PD-së iniciativën tonë, Pashko doli kundra me arsyetimin se rrëzimi i qeverisë do të na nxirrte ne si parti të humbur. Në vend të qeverisë Çarçani, arsyetoi Pashko, do të vihej një qeveri më e moderuar, e cila mund të ishte më e suksesshme për të gënjyer votuesit e lëkundur. Ndërsa Berisha arsyetoi se rrëzimi i qeverisë do të kishte vlera simbolike që i tejkalonin minuset që përmendëte Pashko. Pas debateve të gjata u vendos që të mbeshtetej greva e studenteve, por jo në mënyrë të hapur, pasi ne kishim nënshkruar një marrveshje me qeverinë për pezullimin e grevave dhe protestave deri në zgjedhje.

Grevës së studentëve, e cila konsistonte fillimisht vetëm në mosvajtje në mësim dhe në aktivitete satirike ku shpotitej nomenklatura komuniste (ato aktivitete ishin pararendëset e protestave satirike të MJAFT-it të sotëm), iu shtua eventualisht edhe kërkesa e heqjes së emrit Enver Hoxha nga Universiteti i Tiranës.  Ndërsa në ditët e fundit të saj, ajo u bë shumë më serioze - u kthye në një grevë urie.

Redaksia: Ç’mbani mend nga dita kur u rrëzua busti i diktatorit; e kemi fjalën për 20 shkurtin e vitit 1991?

Dr. Zaloshnja: Atë ditë kisha planifikuar të shkoja në Rrëshen për të inaguruar themelimin e PD-së në Mirditë. Rreth orës 14, u nisa për rrugë dhe, po të mos kisha dëgjuar brohorima rreth e qark, ndoshta do ta kisha humbur rastin të përjetoja një nga gëzimet më të mëdha që kam ndjerë në jetë. Sapo dëgjova brohoritjet, i thashë shoferit të më çonte te sheshi Skënderbej dhe pastaj të shkonte të lajmëronte në telefon themeluesit e PD-së në Rrëshen për anullimin e metingut atje. Kur arrita në shesh, busti i Enverit po tërhiqej zvarrë, ndërkohë që mijra njerëz të ngazëllyer e ndiqnin nga pas. E ndoqa edhe unë deri te Qyteti Studenti, ndërkohë që vazhdimisht më dilte parasysh pamja e babait tim në shtratin e vdekjes; pak para se të kishte humbur vetdijen në spital, ai e kishte drejtuar dorën nga portreti i Enverit, në një farë imitimi të zbehtë të shkrehjes së revolverit.

Pasi arrita në Qytetin Studenti, u takova me Blendi Gonxhen, i cili kishte qënë fytyra publike e grevës së urisë. Blendit i sugjerova të merrte Presidencën në telefon dhe t’i kërkonte Ramiz Alisë që brenda orës tetë të shpallej vendimi i heqjes së emrit të universistetit dhe rrezimit të qeverisë sepse, përndryshe, turma e mbledhur në Qytetin Studenti do t’i drejtohej godinave qeveritare. Atij i pëlqeu sugjerimi im dhe të dy shkuam në një familje aty pranë, për të cilën na thanë se kishte telefon. Kërcenimit të Blendit, sekreatri i Alisë iu përgjigj me përçmim. Por eventualisht, atë mbrëmje, emri i Enverit u hoq nga universiteti dhe qeveria dha doreheqjen. 

Vonë në darkën e 20 shkurtit, mbaj mend që Azemi, unë dhe Arben Imami u mblodhëm në shtëpinë e këtij të fundit për të festuar me ca gota raki rezultatin përfundimtar të asaj që kishim nisur të tre si padashje në një ditë të ftohtë të fillimit të shkurtit. Në jetën time nuk më ka shijuar kurrë ndonjëherë më shumë rakia.

Redaksia: Ju paskeni keni qënë bash në qendrën e vorbullës së dy datave të rëndësishme për historinë e demokracisë së re shqiptare.  Si i perceptoni në retrospektivë ato?

Dr. Zaloshnja: Mënyra se si e kam përjetuar 11 dhjetorin e ’90-ës dhe 20 shkurtin e ’91-it, më ka krijuar këtë perceptim në mendjen time: në datën e parë, diktaturës iu ngrit akt-padia publike, ndërsa në të dytën, iu dha verdikti i dënimit me vdekje. Rrëzimi i bustit të Enver Hoxhës në Tiranë, por edhe në qytete të tjera, padyshim që shënon ditën kur diktatura komuniste u dërgua përfundimisht në varr nga qindra mijra shqiptarë. Data të tjera, si data e themelimit të PD-së, e rrëzimit të qeverisë Nano në maj 1991, e fitores plebishitare në 22 mars 1992, etj. mund të kenë patur vlera praktike, por jo vlerat simbolike që kishin 11 dhjetori dhe 20 shkurti.

Redaksia: Në mbyllje, a mund të na tregoni pse u larguat nga PD-ja?

Dr. Zaloshnja: Kur propozova në Kuvendin e Parë të PD-së që ajo, në vend të një kryetari të vetëm, të kishte një kryesi kolegjiale me rotacion 6 mujor, Berisha, i cili ishte ulur përkrah meje, u ngrit me vërtik dhe tha se Kuvendi sapo kishte votuar për nenin e statutit që kishte të bënte me kryetarin. Unë iu kundërpergjigja me faktin se drejtuesi i seancës (Arben Demeti) nuk kishte krijuar mundësinë për propozimin e amendamenteve. Pas insistimit tim, u lejova të propozoj zyrtarisht amendamentin rreth nenit. Dhe kur argumentova se mjaft kishte vuajtur Shqiperia nga “prijësat legjendarë”, salla reagoi me indinjatë ndaj meje. Në atë moment, e ndjeva veten të huaj në partinë së cilës i kisha sugjeruar emrin dhe për të cilën kisha vite që ëndërroja të krijohej. Prej asaj dite, nuk kam qënë më anëtar i asnjë partie.

 

Comments

Submitted by Anonim (not verified) on

<p>DOLI NE QARKULLIM LIBRI ME I RI ME SHENIME DHE KUJTIME I SHOKUT RAMIZ &nbsp;&quot;DJEMTE ME PARDESY GRI TE DHJETORIT 1990&quot;</p>

Submitted by anonim tjeter (not verified) on

<p>eshte shume cudi:keta vetem nodhin aty edhe punet i bejne te tjeret,(studentet e shkodres kysh ne 1989,studentet e kavajes ,elbasani,minatoret etj) po keta thone pa pike turpi ne ishim ata qe rezuan komunizmin ,kur asgje nuk kane ba!Ramiz &nbsp;alia krejt &nbsp;kur pa se si perfundoj caucesu organizoj &quot;intelektualet&quot; edhe dergoj kadarene ne paris(ne dhjetor kur rra caucesku ku ishte ky?),dergoj x-in &nbsp;ne itali,y_n ne greci etj etj per me zbut &quot;emigracionin &nbsp;e vjeter !rra elez Biberaj edhe na u imponuar te gjitheve Berisha... me bekimin e Amerikes,qe po e mban aty! Kot mundohen shenasi,azemi and co me u ba ata qe shemben diktaturen!</p>

Submitted by Saimir (not verified) on

<p>Je i thelle &quot;anonim tjeter&quot;, je aq i thelle sa mos u fsheh he burre i dheut mbas anonimatit. Njerezit duan te lexojne mendjenditurit si ju dhe komentet tuaja, si ky i mesipermi. &nbsp;Aq me teper qe dukesh se ke aftesi te vecanta analitike per me arrite ne kesisoj konkluzionesh historike.&nbsp;</p><p>Zaloshnja, faleminderit!</p>

Submitted by E.R (not verified) on

<p><em>Berisha qe ne godinen 15 mori ne dore natyrshem drejtimin e partise se porsalindur duke ju dhene secilit detyrat qe duhet te benin ; Te nesermen Berisha del ne mitingun e pare te PD, vendos theksin dy here tek pershendetja per presidentin Alia dhe thote se eshte aty si mik i PD-se dhe i tille do qe te ngelet. &nbsp;Si i shpjegon Zaloshnja keto dy fakte qe nuk rrine shume mire me njeri tjetrin? Pra nga njera ane merr ne drejtim partine , nga ana tjeter thote qe jam mik, nga njera ane ju kujton studenteve te kene mirenjohje per presidentin, nga ana tjeter i mbeshtet ne aspiratat e tyre per ta rrezuar ate.</em></p>

Submitted by pd-isti (not verified) on

<p>nuk i shpjegon dot! versioni i Zaloshnjes calon ne shume pika. Ai nuk pati as edhe nje rol te vetem ne PD-ne e fillimit. Del e sajon historira. Dhe si gjithmone mbeshtetet tek nje lider, kesaj rradhe tek Berisha. Dhe tregon inate vjetra te tijat qe shkojne thelle....</p>

Submitted by pilo (not verified) on

<p>sa me shume lexon kujtimet e ketyre pd-isteve aq me pak kupton se si kane shkuar punet ate kohe,</p><p>te gjithe paraqiten si themeluesa...pervec ramiz alise</p>

Submitted by Anonim (not verified) on

<p>Se kush ka qene themelues mund te verifikohet lehte. Cdo vit gazetat botojne listen e themeluesve te PD-se qe u dorzua atehere&nbsp;ne ministrine e drejtesise.&nbsp;P.sh. emrin e Zaloshnjes ma kapi syri te lista e botuar te shqiptarja.com, tek po kontrolloja per emrin e xhaxhait tim.</p>

Submitted by anonim (not verified) on

<p>mos e ktheni si historine e partise se punes kete historine e pd-se, jo kush ishte i pari ne listen e themelimit, jo kush ishte i pesti. nga lista qe thua ti, o pd-ist, Alma Mete Bendo, p.sh.&nbsp;del e 49-ta, por ishte nder te&nbsp;parat&nbsp;ne grupin nismetar te pd-se e qe ishte ne krye te levizjes qe ne 8 dhjetor. Azem Shpend Hajdari del i treti ne liste, por ishte kryetari i pare i pd-se qe ne themelim. Eduard Aqif Selami del i 11-ti ne liste, por ishte sekretari i pergjithshem i pd-se qe ne themelim.</p>

Submitted by i (not verified) on

<p>ej po na gjej nje dokument ku tregohet qe ishte kryetar azemi</p><p>&nbsp;</p>

Submitted by pd-isti (not verified) on

<p>une te dhashe listen qe ke edhe ne origjinal ne Ministrine e Drejtesise. Nqs nuk te pelqen ty nuk kam cfare t&#39;i bej une! Pyet Almen pse ka firmosur e 49! Interpretimin e listes beje si te duash.</p><p>Dhe te lutem ne cilin dokument dhe ne cilin sens ti e quan Azemin kryetar?</p><p>Sepse, thjesht fare, nuk ka qene asnjehere!</p>

Submitted by tjeter anonim (not verified) on

<p>ore ca dreqin diskutoni ju per azemin? ai u zgjodh kryetar i grupit nismetar te pd qe ne 13 dhjetor 1990 te ajo mbledhja te pallati i kultures se qytetit studenti,&nbsp;dhe saliu u zgjodh kryetar pas aktivit te shkurtit 1991 te bibloteka kombetare. kjo puna e renditjes ne listen e themeluesve qe u dorzu ne ministri te drejtesise eshte muhabet koti. njrzit qe donin, shkonin te ajo dhoma e konviktit qe ishte &#39;zyra&#39; e pd ne fillim, dhe firmosnin si te qellonte rradha&nbsp;(kuptohet me vullnet e deshire te plote). ca dreqin doni te na thoni, meqe leka meksi ishte i pari te kjo lista qe paskeni merak, i bie qe ai te kete qene krietari i pd qe diten e pare? leka u zgjodh krietar vetem nje dite ne shkurt, po e permbyti sala ate votim</p>

Submitted by pd-isti (not verified) on

<p>po nuk pati zgjedhje te azemit kryetar! ti mund ta quash te tille nqs te pelqen. por ndonje votim nuk ka patur. grupi nismetar nuk pati liste emerore. dhe azemi ishte plotesisht kundra emrit PD dhe idese PD. keshtu qe mos trego pallavra. persa i perket shkurtit ke 50% te drejte. u zgjodh leka meksi por nuk e permbysi Sala ate votim. Me sherxhiu ishte Azemi i cili hapi lojen kundra Meksit dhe kercenoi per prishjen e Partise (vetem Azemi e di sa pishman eshte bere per kete veprim). Dhe ne votimin e dyte Sala fitoi me nje vote plus.</p><p>Dhe meqenese ke qejf te japesh mend po te sqaroj sakte:</p><p>1. Grupi nismetar nuk pati kurre kryetar te zgjedhur apo te caktuar.</p><p>2. Ne grupin nismetar nuk pati kurre votim per kete ceshtje.</p><p>3. Ne keshillin drejtues ne shkurt u be votimi i pare. Por prape eshte gabim i madh ta quash kryetar te partise ate qe zgjidhet kryetar i keshillit drejtues sepse nuk jane aspak e njejta gje.</p><p>4. Ne shtator 1991 u be kongresi dhe votimi i pare i qarte per kryetar partie. Mori Berisha rreth 400 vota, Neritani rreth 80 dhe Azemi vetem...17 vota!</p><p>Eshte mjaftueshem qarte per ty?</p>

Submitted by Zapbone (not verified) on

<p>Nigjo mor sajimtar qe akoma nuk je i ftilluar. Te japesh interviste ne avujt e emocioneve te perjetimeve te momentit qofte dhe duke e deformuar realitetin nen efektin e emocioneve, hajde mo. po te japesh interviste te ftohte ne arsyetim dhe reflektim mbas shume vitesh dhe te mos kesh guximin te thuash te verteten kjo eshte legenllik dhe manipulim. Doni te shihni te kaluaren thote buda: shikojeni si jeni ne kohen e tashme. Dhe po te doni te shikoni te ardhmen shikojeni si jeni perseri ne kohen e tashme. Keto ishin studentet tane qe jane sot debila e trapa dhe te pa formuar qe nuk jetojne me kohen. Keto ishin dhe dje humbameno. Kishte nje vit or doktorr Toci qe kavaja provonte te gjithe potencialin e egersise se bestjes se diktatures dhe asnje student nuk u ngrit te behej solidare. Po ato u ngriten u ngriten per gjene me te bukur te jetes per seks se ajo i mungonte atyre. E more vesht &nbsp;o doktor se ti ke qene i djathte dhe ne oponence me qeverine se je rrit me saga heronjsh.</p>

Submitted by Caf Teli (not verified) on

<p>&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp; Zap.. !</p><p>&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp; e ke gabim studentet qe ne fund te nenedorit varen ne Politeknik nje flete rrufe per kushte jetese e ekonomike, e kishte&nbsp;varur ate Majko pe rhesap te Ramizit pas dy javesh me firme te Adil Carcanit u var nje cope pergjigje e pregatitur nga Asim Bedalli e Ylli Dylgjeri per nje takim qe u be dt 8 pas saj u &quot;prish&quot; tansformatori tek studentet dhe pati protesta. Policia nderhyri dhe pati dhe pergjakje. te nesermen pati protesta. deri tek Liceu i udhehoqi Azemi me tej deri tek Skenderbeu i pruri Shinasiu, qe kundershtoi Azemin qe nuk donte (deri aty i kishte thene Ramizi).</p><p>&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp; Pas kesaj ne daten 10 kerkuan nje organizate te tyren dhe te intelektualeve te rinje, Kete kisht kohe qe po e pregatiste PPSh. Ne takimin me Ramizin dt 11 me aktivi dhe i vetmi per pluralizem real ishte Shinasiu.</p><p>&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp; te nesermen nje grup emrat e te cileve i jep Mimoza Ferraj nga Amerika (Telegraf&nbsp;12. 12.2012) krijuan Partine Demokratike duke kundershtuar njerezit e Ramizit per parti te studenteve e intelektualeve te rinje, Del qarte nga mitingu se Saliu ishte kunder dhe nuk pranonte te ishte anetari saj. Komisioni (dt 13) nuk zgjodhi kryetar por Saliu quante te tille Azemin se e kishte nen hyqem per te kaluaren e tij.</p><p>&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp; Jane shkruar gjate 20 viteve aq shume sa e verteta del ne shesh dhe genjeshtrat&nbsp;menjanohen lehte&nbsp;</p>

Submitted by ecatu (not verified) on

<p>Ka te drejte Zaloshnja te distancohet nga &quot;djemte me pardesy gri te dhjetori 1990&quot;. Zaloshnja nuk kishte &quot;pardesy gri&quot;. Keto pardesy i kishte qepur shoku Ramiz me &quot;porosi&quot; qe djemte e Sigurimit te njihnin &quot;djemte e zgjedhur&quot; te Ramizit sic ishin Saliu, Azemi, Gramozi, Eduardi, etj etj. Por si mase kishte marre trupin e Saliut, ndaj xhuxhit Gramoz Pashko, pardesyja i rrinte is fustan synetlleku...Kur u morr vesh kjo pune shumekush filloit te blente pardesy gri, qe te hynte edhe ai &nbsp;ne histori...</p>

Submitted by pd-isti (not verified) on

<p>Po kujt po i plas &nbsp;se cfare mendon ti apo Zaloshnja per &quot;pardesyte gri&quot;? Ju shpetoi situata nga duart ketu e 22 vite perpara! Kjo eshte e verteta! Deshironit parti te kontrolluar (studentesh) dhe nuk ia arritet dot! U be parti e mbare popullit! Dhe nderkohe merreni me thashetheme grashe mbi ngjyren e pardesyve! Ishte e vetmja pardesy qe blihej! Po ngjyren e brekeve na e ke pare valle se mos e kishim te tere njesoj si Ramizi?</p>

Submitted by ecatu (not verified) on

<p>Per breket duhet pyetur Ramizi, sepse ka mundesi qe edhe breket ti kene patur me porosi keta &quot;djemte me pardesy gri te dhjetorit 90&#39; qe &quot;sollen&quot; ramizo-kracine</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.