A ishte Berisha "njeriu i Ramiz Alisë"?

Postuar në 12 Dhjetor, 2012 04:50
Adrian Thano

“Përfaqësia e dërguar nga ju bëri bisedimet e saj me presidentin Alia. Për mendimin e përfaqësisë bisedimet qenë të suksesshme(brohoritje urraaa). U vendos të themelohet një parti e dytë(brohoritje urra-urra, fitore-fitore). Tani kjo është një lëvizje studentore dhe ne mendojmë ta mbështesim mbi këtë bazë… Kush të dëshirojë të formojë parti të tjera le të bëjë lëvizjen e tyre…” (Ovacione, thirrje)

Fjalët e mësipërme janë thënë nga Arben Imami para studentëve pas takimit të përfaqësisë së tyre me ish-presidentin Ramiz Alia. Paragrafi është shkëputur nga libri i Aleksandër Meksit, Dhjetor 90, Dokumente & Materiale.  Në orën 18.00 të datës 11 dhjetor ishte takimi me Alinë, studentët u kthyen sërish te konviktet duke brohoritur fitore dhe dëgjuan incizimin e bisedës së delegacionit të studentëve me Ramiz Alinë. Rreth orës 23.00 imami që përfaqësonte studentët atje ndër të tjera tha dhe fjalën e mësipërme. E vini re fjalinë “Tani kjo është një lëvizje studentore dhe ne mendojmë ta mbështesim mbi këtë bazë… Kush të dëshirojë të formojë parti të tjera le të bëjë lëvizjen e tyre”?
Për kë i thotë këto fjali Imami dhe përse ishte nevoja e kësaj fraze?

Duhet të rikthehemi pak në rrethanat dhe personazhet e atyre ditëve të dhjetorit të 22 viteve më parë për ta kuptuar këtë frazë. Ideja fillestare që siç kuptohet u induktua dhe nga Alia ka qenë ajo e krijimit të një Organizate apo Partie të Studentëve dhe Intelektualëve të Rinj.  Për këtë parti flet Imami kur thotë: …Tani kjo është një lëvizje studentore dhe ne mendojmë ta mbështesim mbi këtë bazë…..

Disa persona aty afër nisën të thërrisnin “Parti Demokratike”. Ishte grupi i Gramoz Pashkos e Aleksandër Meksit e qytetar të Tiranës me ta. Aleksandër Meksi ka qenë i pari që ka hedhur një ide tjetër nga ajo që u importua nga takimi me Ramiz Alinë. Ideja u shpreh që në atë mesnatë siç dëshmon Blendi Fevziu :”Në asnjë vend të botës nuk ka parti studentësh, lerini budallallëqet”, ku u la që të takoheshin të nesermen tek Pashko.  Kështu dhe në datën 12 në mëngjes në një takim mes Meksit, Pashkos dhe disa të tjerëve u diskutua për krijimin e një partie..

Rreth orës 10.00 paradite kur Meksi, Pashko, Imami dhe Hajdari dhe disa të tjerë diskutonin për një parti të të gjithëve dhe  emrit “Parti Demokratike” dhe jo Partia e Intelektualëve dhe Studentëve,  Sali Berisha nuk ishte me këtë mendim  dhe ai këmënguli në idenë e ardhur nga takimi i Alisë: duhej krijuar një parti e Studentëve dhe Intelektualëve. Meksi ka debatuar duke thënë që nuk ka parti të tillë në botë, sepse kufizon anëtarësimin (ku do anëtarësohet një minator për shembull?). Berisha ka këmbungulur në tezën e Alisë dhe madje është larguar nga takimi. Ata që mbetën hartuan Programin e Partisë së parë opozitare.  Berisha u duk prapë tek shtëpia e Pashkos dhe shkoi tek mitingu bashkë me të tjerët.
Si shpjegohet ky qëndrim? A ka qenë Sali Berisha njeriu i dërguar nga Ramiz Alia për të ngritur partinë e dytë në vend? Ose njëri prej tyre? Në mungesë të dëshmive konkrete, për këtë përgjigje duhen analizuar të gjitha veprimet e atyre ditëve të Sali Berishës. Disa nga rrethanat janë shpjeguar më lart. Sali Berisha as emrin nuk ia ka dashur Partisë Demokratike. Këmbënguli në emrin për të cilin foli Imami pas daljes nga takimi me Alinë, dhe më pas u zhduk për t’u rikthyer “me mendje tjeter” disa orë më vonë në mbledhjen e Pashkos, Meksit e të tjerëve. Me kë u konsultua gjatë asaj mungese?

Nuk duhet harruar që ata që propozuan emrin Partia Demokratike kishin bërë ndërkohë një paralajmërim: Nëse vijoni me këtë tezë për parti vetëm të studentëve dhe intelektualëve të rinj ne të tjerët po shkojmë te Kombinati Poligrafik.. (ato ditë tek studentët e në mbështetje të tyre ishin dhjetra mijra qytetar të Tiranës  që demonstronin dhe ata kundër komunizmit). Mos vallë diku  gjatë orëve të mungesës së habitshme të Berishës u mor vendimi që duhej kaluar nga kjo vatër zjarri në shuarje në vatrën në ndezje?  Ishte Partia Demokratike që duhej “rrëmbyer” dhe jo një parti tjetër që po vdiste pa lindur? Pse vendosi Berisha ta lejë propozimin për një parti të studentëve dhe intelektualëve dhe kur e mori këtë vendim?

Thamë që Berisha u kthye pasditen e 12 dhjetorit. U bë themelimi dhe mitingu. Askush nuk kishte planifikuar një fjalim të Berishës. Por ai doli pas hapjes nga Azemi dhe nxitoi të fliste përpara Imamit që e kishin caktuar themeluesit që të lexonte Programin minimal të Partisë Demokratike të sapo krijuar.
Nëse do pyesësh ata që janë ende në Shqipëri nga ajo ditë do t’ju thonë të gjithë që ai ndihej shumë i sigurtë në ato që bënte, si një njeri i konsultuar që nuk ndjente rreziqe rreth e  rrotull në ndryshim nga të tjerët që kishin pasigurinë e spontanitetit dhe ndryshimeve të mëdha që po ndodhnin nga ora në orë. Çfarë tha në fjalim Berisha? Një video e transmetuar disa kohë më parë, ka regjistruar këto fjalë:

“...Të gjithë së bashku këtu jemi të gëzuar edhe për një arsye tjetër të madhe, sepse shqiptarët i treguan botës tjetër të qytetëruar pjekurinë e tyre të madhe politike, se për ta fjala është më e rëndë se guri dhe se me dialog ata dinë të marrin vendime të mëdha historike. Në këtë mes mirënjohja jonë e madhe padyshim shkon së pari tek Presidenti, shoku Ramiz Alia (ovacione dhe duartrokitje), i cili po me atë mençuri dhe guxim që udhëhoqi njësitë e mëdha të ushtrisë në betejat çlirimtare (fishkëllima), udhëhoqi vendin tonë në betejat e reja të demokratizimit të Shqipërisë (fishkëllima).
Mirënjohja jonë sigurisht është edhe për të gjithë të rinjtë dhe të rejat që me guxim dhe mençurinë e tyre u shndërruan në protagonistë të këtij dialogu historik (fishkëllima dhe duartrokitje), duke treguar se brezi ynë i ri din t’i qëndrojë gjithnjë drejt historisë. ..
Duke përfunduar ju ftoj të brohorasim të gjithë njëherësh “Rroftë Rinia jonë! (duartrokitje urraaaa)”. Si një mik, si një mik që dëshiroj e shpresoj të mbetem i Partisë Demokratike, due t’i uroj asaj suksese gjithnjë e më të mëdha në punën e saj për begatinë e Shqipërisë (ovacione), për të mirën e kombit tonë…”

Mirënjohje Ramiz Alisë?! Kujt ia percjell kete mesazh? Kujt deshiron t’i tregojë që nuk e ka tradhtuar ende? Pse nxitoi te fliste pa mandat pikerisht perpara Imamit? Kujt i jep garancine se me te ne krye, ai (Alia) nuk do preket?
Dhe per me teper, Berisha këmbëngul duke e theksuar dy herë: Unë jam një mik i Partisë Demokratike… Jemi në datën 12 dhjetor. Berisha e quan veten ende “mik i PD” pra jo pjesëtar i saj e aq më pak themelues siç pretendon më vonë, një i ardhur pra nga “jashtë shtëpisë” që përshëndet dhe apelon për mirënjohje për Ramiz Alinë. Doktori ne fakt ende po “mat temperaturen”, te tjere me sa duket po vendosnin nderkohe per receten.

Dhe në datën 13 te Kinoklubi ndryshon dhe pjesa e mbetur e mozaikut. Kur nismëtarët dhe themeluesit e vërtetë të PD-së me emrin që ka sot – hyjnë në sallë, ata e gjejnë në podium Berishën. Të vetëvendosur në krye. Që fliste tashmë si “kryetar” e jo më si mik.

Rikthehemi tek pyetja: a ishte Sali Berisha njeriu i Ramiz Alizë për të ngritur partinë e dytë në Shqipëri? Ramiz Alia e shmangu me të gjitha mënyrat sa ishte gjallë përgjigjen e kësaj pyetje. Arsyet kuptohen: Nëse do pranonte këtë, do duhej të hiqte dorë nga statura me të cilën ka mbetur në histori: kalimi paqësor i pushtetit drejt pluralizmit. Është një rol që Shqiperia nuk do t’ja njihte nëse do pranonte që nuk ka patur asgjë prej burri shteti në veprimet e tij, por thjesht një intrigë për ndarje pushteti mes ish-komunistësh.

Mes themeluesve te vertete te PD (fatkeqesisht kane mbetur shume pak dhe ata qe jane ende ne Tirane duhet t’ua mbledhesh deshmite si copat ne nje puzzle) ka dhe një mendim tjetër: që Alia kishte caktuar dikë nga delegacioni i pedagogëve dhe studentëve por që ”e tradhëtoi” dhe prandaj e zëvendësoi me Berishen që e tregoi dinakerisht besnikerine në fjalimin që mbajti përpara qytetarëve dhe studentëve tiranas.

Dikujt mund t’i duket pa rëndësi tashmë kjo gjë. Nga ’90 kanë rrjedhur shumë vite. Plagët e ndërgjegjes shndërrohen në vullnet për të ruajtur karriken. Por nuk është plotësisht kështu. Rrënjët e vjetra të mashtrimit ushqejnë lulet e reja të tij.

Comments

Submitted by Zapbone (not verified) on

Fundamenti mbi të cilën janë ngritur partitë tona është Komunizmi. Strategjia e diktatorit Ramiz Alia: “Pasuria e tyre na përket neve, se ne e bëmë. Ne kemi kuadro sa për shtatë komitete qendrore, ndaj nuk ka asnjë arsye që të kemi frikë... Të sekuestruarëve dhe të shpronësuarëve, do t’u japim nga një letër në dorë, që “t’u njihet prona“ po asnjëherë nuk do t’ua japin Pronën e Tyre, dhe në forma të ndryshme do t’i ngatërrojmë me njëri tjetrin... Të burgosurit dhe të persekutuarit janë të moshuar, nuk kanë fuqi dhe janë të parrezikshëm. ...“Është vënë në jetë, ai i ka pjellë të gjitha partitë dhe komunistët dirigjojnë akoma orkestrën e jetës në Shqipëri.

Submitted by Dardan (not verified) on

Tani dalin ne shtyp por ne populli i thjeshte e dime qe nga fillimi se Beirsha ishte agjent i serbeve dhe Ramizi "agjent i fjetur" i serbeve  natyrishte kete do te vendoste ne krye te brigatave terroriste per shkaterrimin dhe djegjen e Shqiperise.  Berisha qysh ne fillim ka vepruar si kunderbedal per te penguar integrimin e  vendit ne nje shoqeri me shanse te barabarta.

Submitted by Dritan (not verified) on

Nje gje eshte e sigurte, Berisha kurre nuk e ka dashur lirine dhe demokracine ne kete vend. E deshmojne te tilla shkrime dhe deshmi, por me se shumti e deshmojne vitet e qeverisjes se tij.

Problemi ne Shqiperi nuk eshte Berisha, por shoqeria. Nje shoqeri me moral, me kulture, e shendoshe, ne mes te Europes, nuk do toleronte nje udheheqes te tille.

Lezivja e vertete e dhjetorit faktikisht vdiq para se te lindte. Nje levizje, qe sot pas 22 vitesh ke humbur komplet flaken e saj. Gjysma e studenteve te dhjetorit emigruan, qindra mijera te tjere qytetare po ashtu, intelektuale, artiste, shkrimtare, iken ne nje kohe qe ndryshimi duhet te kishte mbajtur me fort njerezit brenda Shqiperise. Shqiperia ka tashme nje tru te paralizuar, qe shikon, por nuk reagon, nuk mendon, nuk llogjikon. Jane ata qe me ndergjegjie te paster adhurojne katilin ne pushtet, jane edhe ata qe tashme ndihen ne minorance mendimesh te mira, ata qe sot jane perbuzur nga idiotesite, tabute, urrejtja mbare sociale, nder-klasore.

E pra, sot Berisha i meriton te gjitha te sharat, me fis e farefim, meriton cdo mallkim ne nenave qe mbeten pa femije, e te femijeve qe mbeten pa nena, te te gjitha atyre qe mallkojne cdo dite qe rrine larg Shqiperise jo per mungese te dashurise, por sepse Shqiperia te tremb.

Por me shume te shara meriton shoqeria shqiptare.

Submitted by Roland (not verified) on

Bravo Adrian Thano!

Analize shume e argumentuar dhe diakronike.

Shkrim shume i goditur.Per ti sqaruar gjerat, sado vone, asnjehere nuk eshte gabim."Rrenjet e vjetra te mashtrimit ushqejne lule te vjetra te tij".Me kete shprehje menjehere mendja me vajti te shkrimtari francez  Sharle Bodeler qe pat titulluar vepren e tije te censuruar me 1857: Lulet e te Keqes,nje veper shume e debatuar qysh me daljen e botimit te pare te saje dhe qe asnjehere nen diktature nuk qe e mundur te tregoje nje fare mirekuptimi nese jo per poetin te pakten per vepren..Diku, Skender Luarasi ka shkruar per nje dialog me Enverin,ku nder te tjera thote se Enveri me nje dredhi te pa shoqe i kerkon qe te deshmoje dhe te beje te nohur ne opinion pulik  faktin se -"nisjen  e vullnetarve ne Luften e Spanjes e kishin organizuar komunistet dmth vete Enveri ne bashkepunim me Ali Kelmendin".Mirepo Skender Luarasi ne saje te integritetit te larte te tij moral  politik dhe kulturor pa medyshje u pergjigj ne menyre te prere se kjo nuk qendronte.Qe prej atij momenti sa here ka qene e mundur ai eshte goditur personalisht nga Enveri qofte ne menyre te drejtperdrejte apo ne menyre te terthorte.

23 qershori duhet te shenoje fundin e Berishes dhe berishizmit.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.