Arkiv-Opinion
E gjetëm macen tonë të zezë; është Kosta Barjaba!!!
Këto ditë të para të vitit të ri, ne gazetarët kemi gjetur me ç’të merremi: me Kosta Barjabën, që është kapur, tok me njerëzit e tij, duke vjedhur ca çikërrima në një supermarket të Amerikës. Lajmi tanimë është bërë ortek, e nuk ka fuqi ta ndalë askush. Të gjithë po ndërhyjnë për ta thënë të tyren. Në fillim ish Partia Socialiste që reagoi, duke bërë një distancim të qartë e të prerë nga gjesti, e nga autorët (Barjaba ka qenë një njeri afër PS-së, ndonëse jo anëtar i saj; ndërsa e shoqja, e cila ka qenë një funksionare, është përjashtuar).
Sashenka, Toma dhe një gjyqtar pa emër
Viti 2013 nisi keq, shumë keq. Pas një viti të mërzitshëm siç ishte ai i 2012-s, nisi një tjetër që, sipas bathëve, duket se do të jetë jo vetëm i mërzitshëm, por edhe i vështirë, madje jo vetëm i vështirë, por edhe i rrezikshëm. Pse? Sepse janë ngjallur përsëri fantazmat e Sashenkës dhe të Tomës, dy gjyqtarëve të Kolegjit Zgjedhor në zgjedhjet për pushtetin vendor dy vjet më parë. Këtë radhë një djalosh i ri me tre gjyqtarë të tjerë lexoi një vendim që mori Kolegji Zgjedhor dhe vulosi kështu përsëri kalbëzimin e pushtetit të drejtësisë në këtë vend.
Tregu i lirë është një përrallë moderne
Për shumë kënd togfjalëshi “tregtar i ndershëm” është thjesht një oksimoron, një figurë letrare pra, e cila rreket të unifikojë brenda vetes dy atribute të papajtueshme me njëri-tjetrin. Personazhi kryesor i romanit “Budenbrokët” i Thomas Mann-it, e di se çfarë është një tregtar i ndershëm, kur e këshillon të birin duke i thënë: “biri im, bëje me dëshirë e pasion tregtinë gjatë ditës, por bëje në atë mënyrë që të flesh rehat natën”! Për Johann Buddenbrook-un marrëdhëniet e mira tregtare janë fenomene sociale dhe afatgjata. Përfitimi i shpejtë nuk vlen.
Burra gënjeshtarë
Gëlltit diku një lugë çorbë të prishur…
Bën xhiro nëpër media (madje edhe Zëri i Amerikës në shqip, pati aq pak lajme të rëndësishme sot , sa gjeti ca vend të fuste edhe Kostën brenda) dhe si thashethem, lajmi që Kosta Barjaba është kapur duke vjedhur familjarisht në një qendër të madhe tregtare veshjesh në Amerikë. Në Nordstrom, në fakt; rastësisht, po ajo mapo ku ble shumicën e veshjeve edhe unë, sido që e përdor veç në Internet, se s’kam kohë të shkoj atje ku është. Nuk po shkruaj se njoh Nordstrom-in, por se kam njohur Kostën, së paku dikur.
Diaspora thërret
Kosova dhe Shqipëria kanë një fuqi të madhe të kapitalit njerëzor që jeton jashtë vendit dhe është koha e fundit që të dy qeveritë t’iu qasen me një seriozitet atyre
Vendosja e prioriteteve për buxhetin
Kongresi amerikan ka arritur një kompromis për taksat. Megjithatë vazhdon të mungojë një koncept i qëndrueshëm për buxhetin, mendon Miodrag Soric në këtë analizë të botuar në faqen online të gjermanes Deutsche Welle:
Shpresë për jetë
Një tregim për të gjithë ata që nuk do të dinim si të jetonin po të mos ekzistonte shpresa. Një tregim për gjërat e vogla që i japin kuptim jetës. Një tregim për ne.
Si fëmijë gënjenim shumë, shpesh pa vetëdije. Por, kur afrohej Viti i Ri, gënjeshtrat bëheshin më të ëmbla, më të bukura.
Dashuria jonë e vonuar me flamurin
Është vetëm një ngjarja të cilën shqiptarët, si rrallë herë, do binin dakord ta konsideronin më të rëndësishmen e vitit që po mbyllim: 100-vjetori i pavarësisë. Nuk po e shkruaj me të madhe në këtë rast, sepse nuk po e përdor në kuptimin e festës apo një ngjarjeje ikonike, por në kuptimin e procesit që të bën të pavarur dhe ushtrimit të konditës së të qenit i pavarur në jetën e përditshme. Do doja shumë që, sa herë njerëzit e përdornin këtë fjalë, ta shfrynin nga pompoziteti qesharak që politika jonë (e mbështetur shpesh nga mediat) i dha për një vit rresht, dhe e bëri kala në nëntor.
Koha për të lexuar!
Librat ishin një nga prurjet më origjinale dhe më bajate të 2012’s në Shqipëri. Origjinale për aq sa pati libra që sollën risi. Bajate për aq sa pati libra thellësisht të këqinj jo veç në të shkruar, por të turpshëm në brendësi për shkak të cektisë së tyre, të punës kërkimore (kur duhej) joekzistuese, dhe për shkak të shfrytëzimit në mënyrën më amatore të mundur që mund t’i bëjë dikush që di shkrim e këndim burimeve historike apo të dhënave bashkohore.