E gjetëm macen tonë të zezë; është Kosta Barjaba!!!

Këto ditë të para të vitit të ri, ne gazetarët kemi gjetur me ç’të merremi: me Kosta Barjabën, që është kapur, tok me njerëzit e tij, duke vjedhur ca çikërrima në një supermarket të Amerikës. Lajmi tanimë është bërë ortek, e nuk ka fuqi ta ndalë askush. Të gjithë po ndërhyjnë për ta thënë të tyren. Në fillim ish Partia Socialiste që reagoi, duke bërë një distancim të qartë e të prerë nga gjesti, e nga autorët (Barjaba ka qenë një njeri afër PS-së, ndonëse jo anëtar i saj; ndërsa e shoqja, e cila ka qenë një funksionare, është përjashtuar). Më pas, është bërë e gjallë Akademia e Shkencave, e cila, duke mos pritur të hidhet një dritë më e madhe mbi ngjarjen (bazuar në raportin e policisë amerikane, thuhej në një deklaratë të kësaj Akademie) ka ngrirë statusin e Barjabës si akademik i asociuar. Pritej që PD-ja të mos përzihej në këtë histori; në mos për tjetër, të paktën për t’mos ushqyer më tepër se sa duhet një si histeri e frymë linçimi kundër Barjabave; por PD-ja reagoi në stilin e vet, duke denoncuar “xhepistin” Barjaba dhe faktin që PS-ja fsheh lidhjet e këtij të fundit me atë vetë.
Tani, të rrimë shtrembër e të flasim drejt, ngjarja është një lajm, që nuk mund të injorohet nga mass-media. Kosta Barjaba është një personazh publik, është, siç u vu në dukje pak më sipër, një anëtar i Akademisë së Shkencave, është një opinionist i njohur në vend, sidomos në lëmë të ekonomisë, e prandaj, fakti që ai është kapur duke vjedhur në një supermarket (gjithnjë, bazuar tek një njoftim për shtypin, i lëshuar nga policia e qytetit Palo Alto në Kaliforni, të cilit i është referuar e para agjencia Zëri i Amerikës) përbën vetvetiu një lajm. Në këtë kuptim, gjithë këtë histeri që është ngritur kundër tij është ai vetë që e ka provokuar. “Ia ka bo vetes”, do thuhej në zhargonin tiranas, aq ndjellës në kohët e sotme. Është tamam kështu: ia ka bo vetes.
Lajmi ngrihet edhe mbi një element tjetër të ngjarjes: në këtë mes bëhet fjalë për një vjedhje të planifikuar e të kryer si familje (babë, nënë e bijë), gjë fort e çuditshme. Personalisht, ky fakt më godet më tepër se sa vetë vjedhja (gjithnjë, nëse mbetet ky version i fillimit; jam ende i prirur të besoj sadopak se duhet të ketë ndonjë keqkuptim, e se në të vërtetë ngjarja duhet të jetë paksa ndryshe). Si e kanë marrë vendimin? E kanë bërë me llaf qysh në shtëpi? Apo ka qenë një trill që u ka lindur aty për aty? Kujt i lindi i pari? Po të tjerët si ranë dakord? Apo e kanë bërë si të ish fjala për një lojë? Të gjithë këto pyetje e të tjera i bëj, kuptohet, me synimin për të zhdramatizuar diçka apo gjithçka, por nuk ka zhdramatizim që e zhbën lajmin. Lajmi mbetet. Pa asnjë diskutim.
Reagimi në Tiranë ha diskutim sa të duash, megjithatë. Është një reagim i shpërpjestimuar; është një teprim; është një fokusim maniakal i mass-medias, i politikës, i gjithë opinionit publik. Duket sikur na është bërë zakon ta bëjmë këtë gjë. Duket sikur s’dimë të bëjmë gjë tjetër. Ta përforcon këtë ide dhe një ngjarje e dytë, që ka të bëjë me abuzimet e njerëzve të pushtetshëm të këtij vendi. Është fjala për listën e ca zyrtarëve, funksionarëve, deputetëve e ministrave, të cilët rezultojnë të mos kenë paguar detyrimet fiskale për automjetet e tyre private (në këtë listë ish dhe Presidenti i Republikës, por zyra e tij bëri disa orë më pas një denoncim të pasaktësisë së këtij informacioni të dalë nga Drejtoria Rajonale e Transportit Rrugor). Ç’lidhje kanë këto dy ngjarje? Lidhen në një pikë: janë zullume që kanë të bëjnë me shifra të parëndësishme. Në rastin e Barjabës, vjedhja kap shumën e dy a treqind dollarëve, ndërsa në rastin e këtyre funksionarëve abuzimi kap shumën e rreth një qind dollarëve. Kaq është e gjithë në terma materialë.
Sigurisht, gjesti shpesh, ndoshta gjithmonë, ka rëndësi shumë më të madhe se sa vlera materiale e dëmit, apo e përfitimit, që ka rrjedhur prej këtij gjesti. E prandaj, qoftë vjedhja në një supermarket (është një gjest i një standardi shumë të ulët etiko-moral), qoftë dhunimi i rregullave nga ana e njerëzve me pushtet apo ndikim (ky është një gjest që na kujton se jetojmë në një republikë orwell-iane, ku të gjitha kafshët janë të barabarta, por derrat janë më të barabartë se të tjerët). Mirëpo, fokusimi maniakal mbi këto dy ngjarje synon, ose sjell, një shfigurim të standardeve etike e të moralit publik, i cili (shfigurimi) na bën neve të harrohemi e të rendim pas çikërrimave, gjë që u vjen për osh atyre që kanë kryer gjatë dy dekadave të fundit plaçkitjen spektakolare të pasurisë publike; u vjen për osh, ngaqë diskutimi zhvendoset nga peshqit e mëdhenj tek peshqit e vegjël (e keni vënë re se sa shpesh e fort informojmë ne mbi vjedhje e kundërvajtje të këtij niveli, e sa rrallë e me drojë informojmë mbi zullume qeveritare që kapin shuma të miliona dollarëve?), dhe ngaqë në të tilla rrethana njerëzit me pushtet s’e kanë për gjë, madje nxitojnë, të bëhen protagonistë me autokritika e mea culpa. Ja ç’tha zyra e ministrit Olldashi me këtë rast: “Ministri kërkon publikisht ndjesë për këtë fakt, i cili është thjesht një shkujdesje njerëzore që, gjithsesi, nuk duhet të kishte ndodhur; sot në mëngjes ai ka paguar në zyrën e taksave të Drejtorisë Rajonale të Transportit Rrugor në Prezë detyrimin e prapambetur”.
Duket si një zotni i vërtetë (e ku është parë që një ministër i yni të kërkojë ndjesë?), por në fakt s’është kështu. S’është fare kështu. Nuk na duhet ndjesa për të tilla gjëra, që kanë ardhur prej “shkujdesjes njerëzore”. Ministrat tanë duhet t’na përgjigjen e të kërkojnë ndjesë lidhur me gjërat e mëdha, për të cilat janë akuzuar. Për ato duhet të kërkojnë ndjesë. Mirëpo, që të detyrohen ta bëjnë këtë gjë, do duhet që ne gazetarët të flasim për kundërvajtjet e zullumet e tyre të mëdha.
gazeta Shqip
Comments
Muç, me duket se ke marre

Muç, me duket se ke marre kot.

Rasti Barjaba, per nje mije e nje arsye, ia vlen (që çke me të - sikur ke qef të thuash ti ndonjë njehere) te diskutohet, te shtjell0het, te etikohetohet, te perfllitet, te denigrohet, te djalloset - me nder te themi, deri ku nuk mban më. Nuk mund t'i kuptosh ti arsyet e ketij kendshikimi, për moshen që ke. Kosta, me nder të them - i takon brezit tim, atij brezi që nderit i tha nder, hajdutllekut - hajdutllëk - pa e matur me vleren e sendit. Per kete e vleresuan dikur dhe, ne saje te atij vleresimi, me duket, se menduan ta konsideronin dhe keto kohe. Qofte nw politikw, qofte nw shkencw. Por, mesa duket, nuk pati se cfare te thoshte tjeter. Dhe mire beri. Parja kallpe nuk e ka jeten e gjatë. Nuk vlen per Kosten ajo shprehja e prezumimittë pafajsise. Ku ka ze nuk eshte pa gje! Kaq mjafton për njeriun e letrave.

Rasti i këtij (DELETED) të demokracisë - Olldash beut - eshte nje nga ato mijra rastet që, si ta publikosh, si të mos e publikosh, vlen pak (Thotë populli: Nuk do t'ia dijë haleja për pordhën!).

Ajo qe vleresoj ne shkrimin tuaj eshte vendosja krahas njeri tjetri.

I ben mire jo vetem Kostes, por kujdtdo!

Ju e thoni qarte zoti Nano,

Ju e thoni qarte zoti Nano, Kosta ja beri vetes, ndersa politika e media po ushqehet me turpin e tij. Rasti ose orteku Bajraba se si nje qytetar Shqiptar, figure e respektuar deri dje edhe ne boten akademike, nuk paguan mallrat qe desheron, nje akt qe stonon me imazhin superior kolektiv qe kemi ne per veten tone. Personalisht kam disa dyshime ne kete ceshtje se me demek kur diqesh nga qulli i fryn edhe kosit.

Ne SHBA ndodhin 2 milion vjedhje shtepish ne vit dhe disa dhjetera miliona vjedhjesh te vogla ne dyqane te cilat as nuk rregjistrohen as nuk procedohen. Si ka mundesi qe rasti Bajraba arrin te mbulohet nga shtypi amerikan? Ai nuk kishte as post zyrtar por thjesht aspironte te kapte ndonje llokme pushteti ne 2013. Per me teper qe Familja u la e lire per nje krim jo shume mbreselenes. Si u arrit te merrej nga gazetat aq shpejt dokumenti nga County, me akuzen per 'commercial burglary' kur burokracia shqiptare njihet si me e mefshta ne komunikim psh me Interpolin? Si ka mundesi qe gazeta Shekulli e zotit Kokedhima te ishte nder te parat qe publikoji lajmin? A eshte bere shtypi kaq i plotfuqishem sa te kontrolloje jeten e njerezve sot? Cfare te drejtash na le pa prekur shtypi dhe politika ne Shqiperi sot?

Po sikur canten ta kete pervetesuar e bija dhe jo Kosta a do ti shkrihet titulli shkencor zoterise ne fjale? Po sikur Kosta te dale jo fajtor a mund te zhbehet demi material, e profesional qe i eshte shkaktuar individit nga mbitrajtimi i ketij rasti nga mediat e politika? Edhe kryetarja e Parlamentit nuk mund ti rezistonte kenaqesise per te goditur me kamzhik publikisht e nderkombetarisht Kosten. A nuk mban ere perversitet kjo retorike ekzemplare moraliste?

Nese Kosta e kreu vertet vjedhjen ai do ti nenshtrohet gjykimit ne vendin ku eshte konsumuar vepra penale, nderkohe qe politika dhe media ne Shqiperi, pa pasur autoritet vendor gjykimi, e cuan viktimen ne gijotinen morale qe aktualisht zoterojne si pushtet i katert.

Si ka mudesi qe PS apo PD te turperohen apo te distancohen me Kosten nga njera ane, ndersa nga ana tjeter kane krijuar sistemin gjyqesor lokal me te korruptuar ne Europe.

Do zoti nuk e fusin rastin e Kostes si arritje te luftes per DUART E PASTRA ne zgjedhjet e ardhshme, ku PD te mburret se si e denoncoji korrupsionin ndersa PS se si u distancua nga korrupsioni. Cfare nuk behet per pushtet, ne rradhe te pare neperkembet individi, e ne para se te militojme ne media apo organizma politike jemi individe. Personat qe shkelin ligjin kane te drejta themeltare......shpesh te cunguara por asnjehere te eleminuara, vec deleve te zeza ne Shqiperi.

Lexova me vemendje shkrimin e

Lexova me vemendje shkrimin e zotit Mustafa Nano.Ndaj me te si te drejta mendimet e konkluzionet e tij,por dua te shtoj se komenti i zotit Olti eshte edhe me i mire dhe i sinqerte.Ai i ve pikat me "i" problemit te z.Bajrabi,por edhe shfrytezimit te fanfares se medias proqeveritare per t'iu leshuar pales tjeter kundershtare ku ka aderuar nje pjese e familjes Bajraba,per efekte elektorale e per te larguar disi vemendjen nga problemi qendror i vjedhjeve te llahtareshme nga hajduter me targa qeveritare e parlamentare,biznesmene e pronare te mediave te shitura,te cilet per gjate gjithe periudhes se tranzicionit per ne demokraci,nuk kane bere asgje tjeter vecse kane pasuruar vetveten dhe familjet me megavjedhjet e pallogaritshme te pasurive shtetrore e private,te popullit shqiptar.

Jam dakord me z.Olti qe rasti i vjedhjes ne SHBA nga ana e familjes Bajraba eshte sa i denueshem po aq edhe fatkeq.Fatkeqesia e tyre me e madhe eshte vesi i vjedhjes(ne se vertete e kane bere kete vjedhje,qe mbetet ende per t'u sqaruar deri me shpalljen e vendimit te gjykates amerikane).Por a duhet vazhduar si ne regjimet e kaluara duke bere fajtor e denuar femijte per fajin e prinderve te tyre dhe anasjelltas a duhet denuar e shnderuar babai e nena per nje faj apo krim te te birir/bijes?Kjo ndodh vetem ne Shqiperi,ku populli ende miklohet te merret e te jetoje me thashetheme e ngjarje cikerimash per te harruar dramen e tij te madhe,vjedhjen dhe perdhunimin e te drejtave te popullit nga qeverite e zgjedhura prej tyre apo me vota te vjedhura. Shume njerez shtrojne me te drejte pyetjet: a e shqetesojne vertete shoqerine shqiptare dhe gjithe popullin shqiptar ngjarje si kjo e familjes Bajraba,nje vjedhje vulgare e turpshme dhe njesoj e denueshme,kur ne Shqiperi vjedhesit miliardere,pervetesuesit e pasurive kolosale shtetrore dhe ato te popullit vidhen ne drite te dites dhe vazhdojne te livadhisin ne keto pasurira e pa asnje gjemb ne kembe nga qe drejtesia dhe ligjet manipulohen e komandohen prej tyre dhe familjet e tyre?Pervetesohen fondet e ndertimit te autostrades se madhe "Rruga e Kombit" dhe e sa e sa rrugeve e ndertimeve me tenderat e vjedhura shtetrore e neve na klithin qeveritaret e afijet e tyre te mediave te shitura per "xhepistet" e familjes Bajraba dhe lidhjet e tyre me PS-ne dhe udheheqjen e saj?A duhet te merret opinioni yne,shoqeria jone kaq shume e cdo dite me kete vjedhje banale ne SHBA,kur ne Shqiperi vidhen e pervetesohen territoret kombetare e pasurite e pronareve te ligjshem ne gjirin e popullit?A do te vazhdohet te merremi me thashethme e hidh e prit mes partive politike kundershtare,kur i kemi zene ato,ne te dy rastet kur vijne e kthehen ne pushtet,me presh ne duar,me vjedhje megamilioneshe,kur vidhet hapur vota e popullit dhe hidhen zhurmuesa me "xhepista", kur planifikohen vjedhje te reja te votave dhe,si pasoje,vazhdim i vjedhjes e grabitjes makabre te pasurive e aseteve kombetare.Sa fatkeqe qe jemi,na detyrojne te merremi me Bajrabat e pavlere qe te harrojme ulkonjat dhe shushunjat perbindeshe te pushtetit,te biznesmeneve te pandershem e mafioze,te shitjeve makabre te te drejtave kombetare te popullit tek te huajt,etj.etj.etj.Po ne c'fare bejme?Deri kur do te fusim koken ne rere si struci e te presim te na i mbroje pronat bota,nderkombetaret,te na mbroje nga vjedhesit e medhenj e te na vendose drejtesine,te vendosin gjykates te ndershem qe do t'i japin fund impunitetit te pa fund te miliardereve e milionereve hajdute! Thuhet se gjykatesi me i madh eshte populli,i cili gjykon me ligjet e tij dhe ndeshkon me votat e tij!Do presim edhe 20 vjet te tjere "tranzicioni"(ndeshkimi)?Ja per keto hall e derte te qajme publikisht dhe jo per ato rraqet e vjedhura ne supermarketin amerikan.Amerika i ruan vete pasurite e amerikaneve dhe ligjet e vendosura me votot e popullit,por ne te shohim keto hallet tona qe jane te medha e te panumurta.

Shko more gazetar i pa

Shko more gazetar i pa itegritet, manipulues te vertetes dhe genjeshtres sipas interesit!

E c'na duhet ne se c 'beri
E c'na duhet ne se c 'beri Barjaba. Ne fund te fundit dhe ai shqiptar eshte. Vijon prape adoleshentja e PD, te denoje xhepistin.
Nuk e di kujt i flet. Ndaj kujt ndikon. Mos valle me kete ngjarje 200 a 300 socialiste largohen nga PS sepse atje ka xhepista? As nga PS dhe as nga PD , nuk largohet njeri.
Pasataj ajo zedhenesja e Sales te hape syte se ate te mbertheckave qe Saliu e shkarkoi per kater minuta, e ka atje ne koridoret e Keshillit te Ministrave, si keshilltar. Te mbertheje fort mbertheckat...
Do te do ja shume, por shume

Do te do ja shume, por shume fare, qe gjykata te zbulonte te verteten e plote dhe po aq shume do te deshiroja qe e verteta te ishte pafajsia e atij shqiptarit. E deshiroj kete sepse ky rezultat do te vërtetonte rrjedhën e tërbuar të diarresë politpordhace te politikbërësve dhe lukunive të tyre varfanjake. Zyshja ime në kohën e Zogut, më thoshte gjithmonë "fukarallëk-maskarallëk".

PS ben mire te distancohet

PS ben mire te distancohet nga hajdutet e tenderave publike dhe biznesmeneve me precedente penale qe ka perfshire ne listat e deputeteve, me shume se sa distancimi hipokrit ndaj Bajrabas. Distancimi nga hajduti, pa distancim nga hajdutlleku, nuk e ndalon hemorragjine e votave nga kjo ngjarje e peshtire.

Po flisni, kush po ju pengon.

Po flisni, kush po ju pengon. Por mundohuni të gjeni prova.

Muc, je i rreshtuar, me vjen

Muc, je i rreshtuar, me vjen keq por nuk te besoj dot ne ndershmerine e ketyre qe thua...

Te distancohet nga Bajraba

Te distancohet nga Bajraba s'eshte asgje, po te do te largoje hajdutet dhe mafiozet le te heqe ca deputete Rama, ata me te cilet beri 21-janarin.

Ajo qe me "vrau" nga shkrimi

Ajo qe me "vrau" nga shkrimi i mesiperm i Mustafa Nanos, eshte se si ky gazetar dhe opinionist i njohur thote per te dyja rastet: (a) Barjaba dhe (b) taksat e automjeteve - si nje gjest qe ka te beje me ÇIKERRIMA !

Ne amerike, qe te dyja rastet individi qe kryen vjedhjen (ose Petty Theft: In criminal law, theft is the illegal taking of another person's property without that person's freely-given consent. ....) ose ata qe nuk paguajne taksen e makines, penalizohen nga ligji deri dhe me burg ose marrjen/konfiskimin e makines.

Gazetaria ka nje rrol shume te rendesishem per shoqerine shqiptare. Ne qofte se nje gazetar i kalibrit te Zt. Nano del dhe e quan nje ngjarje te tille cikerrima, atehere nuk ka si te kete te drejte Opinionisti Nano te jape nje opinion mbi "vjedhjet" e femijeve te Sales apo deputeteve/ministrav te PD-se. Sepse iku morali çeshtjes.

Atehere hajde te vendosim te gjithe qe deri ne 250$ te vjedhura (ose taksa te papagume) nuk duhet te merremi sepse jane "çikerrima", pra do merremi vetem me vjedhjet e medha !

Po kapesh shume ceket. Autori

Po kapesh shume ceket. Autori e beri shume te qarte mendimin e tij ne kete artikull. Problemi qendron se kjo vjedhje nuk shihet si dicka banale apo e percipte (nje vjedhje e tille, derisa te provohet plotesisht, ndodh, sic e thate edhe ju, dhe meriton denimin e saj). Tani do flasim per ngjyrimet politike qe ju dhane vjedhjes? Jo per gje, por doli PD dhe na foli qe per shkak te kesaj vjedhje, Rama te deklaroje qindra mijera dollaret. Shiko kush e thote. Po mire pra, m.q.s Sala i ka te gjitha institucionet dhe gjykatat ne dore, pse nuk e con Ramen perpara gjygjit per te tilla akuza qe i ben?

A nuk eshte me e drejte te projektohet nje tjeter gogol tek Rama? Se ata gogolet e mepareshem kane falimentuar te gjithe. A nuk po i behet nje lavazh truri shoqerise shqiptare duke i ofruar mengjes, dreke, darke pjata me ndodhi hajdutesh????

E pra, ky eshte edhe qellimi i shkrimit te Nanos. Flasin per hajdutllek ata qe e kane bere rruge per vite me rradhe. Flet PD, flasin kriminelet per nje vjedhje 300 dollare apo qofte edhe 1 dollare. Ok, le ta denojme aktin sipas moralit, por cfare ti bejme asaj tjetres, vjedhjes se vendit?

Nuk mbulohet dielli me shoshe. Te mbrosh vjedhjen e madhe duke sulmuar ate te voglen eshte menyra me e gabuar.

Projekti i juaj: "Qelbesira

Projekti i juaj: "Qelbesira te te gjitha formave bashkohuni" Ju ben qe te jeni nje kalbesire e shendetshme ( dhe kjo eshte qelbesire)ku deri dje ishit i pranushem si nje shendet me kalbesire. per ato qe dine te lexojne: cdo gje eshte shkruar ne menyre te qellimshme, ku me shume se shkrimi duhet te lexohet Ai qe e ka shkruar kete shkrim!

Mr Nano, nuk po flas per

Mr Nano, nuk po flas per Zotin Bajrabas pasi nuk ja vlen te shkruash per te, pasi eshte nje gjest i ulet qe me shume se gjithkujt i bene deme vete atij.

Por kjo e Ministrit eshte shume me e rende jo nga vlera por si veprim dhe nuk na duhet fare se paska kerkuar falje se keshtu i bie qe dhe zoti Bajrabas te dali ne nje konferene shtypi te kerkoji falje pasi ngaterrova canten dhe mora nje cante te re ne vend te asaj times dhe kaq, kjo u zgjidh me nderhyrjen e policise.

Por kjo e Ministrit eshte shume me e rend pasi kjo i bene deme gjithe shoqerise jo vetem atij, jo per ato leke qe do shkonin ne arken publike por per gjestin e mos pageses se detyrimit. A nuk eshte njelloji sikur ti marresh keto leke nga arka publike, sikur te mos i dorzosh ne rast se jane detyrime, detyrimet nuk jane tuajat ato mbas dates qe ti duhet ti paguash jane te publikut, cdo dite mbas ksaj dite ti je nje lloji xhepisti. Mua me duket shume e denushme kjo e Ministrit ku ne boten Perendimore askush nuk do te kish pranuar ate falje por vetem dorheqje. Ne rast se behet fjale per hajdut vlera e pervetesimit nuk ka asnje rendesi per ndeshkimin.

Z. Muc ka nje tentative prej

Z. Muc ka nje tentative prej teje per ti bere gjerat lemsh. Ministri Olldashi ka bere shume mire qe ka kerkuar ndjese publike per dicka qe edhe vete ai e pranon se per pakujdesi nuk ka bere pagesen. Keshtu duhet bere. Pse ta krahasojme e ta veme ne te njejtin vend ndjesen e tij me vjedhjen e Bajrabes (nese ky e ka bere, natyrisht). Vjedhja eshte e turpshme dhe e denueshme z. Muc. Po aq e turpshme dhe moralisht e denueshme eshte dhe per te gjithe ata qe e mbeshtesin, me dashje apo pa dashje, direkt apo terthorazi. Morali eshte nje dhe vetem nje, i pangaterrueshem i pakonfuzueshem. Prandaj nuk e kuptoj se cfare force arsyeje te ka shtyre z. Muc, per te dale para kompjutrit e per te shkruar nje shkrim qe i ben gjerat lemsh.

Z. Muc ka nje tentative prej

Z. Muc ka nje tentative prej teje per ti bere gjerat lemsh. Ministri Olldashi ka bere shume mire qe ka kerkuar ndjese publike per dicka qe edhe vete ai e pranon se per pakujdesi nuk ka bere pagesen. Keshtu duhet bere. Pse ta krahasojme e ta veme ne te njejtin vend ndjesen e tij me vjedhjen e Bajrabes (nese ky e ka bere, natyrisht). Vjedhja eshte e turpshme dhe e denueshme z. Muc. Po aq e turpshme dhe moralisht e denueshme eshte dhe per te gjithe ata qe e mbeshtesin, me dashje apo pa dashje, direkt apo terthorazi. Morali eshte nje dhe vetem nje, i pangaterrueshem i pakonfuzueshem. Prandaj nuk e kuptoj se cfare force arsyeje te ka shtyre z. Muc, per te dale para kompjutrit e per te shkruar nje shkrim qe i ben gjerat lemsh.

Vjedhjet jane absolutisht te

Vjedhjet jane absolutisht te shumllojshme. Ka vjedhje lope, vjedhje preshi, rrushi, kumbullash, ka vjedhje programesh, ka vjedhje teknologjie, ka vjedhje kufijsh, ka vjedhje te pasurise kombetare, ka vjedhje votash, vullnetesh, ka presione per te leshuar pronen tende intelektuale apo materiale, ka nje pafundesi metodash vjedhjesh. Vjedhja si fenomen eshte i denueshe moralisht per kedo por te gjitha vjedhjet nuk kane te njejten peshe dhe nuk denohen njolloj si ai qe vjedh nje presh ne pazar edhe ai qe vjedh 700 mije euro apoe qindramilion euro te pasurise kombetare. Me pak fjale , nuk denohen njelloj si ay qe vjedh votat, shtremberon ligjet dhe vret njerezit e pafajshem per te ndenjur ne pushtet dhe per te rrembyer jo nje presh apo nje kg mish apo nje kothere buke por per te rrembyre djersen dhe pasurine e nje populli qe punoi per 40 vite dhe krijoi nje pasuri te mahnitshme materiale dhe intelektuale. Populli shqitptar punoi nate dhe dite per tu shkeputur nga humnera shkretinore ku e kishte hedhur rregjimi turkoshak bashke me ata gjeneralet, kryeministrat, veziret dhe pashallaret qe i sherbyen aq mire Sulltaneve, dhe kjo eshte e vetmja arsye pse politikanet e felliqur ne krye te Shqiperise dhe ne sherbim te shovinizmit akoma te gjalle ballkanik e urrejne kete popull duke ja paksuar numurin dhe duke krijuar situata me politiken e tyre per tu larguar shqiptaret nga Shqiperia. Tapite e pasurive egzistonin ne arkivat dhe ndertesat e shtetit shqiptar te kohes Hoxhes, perse u dogjen dhe u shkrumbuan sa edhe sot dhe per dhjetra vite te tjere nuk merren tapite por mbivendosen pronat ashtu si nuk ka ngjare as ne kohet me te errta te historise.

Si perfundim , i drejtohem atij blogist qe kritikon gazetarin Nano sepse ai e quan cikerrime "vjedhjen" e akademikut. Blogist, po te kesh aftesine per te lexuar do te marresh vesh se "vjedhja" eshte cikerrime si puna e atij preshit dhe 700mije euro qe permenda me siper. Te lexosh nuk do te thote te njohesh shkronjat dhe aq me pak te riprodhosh ate dore bari qe ke kafshuar ne lendinen e artikullit dhe ta ripertypesh e te na e nxjerresh po ketu ne blog si nje jashtqitje gojore. Nxehu, bertit, kundershto, po deshe edhe shaj, por jo te kerkosh e tu hedhesh te tjereve idete e tua qe ja veshNanos dhe qe nuk i gjen fare ne artikull.

Me duket se ketu po e

Me duket se ketu po e teproni pasi nuk eshte Bajraba "mace e zeze"(ose me mire "black sheep"), perkundrazi ka shume te tjere brenda PS qe jane mace akoma me te zeza dhe ju nuk deshironi ti shihni pasi jeni te marre nga frenezia per te luftuar me cdo mjet Berishen. Jeni te sigurte se kur te jene ne pushtet, keta te mos i kene duart me te gjata se qeveritaret e sotem, apo duhet te kujtojme perseri "bemat" e qeverise Nano.

Persa i perket mospagimit te takses se makines preferoj me teper sinqeritetin e Olldashit sesa arrogancen e Erjon Braces. Lakmia per plackitjen e gjese publike nuk ka ngjyra partiake por eshte nje problem qe ka karakterizuar gjithmone mardheniet e njeriut me pushtetin.

Kam pershtypjen se ketu po silleni si tifozet e dy skuadrave te futbollit, pas ndeshjes te vetmit qe dalin te fituar jane lojtaret qe pavaresisht nese humbin apo fitojne fusin ne xhep rroga milionare ndersa tifozet vazhdojne te paguajne bileten.

Arsyeja qe lajmi mori dhene,

Arsyeja qe lajmi mori dhene, eshte i thjeshte, banaliteti i vjedhjes .

Shkon robi ne Amerike, ka parate e dynjase, sa i paguan te bijes nje universitet nga me te shtrenjtet, dhe perfundon si hajdut ordiner.

Kur ky ben nje vjedhje ordinere, ne shtet te ben kerdine, ne fakt ka bere kerdine se me rroge shteti , nuk çohet femija ne universitet te shtrenjte amerikan.

Pastaj ça pret nga PD-ja, te mos e kapitalizoje ne maksimum kete ngjarje ?!

Ca argumenti eshte ky:

-Pritej që PD-ja të mos përzihej në këtë histori; në mos për tjetër, të paktën për t’mos ushqyer më tepër se sa duhet një si histeri e frymë linçimi kundër Barjabave.

Kush e priste qe PD-ja te mos perzihej ? Pastaj per çfare, per te mos njollosur figuren e Barjabave ?

Pse u ka ndonje borxh PD-ja, apo partia politike tani na del te jete ndonje tip Karitasi moral.

Moderatorit: A mund ta di pse

Moderatorit: A mund ta di pse nuk eshte perfshire ne faqen tuaj te komenteve shkrimi im?Ne te nuk kish asnje sharje ,perkundrazi vleresime pozitive per shkrimin e z.Nano dhe te nje komentuesi.Nuk po e kuptoj pse u censurua.Sulmi ishte per vjedhesit milirdere qeveritare e biznesmene apo gjykates midatike qe sundohen prej tyre.

si ka mundesi qe nje kryetar

si ka mundesi qe nje kryetar familje (bajraba) ka leke te coje familjen dhe veten ne udhetim me pushime ne californi dhe qelbka veten duke vjedhur nje cante 200 $.mbase eshte ngaterruar i ziu dhe e ka ngrene kot.po ne spritem dhe e fshime nga shoqeria jone e fisme

Mace e zezë?! Muç, do ishte
Mace e zezë?! Muç, do ishte me vend kjo sikur Kosta të ishte ndonjë portier i llahtarshëm, ose po të ngjallte tek robtë bestytninë se duhet të kthesh udhë kur të kalon përpara Kosta, për t'i shpëtuar fatit të zi që ai të sjell. Përndryshe, duhet të ishte "dele e zezë".
Edhe, meqë jemi, fjala këtu është "hosh", jo "osh". Osh, siç duhet ta dimë, dmth zvarrë. Së fundmi, aman, me ato shenjat e pikësimit!
Pres debat! - do kisha thënë

Pres debat! - do kisha thënë para nja ca ditësh.

Paska patur debat - them sot.

Gjeten nje kale te ngorushur

Gjeten nje kale te ngorushur dhe po bejne namin. Bajraba ka vjedhur ca gjera ne dyqan qe sbejne me shume se 1000 dollare. Ku eshte cudia ketu??? U sulen te gjithe mediat. Kur ke politikane hajdute qe jane akuzuar se kane vjedhur miliona dollare duke shfrytezuar postin shteteror kurse Bajraba vjedhjen e ka kryer si individ. Kjo tregon se kemi nje shoqeri te semure dhe shume hipokrite. Vetem Bajraba qenka i vemti shqiptar qe vjedh ne dyqane jashte shqiperise??? Cudi pra...

Muç Kete e ke çeshtje te
Muç
Kete e ke çeshtje te humbur, hajduti Ashtu do trajtuar.
Me pelqen shume qendrimi qe mbajti PS por do kisha dashur te shikoja dhe nga gazetaret apo anslistet si ju qendrim me te rende. Ndoshta per Ty nuk eshte ndonje gje e Madhe po per Mua qe punoj dhe shkoj ne shkolle ne Michigan eshte shume e rende, shqipetareve I ul koken I ben te ndihen keq e te thone lloj lloj gjerash per bashkekombasin Barjaba si psh: " Ai Ashtu eshte mesuar gjith kohen, asgje se ka fituar me djerse pervec kohes kur banonte ne fshatrat e Sarandes" ( eshte muhabet kafeje ky Por mesaduket Kostes I shkon pershtat)
Add new comment