Koha për të lexuar!

Postuar në 31 Dhjetor, 2012 03:26
Falma Fshazi

Librat ishin një nga prurjet më origjinale dhe më bajate të 2012’s në Shqipëri. Origjinale për aq sa pati libra që sollën risi. Bajate për aq sa pati libra thellësisht të këqinj jo veç në të shkruar, por të turpshëm në brendësi për shkak të cektisë së tyre, të punës kërkimore (kur duhej)  joekzistuese, dhe për shkak të shfrytëzimit në mënyrën më amatore të mundur që mund t’i bëjë dikush që di shkrim e këndim burimeve historike apo  të dhënave bashkohore. Besoj se gjatë këtij viti ne pamë se në Shqipëri kushdo di mesatarisht shkrim e këndim mund të bejë liber, por duke shkruar pa pas lexuar gjatë jetës së vet asnjë gjë të qenësishme, përjashto ndonjë libër shkolle/universiteti, ndonjë biografi, ndonjë çikë letersi dhe copa artikujsh.  Meqë librat e studiuesve profesionistë, publicistëve fort të lexuar e intellektualëve me horizonte të thella marrin kohë e s’mund të dalin si vezët e pulës çdo mëngjes, tregu u mbush me gjithfarë prodhimesh që  nuk kishin shumë alternativa  më të mira për t’i sfiduar në fushat përkatëse, prandaj në tërësi përsa i përket  botimeve qemë dëshmitarë të përballjes së shkeleshkove me shkeleshkotë të cilët i thurnin lavde njëri-tjetri, po ashtu shkeleshko.
Në fund të fundit dhe më thënë të drejtën, për një klasë shkrimkënduese të vetquajtur intelektuale, oksigjeni, arësyeja e ekzistencës, bashkëpunëtorja në korrupsion e mashtrim e një lexuesi që nuk e prek fjala, një mendjeje të pamundur të kalojë limitet e impozuara mendimit nga totalitarianizmi, një depozitë të enciklopedike e riprodhues djallëzish që mban karrigen  e kryeministrit nuk është se pritej ndonjë gjë më shumë. Gjithsesi, është e habitshme prodhimtaria e fjalëve boshe, fjalive koti e paragrafëve pamendim me të cilat këto mbushën faqe të tëra.  Nga ana tjetër është i pamohueshëm fakti se në furinë e librave që na u hodhën përpara nga gjithfarësoj shtëpiash botuese, kishte disa, duke përfshirë poezinë veçanërisht letërsi, një pjesë përkthim, apo përkthim shkencor, ndonjë shkencor dhe disa publicistikë të cilët shpalosnin mendimin shqiptar i cili është thellësisht ndryshe nga të sipërpërmendurit, veçanërisht përsa i përket thellësisë së mendimit dhe shqipes së përdorur.
Personalisht më dhemb koha e dhënë autorëve mediokër kur ka kaq shumë të tjerë, jo veç në shqip e kam fjalën, për t’u lexuar. Por, në çdo rast dhe këto do të ishin më të dobishme në fakt se orë të tëra bisedash në kafene, a gjithfarëlloj aktvitetesh të padetyrueshme a të shpeshta “fastfood” që mbushin një boshllëk të momentit ndërsa çorodisin organizmin në afat të gjatë e të shkurtër.  Se në fakt, problem ynë, nuk janë këto libra, por mosleximi në tërësi. Mosleximi nga fillimi në fund dhe leximi i kujdesshëm, leximi ndërrjeshta, nënrrjeshta, përtej rrjeshtave, leximi i thellë. Çdo libër është punë me durimin, thotë një intelektual i njohur, por mesa duket për dhjetra arësye, disa legjitime, shoqëria shqiptare nuk po e tregon këtë durim. Në fakt po të lexonim do bënim shumë më mirë ndarjen mes autorëve që mbushin faqe dhe atyre që thonë diçka, mes atyre që na shiten si intellektualë dhe atyre që janë të tillë, por nuk i lexojmë mirë as njërën pale as tjetrën. Duke mos i lexuar ne vemë shpejt shenja barazimi mes atyre që s’janë të njejtë. Duke mos i lexuar ne na shitet për i ditur çdokush me një libër a disa.
Mungesa e leximit që s’ka lidhje me shfletim faqesh a kalim sysh rrjesht për rrjesht na ka dënuar veçanërisht në aspektin e përfaqësimit politik. Çdokush “i ditur fort me gjithë ato libra” na ka shitur si të vlefshëm fort çdokënd, por dhe duke mos i venë rendësi fjalës, duke mos lexuar mirë atë çfarë thotë njeri a tjetri ne jemi përfaqësuar me gjithëkënd. Për më tepër,  duke lexuar sipërfaqësisht ne kemi pranuar nje shtet, qoftë dhe rënë viktime e impozimit të një shteti thellësisht fukara në ligjërim.  Akoma pranojmë a jemi viktima të ministrave gjuha e të cilëve është një fyerje për çdo qenie që di normalisht shkrim e këndim e ka një ndërgjegje mesatare. Mund të jetë prodhimi në bashkim tingujsh i qarkut të thive të pushtetit që na ka neveritur nga fjala, por me gjithe fjalët boshe të shkruara e thëna në 2012, e me gjithë dhunën verbale që na e përplas në fytyrë çdo ditë si bajgë pushteti ndërsa këta “intelektualët “ e vet na e “analizojnë” si spërkatje parfumi mrekullie të lirisë, them se ka ardhur koha të ndalemi tek fjala.
Të ndalesh tek fjala, do të thotë të lexosh, të dëgjosh pa paragjykime, të ndjekësh fjalën, të shohësh si formohet fjalia, si rrjedh mendimi nga fjalia në fjali, çfarë i thotë ky i fundit mendjes, shpirtit, mundit, respektit për veten, gjuhën sa e pasuron, gjuhën si e përdor, sa e respekton… Kjo nuk është aspak të merresh me fjalë e jo me punë, është pikërisht e kundërta, të kuptosh se fjala është prodhimi i një pune, jo me llafe, por me mëndje, me shpirt, me mund, me orë të tëra aktiviteti profesional e intelektual. Cilësia e fjalës, fjalisë tregon cilësinë e atij aktiviteti dhe atij mundi dhe kurrë s’ka ndodhur që dikush me thellësi mendimi, artikulim të pasur e respekt për gjuhën të jetë jo cilësor në punën që bën a ka marrë përsipër të bejë.  Në fakt është duke na ç’vlerësuar fjalën që na presin në besë, s’na japin fjalën, por japin premtime, s’mbajnë fjalën, por mbajnë  fjalime. Në fakt është duke na ç’vlerësuar gjuhën që na kanë çvlerësuar dhe si qytetar. Nuk e emociohen para nesh, thjesht na hedhin fjalinë e radhës, sepse ne jemi të mbyllur për t’i dashur a për t’u revoltuar nga fjalët e asaj fjalie.
Prandaj nëse diçkaje i ka ardhur koha në 2013 ai është leximi, ndjekja e fjalës, marrja e saj seriozisht për të mos pranuar bashkime tingujsht si fjalë, as mullare fjalësh si fjali, as kapica fjalish si mendim, sepse mendimi rrjedh nga puna, dhe vërtetë ne kemi nevojë tashme më shumë se kurrë për njerëz puntorë. Për aq sa nuk kemi lexuar si lexohet në 2012, për aq sa na kanë neveritur leximin tash sa vjet, për aq sa jemi vetdënuar të dëgjojmë këdo dosido e si rrjedhim të na drejtojnë, sundojnë, marrin poste e bëhen çdo gjë dosidotë e shkeleshkotë, është koha për t’i kthyer respektin e munguar fjalës, domethënë vetvetes se tek fjala fillojmë secili. 2013 është një mundësi unikale për të rigjetur fjalën, besën tonë të humbur. Mundësia e vetme tashmë ndoshta, prandaj është koha për të lexuar…

Comments

Submitted by Selma (not verified) on

Shkrim pak pervers. Te çdo liber, sado i keq qe eshte, ka diçka qe vlen. Atehere ta na jape shoqja nje model te shkrimit te mire. Me kaq sa  ka shkruar ajo ka probleme me veten, qe nuk u shpeton duke vjelluar kot se koti, asnje shembull, asnje titull. Vete shkrimi inkoheret duket si i perkthyer me google.

Po zgjedh krejt rastesisht vetem nje fjali per te kuptuar sindromen e paranojes:

...Të ndalesh tek fjala, do të thotë të lexosh, të dëgjosh pa paragjykime, të ndjekësh fjalën, të shohësh si formohet fjalia, si rrjedh mendimi nga fjalia në fjali, çfarë i thotë ky i fundit mendjes, shpirtit, mundit, respektit për veten, gjuhën sa e pasuron, gjuhën si e përdor, sa e respekton…

Ka ndonje burre qe e merr vesh kete tirade krejt pa logjike:

Submitted by mustafa (not verified) on

Wow, asnje koment?!

Kjo provon gjithshka ka thene Falma me lart. Po te ishte ndonje artikull hajvanesh tip Lubonja me shoke, komentet do ishin me te gjata se artikulli vete.

"Mund të jetë prodhimi në bashkim tingujsh i qarkut të thive të pushtetit që na ka neveritur nga fjala, por me gjithe fjalët boshe të shkruara e thëna në 2012, e me gjithë dhunën verbale që na e përplas në fytyrë çdo ditë si bajgë pushteti ndërsa këta “intelektualët “ e vet na e “analizojnë” si spërkatje parfumi mrekullie të lirisë, them se ka ardhur koha të ndalemi tek fjala."

Kopeja e profesore/doktoreve e ka te veshtire te "trese" fjale e fjali te menduara mire.

Submitted by mustafa (not verified) on

Moos... Falma!

Sapo ua shpjegove keto punet e fjales e fjalive, mender presidenti i mender republike e beri nje thagme te papare, nje kryeveper, nje .... c'fare te te them?!!!

Urimi i Jarit per Vitin e Ri shkon direkt kandidat per Oscar, Grammy, Emy dhe Nobel nomination.

Submitted by nelsa (not verified) on

Mustafa sa bukur ja ke thene ksaj selmanes. Ajo vertet sikur ka shkruar fjalimin e jarit. Per artikullin ka lexuar veç paragrafin e pare se me shume se perballon.

Submitted by ijs (not verified) on

Nuk e njoh kete gazetare  kaq te pergatitur sic e tregon dhe analiza e shkrimit te saj, pasi sot jetojme ne kohen e mesjetes, ne kohen e lulezimit dhe shkelqimit te  shkrimkenduesve  te "ndricuar" te kandilit, te perfaqesuar nga tipa si Lubonja,Nano, Vehbiu,Stefani,Baze e deri tek Fevziu e Cani se lloji tyre eshte me shumice  sidhe qente e rrugeve qe jetojne prej  kockave te shkerdhatokracise moderne pasi kjo e fundit , krijoi mundesine dhe ngritjen e ketyre figurave monstruoze qe ne cdo sistem normal do ishin thjesht  kamariere te kafes dhe rakise.

Submitted by arrori (not verified) on

Sa kemi degjeneruar. Behem pesimist kur lexoj artikuj si ky... A do te mbijetojme dot si komb apo do te vdesim?

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.