Arkiv-Opinion
“Marshi n’Drin” mes New York-u!
Replikë morale për “imoralitetin” e një filmi
Po lexoja intervistën e Besa Myftiu te gazeta Mapo dhe më bëri përshtypje pasaktësia e madhe e autores kur flet për filmin televiziv "Unë e dua Erën" me regji nga Albert Minga dhe Drejtor Fotografie Bujar Kokonozi, film në të cilin kam ushtruar detyrën e asistent operatorit.
Si do të sillet nesër me familjen “Berisha” opozita e sotme?
Nëse nuk veprohet ndaj familjes, nuk mund të veprohet ndaj askujt tjetër për zullume që i ka kryer tok me familjen e në emër të familjes, gjë që do të thotë se pushteti e ndikimi real do t’u mbetet bandave që kanë bërë plaçkë me pasurinë e vendit
Janarët dhe Hrant Dink, Çutaku i Dashurisë
“Lamtumirë Çutaku Im” tha gruaja e mpakur teksa hapte duart që i dridheshin e nën vështrimin e përlotur të qindra mijërave lëshonte një pëllumb. Atë pëllumb që plumbat e urrejtjes ia kishin çarë kraharorin me 19 Janar 2007. E pak para se t’a linte të ikte larg fluturakun e bardhë, dashurinë e jetës me të cilin ishin martuar kur ajo ishte 17 dhe ai 22 vjeç, tha se nuk kishte urrejtje as donte hakmarrje, veçse drejtësi kërkonte se i kishin marrë çutakun, pëllumbin. E kish njohur që e vogël në një “kamp për fëmijët në gjëndje të vështirë”.
Një fëmijë me dy nëna?
“Kemi lindur të gjithë nga një burrë dhe nga një grua”, ulërisnin njëzëri pothuajse gjysmë milionë persona të dielën e shkuar poshtë Kullës Eiffel. Mllefi i tyre ishte drejtuar kundër ligjit të propozuar nga presidenti Hollande që synon të legalizojë martesat e homoseksualëve. Më shumë sesa kundër lidhjes së dy personave të së njëjtës gjini, manifestuesit bërtisnin kundër mundësisë së adoptimit të fëmijëve që ligji në fjalë do mbarte me vete.
Gjysmëliria
“Agimi i Artë” ka Kryepeshkop Janullatosin
Deklaratat e mirëfillta politike të Agimit të Zi neo-nazist grek kundër kombit shqiptar si dhe mbështetja për Janullatosin ishin tregues i qartë se misioni Janullatos është pushtimi fetar i ortodoksisë dhe imponimi politik për Vorio Epirin me fantazmat neo-naziste.
Mbështetja që i japin këtij prifti pa diskutim që është në kundërshtim me misionin e tij fetar. Ndodh rastësisht apo ka një strategji?. Kjo forcë politike, fatkeqësisht edhe parlamentare në Greqi, na bën të mendojmë thellë dhe të bëjmë kujdes me këtë provokim të hapur nazisto-Janullatos.
Amerika bëhet më europiane
Europianët kanë diçka për t’u gëzuar. Për vite ata janë ndjerë të padashur nga amerikanët. ‘Përçaj dhe sundo’ e George Bush-it të ri (kujtoni ‘Europa e vjetër kundër së resë), u pasua nga rishpikja e Barack Obamës ‘Shtetet e Bashkuara si forcë e Paqësorit’.
Tani Europës i janë premtuar miq të fuqishëm në kompleksin presidencial. Nominimi nga presidenti Obama i senatorit John Kerry në krye të Departamentit të Shtetit, dhe i ish- senatorit Chuck Hagel në Pentagon, do t’i plotësojë këto dy poste të larta me politikanë me të cilët europianët do donin të bënin biznes.
Ambasadori Sequi dhe diçka mbi samarin (tema: liria)
Ambasadori i BE-së në Shqipëri Ettore Sequi ka qenë shumë i qartë në kritikat e tij ndaj situatës së medias shqiptare, në një seminar të posaçëm për lirinë e medias organizuar dje në Tiranë. Nga fjala e ambasadorit nuk është vështirë të kuptosh se ka të tjera pritshmëri nga mediat shqiptare.
Nano e Berisha në burg?
Në Italinë e viteve ’90, ndodhi një revolucion juridik, i mbiquajtur i “duarve të pastra”. E filloi prokurori Antonio Di Pietro me çështjen “Tangentopoli”, e cila, fillimisht, kapi në rrjetë peshkun e vogël Mario Chiesa dhe përfundoi tek peshkaqenët Craxi e Andreotti. Në këtë mënyrë, revolucioni i “duarve të pastra” përmbyti një klasë të tërë politike, që për 40 vjet ishte krimbur nga korrupsioni.