Replikë morale për “imoralitetin” e një filmi

Po lexoja intervistën e Besa Myftiu te gazeta Mapo dhe më bëri përshtypje pasaktësia e madhe e autores kur flet për filmin televiziv "Unë e dua Erën" me regji nga Albert Minga dhe Drejtor Fotografie Bujar Kokonozi, film në të cilin kam ushtruar detyrën e asistent operatorit.
“Kur e dorëzova këtë skenar në televizion ma refuzuan duke më thënë se është imoral. Pas dy javësh u hapën ambasadat dhe dëgjova në lajmedrejtues të televizionit që thoshin se kemi në duar një skenar revolucionar të shkrimtares Besa Myftiu. Në fakt unë nuk kisha ndryshuar në ato pak ditë, por bota ndërkohë ishte rrotulluar 180 gradë. Papritur, ai skenar i etiketuar si imoral, vetëm dy javë më vonë u konsiderua revolucionar.”
Kemi qenë duke xhiruar në një autobus Saviem pasditen e 2 korrikut '90 me aktorët Luiza Xhuvani dhe Ndriçim Xhepa një nga skenat më të rëndësishme të filmit.
Në mos më e rëndësishmja, pa dyshim më e vështira nga ana teknike, për kamerën, ndriçimin dhe regjistrimin e zërit. S’mjaftonte kjo, por e gjithë skena duhej të ishte në një pasdite shiu e ne ishim në pikun e verës. Pra dikush spërkaste xhamat vazhdimisht për të krijuar artificialisht këtë skenë. Nuk më kujtohet nëse kishim zjarrfikëse me vete apo njëri nga djemtë e stafit i varur nga dritarja e autobusit e bënte këtë punë me një zorrë në dorë.
Autobusi bënte një unazë buzë Lanës nga ura e Rrugës së Elbasanit dhe kthehej te ura e Shkollës Vasil Shanto. Midis dublave të shumta që xhironim gjatë kësaj unaze, ndërkohë që muzgu kishte rënë, dëgjuam sirena policie që na hutuan të gjithëve. Në momentin që ishim te Shallvaret pamë shumë njerëz që po vinin me vrap në mënyrë kaotike nga rrugica e Parkut të Tenisit ose shkollës 20 vjetori dhe largoheshin nga ana e Pallateve Agimi. Pas një debati që tronditi vazhdimin e xhirimeve, si për stafin ashtu edhe për aktorët, i rindezëm kamerat dhe aparatet e tjera. Në kthesën e lodrave të rrugës së Elbasanit pamë makina ushtarake të Gardës që po zbrisnin drejt qendrës me një shpejtësi jo të zakonshme për kohën. Bëmë një ndalim dhe dikush na informoi turbull që kishte patur tentativa për t’u futur në ambasadat e Rrugës së Kavajës.
Nuk e di nëse vazhduam në këtë gjendje të jashtëzakonshme të xhirojmë akoma edhe ndonjë xhiro tjetër rreth Lanës, por e di që na pllakosi një heshtje në grup. Punonim në TVSH dhe rreziku i denoncimit ishte në ajër akoma, pavarësisht disa masave liberalizuese që ishin marrë nga PPSH atë verë.
Të nesërmen më duket që nuk kemi xhiruar, por Bujari dhe unë në një situatë emergjente në RTSH kemi vajtur me shërbim te blloku i ambasadave. Ne punonim në Redaksinë e Filmit dhe nuk merreshim me informacionin, por Partia po bënte thirrje për “mobilizim”. Edhe ky është një argument që kemi qenë në mes të xhirimeve, sepse unë nuk punoja me Bujarin në mënyrë permanente, por me këdo operator që kishte radhën për të punuar me prodhimin filmik.
Përveç pasaktësisë kalendarike, Besa pretendon që skenari ishte gjykuar si imoral!!! Nuk kisha dëgjuar më parë për këtë vërejtje themelore, e cila po të ishte e vërtetë do kishte pasoja për Besën, por filmi ishte as më shumë e as më pak një nga filmat më moralistë që kishte bërë TVSH-ja. Bëhej fjalë për një piktor, Genci (Çim Xhepa), i cili bie në dashuri me një vajzë bibliotekare, Era (Luiza Xhuvani) dhe i kushton asaj piktura dhe dashuri.
Era është shumë e matur në pranimin e kësaj dashurie të re, pasi sa është ndarë nga dikush, i cili e kishte lënë edhe shtatzënë. Pas këmbënguljes së Gencit edhe si mik ajo i konfidon atij këtë problem të madh që e ka zënë. Genci zhgënjehet për fatin e tij të keq dhe këtu fillon edhe dilema dhe “imoraliteti” i filmit. Ai përpiqet ta bindë për abort, ndërsa ajo mendon se dikush që e do me të vërtetë duhet ta pranojë kështu siç është, pra me fëmijë.
Genci, edhe pas këmbënguljes së shokut të tij të ngushtë steril, për t’u fejuar me Erën, nuk pranon dhe e braktis vajzën në këtë hall të madh, që nuk ka qenë i paktë në familjet shqiptare.
Unë nuk e kuptoj ku fshihej imoraliteti në këtë skenar sipas aparatçikëve, te hezitimi i Gencit, te marrëdhënia jashtëmartesore e Erës me të dashurin e parë apo te refuzimi i propozimit të ish të dashurit për t’u rilidhur me Erën, pasi merr vesh që ajo ka në bark fëmijën e tij.
Filmi sigurisht që kishte nota të theksuara feminizmi, nocion i panjohur në atë kohë, por në zonat urbane ishte tejkaluar si problem. Nëse filmi do t’i kishte vënë ngjarjet në fshat, ndoshta mund të bënte sens drama e një vajze shtatzënë. Kishin kaluar ndërkohë 10 vjet që nga botimi i “Nata me Hënë” dhe kjo temë nuk ishtë më tabu.
Skenari nuk e pranonte lirinë e zgjedhjes, si të Erës ashtu edhe të Gencit duke e kanalizuar apriori verdiktin e filmit në hullitë moraliste socialiste. Për çudi, në film, mjekët me anë të gjuhës shtetërore nuk e këshillonin abortin, por nuk e ndalonin amá.
Të nesërmen e ngjarjes së xhirimit me Saviem, një nga të rinjtë e grupit tonë të filmit, pikërisht ai që spërkaste xhamat me ujë, u fut në ambasadë si shumë të tjerë dhe ne i uruam fat në aventurën e re, kur e vizituam nga hekurat e shqyera të ambasadës italiane.
Unë nuk e di si dhe kur u largua Besa për në Zvicër, me vizë apo me ambasadat, por e di mirë që filmi televiziv nuk kishte premierë kinematografike. Ai shfaqej për herë të parë në TV dhe ritransmetohej po në TV sa herë që programacioni e shihte të arsyeshme, por jo më shpesh se njëherë në 6 muaj, mesa më kujtohet mua. Sigurisht, që për hir të monopolit, filmi televiziv kishte një audiencë të ngjashme me pjesëmarrjen në votime, rreth 99.99%, kështu që suksesi ishte i garantuar.
Nuk duhet harruar që dhëmbët nuk i ranë sistemit pas hyrjes në ambasada, por vetëm pas gjashtë muajsh me rastin e Lëvizjes Studentore të Dhjetorit. Që do të thotë se drejtuesit nuk u bënë papritmas liberalë në TV, përkundrazi i shtrënguan disi radhët dhe vendosmërinë në rrugën e ndjekur deri atëherë.
Replika ime me Besën nuk do të thotë se unë përkrah lirinë artistike të aplikuar në atë kohë në TVSH, por thjesht për të qenë korrekt me historinë dhe interpretimet e saj si disidente.
Linku i shkrimit të Znj. Besa Myftiu:
http://www.mapo.al/2012/12/26/besa-myftiu-skenarin-e-filmit-une-e-dua-eren-ma-refuzuan-si-imoral/
Comments
I lexova qe te dy shkrimet e

I lexova qe te dy shkrimet e nuk morra vesh asgje, na i keni bo trute dhalle me disident jo disident, moral imoral, vetem me u duk superior ose me la hesape te vjetra duke i nxjerre gjerat jasht kontekstit. Ndrron kontesti, ndrrojne edhe vlersimet, edhe per dy jave. Per ate kohe, ne nje kontest te caktuar, mund te ishe disident per nje gje qe ne kontestin e sotem quhet kot. Le qe te gjitha gjerat sot jane kot. Nje femer mund ta shpartalloje gjysma e Tiranes, ti shpartallojne edhe mitren, dhe mund te quhet gje morale (nqs do vete). Pastaj mitra mund te behet edhe plastike, ashtu si gjijte e te tjera gjymtyre. He pra po e gjetet, kush eshte revolucionar dhe disident sot?

Shkrim i keq. Shkrim qe i ve

Shkrim i keq. Shkrim qe i ve zile Miut.

AGRON, mendoj qe nuk eshte e

AGRON, mendoj qe nuk eshte e justifikuar fare (fare means fare, aspak) nderhyrja e juaj ketu per sy problemet kryesore simbas jush : "Përveç pasaktësisë kalendarike, Besa pretendon që skenari ishte gjykuar si imoral."

E besoj saktesine tuaj, nga ana kalenderike ...por nuk ka asnje efekt nderhyrja e juaj, ketu ne kete rast.

Suksese.

Lum si ju Agron..qe paskeni

Lum si ju Agron..qe paskeni kaq shume kohe te lire.

Cfare keni dashur te theksonit ketu me kete mundimin e juaj?

"Te verteten e madhe historike se ne cilen Dite te Javes kane filluar rregjistrimet e ketij filmi...apo moralin e asaj kohe...???"

Edhe nje here..lum si ju per kohen e tepert dhe per jeten pa asnje lloj preokupimi tjeter me te madh.

Kur mbyll faqen e funditNga

Kur mbyll faqen e fundit
Nga Ilir Mborja
Kur e çatisa së lexuari me një frymë romanin më të ri të Besa Myftiut “Rrëfime nga vendet e harruara”, megjithëse e mbaja veten si njohës i asaj Bote që quhej Besa (kam pasur fatin e çmuar ta njoh si pedagogen time të letërsisë qysh ne vitet ’85 ) përveç mrekullimit estetik të përzier me atë ndjenjën: “ah sa keq që mbaroi”,..kuptova se sa pak e paskësha njohur (tashmë) mikeshën e vjetër!..Mbase do jetë më mirë t’ua theksoj që në krye se nuk është fjala gjithsesi për një lexues që nuk di të ndajë, qoftë në mënyrë intuitive sjelljen ndërtuese, dmth kalkulimet riformësuese të jetës me ato të krijimit si proces. Jo pra për këtë. As për befasinë e plotë që godet një lexues shqiptar tek ka rastin të njihet me librin.(Autorja e ka përkthyer vetë nga frëngjishtja këtë roman.) Emri i saj flet më shumë ne vendet që flasin gjuhën e Molierit,..megjithë emancipimin artistik që ka dhënë poetja Besa në vitet e errëta ’80 në letërsinë shqipe, ose skenaristja,..madje dhe aktorja kryesore e filmit të saj suksesiv “Yllka”, në artin shqiptar. Kështu pas “Marin Barletit” në Tiranë qe na solli romanin në fjalë, në janarin e 2012-ës, i erdhi radha shtëpisë botuese “Fayard” në Francë për botimin e romanit të tetë në frëngjisht të Besës: “Dashuri në kohën e komunizmit”.Perëndimi për çudi (ose aspak për çudi) gjithmonë 2 hapa para (ose më shumë) me vlerësimin e artistëve tanë!..Çmime prestigjoze, më e lexuara ndër 12 autorë tek bibliotekarët dhe librarët në Francën e 2008-ës, Besa Myftiu do t'i japë lavdi të çmuar vetes dhe bashkëkombësave të saj...Por synimi im nuk është të sjell një analizë komentare të vlerave të padiskutueshme dhe të risive të romanit “Rrëfime nga vendet e harruara”. Mendoj se kjo është punë e kritikës së mirëfilltë profesioniste. Por unë do të rrekem t’ju përcjell atë ndjenjën e çuditshme që të le romani kur mbyll faqen e fundit - “sa pak e paskësha njohur Besën!..” Tek e mbyll pra faqen e fundit, romani që të ka lodhur mushkëritë nga e qeshura (kisha vite pa qeshur me gjithë shpirt - faleminderit Besa!) të mbetet në duar (koka mes dy pëllëmbëve) dhe po të mos jesh plotësisht i marrë patjetër që mediton : “...marr kokën në duar/dhe mendoj se ç’ëndërr kam parë/nga kjo ndryshoj me ty or i marrë.” (D. Agolli) Por humori, që është i domosdoshëm mendoj për çdo vepër letrare aq sa ajo nuk mund të egzistojë si e tillë pa të, duke qenë brilant, tek romani i Bessës tejdukshon dhe atë që shpesh e përfillim për të kundërtën: trishtimin gjer në dhimbje...(Faqet e këtij romani të çojnë drejt këtij dyshimi: se humori mund të mos jetë e kundërta e trishtimit...)Duke shfletuar faqet e tij,..do ta kapësh patjetër veten duke lotuar,..Pasi s’ke pushuar akoma së qeshuri,..do të të vijë keq edhe për veten. Për atë jetë të shkuar kot. Mu aty brenda faqeve mund të zbulosh gjëra që nuk t’i rrokte mendja megjithëse ke pretenduar se e njeh mirë atë Botë që quhet Bessa. Aty mund të zbulosh se dashuri të pasosura, mund të jenë të gjitha të përsosura...Aty sheh për së pari qartazi se si ndahet trupi nga shpirti,..dhe se si përdorimi i lirë i të dyjave veç e veç ruan një pastërti sterile, njëmijë herë më sterile se ato që janë idhtarë të mospërdorimit te tij (trupit). Për se pari në letërsine tonë flitet për trupin, a thua se gjer para këtij botimi ai nuk ka egzistuar. Bash mu aty në roman merr vesh se virgjëria qënkesh shumë larg fundit të barkut,..dhe se sa i marrë është vigjëlimi pranë tij. Të gjitha këto e shumë të tjera (tabu të thyera së pari në letrat shqipe nga Bessa Myftiu me këtë roman) tregohen virtuozisht, ku siqeriteti artistik duket se është arma kryesore e përrallës së saj,..armë që në jetën plot e përplot me tollovi këtu “në vendet e harruara” i solli jo rrallë telashe dhe keqkuptime. Por Bessa “e pafat” në përrallën e jetës shqiptare, rezulton të jetë mbase shkrimtarja më fatlume në realitetin e artit. Bija e shkrimtarit më disident e të mohuar në Shqipërinë e socializmit, Mehmet Myftiut (ndërkohë romani i tij “Leka” stundjohej në programet mësimore në Kosovë) gjithë atë lëndë të trashëguar nga gjyshërit e saj të çuditshëm,..e që vazhdon pastaj më gjatë me rropullitë e jetës së saj, ka ditur si rrallëkush të na i përcjellë fillimisht në frëngjisht dhe këtë radhë duke mos përtuar ta përkthejë edhe në gjuhën e bashkëatdhetarëve të vet, që shpesh vonojnë në shprehjen e mirënjohjes...Për t’a rrëfyer këtë “përrallë” Besa ka përdorur më së miri talentin e vet...Dhe diçka tjetër që të vjen ndërmend para se të largohesh nga romani është ajo ndjenjë që ngjan paksa me atë të fajit,..kur ti që ke pretenduar se e ke mikeshë,.. tek sheh pasi mbyll kapakun e fundit të librit, se sa pak e ke njohur shkrimtaren në të vërtetën e saj,..se sa afër(Besës) e sa larg LIRI-së ke qënë,..Sa mund ta kemi fyer pa dashje vetëmevete me vlerësimin maksimal (edhe këtë pa guxuar t’ia shprehim kurrë) vetëm për sytë e saj, marramendës në të vërtetë,..ne të pavëmendëshmit mendjelehtë me mosvlerësimin maksimal, krahas feminitetit të saj brilant,.. edhe për dritën emancipuese që vezullonte në mes të errësirës së socrealizmit të atyre viteve..Na fal Besa! Nuk e di sa i qartë isha në shpjegimin e ndjesisë që të lë romani kur mbyll faqen e fundit,.. por gjithsesi me dy fjalë mund të përmblidhem: Na FAL dhe FALEMINDERIT gjithëherë e bukura Besa! Gazeta Shqiptare/20 Shtator 2010

cudi me keta. edhe ja paskan
cudi me keta. edhe ja paskan quaktur imoal, dhe filmi qenka bere. gPodel dhe Besa disidente tani!
Add new comment