A ka një identitet kosovar dhe një identitet shqiptar?!

Këtë 100-vjetor, përveç debateve për rishikimin e historisë, figurave historike, u hap dhe një lloj debati lidhur me identitetin Kosovar dhe Shqiptar. A ka një identitet Kosovar dhe një identitet Shqiptar? A është pavarësia e Kosovës momenti i ngjizjes së identitetit Kosovar? Një debat i tillë, jo rastësisht u mediatizua këto ditë, kur shqiptarët festuan ditën më shënjuese të identitetit të tyre, 100-vjetorin e Pavarësisë, ditë ku gravitacioni i identitetit kombëtar është më tërheqës se kurrë.
Palët e përfshira në këtë debat japin argumente dhe kundërargumente, besimtarët e identitetit Kosovar e argumentojnë tezën e tyre me faktin se, Pavarësia e Kosovës është dhe momenti kur ka filluar formësimi i identitetit Kosovar, i cili ka simbolikat e tij, të cilat i japin formë këtij identiteti të ri.
Raporti i individit me kombin e tij është një raport kulturor, historik, politik, gjuhësor, shpirtëror, dokesh, zakonesh, etj. Ndërsa raporti i qytetarit me shtetin e tij është kryesisht një raport juridik të drejtash dhe detyrimesh të ndërsjella, që burojnë nga aktet themeltare të shtetformimit, si dhe në të gjithë kornizën ligjore. Maks Weber bënte dallimin e qartë midis rendit shtetëror dhe fuqisë së tij (Staatpolitisch) nga ai i kombit dhe i kulturës (Kulturpolitisch)
Ky lloj dallimi bazohej në dy ide themelore. E para pranon se shteti është instrument i kombit dhe se nuk mund të ketë komb pa shtet. E dyta thotë se ekziston një lidhje e domosdoshme ndërmjet përmasës së brendshme të kombit dhe veprimit të jashtëm të tij.
Shteti, mekanizmi i ftohtë që Hobsi e quante Levantiani, ka si qëllim garantimin e të drejtave dhe lirive themelore të të gjithë qytetarëve të tij dhe jo vetëm, por dhe të atyre të cilët nuk janë shtetas, por persona me leje qëndrimi të përkohshme, rezidentë, etj. Shteti si bashkësi institucionesh dhe mjetesh kontrolli dhe detyrimesh, ka për qëllim të garantojë lidhjen e brendshme të njësive politike, si dhe t’u lejojë atyre që të ushtrojnë veprimet e tyre në botën e jashtme, është në të njëjtën kohë shprehja dhe vegla e çdo njësie politike moderne.
Ndërsa koncepti i kombit shkon përtej mekanizmit të ftohtë të Levantianit, lidhjet midis bashkëkombësve, solidariteti i tyre nuk buron nga detyrimet ligjore, por nga lidhje të natyrave historike, kulturore, gjuhësore, shpirtërore, etj. Janë këto lidhje të cilat përbëjnë dhe pigmentin e identitetit kombëtar të farkëtuar ndër shekuj, mes sfidave ekzistenciale që kombet kanë kaluar. Shpesh koncepti i kombit i mbivendoset konceptit të shtetit, kjo ndodh sepse çdo shtet mëton të jetë shprehja e një kombi demokratik, ky ambiguitet i termit komb në jetën shoqërore rrjedh nga fakti se ai është lidhur domosdoshmërisht me parimin modern të ligjshmërisë politike dhe me bazat e lidhjeve shoqërore.
Për gati gjysmë shekulli, kombi gjerman u nda në dy shtete, Gjermania Lindore dhe Gjermania Perëndimore, gjatë ekzistencës së dy shteteve gjermane nuk u fol kurrë për identitet kombëtar gjermanolindor dhe identitet kombëtar gjermanoperëndimor, por për një komb gjerman të ndarë në dy shtete. Kombi gjerman asokohe, megjithëse ishte i ndarë në dy shtete që kishin strukturë diametralisht të kundërt social – politik, me ngarkesa të forta ideologjike, përkatësia kombëtare nuk u zvetënua për asnjë çast. Të gjithë i kemi përjetuar pamjet e rënies së murit të Berlinit, ku njerëzit me duar, me mjete rrethanore kazma, kërkonin të shembnin murin ideologjik mbi të cilin ishte ndarë kombi. Ndjesia për kombin gjerman ishte më e fortë se çdo lloj ideologjie.
Ernest Renan (1823–1892) filozof dhe politolog francez, e përshkruante kombin si: një parim shpirtëror, pasojë e koklavitjeve të thella të historisë. Është një familje shpirtërore dhe jo një grup i përcaktuar nga përvijimi i truallit.
Rrugëtimi i Kosovës drejt pavarësisë dhe shtetformimit, është një kalavar i gjatë luftërash dhe qëndrese që shqiptarët kanë zhvilluar në përpjekjet e tyre për shtetformim. Është produkt i shpirtit shqiptar. Patriotë të tillë si Hasan Prishtina, Isa Boletini, Adem Jashari, luftërat e tyre për liri nuk i kanë ndërmarrë nën moton e një identiteti kosovar, por si shqiptarë që kërkojnë liri dhe të drejtën për të pasur një shtet mbarëshqiptar. Përpjekjet dhe sakrificat e tyre janë në sinergji të plotë me identitetin kombëtar shqiptar.
Që të ndërtohet një identitet i ri kombëtar, duhen disa simbole që unifikohen me këtë lloj identiteti, lidhja që shqiptarët e Kosovës kanë me flamurin kombëtar është një lidhje që vjen nga thellësia e shekujve e ngjizur ndër luftëra për mbijetesë, është një ndjesi që shqiptarët e Kosovës e kanë po aq të natyrshme sa dhe shqiptarët e Shqipërisë, Maqedonisë dhe Malit të Zi. Nuk është ajo ndjesi që i jep simboli i shtetit të ri të Kosovës, flamuri me sfond blu dhe 6 yje, produkt i një kompromisi dhe negociatash.
Pavarësia e Kosovës sigurisht është ngjarja më madhore që shqiptarët kanë përjetuar në këtë shekull, kjo ngjarje madhore nuk e bën profan identitetin e shqiptarëve të Kosovës ndaj identitetit kombëtar.
Kjo ngjarje historike nuk mund të perceptohet si momenti i ngjizjes së një identiteti të ri, nuk është “big bang” zanafillor për një identitet të ri kosovar. Kosova është pjesë e universit shqiptar, që “big bang”-un e tij e ka përjetuar shekuj më parë. Kosova është një prej yjësive më të spikatura të universit kombëtar shqiptar. Në këtë konstelacion vlerash historike, kulturore, shpirtërore, identiteti shqiptar ka të njëjtin gravitacion si në Tiranë edhe në Prishtinë, ndaj dhe mbivendosja e identiteteve të tjera është e destinuar të përthithet nga gravitacioni i identitetit shqiptar.
gazeta Shqip
Comments
E ke dhene vete ne paragrafin

E ke dhene vete ne paragrafin e fundit pergjigjen e pyetjes se ngritur ne titull. Eshte plotesisht ashtu. Ndryshimet ndermjet shqiptareve jane veçori lokale dhe trevash, dhe jo kombetare. Pra sa ndryshon nje gjirokastrit nga nje shkodran, sa ndryshon nje vlonjat nga nje korçar, po aq ndryshon nje tiranas nga nje tetovar, ose nje durrsak nga nje prishtinali. Mund ta dalloj une nga pjesa me e mire e shqiptareve psh Lorik Canen, apo Arta Dobroshin apo ku e di une ke tjeter. Por edhe ata qe bejne vepra tejet te denueshme jane shqiptare, pavaresisht se ku kane lindur. Pavaresisht kontradiktave personale, ideologjike dhe botkuptimore per mua si Rexhep Qosja si Ismail Kadare jane nje. Personalisht e konsideroj kete teme si te ezauruar. A e vute re se sa kosovare "zbriten" ne Vlore per 100 vjetor????!!!! Atehere?!

Me pelqen patriotizmi i

Me pelqen patriotizmi i kosovareve .por per momentin nuk me pelqen te jemi nje shtet .Nuk do fitonte as kosova e shqiperija ,ndoshta vite me vone kur ne shqiperi vertete te kete demokraci e te mos shfrytezohej ardhja e tyre nga Gerdalla politike Shqiptare .Akoma ne kosove mbizoteron i pari i fisit ,per ta cdo kundershtar i Saliut eshte o GREK O KAUR .Niveli i tyre le shume per te deshiruar

Aman ore aman lenka per
Aman ore aman lenka per deshiruar niveli i tyre dhe dashke ti me torte rrembyesit tna shites kulture
Shqiptaret dhe kosovaret jane

Shqiptaret dhe kosovaret jane dy realitete te kunderta, nata me diten, asnje perputhje, asnje lidhje, asgje e perbashket kulturore, tradite, sociale, mentalitete etj etj etj

@aliu, per momentin nuk behet

@aliu,

per momentin nuk behet bashkimi,bile duhen vite.Por sa i perket nivelit, po ju them se ne Kosove ka me shume qytetari se ne Shqiperi.Mjafton te shohesh nje qytet cfaredo ne Kosove, qe eshte me i paster edhe se vete korca qe e mbajme si djep kulture.Eshte e kunderta kur flet per greke dhe kaure , se jane vete shume shqiptare ,nga jugu sidomos, qe i konsiderojne si 'maloke' dmth qe votojne apo do votonin Berishen!

Dritan, Hamenda fillimisht

Dritan,

Hamenda fillimisht se qendrimi yt eshte prej radikali por per me teper tani po me duket naiv!

Vlora e 100 vjetorit ishte deshmi se ne tashme jemi te bashkuar ne format me njerezore qe nje bashkim mund te kete!

Kosova dhe Shqiperia jane

Kosova dhe Shqiperia jane NJE. Ne te Shqiperise kam pershtypjen se do te fitonim pak qytetari nga Kosova. Te kenaqet shpirti ketu ne Prishtine kur sheh se sa patriote, te edukuar dhe plot respekt jane shqiptaret e Kosoves.

S'me besohet se kur kryqezoj vijat e bardha, makina ndal shume larg per te me lene qe te kryqezoj rrugen e qete, kudo qe shkoj, njerezit te pershendesin, shqiptaret e Kosoves nuk e thone kurre fjalen e fundit te paren, nuk jane agresive, e shume te tjera si kjo. Ende nuk me besohet qe ka vende me shqiptare qe funksjonojne....

Add new comment