Qingji që Ibrahimi therri si kurban për Ismailin dhe Amadinexhad-Berisha

Postuar në 26 Nëntor, 2012 17:44
Eduard Zaloshnja

Qysh prej fëminisë, kam qenë i fiksuar ndaj numrave – pjesërisht më pak, ndaj fjalëve. Ky ‘mallkim’ më ka ndjekur pothuaj pa ndërprerje edhe gjatë viteve që kam hedhur ca gurë në pellgun e mediave shqiptare (të më falin këto të fundit për metaforën).

Por në këto dy rrjeshta që po shkruaj sot, do të bëj një ‘pushim’ nga numrat. Dhe sebep për këtë pushim të shkurtër, u bë një mesazh elektronik i sime mbese, e cila punon aktualisht në Kejp Taun të Afrikës së Jugut. Mesazhi i saj, praktikisht, ishte një britmë uluritëse për kasapanën e paralajmëruar të 1000 qingjave dhe 1000 deshëve në mes të Tiranës.

Ajo kishte lexuar një lajm mbi këtë therrje të paralajmëruar të 1000 qingjave dhe 1000 deshëve në mes të Tiranës, në të cilin citohej kryeministri i vendit të saj të origjinës të kishte thënë: “Ti z. Ministër i Bujqësisë, duhet të marrësh të gjitha masat për të përzgjedhur 1000 desh e 1000 qingja për festën…Ju gazetarët mund të shihni me habi, kur flas për therrjen e deshëve, por ju siguroj që nuk është ide origjinale – kjo është një praktikë e ndjekur edhe nga lartësitë më të mëdha…”

Dhe ime mbesë ishte pataksur nga këto fjalë të kryeministrit të vendit të saj të origjinës, sepse i kishin kujtuar therrjen e një qingji në sytë e saj kur ishte vocërrake (që edhe sot e tmerron) dhe i sillnin në mendje vargjet arkaike që përshkruajnë bërjen kurban të një qingji nga Ibrahimi, për hir të birit të tij Ismail, 3 mijë e ca vjet më parë…

E pra, kjo ishte pak a shumë përmbajtja e mesazhit elektronik të sime mbese, që më shkuli përkohësisht nga 'mallkimi' i numrave, për të shkruar këto dy rrjeshta për kasapanën e parashikuar të qingjave e deshëve në mes të Tiranës, me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.

Me ç`kam dëgjuar, Amadinexhadi i Iranit, kur bën ndonjë meting në Teheran, e rrethon sheshin me qingja të pjekur, në mënyrë që varfanjakët të mbushin sheshin për të ngrënë ndonjë copë mish falas. Në mbarim të metingut, varfanjakëve që mbushin sheshin u jepet edhe nga një trastë me patate…

Uroj që sheshet e Tiranës, në 28 nëntor, t`u ngjajnë, së paku, shesheve të Teheranit. Sheshe ku Amadinexhadi u ofron varfanjakëve qingjat e pjekur dhe trastat e patateve, por jo skenat makabre të therrjes së bagëtive në mes të kryeqytetit. Sepse, për diçka më europiane, ndoshta nuk duhet pritur prej një kryeministri që, në mbledhjen e qeverisë, thotë fjalët: “Ti z. Ministër i Bujqësisë, duhet të marrësh të gjitha masat për të përzgjedhur 1000 desh e 1000 qingja për festën…Ju gazetarët mund të shihni me habi kur flas për therrjen e deshëve, por ju siguroj që nuk është ide origjinale – kjo është një praktikë e ndjekur edhe nga lartësitë më të mëdha…”

Comments

Submitted by Dritan (not verified) on

Nuk me shqeteson mendja e semure e kryeministrit nga shpellat e Vicidolit, tashme ai eshte nje kauze pa shprese, nje i semur terminal mendor. Me shqeteson qetesia e ketij populli i cili vetem brenda ketij viti ka patur mundesine per tu revolutuar dhe hedhur perpjete nga barbarizmat alla-shqiptarce.

Nuk e di pse neve si popull na pelqen gjaku, na pelqen ta shohim te rrjedhi, nuk e di pse jemi kaq te fiksuar nga ngjyra e kuqe e tij, nje ngjyre qe te kall daten.

Dhe e them kete sepse shqiptaret vrasin me lehtesi, gjaku derdhet ne mes te bulevardid dhe nuk na ben pershtypje, ashtu sic nuk na beri pershtypje gjaku i 3000 + te vrareve ne 1997 apo gjaku i viktimave te gerdecit.

Ne therrem nje dash kur Luli u vendos me dhune ne bashki, dhe e therrem ate ne mes te Tiranes, e nuk na beri pershtypje.

Ne i therrim lopet, qingjat edhe anes rrugeve kombetare automobilistike, gjaku derdhet curril e nuk na ben pershtypje.

Dhe per pak, do therren edhe 2000 desh e qingja per nje kauze kaq hipokrite sic eshte edhe ky 100 vjetor. Eshte nje therrje, nje derghje gjaku prane sheshit te Nene Terezes e cila luftoi me humanizem, per te bere njerezit sa me humane, edhe nje therrje qe ndodh prane Universitetit, nje qendre edukimi qe simbolizon driten, permiresimin njerezor, edukim e civilizim.

Dhe ne nuk na ben me pershtypje.

Dje ne Tirane nje fatorino ne lulen e rinise humbi jeten. U be kurbani i pare i 100 vjetorit, pikerisht nga duart e atyre qe pelqejne gjakun, derdhjen e tij, ngjyren e tij jashtu trupit njerezor.

U therr nje i ri!!!

Ta pranojme dhe te mos na vije aspak keq: Jemi popull barbar, nuk jane kafshe qingjat dhe deshte, por jemi ne te tille, jemi hipokrite, jemi kokeforte dhe pa pike humaniteti.

Shoqeria shqiptare eshte therrur dhe prej saj cdo dite rrjedh gjak...............

E ne nuk na ben pershtypje..........

Submitted by ILIRET (not verified) on

Sali Bej Risha i njeh shume mire votuesit e tij. Ai eshte kryeminister elektoral dhe PD, parti elektorale. Kush e voton ate? Barkpangopurit e te gjitha kategorive. Si ata qe duan te kene nje vakt ushqim me teper, aq me mire kur eshte edhe me mish te leshte. Por edhe barpangopurit me pará, te cilet perfitojne nga blerja e 1 000 qengjave dhe  1 000 desheve, leke te thata ne xhepin e tyre, jo me pak se, 150 milion leke te vjetra. Keto drejt e ne xhep. Per nje dite. A e do pjesen Ministri i bujqesise? Sigurisht qe e do. Po Luli ? Po ai eshte i zoti i dasmes, ai po e po.

Lere pastaj, ç'behet me fondet per ceremonite ! Me blerjet e flamujve , banderolave, kostumeve kombetare dhe ato kuq e zi, me koncertet e me kengetaret. Koncerti tek sheshi Skenderbej 610 milion leke (te vjetra)  !!!???  Ku shkojne gjithe keto leke? Supozojme se jane 50 kengetare , me nga nje milion secili, 50 milion ! Ja dhe ndonje orkester me nga 10 milion, po themi edhe 50 milion te tjera. Shpenzimet e skenes, megjithese kjo eshte e bashkise, por po themi edhe 20 milione te tjera. Shpezime te ndryshme dekori, elektrike etj, nja 30 milion. Gjithsej shkojne 150 milon leke. Po 450 milion leke ku shkojne. Te palosura ne xhep te barpangopurve, te cilet per neser perkthehen ne vota per Sali Bej Rishen.       Mund te behej nje shkolle e re me ate koncert? Po.

Ndersa barpangopurit per nje çap buke, ai i kon edhe para zgjedhjeve me nje traste miell, dhe ja ua mori votat edhe atyre.

Intelektuali, mendon keshtu si ju z. Zaloshnja. Barkpangopuri nuk mendon me tru.Ai mendon me stomak....

Submitted by Afrimi (not verified) on

Ne rradhe te pare, ato qengja dhe deshe nuk do theren ne mes te qytetit, por neper thertore.

Se dyti-Shume mire qe te hane njerezit 1 dite nga taksat e veta.

Se treti- ajo mbesa jote me mire te shikoje si theren njerezit me ngjyre ne mes te qytetit atje ku ajo punon.

se katerti- Meqenese kjo menyre e te festuarit nuk ju pelqen- SI DUHET TE FESTOJME???!!!!, sepse per te kritikuar jemi t eparet, por per te ofruar alternativa??!!

Submitted by Dritan (not verified) on

Pergjigje!

Pika juaj e dyte. Te ndalemi pak tek taksat, ky koncept i thene per tangerllek e qe shqiptaret jo vetem qe nuk e njohin por as nuk kerkojne te drejten ne emer te tyre. Taksat qe ti permend te mos banalizohen ne ca mish te pjekur me te cilin do mbushin barkun kamza dhe bathorja. Shqetesohu per anen tjeter te taksave, siguri, rend, rregull, ekonomi, shkollim, mjekesi. Do hane shqiptaret nje dite mjaft dhe ditet e tjera m**

Pika juaj e trete. U therr fatorinoja ne mes te tiranes, pse nuk e ngre zerin kundra ketij makabriteti i ushtruar nga dora e bashkeatdhetareve te tu?

Se katerti: Si duhet te festojme?????

Ta them une. Sponsorizo fast-fooded e Tiranes dhe keshtu ato krijonte stendat e tyre pergjate bulevardit ku te hane e te ngopen te pangrenet.

Zhvillo koncerte, hap muzete falas, shtyp libra per historine e pavaresise (jo ate te Sales) dhe informo brezat e rinj. Hidh ca fishekzjarre, dhe thuaj naten e mire

Submitted by Afrimi (not verified) on

2- nuk e di a kuptove ironine e ngrenjes se nje dite ne vit te taksave te tyre (sepse pjesen tjeter te vitit , ata nuk i shohin me sy ne asnje forme taksat e tyre.

Ti edhe argumentin e ke me mllef o zoteri (ose thene me fjalen e duhur *me racizem*). Kur te hahet mishi ne Tirane do te lypin gje pashaporte dhe vetem kamzalinjeve dhe bathoristeve ju lejohet te hane nga ky mish???!!!

E kuptoni qe me kete lloj fjalori vetem sa shtoni percarjen ne popull dhe pastaj ankoheni se pse keto zona votojne PD-ne dhe jo PS-ne. Kur ti i fyen perdite me terma *shpellare*, *tribu primitive*, cfare pret nga ata???!!!.

Sa per kulture, te duket vetja se pse mund te jesh nga jugu ke shkolle me shume?!, ke horizont me shume?!, ke kulture me shume?!. Po lereni keto perralla.

3- Gjynah qe e theren per asnje gje. Ne kete rast duhet te arrestohen autoret dhe te pergjigjen para ligjit, qe fatkeqesisht nuk funksionon. Edhe ne rastet kur policia i ka arrestuar autoret, gjykata i ka liruar kundrejt shumave te majme te parave.

Submitted by Dritan (not verified) on

Te kerkoj ndjese per moskuptimin e ironise tuaj.

Sa per te ngrenet, nuk eshte racizem fare, dhe as mllef, mllefi qendron diku tjeter por na duhet nje tematike me e gjere. Dhe kur them bathoren dhe kamzen e ke mire se cfare dua te them, e mbeshtetur kjo edhe me fakte te vezhguara nga festa te tjera si 1 maji, shen valentini, kur dyndet tirana me turma qe nuk kuptojne.

Sa per pashaportizimin, tashme festa kombetare me pashaporte eshte bere. Festojne militantet e PD, tenderat i kane fituar kusherinjte e deputeteve, vellezerit, apo miqte e kryeministrise.

Kurse per ate te riun, te mos i mbajme shpresat kot. Nje popull normal do ishte ndalur per te protestuar per krimin, por per popullin jane rendersi flamujt e varur si breke, torta e hipokrizise. Keto nuk jane kohe per te gezuar, gezojne ata te pandergjegjshmit sa per dy dite pushimi

Submitted by Glauk (not verified) on

neser tirana do te mbahet mend si kryeqytti i gjakut te madh. Turma zombie-sh te uritur duke u shkalafitur per nje cope mish dhe nje kanoçe birre...sheshi prane stadiumit do jete neser nji pilaftore dhe nje han me permasa biblike...turp kolektiv per te gjithe ato qe neser do jene 1000 here me te burgosur shpirterisht pas RAVE PARTY-t madh qe me aq dashuri ofrohet nga Neandertali SALI!

Submitted by Bard (not verified) on

Secili te festoje sipas qejfit; kush do, te iki te mbushe plencin me mish te leshte ne qender te Tiranes(kurioz eshte fakti qe per here te pare ne histori, do festohet ne qender te metropolit, nje shans i papare per bathoristet e paepur per ta ndjere veten kryeqytetas ne kuptimin e plote te fjales). Ne te tjeret ta mbajme frymen ne Vlore. E kush tha qe ne kete 100 vjetor shqiptaret jane me te bashkuar se kurre? Jo vetem qe s'u bashkuam, por edhe nje feste qe e kishim te perbashket e festojme te ndare. Kjo po qe eshte veper madhore e qeverise. Rrofsh o kryeminister, ta kthefshim per te mira e ne gezime ne familjen tende, se ti je teper i moshuar per te ta kthyer borxhin!

Submitted by astrit (not verified) on

Si duhet te festojme???

Jo si barbare, orinetale gjakatare duke therrur kafshe e duke ngrene mish sa te mbushim gojen plot. Te festojme si ne tere boten qe jo 100 por 500 vjet pavaresi e shtet feston e nuk nxjerr kasapin e te masakroje dhjetera kope me qingja per diten e vete kombetare.

Franca festoi 200 vjetorin, Amerika po ashtu, kujtoni ju se nuk dinin te therrnin deshte ata? Jo, si kombe civile organizuan aktivitete me civile, hapen muzeume, permiresuan rruge dhe ndriten monumente qe promovojne vlera civilizuese dhe jo kenaqesi te vogla si era e gjakut dhe mbushja e plencit me mish kurbani!

Ishalla nuk prishet ndonje nga ato mishra se do te na helmoje gjysmen e Tiranes.

Komb gjakatar, po u be ndonjehere 200 vjec me cfare do te festoje, me 2,000 koke qingji?

Submitted by f d (not verified) on

Vampirizem & kanibalizem zvarritet ende ne atmemedhene tone europian !

Mbase bie shi...

Submitted by Harilla (not verified) on

Kjo bisedë midis mbesës dhe dajës duhet të kishte mbetur e tillë sikurse u konceptua, private.

Mbesa nëse do të dëshironte të shprehej publikisht në këtë vend të vogël ku shumëkush mund ta njohë, mund ta bënte këtë pa kaluar nga filtri i dajës.

Submitted by Anonim (not verified) on

O zoti analist, po mire, po kur e shkrove kete artikull gjenial, nuk te ndodhej prane nje kompjuter, ku, nen dudllin e gugllit te kerkoje ndonje te dhene per keto faktet me te degjuar? Dhe pa mberritur hic ketu, si dreqin mund t'ia lejoje vetes nje gazetar a analist a opinionist te botoje te shkruar dicka qe e paskesh me te degjuar? Nese nuk mund ta vertetosh, shmange si argument, mo'lla!

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.