Kush e vodhi Isa Boletinin?

Postuar në 30 Nëntor, 2012 08:38
Nexhmedin Spahiu

Pyeta një nxënës 12-vjeçar nëse ka dëgjuar ndonjëherë për Ismail-Qemal bej Vlorën, m;u përgjigj se ka dëgjuar për Ismail Qemalin, por jo për Ismail-Qemal bej Vlorën. Mirë, i thashë, kush ishte pra Ismail Qemali. Ai që e ka ngritë flamurin, m’u përgjigj. Po për Isa Boletinin a ke dëgjuar ndonjëherë? Po – tha, ai që e ka puthë flamurin. Po përse Isa Boletini nuk e ka ngritur flamurin, dhe pse Ismail Qemali nuk e ka puthur flamurin- e pyeta. Ku e di unë, kështu na kanë thënë në shkollë- u përgjigj.

Miti në shërbim të Enver Hoxhës

Ky është stereotipi që është krijuar që nga ardhja e komunistëve në pushtet. Në fakt, nuk ka asnjë dëshmi që Isa Boletini ta ketë puthur flamurin. Gjetja artistike e skenaristit të filmit “Nëntori i Dytë” është në funksion të krijimit të prototipit të caktuar që do të portretizonte shqiptarët e Kosovës në funksion të pushtetit të Enver Hoxhës.

Aktori në rolin e Kryeministrit të parë të Shqipërisë, Ismail-Qemal bej Vlora, paraqet jo fjalët dhe sjelljet Ismail-Qemal bej Vlorës, por ato të Enver Hoxhës. Lexuesit do t’i kujtohet skena nga filmi “Nëntori i Dytë”, kur peshkopi grek i Durrësit i përkujton Ismail-Qemal bej Vlorës se politika është përzgjedhja e të keqes më të vogël mes dy të këqijave, kur kinse Ismail-Qemal beu përgjigjet se ne nuk do ta pranojmë asnjë të keqe, as të keqen më të madhe e as atë më të voglën. Një budallallëk të tillë ka mund ta flasë vetëm Enver Hoxha, por jo një diplomat i kalibrit perandorak siç ishte Ismail-Qemal bej Vlora.

Roli historik i Isa Boletinit në Vlorë ishte krucial, sepse ai me 300 apo 400 trimat e tij (nuk po dihet akoma sa ishin, se asnjë historian nuk na e publikoi listën e plotë të emrave të këtyre trimave) siguroi rend dhe rregull në atë pak territor të mbetur rreth Vlorës, që shërbeu si  territor inicial i shtetit shqiptar.

Por skenaristi këtë fakt historik nuk e vuri në dukje. Për të ishte më me rëndësi që Isa Boletini ta puthte atë që kishte ngrehur Ismail-Qemal bej Vlora. Kjo sepse Enver Hoxhës i interesonte t’i portretizonte shqiptarët e Kosovës si trima të ndezur për atdhe, por malokë që fetishizojnë simbolet (puthja  e flamurit).

Në film nuk paraqitet fakti se po nga Mitrovica e Isa Boletinit, para tij kishin arritur në Vlorë intelektualët, që të dy nënshkrues të aktit të pavarësisë së Shqipërisë: Rexhep Mitrovica e Dervish Mitrovica. Derisa i pari u dekorua nga Presidentja e Kosovës me rastin e 100-vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë; ky i dyti, babai i gazetarit të mëvonshëm Xhelal Mitrovica, u harrua fare nga Presidentja e Kosovës. Madje edhe Peja përfaqësohej me dy intelektualë: Bedri Pejanin e Salih Gjukën. Por kjo nuk i interesonte Enver Hoxhës dhe skenaristëve e regjisorëve të tij.

Si s’u bë tani një film i ri për 28 Nëntorin?

Ka qenë e pritshme që në këtë 100-vjetor në vend se te theren desh e të punohet ëmbëlsira gjigante, të bëhet një film për shpalljen e pavarësisë në Vlorë, ku aktori kryesor, në mos arrinte ta transmetonte karakterin e Ismail-Qemal bej Vlorës, të paktën do ta transmetonte karakterin e Sali Berishës. Të paktën, ky do t’ishte një përparim.

Kryeministrit të parë të Shqipërisë nuk iu rikthye mbiemri as për këtë festë. Në fjalimet e zyrtarëve, atij akoma i përmendej emri Ismail Qemali, ashtu si e pat pagëzuar Enver Hoxha, e jo se si në të vërtetë quhej Ismail-Qemal bej Vlora.

Isa Boletini ende i pa rivarrosur

Por atij që iu bë e padrejta më e madhe  në këtë përvjetor ishte Isa Boletini. Eshtrat e tij të zhvarrosura 14 vite më parë mbeten ende të pa rivarrosura. As përkujtimi në aktin e tij kulmor të para 100 viteve nuk mjaftoi që eshtrat e tij të rivarrosen në Boletin.

Skulptura e Davidit e para 5 shekujve si përmendore e Isa Boletinit

Për të qenë ironia edhe më e madhe, me shumë bujë u paralajmërua ngritja e përmendurës së tij në qendër të Mitrovicës. Kur ajo u soll, qytetarët panë se jo një skulpturë origjinale, e as kopje e një origjinali, por ishte kopja e plagjiatit të skulpturës së Davidit të Michelangelos, i punuar 5 shekuj më parë (1501-1504).  Davidit ishte vënë plisi dhe hedhur në prehër flamuri me shqiponjë.

Ky është një turp e shkuar turpit. Kur vizitorët do të kalojnë urën e Ibrit nga veriu në jug të Mitrovicës, do të shohin skulpturën e Davidit me plis në kokë. Kur të afrohen pranë do të shohin mbishkrimin Isa Boletini (1864-1916).

Për më tepër, për dallim të fytyrës së bukur të Davidit, dhe pamjes joshëse të Isa Boletinit që impresiononte edhe zonjat e Londrës, skulptura plagjiat e paraqet Isa Boletinin me fytyrë të egër prej maloku. Skulptori, si duket, ka harruar se Isa Boletini kish jetuar me vite të tëra në Stamboll dhe fytyra e tij kish pamje shumë civile, siç shihet edhe në foton e tij të bërë nga koloneli Thompson. Edhe pse Isa ishte pa shkollë, djemtë e tij ishin me shkollë dhe kjo tregon prirjen e tij kah dituria.

Fotografia e Isës e bërë nga koloneli Thompson

Fotografia e Isës e bërë nga koloneli Thompson është ajo që është dashtë të jetë model për përmendoren e Isa Boletinit, sepse kjo pamje ish ajo që i impresionoi perëndimorët dhe jo ajo sesi i shihte Enver Hoxha shqiptarët e Kosovës.

Duke parë skulpturën plagjiat në qendër të Mitrovicës (në art e në shkencë plagjiat do të thotë ide e vjedhur), një artist i huaj më ngushëlloi me fjalët: “ndoshta kaq janë mundësitë e kosovarëve, në të ardhmen do të keni edhe ju artistët e juaj që do të bëjnë skulptura origjinale”.

Ironia është se që nga paslufta, skulptori mitrovicas Miftar Istrefi më pat lodhur duke më ftuar në studion e tij apo sa herë që më takonte rrugës, duke më shfaqur idetë e tij për përmendoren e Isa Boletinit. Herë më thoshte do ta bëjë 7 metra, herë 14, herë 20. Më pyeste për qëndrimin e Isës në rrethanat historike, e studionte karakterin e tij. Gjatë tërë këtyre bisedave e shfaqte patriotizmin lokal, duke thënë “ne shaljanët”, “Isa si shaljan” etj. etj.

Por, përmendorja e Isa Boletinit nuk iu besua këtij skulptori. Kjo për arsyen se kryetari i Komunës së Mitrovicës dhe sejmenët e tij nuk e ka hallin që të bëhet si duhet një përmendore, por si me zhvatë sa më shumë para, dhe nuk i mjafton që vjedh taksat e të gjallëve, por edhe Isa Boletini e vdekur 96 vjet më parë.

Comments

Submitted by Anonim (not verified) on

ik o nexhmedin, merre edhe halil matoshin dhe shpernguluni ne mitrovicen e veriut .

aty ,bashke me serbet krijo kombin ''kosovar''.

edhe te ismail qemali do futesh enverin (DELETED)?

nga ana tjeter mire beni qe shpreheni ,ne menyre qe shqiptaret ta shikojne mire kush ben lojen e serbit

Submitted by Dardan (not verified) on

Boll me me "komuniste" se na bete te vjellim kur mendojme rreth politikes. Jo p0 komunisti i keq, fashisti i mire, (DELETED).  Enver Hoxha ishte patriot i madh dhe luftoi per pavarsi te vertete, per shtimin  e popullsise dhe per mbrothesine e vendit. Ne mos ti, shoket e tu e dogjen djeresen e popullit shqiptar dhe nje pjese te madhe te djerese i nderruat emrin si psh, Celiku i Kurimit dhe mijra nderrime te tjera emrash.

Paske pyetur nxenesit ti?  Perse genjen (DELETED)?  Pyete nxenesin 12 vjec me 2012 dhe kuptove se ne koke kishte stereotipin e krijuar nga komunistet. Nuk eshte e vertete kjo, per Isa Boletinin jane botuar me qindra libra dhe dokumente qe ti nuk i njeh fare.

Submitted by drini (not verified) on

Nuk e lexova deri ne fund sepse me mjaftoi fjalia ''Kjo sepse Enver Hoxhës i interesonte t’i portretizonte shqiptarët e Kosovës si trima të ndezur për atdhe, por malokë që fetishizojnë simbolet (puthja  e flamurit).''

Submitted by çentrale (not verified) on

censuruar

Submitted by K.R. (not verified) on

Filmi “Nëntori i dytë” është një vepër artistike dhe nuk mund të gjykohet si një libër historie, apo autori i artikullit mendon, ashtu si e paraqet një film Hollywood-ian, se perandorët e Romës zbrisnin vërtet në arenë për t’u ndeshur me gladiatorët? Nëse ky film ka arritur të krijoi imazhin e idealizuar të Isa Boletinit me gjestin e puthjes së flamurit , gjest i cili nuk krijon aspak përshtypjen e përuljes para Ismail Qemalit, vetëm një fëmijë, ose një i rritur që përdor argumente pa bazë për të hapur polemika të kota, mund të mendoi se Isa Boletini gjatë gjithë kohës në Vlorë s’ka bërë tjetër gjë por veç ka puthur flamurin. Një vepër artistike duhet parë si e tillë dhe jo të kërkohet përmes saj e vërteta  historike. Nga pikëpamja artistike, pra, duhet gjykuar edhe shtatorja e Isa Boletinit në Mitrovicë që, si shumë skulptura shqiptare, mund të ketë edhe mangësi (për të qenë të saktë kjo e Mitrovicës është kopje e shtatores të ngritur në Isniq në muajin tetor të këtij viti; fotografia që keni bashkangjitur në artikull është e shtatores që u vendos në Vlorë).  Për sa i përket Ismail Qemalit atë nuk e ka pagëzuar Enver Hoxha kështu por vetë Ismail Qemali: hidhini një sy firmës së tij në deklaratën e pavarësisë.

Submitted by Kosovari sozialist (not verified) on

Ketu po bahen shum kritika te shpejta kunra Nexhmedin Spahiut, por edhe ju duhet me mir me ket tematik pak ma serioz, per me kritiku z. Spahiut aq leht. "(....)por vetë Ismail Qemali: hidhini një sy firmës së tij në deklaratën e pavarësisë." Ne deklaraten e pavaresies mungojn disa emna ose si firma e Ismail-Qemajl bej Vlores, e cila asht e manipulim. Me vjen keq per mbrojtesit e miteve shqiptare e balkanike, por disa njerzi nuk kan me interes me i vazhdu rrenat e diktatures.

Submitted by Bujar (not verified) on

Edhe Rexhep Bej Mitrovica ne deklaraten e pavaresise eshte nenshkruar vetem si Rexhep. Ismail-Qemal bej Vlora eshte nenshkruar me Ismail-Kemal

Submitted by Hithri (not verified) on

(DELETED) mundohen te bejne emer duke perdredhur fjalet dhe faktet. Me keto qe thua ti i rrit vlerat Enver Hoxhes or "trimi' Spahija. Filmi ne fjale eshte film artistk bre burre dhe jo dokumentar dhe atje mund te besh cte duash. Sa per puthjen e flamurit nga Ise Boletini, edhe sikur te mos kete ndodhur si fakt, eshte nje moment qe tregon nje patriotizem te thelle, qe i ben njerezit edhe sot e kesaj dite te rrenqethen. Per ty ta deformosh ate cast, qoft edhe te krijuar nga Enver Hoxha sipas teje,  me fjali te perdredhura, eshte njesoj si ti te peshtysh mbi Boletinin e madh, se s'ka nder me te madh se te puthesh Flamurin Kombetar or currak vecanerisht ne nje dite si ajo e 28 Nentorit te vitit 1912. ( cfare sipas teje duhet te fetshizojme ne, ne pos  simbolet kombetare or ti ?)

Hajt shnet atej ka ke ardhe!

Submitted by Anonim (not verified) on

censuruar

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.