Në qoftë se zgjedhjet zhvillohen sot...

Në një shkrim të mëparshëm, bëra një përkthim të përafërt të përqindjeve të një sondazhi në terren për qytetin e Tiranës, të publikuar të shtunën nga gazeta DITA (http://respublica.al/opinion/2012/11/24/sondazh-ne-terren-i-gazetes-dita-ps-kryeson-ne-tirane). Këtë përkthim e bëra duke presupozuar se totali i pjesëmarrësve në votim në Tiranë sot do të ishte 250 mijë (në zgjedhjet bashkiake para një viti në Tiranë u regjistruan nga KQZ-ja 256 mijë vota në total) dhe duke presupozuar se votat e të pavendosurve do të shpërndaheshin në mënyrë përpjestimore mes partive në garë
Por siç dihet, në sistemin aktual elektoral, fati i rotacionit politik në zgjedhje varet nga votat që marrin koalicionet dhe jo nga votat që marrin partitë e veçanta brenda tyre. Për këtë arsye, prëkthimin e përqindjeve të sondazhit të DITA-s në vota për partitë po e vazhdoj më tej, me përkthimin në vota për koalicionet e mundshme. Gjithashtu, do të paraqes edhe intervalet e sigurisë statistikore për çdo koalicion.
Nga zhvillimet e derisotme, duket se Aleanca Kuqezi do të futet eventualisht në koalicion me PS-në, LSI-ja do të krijojë koalicion më vete me PDIU-në, ndërsa FRD-ja do të futet në garë si parti e pavarur. Duke e marrë të mirqënë këtë konfigurim dhe duke presupozuar se PDIU merr gjysmën e votave të partive të vogla të djathta (gjithsej 4.2 mijë në Tiranë, sipas sondazhit) shprëndarja e votave për 11 minibashkitë e kryeqytetit, bazuar në përqindjet e DITA-s është si vijon:
Shpërndarja e Votave të Kryeqytetit Sipas Koalicioneve të Mundshme (mijë vota)
PS+Ak etj.-------126.5
PD+PR etj.--------87.0
LSI+PDIU--------22.7
FRD----------------13.8
Siç dihet, sondazhi është një instrument probabilitar, e jo deterministik – pra, ka një marzh gabimi statistikor (Votimi, nga ana tjetër, kur nuk manipulohet, është instrument deterministik – pra, s'ka marzh gabimi). Për këtë arsye, vlen që, për shifrat e mësipërme, të llogariten edhe intervalet e sigurisë statistikore me nivel besimi 95%. (ky nivel përdoret tradicionalisht në të gjitha publikimet e marzheve të gabimit të sondazheve).
Duke patur parasysh numrin e të anketuarve nga DITA që kishin deklaruar se do të merrnin pjesë në votim në qoftë se zgjedhjet zhvillohen sot (1134) dhe duke presupozuar se totali i pjesëmarrësve në votim në Tiranë sot do të ishte 250 mijë, rezultojnë këto intervale të sigurisë statistikore për koalicionet e mësipërme:
Intervalet e Sigurisë Statistikore me Nivel Besimi 95% (mijë vota)
PS+Ak etj.----119.2-----133.7
PD+PR etj.-----80.1------93.9
LSI+PDIU----18.5-------26.8
FRD------------10.5--------17.1
Për të arritur në shifrat e paraqitura në këtë shkrim, siç mund ta kenë vënë re lexuesit, u bënë disa presupozime. Sikur njëri ose disa prej tyre të mos materializohet, llogaritë, pa dyshim, dalin ndryshe...
Comments
Dmth ne mandate do te kishim
Dmth ne mandate do te kishim (?) -
Ps+ak 12 deputete
Pd+pr 8 deputete
Lsi+pdiu 2 deputete
Frd 1 deputet (nese marrim te mirqene qe 11.000 vota perkthehen ne nje mandat)
Eh sa mire do te ishte qe te provoheshin keto rezultate, nese tirana qytet jep keto rezultate te njetat rezultate do te japi edhe rang vendi.
Them se te tilla sondazhe duhen te behen here pas here, vetem ne kete rast partite do te mesojne ku calojne dhe do te bejne me shume fushate.
Edhe nje here suksese Zaloshnjes dhe i lutem me shume shkrime te ketij lloji.
deterministik=përcaktues Fale

deterministik=përcaktues

Faleminderit

per ca vleu ky artikull i

per ca vleu ky artikull i Zaloshnjes? ishte e gjitha e ngritur mbi supozim..sikur Ak te ishte bashke me PS...sikur PDIU te merrta kaq...sikur te mos vidhen zgjedhjet etc.. artikull me kalu radhen :/

po cfare pret ti jul cezar

po cfare pret ti jul cezar nga Zaloshnja, te te jape rezultatin e zgjedhjeve?

Me keto shifra nuk fiton dot

Me keto shifra nuk fiton dot opozita. E kam fjalen per te gjithe spektrin ne opozite, sepse vertet del 3 mandate perpara ne Tr por nderkohe keto mandate qe do te kete ne avantazh ne qytete ia merr mazhoranca ne fshatra ku dihet qe votat rrjedhin. Nqs nuk ka nje front te vetem per te ulur PD-ne ne stol (gje qe besoj cdo njeri me mend e kupton qe duhet te ndodhe per te miren e te gjitheve edhe te PD-se vete) nuk cahet dot pushteti ne Shqiperi kurre. Pervec kesaj gjeja tjeter me rendesi eshte pjesemarrja masive ne zgjedhje. Sa me e larte pjesemarrja aq me i veshtire manipulimi dhe aq me prane te vertetes rezultati. problemi tek ne eshte ky: 1. Cilado parti ne pushtet tek ne do tentoje te manipuloje dhe manipulon pasi ka ne dore resurse per te blera vota ne fshat, per te ushtruar trysni mbi puneonjesit e administrates etj. 2. Fryma e mosbesimit dhe denigrimit te politikes nen sloganin 'te gjithe jane njesoj' qe eshte taktite e njohur e cdo pushteti. Ne kete forme pushteti neutralizon nje pjese te rendesishme te votueseve gri, pra jo militante duke manipuluar me apatine e tyre. Njera pale tek ne perfaqesohet me se miri nga Berisha dhe pala tjeter ka per zedhenes Lubonjen.

Rendesi ka ndryshimi. Mos harrojme qe ne kete sistem per te cilin kemi luftuar te krijojme me shume sakrifice zgjedhje ka cdo 4 vjet. Asnje pushtet nuk duhet te jete i perjetshem dhe kam bindjen personale se mire do ishte te kishim cdo 4 vjet rotacion pushteti. Duhet c'bllokuar situata njehere e mire dhe 2013-ta eshte moment kritik. Perndryshe mbetem ne vend numero. Shendet dhe me nje Shqiperi vertet te lire!

O popull qorr, 3 mandate ju

O popull qorr, 3 mandate ju duket diferenca?

kush te tha qe AK do futet ne

kush te tha qe AK do futet ne koalicion me PS????

Asnjë mo asnjë. Si të thush,

Asnjë mo asnjë.

Si të thush, është një këshillë "e heshtur", e ndonjërit (kaq them!) për PS-në, duke u bazuar mbi sondimet e ca e ca gazetave.

Si njëfarë sugjestionimi, sikundër janë, shpesh, sondazhet e manipuluara... për të treguar në mënyrë fallco se nga anon poplli!

Add new comment