Llogaritë e “nacionalistit” Berisha

Postuar në 03 Dhjetor, 2012 02:30
Mustafa Nano

Kryeministri Berisha pati një takim me 400 të rinj që u anëtarësuan në Partinë Demokratike (ky ishte lajmi më i parë për gazetarët), dhe aty, krejt papritur, pati një shpërthim nacionalist. Në fakt, ai kish lëshuar nja dy fraza në Shkup e në Vlorë, por në ato dy raste ish i përmbajtur. Ndërsa me demokratët rioshë e rishtarë, ai i dha gaz makinës së nacionalizmit. Nuk foli për gjë tjetër, gjë që të bën të mendosh se me këtë Berisha po përuron një stinë tjetër në karrierën e tij politike, atë të nacionalistit. E vërteta është se nuk është një stinë e re, pasi herë pas here, kur ia ka dashur puna e hallet, ai e ka veshur rrobën e patriotit putativ, e në këtë kuptim, kemi të bëjmë me një replikim të vetes. Por këtë radhë, më qartë, më fort, më egër. e – kjo na la pa gojë fillimisht – krejt papritur. Askush nuk e priste që ai të fanepsej në këtë mënyrë. Ja se ç’tha ai:

“Të rinjtë dhe të rejat shqiptare, në partinë e tyre të parë opozitare që themeluan, shpallën çështjen kombëtare yllin e tyre polar. Ne i qëndruam asaj. Ata që mendojnë se ne do të mund të kemi çështje më të madhe se çështjet kombëtare të shqiptarëve, gabohen rëndë. Duhet ta dinë mirë se shqiptarët janë agresuar, kanë përjetuar pas hebrenjve racizmin më të egër në rajon dhe më gjerë. Duhet ta dinë mirë se ndaj tyre, më shumë se ndaj çdo kombi tjetër, janë hartuar paraprakisht programe të shfarosjes së tyre”.

Dhe vijoi më poshtë:

“Sot shqiptarët janë të lirë, por prapë albanofobia është një re që qarkullon në rajon, sepse ata që janë mësuar t’i shihnin shqiptarët si qytetarë të dorës së dytë dhe dorës së tretë, nuk mund t’i pranojnë ata qytetarë të lirë. Shqiptarët sot janë më të bashkuar se kurrë. Çdo pëllëmbë e territoreve etnike shqiptare është territor në ndërgjegjen kombëtare të çdo shqiptari. Ne u ofrojmë fqinjëve mirëkuptim, u ofrojmë bashkëpunim dhe mirëbesim. Ne kemi të gjitha energjitë tona për të punuar në projektin tonë europian. Ata që mendojnë se mund të trysnojnë liritë dhe të drejtat tona, gabojnë shumë rëndë. Do të dështojnë, siç kanë dështuar gjer më sot”.

Shtojuni këtyre frazave dhe gjestikulacionin e rënduar të Berishës, dhe gjithçka të dukej si një situatë lufte.

Gazetat e sotme nuk ishin fokusuar shumë te ky lajm, dhe është një çudi pse ka ndodhur kështu, pasi në fakt kemi të bëjmë me një lajm bombë; por shumë njerëz, dhe të mass-medias, janë duke bërë pyetjen, megjithatë: Po ky ç’pati?

Ka bërë disa llogarira, bandilli ynë. Nuk është se është lëshuar ashtu në tym. Së pari, rrethana, kur na u shfaq me rrobën e shovinistit është shumë e kërkuar. Jemi në 100-vjetorin e shpalljes së pavarësisë, dhe afërmendsh nuk ka moment më të mirë për të startuar me një fushatë të tillë. Ky përkim e rrit efektin e aksionit, dhe e valorizon këtë të fundit. Përveç kësaj, e bën edhe të mbahet mend, e të regjistrohet në kronikën historike (skeda e arkivuar do kish për titull: “Berisha përuron stinën e nacionalizmit në 100-vjetorin e shpalljes së pavarësisë”).

Së dyti, ai ka kuptuar se nacionalizmi të jep frute këtejpari. Madje, ai ka kuptuar se sa më i vrazhdë të jetë ky nacionalizëm, sa më i papërpunuar, sa më i pagdhendur, aq më të mëdha janë frytet elektorale. Ja, Kreshnik Spahiu i ka fituar ca kredite elektorale me atë nacionalizmin e tij të bartur nga një artikulim i nivelit parak, dhe Berisha e di më mirë nga të gjithë këtë gjë, pasi skuadrat e tij që sondojnë terrenin duhet t’i kenë thënë se partia e Spahiut ka marrë copa të mira nga byreku elektoral i PD-së.

Së treti, turma e shqiptarëve të të gjitha trojeve që pushtuan Tiranën e Vlorën më 28 nëntor ishte gjithashtu një provë se shqiptarët janë kapur së fundi nga një dalldi nacionaliste. Ndoshta kanë qenë kapur gjithmonë nga kjo dalldi, por u ka munguar “il movente politico” (Diplomacia ndërkombëtare ia ka dalë mbanë në një farë mënyre e mase të mbajë nën kontroll dalldi të tilla në Ballkan pas përfundimit të luftërave). Dhe tani, aktorë të skenës politike shqiptare, si Kurti në Kosovë, Spahiu në Shqipëri, e tani Berisha, po ua japin këtë “movente”. Por përpara Berishës e më shumë se dy të tjerët, “movente”-n ua dha festa e 100-vjetorit, apelit të së cilës iu bindën qindra mijëra shqiptarë. Berisha duhet të jetë emocionuar nga këto turma, dhe ka kuptuar se ata njerëz nuk u dyndën në rrugët e Vlorës e të Tiranës për sytë e bukur të tij. Dhe kështu, pas feste, ai u futi dhe ca piper tjetër nacionalist deklaratave e qëndrimeve të tij.

Nuk ka frikë se këto qëndrime e deklarata mund ta armiqësojnë me diplomacinë euro-atlantike, me Brukselin e me Uashingtonin? Në fakt, është e kundërta. Nuk është kjo histeri nacionaliste që mund ta prishë me diplomacinë perëndimore. Ai është prishur tanimë me ta. Provë është refuzimi që po i bëhet kërkesës sonë për statusin e vendit kandidat, por edhe refuzimi që iu bë nga gjithë shtetarët e botës ftesës e lutjeve të Berishës për të marrë pjesë në festën e 100-vjetorit të shpalljes së pavarësisë; rasti ishte i tillë, që ftesa nuk kish pse të refuzohej nga pjesa më e madhe e kryeministrave të Europës, por ja që Berishën e refuzuan; nga Italia i erdhi vetëm Gianfranco Fini, politikani italian më pak i rëndësishëm në ditët e sotme.

Atëherë? Atëherë, qëndrime të tilla nuk është se prodhojnë armiqësimin e tij me Perëndimin, por – dhe këtu jemi tek arsyeja e katërt – prodhohen prej këtij armiqësimi, e kështu ai po bën atë që din të bëjë mirë në këto rrethana, po përpiqet t’u thotë perëndimorëve se “nuk është e lehtë t’i japësh munxët një lojtari si Berisha, që ka në dorë të destabilizojë sërish Ballkanin”. E me këtë shpreson që të huajt t’i thonë: “Ok, jemi dakord të rrish në pushtet, d.m.th të vjedhësh votat sërish në vitin 2013, por të lutemi të heqësh dorë nga histeria nacionaliste”.

Këto janë llogaritë e Berishës. Dhe merret vesh se janë llogaritë e një njeriu që e ndien se po i afrohet fundi.

Shqip

Comments

Submitted by Erjon Brace (not verified) on

Ty goja mjalte te nxjerrte o Muc, po ke rreth 20 vjet qe thua qe Berishes i ka ardhur fundi. Si tja bejme qe te te besojme kesaj rradhe?

Submitted by Albi (not verified) on

Po lexoja sot artikullin e Prec Zogajt te Panorama rreth darkes se Krokodilit.

Nuk e di nqs e ka lexuar dhe Muci, po nxjerr disa perfundime shume te ndryshme. E para thuhet qe te huajt ja kishin ditur shume per nder Berishes qe kishte vajtur deri aty e ishte ulur si i barabarte me kryetarin e opozites megjithese nuk kishte asnje detyrim ta bente kete gje.  E prandaj kishin qene mjaft te kujdesshem te mos ta ofendonin.

E dyta, legjitimiteti i tij nuk vihej ne dyshim. Berisha njihej si fituesi me te drejte i zgjedhjeve te 2009. Te dyja keto teza te Prec Zogajt, bien ne kundershtim te thelle me ate qe shkruan Muci ketu. Dhe duke qene se me kete tezen e refuzimit nga te huajt eshte djegur njehere (vizita te Klinton) besoja qe nuk do e perdorte perseri, por....  zakonet e vjetra nuk vdesin lehte.

Muc, Berisha sipas teje ka 22 vjet qe duhet te vdiste. E di dhe Rama vete qe ka humbur 2009, e dini dhe ju, se ndryshe pse po kerkon te ndryshoj strategji kete here? Pse po perpiqet te shkruaje nje program e te zmadhoj koalicionin kur ceshtje qenka vetem ruajtja e votave? Te gjithe e dime qe e bete kete alibi per ti ruajtur karrigen. Me sa duket po e beni gati perseri per 2013. Po mos i kerkoni shqiptareve qe per te hequr nje lider te perjetshem te vene nje lider tjeter te perjetshem qe nuk paska ndermen ta dorezoj ndonjehere karrigen e tij dhe qe po pergatiska qe tani terrenin me tellallet e tij.

Submitted by Leonardo (not verified) on

Se sa nacionalist është kjo pjellë e babëzitur fotografia e thotë qartë

Submitted by Astrit (not verified) on

Ndersa nacionalizmi folklorik mund te shenoje disa pike ne opinionin vendas ne Shqiperi (dhe ne Kosove), nuk jam i mendimit se kjo nuk do te lere aspak pasoja ne arenen nderkombetare. Se pari se aktoret e rendesishem ne Perendim nuk e kane fare te veshtire te nxjerrin nga loja "lojtarin e regjur" Berisha dhe ky i fundit duhet ta mbaje mend mire kohen kur nga pushteti e hoqen amerikanet vetem duke perdorur "Zerin e Amerikes"! Nje opinion publik qe ndjek idete e Perendimit dhe adhuron USA si katoliket Papen do te baterdiste ne menyre te befte cdo parti apo grupim politik qe do te denohej ne menyre te drejtperdrejte nga Perendimi. Nese kjo do te ndodhte, z. Berisha do te perdorte karten e fundit qe i ka mbetur dhe te cilen ka kaq kohe qe e pergatit, ate te sentimenteve ekstreme islamiste (keto punet e kurbaneve dhe disa sjellje te tjera "te pafajeshme" kane qellim tamam te dergojne mesazhin ne disa shtresa te paedukuara por konservatore fetare ne zonat rurale).

Z. Berisha i duhet shume simpatia e te huajve pasi kur te kritikohen zgjedhjet e ardheshme do te kete shume nevoje per cfaredo lloj perkrahjeje ne Keshillin e Europes apo Departamentin e Shtetit.

Por opsionet e tij jane gjithnje e me te pakta pas 8 vjetesh pushtet dhe pakenaqesish qe ka krijuar. I braktisur nga shtresa e holle e intelektualeve urbane, thuajse i diskredituar ne radhet e te perndjekurve, atij i duhen sot disa pike me shume ne zgjedhje - per pasojat do te mendoje pasi ti marre keto zgjedhje. Dmth eshte mentaliteti i borxhliut qe i duhen urgjent parate se nuk ka nga tja mbaje tjeter.

Submitted by Arlind (not verified) on

-----Muci  shkruan----Shtojuni këtyre frazave dhe gjestikulacionin e rënduar të Berishës, dhe gjithçka të dukej si një situatë lufte.------

ahahaha je i madh sepse si gjithmone je i perpikte me pershkrimin e Salehut te Albostanit qe ka ngjashmeri siameze me ish Salehun e Jemenit. Qe te dy i bashkojne klanet fisnore ne Qeverisje dhe pozita shteterore.

Submitted by loni (not verified) on

Cfare tjeter do te presein shqiptaret nga ky taleban...po luan me karten e nacionalistit, ky komunisto-mafioz...por a e din ky qelbanik qe bythegrisurit dhe barketharet, dua te them shqiptaret qe i katandisi ky kriminel edhe me keq se ne kohen e komunizmit, do te jene te paret qe do bashkohen me serbin e grekun per nje kothere buke, bash ashtu sic bene kur nderruan fene ngaqe turku iu beri ca favore per taksat etj, apo sic kane bere perhere duke i lepire bythen atij qe i jep nje cope buke...

Qelbaniku kriminel sali berisha qe per 22 vjet nuk ka bere asnje gje pervecse ka vjedhur, vrare, e shkaterruar ate pak pasuri qe u vu ne kohen e komunizmit i flet te rinjeve te qorruar per nacionalizen, ne kohen kur te gjithe enderrojne te largohen sa me pare nga syte kembet nga ky vend plehrash...perse nuk i flet per pune e arsim, perse nuk i flet per mireqenie, drita , uje e buke barkethareve ky monster....arsyeja eshte fare e thjeshte; nje hajdut, nje kacak, nje kriminel, nje vrases nje kombshkaterrues si komunisti-mafioz sali berisha kurre nuk do te flase per prosperitet e perparim sepse fara e tij eshte ecja galopante prapa, obskurantizmi, injoranca e budallalleku.

turp per ato qe e degjojne...merrni shembull nga Egjypti dhe egjyptianet....hapini syte dhe shikoni si luftojne tiranine

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.