Arkiv-Opinion
Mbi çështjen e "varreve të ushtarëve grekë"
Ka disa vjet që çështja e varreve të ushtarëve grekë është bërë shqetësuese për opinionin e gjerë. Qeveritë shqiptare të pas ‘90-s janë dorëzuar para kërkesave të palës greke për të mbjellë gjurmë të helenizmit në tokën shqiptare. Si qeveria socialiste, edhe qeveria e sotme, që jo vetëm i është përmbajtur pikë për pikë marrëveshjes së mëparshme, po edhe ka nënshkruar një varg marrëveshjesh të tjera, si ajo e vitit 2009 për varrezat e Bularatit dhe të Kosinës etj.
E keqja e kredive të këqija
Niveli i kredive të këqia ka arritur nivele shqetësuese. Verën e vitit të kaluar kjo shifër kaloi tavanin e 20%-ëshit. Termi teknik që përshkruan kreditë e dhëna nga bankat të cilat nuk po shlyhen nga klientët dhe ndaj bankat nisin proçedurat e likuidimit në gjuhë të tjera evropiane është më pak ekstrem si p.sh “kredi që nuk po ecin” apo “kredi pa rendiment”. Në shqip me të drejtë i quajmë thjesht dhe qartë “të këqija” sepse ato dëmtojnë ekonominë në mënyrë të rrezikshme dhe me efekte afatgjata.
A është shërbimi shëndetësor një e drejtë apo luks?
Disa herë kam dhënë në shtyp mendime për probleme të veçanta të reformës së shëndetësi. Këtë e kam bërë sepse shëndeti i njerëzve ka qenë gjithnjë prioriteti im dhe se fati më ka detyruar të njoh e të provoj në veten time, sisteme të ndryshme të organizimit të kujdesit shëndetësor.
Disa nga lajmet e ditëve të fundit për këtë subjekt:
a-Ministri i Shëndetësisë njoftoi se në muajin Mars do të fillojë zbatimi i sistemit të kujdesit shëndetësor nga kompanitë e inshurancave.
Ta mbrojmë apo ta denoncojmë fort sistemin e korruptuar të Drejtësisë?
“Nuk mund të sulmohet një gjykatë e tre gjyqtarë në këtë mënyrë; kështu nuk mund të shkohet asgjëkund”, të thonë sot njerëz në mbështetje të mazhorancës, që e gjejnë veten krejt papritur të futur në llogoren e ngrohtë e të rehatshme të mbrojtësve të ligjit, të Kushtetutës e të institucioneve. Duket si një frazë e paqortueshme. Dhe e vërteta është se një vendim gjykate është një vendim gjykate, d.m.th pranohet pa një, pa dy, dhe nuk mund të shoqërohet me fushata histerike, me thirrje linçuese, me fyerje të padëgjuara. “Ku doni të arrini me këtë sjellje?”, dëgjohen të thonë ata.
Herezia artistike dhe… gjumi i botës!
Një i paditur, një i pandershëm, po u emërua në një post me rëndësi, s’është më një. Ai është pastaj një Hata. Ta themi drejt. Se ai ushqen, shpërndan, shtrin mediokritetin si metastaza. Shkurt: nga NJËSHI vjen HATAJA” (pjesëz nga romani i K. Kostës “Ata të dy dhe të tjerë”. Viti i shkrimit, botimit, dënimit: 1986).
Benedikti XVI: Një Papë nën shenjën e kundërshtisë…
Askush nuk mund të thotë se ky ka qenë një Pontifikat i lehtë. Madje do të thosha se në historinë e 100 vjetëve të fundit ka qenë më i vështiri edhe pse ndër më të shkurtrit. Ky është një Papë i cili do të kalojë në histori për tri gjëra: përvujtninë, guximin dhe thellësinë e tij.
Viti 2013, vit i kujtesës
“I kam borxh vitit ’13 që s’ia mbylla plagët”.
Xh. Spahiu, Borxhet e mia
Derisa viti që lamë pas, 2012-a, për shqiptarët ishte, me të drejtë, vit feste, viti në të cilin kemi hyrë, 2013-a, do të duhej të ishte: vit kujtese.
Në ç’kuptim?
Rishfaqet fuqishëm “rreziku anglo-amerikan”
Nga fundi i jetës së vet, Enver Hoxha (ose dikush tjetër në emër të tij) shkroi një libër me titullin “Rreziku anglo-amerikan për Shqipërinë”. Ky libër u harrua fare pas vitit 1990 -- sidomos pas vizitës së amerikanit Xhejms Bejker në Tiranë, i cili u prit me entuziazëm nga qindra mijra shqiptarë, sikur të ishte Mesia, dora vetë.
Historia shqiptare-një histori e hapur
Intervista ka marrë shumë kohë. Është konceptuar, është drejtuar, është marrë, është përkthyer dhe sërish është kthyer pas për korrigjime. Në këtë esse të fundit, përkthyer nga i ndjeri Ardian Klosi. Profesori i historisë së Evropës Juglindore në Universitetin e Vjenës me anë të këtij libri në dukje modest (ka “vetëm” 186 faqe) dhe që është botuar fillimisht nga shtëpia “C.H. Beck” e Mynihut, ka pasur si synim t’i drejtohet një publiku të gjerë me një publicistikë historike të kuptueshme, sidomos për ata që e duan këtë informacion për shqiptarët në Ballkan...
Togë-e-surrat-zezës Arjanë!
Ndoqa me kujdes dhe gjithë kërshëri vendimin e “21 janarit” ndaj po të shkruaj që nga Brukseli ku ndodhem me ‘pushime’ prej dy vitesh. Që në krye të herës desha të të sqaroj se po të shkruaj ty ngaqë njihemi personalisht. Me të drejtë ti mund të kundërshtosh me arsyetimin se ishe veç ‘bishti i kavallit’ në këtë proces, por edhe pas kësaj po të të them që nuk kam aspak ndërmend të merrem me dy kolegët e tu që dihet mirë se çfarë background-i kanë gjatë ushtrimit të detyrës.