Arkiv-Opinion
Çfarë nuk mund të blejnë paratë
Ideja se marrëdhëniet shit-e bli mund të korruptojnë të mira më të mëdha nuk është e kufizuar vetëm në çështje të seksit dhe trupit. Ajo aplikohetdownload (13) edhe në të mira (të drejta) qytetare. Një rast është votimi. Ne nuk pranojmë tregti të lirë të votave edhe pse një treg i tillë sipas të menduarit ekonomik do të ishte në mënyrë të padiskutueshme efikas.
Institucionalizimi i gënjeshtrës
1.
Të fillojmë nga fundi.
Në fund të procesit të tanishëm negociator mes Kosovës dhe Serbisë (që ende quhet “dialog”, për arsye të qetësimit të opinionit publik të të dyja vendeve), ka gjasa të mëdha që Bashkimi Evropian të propozojë që marrëdhëniet mes këtyre vendeve respektive dhe Bashkimit Evropian të ngrihen në një nivel më të lartë. Serbisë ka gjasa t’i ofrohet data për fillimin e negociatave për anëtarësim në BE e Kosovës, ka gjasa, t’i jepet data për fillimin e negociatave për Marrëveshjen e Stabilizim – Asociimit.
Lum si ne për kryetaren që kemi!
Në trotuarin ngjitur me ndërtesën e Kuvendit, përballë asaj të Kryeministrisë, gjenden prej shumë javësh dy stenda me mbishkrime elektronike. Në njërën numërohen në versionin counting down (së prapthi) sekondat, minutat e orët deri në datën e zgjedhjeve të qershorit (!!!), duke përcjellë idenë e një dite apokaliptike, apo ndoshta të një dite të bekuar nga ndonjë vullnet hyjnor. Në tjetrën, është shkruar thjesht, qartë, shkoqur, si në librat e shkollës fillore: “Tre ligjet baraz BE”. Siç shihet, janë gjetje partizane, e njëherazi belbacukësh.
Ndryshimi vjen nga radikalët, jo nga politikanët tradicionalë
Arritja mbresëlënëse e Beppe Grillos në zgjedhjet e fundit në Itali duhet parë në kontekstin e zgjedhjeve të tjera në Evropë dhe, në bazë të këtij konteksti, mund të kuptojmë përse mungon një alternativë e tretë në Shqipëri.
Tek ne vrasja është e ndaluar me ligj, por kriminelët nuk e dinë (E parë dhe e thënë)
Në Shqipëri është hequr dënimi me vdekje, me qëllim që t’i afrohemi Europës, por janë të shumtë ata që mendojnë se pa e hequr, ne do të ishim shumë më afër asaj. Të hapësh sot temën e gabimit fatal të heqjes të dënimit me vdekje, nervozon më shumë ligjvënësit se sa gjaksorët kriminelë, që e kanë hak atë…
Dënimi me vdekje jepet akoma në ShBA, Japoni, Kinë, sa për të përmendur shtete me peshë. Kina dhe ShBA janë anëtarë të Këshillit të Sigurimit të OKB, organizatë e cila është propaganduesja më e zellshme e heqjes së dënimit me vdekje.
Tre ligje baras Europë????
"Tre ligje = Europë. Voto tani! 170346 minuta të humbura". Dhe më pas në tekstin që lëviz me drita të kuqe përpara Parlamentit vijon fjala: "TURP".
Duhet pasur frikë apo shpresë nga cunami “Grillo”?
Shtypi shqiptar ka dhënë informacion të paktë lidhur me zgjedhjet në Itali. Edhe kur ka informuar, ka qëlluar shpesh që ka dhënë lajme të paplota e të pasakta.
Daullja nacionaliste dhe miqtë strategjikë
Duket se këtë herë miqtë tanë të demokracive të zhvilluara i dolën përpara me kohë të keqes. Dëgjuan daullen e çarë nacionaliste të pushtetarëve tanë dhe erdhën me urgjencë në Tiranë. Dukeshin vërtet të alarmuar nga daullja nacionaliste, që pushteti aktual i Tiranës po i bie me sa mundet e ashtu si mundet, vetëm për të rujatur me çdo kusht pushtetin. Miqtë tanë strategjikë të demokracive më të zhvilluara të kësaj bote, dukeshin vërtet të alarmuar nga gjëmimi i rëndë i daulles nacionaliste të pushtetarëve aktualë të Tiranës,
Ja pse i vrau më 21 janar
Ndërsa në Sofje, Kryeministri Borisov dha dorëheqjen duke arsyetuar se nuk mund të qëndronte në krye të qeverisë, kur policia rreh qytetarë protestues, në Tiranë, Kryeministri Berisha vazhdon të mburrë si akt patriotik vrasjen, para zyrës së tij, të 4 protestuesve të opozitës dhe plagosjen e nja 30 të tjerëve. Në Sofje rrahja e protestuesve nga policia është një sakrilegj. Në Tiranë vrasja e protestuesve nuk është një krim. Në Sofje kërbaçi mbi protestuesit është një turp që Kryeministri nuk e duron.
Shqiptarët kanë kokën dhe kohën e tyre
Lajmi i dorëheqjes së Kryeministrit të Bullgarisë si pasojë e protestave te bullgarëve për mbifaturimet e CEZ, kompania që u largua nga Shqipëria pak javë më parë u prit me habi nëpër korridoret e Brukselit. Jo se zyrtarët europianë nuk janë mësuar me institucionin e dorëheqjes, por motivimi i largimit të Kryeministrit bullgar pasi nuk mund të shihte policinë si rrihte qytetarët në protesta ishte befasues për ata që e njohin Bojko Borisov-in dhe metodat e tij të pushtet mbajtjes.