Tek ne vrasja është e ndaluar me ligj, por kriminelët nuk e dinë (E parë dhe e thënë)

Në Shqipëri është hequr dënimi me vdekje, me qëllim që t’i afrohemi Europës, por janë të shumtë ata që mendojnë se pa e hequr, ne do të ishim shumë më afër asaj. Të hapësh sot temën e gabimit fatal të heqjes të dënimit me vdekje, nervozon më shumë ligjvënësit se sa gjaksorët kriminelë, që e kanë hak atë…
Dënimi me vdekje jepet akoma në ShBA, Japoni, Kinë, sa për të përmendur shtete me peshë. Kina dhe ShBA janë anëtarë të Këshillit të Sigurimit të OKB, organizatë e cila është propaganduesja më e zellshme e heqjes së dënimit me vdekje.
Parlamenti shqiptar me ligj, e ka hequr dënimin me vdekje nga kodi ynë penal në vitin 2000, duke u bashkuar për krijimin e një zone europiane të pastër, pa dënime kapitale.
Shteti i Papës, e hoqi dënimin me vdekje, pas nesh, në vitin 2001. Ne, më parë se shteti i Shënjtërisë së Tij! Është nga ato raste të rralla, kur merr jetë thënia “ne, më katolikë se Papa”!
Dy ditë më parë në Tiranë u vra një komisar policie. Kjo vrasje pason vrasje të tjera të komisarëve në Durrës dhe Shijak.
Tek ne dënimi me vdekje është hequr, por vrasësit e oficerëve të policisë nuk e dijnë
Kohë më parë, një njeri i armatosur me një automatik, vrau dy të rinj mu në mes të Vlorës. E nisi me automatik dhe e përfundoi me një pistoletë, sapo arma e parë e la në baltë. Parvjet në një atentat me shpërthim iu bë, po në Vlorë, një gjykatësi, i cili vdiq menjëherë.
Tek ne është hequr dënimi me vdekje, por vrasësit e vlonjatëve nuk e zbatuan ligjin e miratuar nga parlamenti.
Para ca vitesh, mediat përshkruan një ngjarje tragjike ndodhur në Burrel, ku u vra një vajzë. Një burrë i pat dalë zot dhe e pat shfrytëzuar vajzën matjane, në tregun e prostitucionit në Kosovë. Kish ardhur ta merrte përsëri, për të vazhduar ende shfrytëzimin e saj. Vajza kundërshtoi, u mbajt me thonj pas gardhit të shtëpisë së saj, ngaqë nuk pranonte të kthehej më tek përvoja e ligë. Burri e vrau vajzën, me revolver në sytë e dy vëllezërve më të vegjël dhe të gjyshes së saj.
Në vendin tonë dënimi me vdekje është i jashtëligjshëm, por burri i huaj, ia mori jetën vajzës matjane, pa e përfillur vullnetin e parlamentit.
Parlamenti shqiptar i është bashkuar familjes së qytetëruar europian por në Shqipëri, njerëz vriten e vriten! Vdekja është e gjithpranishme në jetët e shqiptarëve.
Ekzekutorët nuk duan t’ia dinë për vendimet e ligjvënësve dhe dënimet me vdekje, ata nuk kanë ndërmend t’i rreshtin kurrë...
Kundër të tillë gjaksorëve, në Poloni, i pari i vendit pat kërkuar ta rikthejë dënimin me vdekje. Tek ne nuk është parë kurrë një ndërmendje e tillë. Unë vetëm mund ta përfytyroj gjëndjen në Poloni, por jam i bindur se faktorë të fuqishëm e bëjnë gjëndjen në vendin tonë më tragjike se tek polakët. Sado që të dy vendet vijnë drejt Europës nga i njëjti sistem ekonomiko-shoqëror, frymëzuar nga Marksi, djallosur nga Lenini dhe gjakosur nga Stalini, më duket se fyej përfytyrimin e lexuesit po të ndalem në krahasimet mes Shqipërisë dhe Polonisë. Ama, duhet të them se Polonia nuk njeh faktorë të tillë shtesë, që na takojnë ne, si zonë kritike e trafiqeve lindje-perëndim, mes së cilës ndodhemi; nuk njeh armatosjen publikisht të justifikuar të ëngjëjve dhe djajve në vitin 1997 dhe vënien në dispozicion të tyre, të gjithë arsenalit ushtarak! Nuk duhet të harrojmë të shtojmë edhe diçka: gjakmarrjen kanunore, një veçori thuajse krejt shqiptare, një stuhi e fjetur në shumë dhjetëvjeçarë.
Ligjëvënësve tanë për heqjen e dënimit, i shfajësojnë se, gjoja, ata “e hoqën ngaqë vuajnë nga servilizmi dhe nënështrimi ndaj Europës” . E këtu përmendim Europën dhe jo Amerikën, ngaqë kjo e fundit e zbaton vetë dënimin me vdekje dhe nuk guxon askush t’ia quajë për barabarizëm dhe shkelje të drejtash njerëzore! Apo së paku ta akuzojë për mungesë demokracie!..
Por, shteti i ri pasdiktatorial shqiptar, që në ditët e para nuk desh ta ushtronte kurrsesi dënimin me vdekje. Dhe këtë nuk e pat vendosur i udhëhequr nga mëshira kristiane, por për të shpëtuar mëkatarë të diktaturës komuniste shqiptare, gjë që ka qenë një nga objektivat madhore të pluralizmit të menaxhuar nga Ramiz Alia. Kanë shpëtuar pa u dënuar njerëz që gjatë diktaturës janë përgjegjës për kapërcim kompetencash, për role kryesore në legjislacionin kriminal diktatorial. Këto akuza nuk mund të zbrazen në ajër, me justifikimin e stërshplarë se “ishin mëkate të sistemit”. Janë të njerëzve! Janë të njerëzve që sot gëzojnë pleqërinë me pensione të majme! Ende në Shqipëri dhe jashtë saj, gjallojnë individë, gjykatës, hetues, prokurorë, hierarkë partie, që potencialisht, e meritojnë ndëshkimin me vdekje.
Por, më shumë se sa këta kriminelë të “sistemit”, më pas ishin kriminelët ordinerë, që nxorën përfitim nga strategjia djallëzore me këto pasoja të llahtarshme që e ka bërë Shqipërinë, vendin e tërë të zezave.
Nuk është e vërtetë edhe ajo tjetra tezë, që mbrohet, se gjoja “rikthimi i dënimit me vdekje, nuk do ta ulte shkallën e kriminalitetit”. E ul dhe e ul mirë, bile! Mjafton të sjellim në mend periudhat e shtetit me dorë të fortë: qoftë të mbretërisë shqiptare, qoftë të diktaturës enveriane. E përbashkëta e dy periudhave pavarësisht nga ndryshimet rrënjësore mes tyre, ishte qëndrueshmëria e shtetit, dora e fortë e zbatimit të ligjit dhe një mungesë thuajse e plotë e vetëgjyqësisë.
Sado gjak të ketë derdhur një kriminel, sado varre të ketë hapur ai, po të mos dënohet me vdekje dhe të ekzekutohet, mundësia e daljes së tij në liri është tepër e madhe. Dhe kjo po vërtetohet çdo ditë: o blihen drejtorat e burgut, o blihen prokurorët, o policët, o shoferat e autoburgjeve, ose po qenë aq të pafat dhe të mos kenë para, gjakësorët kriminelë kanë durim, pasi tek ne ia beh një kaos me leverdi, si ai i vitit 1997 dhe dyert e burgjeve hidhen në erë, ndërsa amnistitë presidenciale, para portave të burgjeve, shtrojnë qilimat e kuq.
Një nga gjasat është se një pjesë e madhe e kriminelëve, kanë ende pushtet mbi elementë kyç të administratës dhe të politikës. Duhet të ketë kriminelë të paguar, që janë përdorur për raste madhore dhe ata kanë marrë garancira të padiskutueshme, që nuk do të preken. Vendi është peng. Pra, janë kriminelët e mbyllur nëpër burgjet tona, ata që na e kanë hequr dënimin me vdekje.
Parlamentarët që patën votuar në favor të kërkesës europiane, duhet të bëhen të ndërgjegjshëm, se nuk kanë bërë gjë tjetër veçse kanë hequr dënimin me vdekje për kriminelët, por e kanë vendosur për qindrat e mijrat e shqiptarëve të pafajshëm.
Dhe me atë kod penal të cunguar rëndë, shteti shqiptar po ekzekuton çdo ditë deputetët e tij, oficerë e tij të rendit, pa lere pastaj burra e gra, djem e vajza, nuse të reja dhe fëmijë, që shohin me sy të zbardhur grykat e zeza të armëve.
Kjo esse është e dyta në një seri, që autori e ka titulluar “Aty ku sundon paraja”– Është një tufë essesh për të djelat dhe të mërkurat që vijnë. DITA
Comments
Tema me e fundit qe na duhet

Tema me e fundit qe na duhet te debatojme ne kete moment eshte kjo qe sugjeron Z. Pellumb Kulla. Se pari, heqja e denimit me vdekje eshte nje tendence globale dhe nje realitet per boten e qyteteruar (rasti i SHBA eshte specifik dhe per me teper ky shtet nuk eshte anetar as i Keshillit te Evropes dhe as i Bashkimit Evropian). Se dyti, niveli i larte i kriminalitetit ne Shqiperi ka te beje me mosfunksionimin sic duhet te shtetit ne pergjithesi (vecanerisht te gjyqesorit), nivelin e papunesise, varferise, problematikat sociale etj. dhe jo me mungesen e denimit me vdekje. Ne rast se denimi me vdekje do te sherbente si parandalues i krimeve te renda atehere do te duhet te kishte me pak krime te renda ne ato shtete te SHBA qe e kane akoma denimin me vdekje krahasuar me vende si Suedia, Finlanda, etj qe e kane hequr me kohe. Se treti, gjthmone ekziston mundesia e denimit dhe ekzekutimit te njerezve te pafajshem , vecanerisht duke patur parasysh si funksionojne gjerat ne Shqiperi.
Ndersa lidhur me deklaraten e te ndjerit Lech Kaczynski ne vitin 2006 per rishikimin e ceshtjes se denimit me vdekje duhet shenuar se ajo eshte bere ne nje kontekst tejet te ndryshem nga ai shqiptar dhe, per me teper, kjo deklarate nuk pati asnje rezultat.
Vec sa siper, artikulli permban disa pasaktesi. Ndermjet tyre do te vecoja te ashtuquajturen mungese te presionit diplomatik per heqjen e denimit me vdekje ne fund te viteve 90-te. Anetaresimi i Shqiperise ne Keshillin e Evropes ne vitin 1995 solli angazhime per Shqiperine dhe detyrimisht presion diplomatik. Ne ditet tona presioni do te ishte edhe me i madh duke patur parasysh se synojme te anetaresohemi ne Bashkimin Evropian.

Cfare te shqeteson ty Genti?

Cfare te shqeteson ty Genti? Mua me duket se nuk eshte kuptuar thelbi shqetesimit te autorit Kulla. Ju me të, në nje drejtim e shpini gishtin e akuzes: shteti! “Parlamentarët… nuk kanë bërë gjë tjetër veçse kanë hequr dënimin me vdekje për kriminelët, por e kanë vendosur për qindrat e mijrat e shqiptarëve të pafajshëm”. – thote ai dhe ky eshte shqetesimi i tij, se nuk ma ha mendja se ai e ka per zbavitje denimin ksapital. Perse po zgjateni me moratoriume e stermoratoriume?! Dhe jepni nje shembull mjeran ne 10 vjet, me vellezerit Cuko qe vrane me sopata nje familje te tere, bashke me foshnjat ne djep! Po ata qe kane bere deme me shume – Aranitët, Leskajt dhe Dhimiter Shkodranet e Shkelzen Bajraktaret, cfare pesuan?!

Hej Genti, nga i mirimformuar

Hej Genti, nga i mirimformuar u bere inatci! Une nuk e kam koment e kam llafin me ty - e ve re apo jo? - dhe meqe vete neper lemenj te tjere, atje te ndjek dhe une te keqen Xheloja. Dhe per te mos u bere inatci une e cmoj pikepamjen tende, se as na une as na ti nuk varet denimi me vdekje. Por ti qe di Cukot (ne gazeten tjeter) nuk e di qe ne maj te 1996 Aranit Cela dhe Zylyftar Ramizi u denuan me vdekje? Dhe nuk u vrane, ajo dihej. O po le te degjojme Evropen te ajo do veme, por do arrijme si nje vapor i mbushur me te vdekur! Shendet, djalo!

Kete nuk e dija (ose e kisha

Kete nuk e dija (ose e kisha harruar) dhe rezulton e sakte: ne maj 1996 jane denuar me vdekje Zylyftar Ramizi, Aranit Cela dhe Rrapi Mino. Por ate kohe ekzistonte moratoriumi (Shqiperia u anetaresua ne Keshillin e Evropes ne vitin 1995) keshtu qe vendimi nuk eshte ekzekutuar.

Gjithsesi, i qendroj te komenteve te bera, madje kam bindjen se ne kete derexhe qe eshte katandisur Shqiperia kriminelet e vertete do benin akrobacira me procedurat ligjore dhe nuk do te denoheshin me vdekje ne te shumten e rasteve. Merr per shembull kete Frrokun qe ka dale ne fotografi me turshi domateje dhe cifteli me kreret e policise te shtetit. Ne rast se do te ekzistonte denimi me vdekje ne Shqiperi shanset do te ishin zero qe ky person te denohej me vdekje, por nuk po zgjatem se dicka te tille ka shenuar ketu edhe komentuesi skelari migrues

Megjithate do te beja nje

Megjithate do te beja nje verejtje. Eshte hequr me ligj denimi me vdekje, dhe kete kriminelet e dine. Mirepo kriminelet, dine gjithashtu se jane te denuar me vdekje. Dhe presin nga dita ne dite ekzekutimin e tyre. Ata e dine se shprehja me te cilet ata i urojne njerezit, "mos u plaksh kurre", eshte fiks per ta. Ata nuk arrijne me shume se 45 vjec.

Jo zoteri jo ne shqiperi
Jo zoteri jo ne shqiperi ekziston ligji i denimit me vdekje. Ju kujtoj se Qeveria denoj me vdekje 26 puntore ne Gerdec, po prap qeveria denoj me vdekje 4 qytetar ne bulevard, qeveria vazhdon te na denoje me vdekje shpirterore cdo dite. Jeto pak relitetin. Cdo dite femit tane pine qumesht te helmuar nga Qeveria, pra sic mun te japdhe shifra te tjera qeveria po na vret cdo dite.
Zoti Kulla, nuk me duket hic

Zoti Kulla, nuk me duket hic si i arsyetuar mendimi. Me sa kuptoj frika/besimi ndaj drejtesise dhe rregullit eshte me shume nga barazia dhe korrektesa e saj, sesa nga shkalla e denimit... te mos harrojme qe flasim edhe per denime qe nuk kane mundesi korrigjimi, ne rast keqgjykimi.

Nuk e di pse harroni qe edhe keto vendime fatale do te "shperndahen" po nga keta funksionare te "drejtesise", qe na kane llahtarisur deri tani... dhe eshte e sigurt qe ne vdekje do shkonin njerez qe krimin e kane rastesi, dhe jo zanat (ne rast se nuk ja fusin kot edhe per fajtorin)...

Para disa kohesh u kaluan me vota shumice te cilesuar kodet e reja, ku perfshihen edhe ato te qarkullimit rrugor, dhe gjobat rriteshin me disa fish...nuk kam vene re asnje ndryshim ne korrektese ne qarkullim, per te mos thene perkeqesim, dhe kuptohet pse...

Ky diskutim i Z. Kulla me habiti. E kam parasysh se si rrevoltohemi me kete pushtet te krimit, por nuk permireson pothuaj fare, kjo mase. Nese sot korrupsioni i denon keta kriminele burracake qe vran Kryekomisarin Lamaj me masa jo vdekjeprurese, te jeni te bindur qe ne rast te egzistences se ligjit per denim me vdekje, keta ose nuk do arrestoheshin, ose nuk do arrihej kurre te provohej fajesia e tytre per krimin, prej makines korruptive qe tolerojne shqiptaret.

Po i bini fort ne qafe

Po i bini fort ne qafe z.Kulla per kete artikull.

Ai aq di, aq thote. Tjeter gje se e mban veten per koke te madhe.

Pershendetje te gjitheve. Per

Pershendetje te gjitheve.

Per mendimin tim artikulli le shume per te deshiruar jo sepse autori eshte pro denimit me vdekje, kjo eshte ne te drejten e tij, por sepse nga nje ish diplomat ambasador qe banon prej vitesh ne perendim njohja e ketij problemi duhej te ishte me e madhe dhe rrjedhimisht edhe trajtimi i tij me i gjere dhe jo ne trajtat bardhe e zi.

Te dhenat nga OKB-ja dhe nga Amnesty International per denimet me vdekje jane bere publike me kohe dhe tregojne qarte qe nuk ka lidhje midis krimeve te renda dhe denimit me vdekje. Nuk besoj se zoti Kulla duke qene edhe vete diplomat nuk e ka te qarte kete lidhje. Nga ana tjeter eliminimi i krimineleve me ligj nuk eliminon kriminalitetin. Sic kane thene edhe komentues te tjere me siper eshte kriminaliteti qe sjell krimet dhe jo anasjelltas dhe per te zhdukur kriminalitetin ose per ta ulur ate ne shifra shume te vogla historia boterore tregon qe rruga me demokratike eshte ajo e zhvillimit ekonomik, shoqeror, kulturor etj etj. Sigurisht ka dhe nje rruge tjeter, ajo e zjarrit dhe e hekurit, ajo e perdorur nga diktaturat e Zogut dhe Enverit, por nuk duhet te harrojme asnjehere qe ne keto diktatura vete shteti ishte krimineli me i madh, dhe kriminaliteti ishte nje kriminalitet i legalizuar shteteror.

Zoti Kulla ne artikullin e tij e pershkruan shume bukur per realitetin e sotem te sistemit gjyqesor dhe politik shqiptar por ajo qe te habit eshte qe ai mbron tezen se me ri-vendosjen e denimit me vdekje gjerat do te ndryshojne dhe kriminaliteti do te ulet.

Mos valle nuk do te jene po keta njerez te korruptuar qe do te japin drejtesi (do te vrasin me ligj) ne emer te shteti?

A nuk jane valle po keta njerez qe edhe aty ku krimi eshte bere driten per diell bejne cmos ne mos zbatimin e ligjit duke ndihmuar keshtu dashur pa dashur kriminelin qe duke perdorur te gjitha mundesite legale ja hedh paq vetem me disa muaj burg apo dhe pa burg fare?

Atehere lind vetiu pyetja nga kush do te administrohet denimi me vdekje? Do vijne njerez nga planeti Mars? apo do te jene po keta dhe sic ndodh zakonisht ne gjykatat shqiptare do ta vuajne ne kurriz fatkeqet se te pasurit apo politikanet do dalin palagur. Kur te dali e verteta per ndonje nga keta fatkeq qe ka shkuar kot per dhjame qeni atehere do te dalin ato nuskat e bukura neper konferenca shtypi te thone kete apo ate, familja do te marre ca para si demshperblim dhe sistemi do te vazhdoje po keshtu.

Dua te shtoj ketu dhe nje thenie te vjeter " Me mire nje fajtor i lire se sa nje i pafajshem ne qeli", lere pastaj sikur ta denonim dhe me vdekje.

Kriminaliteti ulet pervec faktoreve te tjere duke zbatuar ligjet zoti Kulla, dhe meqe ju e keni marre si shembull gjakmarrjen, me lejoni t'ju kujtoj qe nuk ka nevoje me vendos denimin me vdekje mjafton qe te zbatohet ligji i cili thote qe denimi eshte nga 25 vjet e deri ne burgim te perjetshem. Krahasimet qe ju beni me koherat e shkuara jane te vlefshme pikerisht ne kete pike sepse ne ate kohe (diktatura komuniste) nuk behej fjale qe ti te vrisje dike dhe te dilje pa lagur, haje 15-25 vjet burg sikur te ishin karamele, dhe dihej qe burgu i atehershem ishte cnjerezor. Ndersa sot me mundesite qe te jep demokracia e hedh lumin pa gje te keq dhe nuk ka asnjeri qe te trembet nga gjykimi.

Ne artikull keni perdorur nje shprehje " me katolik se Papa", por kete shprehje ne radhe te pare duhet t'ja drejtoni vetes sepse artikulli juaj si baze ka proverbin e vjeter "sy me sy dhe dhemb me dhemb" por sic e dini fort mire ky proverb biblik ne Dhjaten e re eshte nderruar me "Duaje te ngjashmin tend sic do vetveten"

Perfundimisht zoti Kulla barbaria e denimit me vdekje eshte e papranueshme per nje shoqeri qe deshiron te jete demokratike.

Me respekt

Emigranti

Add new comment