Arkiv-Opinion

Triumfi i komentit

Postuar në 15 Mars, 2013 05:11

Gjithshka filloi me stigmatizimin që iu bënë komenteve në disa faqe të njohura në internet. Komentet kanë cilësi të dobët, janë vulgare, agresive, muhabetprishëse, e akuza të tilla spekulative. Rrjetet sociale filluan me tam-tam-in virtual dhe bënë të mundur takimin e parë të komentuesve, në një faqe të vjetër tiranase, me ngjyrë të gjelbër e të thjeshtë. Ishin vetëm 8, aq sa bit ka byte, por komentues me përvojë e me prejardhje nga familje me tradita.

 

Dashnor i fjalës së lirë apo i dashuruar me fjalën e lirë?

Postuar në 14 Mars, 2013 07:02

Kryeministri Sali Berisha! Dashnor i fjalës së lirë! Mallëngjyese apo jo? Mund të prekesh, të magjepsesh, bile mund të biesh edhe në dashuri me shprehjen “dashnor i fjalës së lirë”. Por e thënë nga Berisha, ka diçka sugjestionuese kjo shprehje, diçka që nuk më lejon t’i bëj një “like” dhe të kaloj tek shprehja tjetërxhevahire e radhës, diçka që nuk më lejon thjesht të flirtoj me të, por më nxit të zhytem në detin e thellë të metaforës së dashurisë.

Strategjia elektorale e sugjeruar nga Bushati, gjysmë efektive

Postuar në 13 Mars, 2013 16:08

Në një editorial te gazeta TemA (http://www.gazetatema.net/web/2013/03/13/beteja-e-kote-me-be... ), Andi Bushati i sugjeron opozitës që të mos merret me lidhjet sllave të Sali Berishës, apo me të kaluarën e tij ish-komuniste, për fotot që i kanë dalë me fëmijët e Hoxhës dhe për ato që ende nuk i janë publikuar.

Azem Hajdari, plumba dhe medalje

Postuar në 13 Mars, 2013 05:45

Shoh dhe dëgjoj Berishën që përkujton Azem Hajdarin. E quan Lider. Një kompliment që nuk do ta bënte kurrë sikur Azemi të ishte gjallë. Tani e bën, sepse Azemi nuk ia rivalizon më dot pushtetin në PD. Në funksion të pushtetit Berisha e diskriminoi Azem Hajdarin. Edhe vrasjen e tij e përdori si pretekst për një grusht shteti. Tani që ka vdekur e mburr po në funksion të pushtetit. Por sado ta dredhë gjuhën Berisha, faktet denoncojnë hipokrizinë dhe demagogjinë e tij. Edhe për Azem Hajdarin.

 

***

Diplomacia shqiptare dhe "çështjet e brendshme" të Ministrisë së Jashtme

Postuar në 12 Mars, 2013 01:26

Nuk dihet se si ka rënë në dorë të gazetarëve letra që diplomati i karrierës Gilbert Galanxhi, ambasador i yni në SHBA, ia ka dërguar eprorit të tij në Ministrinë e Jashtme, për dijeni dhe kryeministrit të vendit, por ky është një fakt që nuk mund të zhbëhet, tanimë. Dhe shyqyr që kjo letër është bërë publike. Ndryshe, skandali (bëhet fjalë për një skandal në kuptimin e plotë të fjalës) do të mbetej akoma i fshehur.

Sa duhet të ndryshojë raporti i votave nëpër qarqe, që të ketë rotacion

Postuar në 11 Mars, 2013 06:11

Numri i mandateve të çdo qarku nuk ndryshoi nga 2009-ta, pavarësisht se ndryshoi popullsia në to. Dhe duket se Gjykata Kushtetuese nuk do ta çbëjë këtë shkelje të Kushtetutës. Në këto kushte, që të ketë rotacion, duhet të ndryshojë raporti i votave brenda qarqeve. Le t’i analizojmë me rradhë qarqet, për të parë se sa është minimiumi i domosdoshëm i ndryshimit të votave, që të kemi ndryshim mandatesh parlamentarë në ta.

Parantezë: Analiza bazohet në presupozimet e mëposhtme

1. KQZ-ja dhe administrata zgjedhore do të jenë po aq favorizuese ndaj PD-së sa ç’ishin në 2009-ën;

Ajo që BSH nuk arrin apo nuk do të kuptojë

Postuar në 11 Mars, 2013 04:00

Sa herë që mblidhet bordi mbikqyrës i Bankës së Shqipërisë (BSh), guvernatori del me një deklaratë për mediat. BSh ka ulur normën e interesit 2.5% në pesë vitet e fundit. Krejt heshturazi dhe pa ndonjë bujë të veçantë mediatike përveç kronikës qokë e gati pa koment në lajmet e darkës, guvernatori ynë i nderuar ka dalë  plot dhjetë herë brenda kaq pak kohe për të na thënë që norma është ulur…prapë. Kjo masë merret për të kontrolluar inflacionin, pra penguar rritjen e përgjithshme të çmimeve. Këtë herë për fat nuk u ul.

Sekreti i pushtetit të Hugo Chavez mbi njerëzit e tij

Postuar në 10 Mars, 2013 07:44

 

Kur unë isha studente e historisë, gjithmonë dëshiroja që të mund të dëgjoja një prej oratorëve të mëdhenj të kohës sonë, një burrë apo një grua që mund të ndikojë një turmë dhe të ndryshojë rrjedhën e ngjarjeve me fuqinë e retorikës së vet. Kështu që ndjehem me fat që kam parë Hugo Chavez, presidentin e Venezuelës revolucionare, të flasë shumë herë në Caracas.

Vullneti politik i Ramës dhe ndryshimi i sistemit

Postuar në 09 Mars, 2013 18:11

Kur Edi Rama është pyetur se si do të pakësohet korrupsioni kur ai të jetë kryeministër, përgjigjia ka qenë mbresëlënëse. “Edhe një danez të sjellësh në një post të rëndësishëm në Shqipëri, do të korruptohet, sepse është vetë sistemi që të korrupton – prandaj, do ndryshuar sistemi, jo thjesht njerzit,” është përgjigjur në më shumë se një rast ai.

Grillo, më lejon një pyetje?*

Postuar në 09 Mars, 2013 08:22

Berluskonit i kemi bërë shumë pyetje për vite me rradhë, por pa sukses. Grillos, sot mund t’i bëjmë një të vetme. Kjo: pse nuk konsultohet me bazën e tij për aleancën e mundshme me qendrën e majtë?

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Opinion