Arkiv-Opinion
Çfarë zotohet të bëjë PS për ish-të përndjekurit
Harrohet a s’harrohet çdo dhunë mbi tokë por nderi mbi komb asht i shenjtë se i shenjtë asht gjaku i derdhun për At’dhé.
Duke lexuar deklaratën e Partisë Demokratike dhe duke u çuditur si për herë të parë
Kritik ndaj Edi Ramës, pas 23 qershorit
Në fjalën që mbajti në darkën me rastin e zgjedhjes Zv.president i Internacionales Socialiste, Edi Rama tha se do t’i mirëpresë kritikat e analistëve dhe editorialistëve të pavarur pas 23 qershorit, kur PS-ja të vijë në pushtet. Dhe unë po e shënoj që sot emrin në listën e atyre që do të jenë kritikë ndaj tij, nëse PS-ja vjen në pushtet. Por edhe në qoftë se s’vjen…
Florije, Barku yt të përket ty!
Florije, barku yt, brenda të cilit gjallon një krijesë të vockël prej gjashtë muajsh, tashmë të përket ty. Nuk ishte i yti e nuk të përkiste ty barku yt atë ditë, para gjashtë muajsh, kur dikush t’i ndërkalli dhunshëm spermatozoidet në mitrën tënde. Atë ditë dhe ditët në vazhdim as ti nuk i përkisje vetes. Por sot ama, pas gjashtë muajsh, barku është i yti dhe të përket ty. Sot ti mund të vendosësh çfarë mund të bësh me krijesën që rritet brenda teje. Ti mund të abortosh, Florije, dhe unë të jap plotësisht të drejtë!
Guximi i çartur i K. Spahiut për të sajuar lajme
Gazetat e djeshme (dhe edicionet e parmbrëmshme informative të televizioneve) jepnin një lajm të çuditshëm me titull “Kreshnik Spahiu shpallet Qytetar Nderi i shtetit të Nju Jorkut”. Ishte i çuditshëm për një numër arsyesh, dhe këtë e them bazuar thjesht në shijen e impaktin e parë që më la lajmi i lexuar apo i dëgjuar, d.m.th pa kaluar në fazën e një zhbirilimi gazetaresk me synimin për të marrë vesh ca gjëra më shumë mbi këtë ngjarje, gjë që në një farë mase, me mjetet e kohën që dispononte, e kish bërë Ardian Vehbiu në blogun e vet.
Një papë kinez!
Shpirti i gjithësisë qëndron veçse në ripërtëritje! Ndërsa krijimi mbetet i pandryshuar, besimtarët e devotshëm në çdo ritual e nënshtrojnë shpirtin e tyre për ta ripërtërirë. Dukshëm, edhe pagëzimi në Krishterim synon pikërisht ripërtëritjen e Jezusit në trup, në mendje dhe në sjellje…
Rotacioni e ka emrin “800 mijë vota”
Në zgjedhjet e vitit 2009, sipas KQZ-së, totali i votave të vlefshme ishte 1.52 milion. Dy vjet më vonë, në zgjedhjet e 2011-ës, totali i votave të vlefshme arriti 1.57 milionshin. Në zgjedhjet e 2013-ës, edhe pse mund të pakësohet votimi familjar (ku babai voton për fëmijët e tij emigrantë) apo votimi puro fiktiv (ku kutitë mbushen nga komisionerë të korruptuar, si në Dajç të Lezhës, për shembull), gjasat janë të mëdha që totali i votave të vlefshme të kapë nivelin 1.6 milion.
Europa ka mbajtur frymën: Ç’do të ndodhë në zgjedhjet italiane?
Kanë mbetur më pak se shtatë ditë nga zgjedhjet italiane, të cilat kanë tërhequr vëmendjen e së gjithë medias europiane. Kuptohet pse. Italia është fuqia e tretë ekonomike e Europës dhe është gjithashtu vendi me borxhin më të madh (130% e GDP-së). Nëse ekonomia italiane nuk fillon të rritet – këtë po e thonë të gjithë tanimë – “atëherë italianët do të humbasin shpresat dhe gjermanët e francezët do të humbasin durimin”, rrjedhimisht Eurozona do të shkojë në zgrip të humnerës. Si zor të përfytyrohet një Eurozonë pa Italinë. Dhe si për dreq, gjërat nuk po ecin në drejtimin e duhur.
Kriza e vlerave të Europës
Ksenofobia dhe ekstremizmi janë simptoma të shoqërive në kriza të thella. Në 2012, partia ekstremiste e djathtë Agimi i Artë fitoi 21 vende në parlamentin grek, në Hungari, atdheun tim, ekstremi i djathtë Jobbik fitoi territor dhe Marine Le Pen e National Front (Frontit Kombëtar) kishte një mbështetje të fortë në zgjedhjet presidenciale franceze. Një mbështetje në rritje për forca të ngjashme në Europë të bën të arrish në një përfundim të pashmangshëm: kriza e stërzgjatur financiare e kontinentit po krijon një krizë vlerash që tani po kërcënon vetë Bashkimin Europian.
Rekuiem për një ëndërr
Apokalipsi mbase nuk do të kish këto gjasa e përmasa. Sigurisht, në imagjinatën e njeriut mesatar, apokalipsi është diçka e paraparë në filma hollivudianë, diçka e potershme dhe shkatërruese në kuptimin material. Pallate që rrëzohen, toka që çahet nën këmbët tona, lumenjtë që derdhen të tërbuar mbi qytete e fshatra, dete që me një të shkundur të valëve zhdukin çdo shenjë qytetërimi. Të paktë ata që e konceptojnë që ky nuk do të ish apokalipsi ynë, sepse thjesht një asgjesim i tillë nuk do të mund të rrëfehej nga një qënie njerëzore.