Arkiv-Opinion

Habitem me ata që habiten

Postuar në 10 Shkurt, 2013 07:38

 

E fundi i fundit, populli nuk ka vrarë politikan, por mbi dy mijë veta ka vrarë politikani shqiptar. Në Shqipëri politikani nuk duhet të ruhet nga populli, por populli nga politikani… Demokracia nuk ka mekanizma dhe fuqi ta luftojë despotin.  Demokracia ka forcë të madhe nëse respektohet ligji, por kur autokrati vihet mbi ligj, atëherë demokracia kapitullon….

 

Shpërdorimi i njerëzve me vetura shtetërore

Postuar në 10 Shkurt, 2013 07:00

Jemi këtej nja dhjetë mijë kilometra larg e sipas logjikës së atjeshme ne të përkëtejmit mund të flinim të qetë.

Degradimi

Postuar në 10 Shkurt, 2013 04:20

 

Disi në mënyrë paradoksale, ditën kur ministres së Arsimit në Qeverinë e Gjermanisë, Annette Schavan, Universiteti i saj, ai i Düsseldorfit, ia mori titullin e doktoraturës duke e vlerësuar atë si të vjedhur/kopjuar... në shtyllat e kryeqytetit të Kosovës në Prishtinë u shfaqën ca pamflete në të cilat “të interesuarit” ftoheshin që “x” personin ta thërrisnin në telefon nëse dëshironin t’i merrnin të gatshme, për një çmim të “arsyeshëm”, punimet shkencore të të gjitha natyrave dhe fushave. Dhe për të gjitha gradat shkencore.

9 plagët e vendimit për 21 janarin

Postuar në 09 Shkurt, 2013 07:33

 

Vendimi për të liruar 2 të akuzuarit për vrasjet e 21 Janarit, në fakt ka ‘legalizuar’publikisht disa realitete e marrëdhënie,që dhe pse i dimë, edhe pse i verifikojmë përditë, kemi qenë të detyruar t’i marrim me rezerva. Përndryshe trysnia e të jetuarit në një shtet në shtratin e vdekjes, do të ishte e papërballueshme. Duhet një vendim si ky, për të numëruar plagët e strukturës shtetërore.

Zgjedhjet e lira dhe klima e mosbesimit

Postuar në 09 Shkurt, 2013 05:54

Zgjedhje të manipuluara 5 muaj para zgjedhjeve të radhës, pretendojnë njerëz dhe palë në pjesë të ndryshme të spektrit politik apo social nëShqipëri. A është edhe ky një manipulim, prezumimi i fajit ende pa ndodhur akti? Apo është diçka tjetër? Pse zgjedhjet, edhe në vëzhgimet ndërkombëtare, mbesin një thembër Akili? A do të ketë shpëtuar demokracia kur t’i shpëtojmë këtij etiketimi apo perceptimi për zgjedhjet? 

 

Revolucion Jo Zgjedhje?

Postuar në 09 Shkurt, 2013 05:51

  Zgjedhje të manipuluara 5 muaj para zgjedhjeve të radhës, pretendojnë njerëz dhe palë në pjesë të ndryshme të spektrit politik apo social nëShqipëri. A është edhe ky një manipulim, prezumimi i fajit ende pa ndodhur akti? Apo është diçka tjetër? Pse zgjedhjet, edhe në vëzhgimet ndërkombëtare, mbesin një thembër Akili? A do të ketë shpëtuar demokracia kur t’i shpëtojmë këtij etiketimi apo perceptimi për zgjedhjet?

 

Enverizmi i Qoses dhe kritikat që i vijnë nga të dy krahët

Postuar në 08 Shkurt, 2013 12:44

Shkrimi Albert P. Nikollës me titull “Cytësi Rexhep Qosja dhe humusi i çuditshëm mikpritës”, i publikuar në Mapon e sotme, është i disati shkrim anti-Qose që bëhet në shtypin e këtushëm; dhe është për t’u nënvizuar se, ndërsa shkrimet e tij kritike ndaj regjimit të Berishës (më saktë, regjimeve të Berishës) janë të mirëpritura në Tiranë, të paktën nga “gjysma” e opinionit publik, shkrimet apo idetë e tjera, me të cilat ai rreket ta nxjerrë në një dritë pozitive figurën e Enver Hoxhës, dhe diktaturën e tij pothuaj 50 vjeçare, kanë kapur në befasi shumëkënd.

Edhe një ligj "për të armatosur" politikanët na mungonte!!!..

Postuar në 08 Shkurt, 2013 03:20

Në Komisionin e Ligjeve të Kuvendit të Shqipërisë ka hyrë për shqyrtim një projektligj i veçantë, që emërtimin e ka “Për armët”. Dhe me anë të këtij ligji parashikohet, veç të tjerash, njohja e së drejtës së një numri zyrtarësh, politikanësh e biznesmenësh për t’u pajisur me armë.

Gjykata si nën diktaturë

Postuar në 08 Shkurt, 2013 03:06

Pasi gjykata shpalli të pafajshëm gardistët e akuzuar për vrasjen e 4 protestuesve të 21 janarit, nuk vonoi dhe Kryeministri Berisha u pa në një konferencë të sajdisur shtypi, për të folur për “çështjen kapitale” të bujqësisë. U parakuptua se kish dalë për të bërë alibinë e drejtësisë “së pavarur” të kapur nga ai vetë. Prandaj nuk u habitëm aspak, që pyetjes së gazetarëve për çështjen kapitale të ditës, vendimin absurd të gjykatës, Berisha iu përgjigj: Nuk do më shikoni kurrë të komentoj vendimet e gjykatave! Prononcimi dinak i Kryeministrit është dyfish i gënjeshtërt.

Vendimi mbi 21 janarin dhe “përgjegjësia historike”

Postuar në 08 Shkurt, 2013 02:56

Në këto momente shokimi kombëtar pas shpalljes së gardistëve vrasës si të pafajshëm, dy thirrje gërvishtin peisazhin mediatik. Ajo e zemrës, e djalit të njërës prej viktimave të 21 janarit: Renato Myrtaj, djali i Faik Myrtajt. “Drejtësia këtu ka vdekur”, tha ai me sy të pafuqishëm para kamerave, por shpejt ngriti kokën duke iu drejtuar Kryeministrit: “Ju mund të më vrisni dhe mua, por jo fisin tim. Drejtësia bëhet dhe ndryshe…”

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Opinion