Zgjedhjet e lira dhe klima e mosbesimit

Zgjedhje të manipuluara 5 muaj para zgjedhjeve të radhës, pretendojnë njerëz dhe palë në pjesë të ndryshme të spektrit politik apo social nëShqipëri. A është edhe ky një manipulim, prezumimi i fajit ende pa ndodhur akti? Apo është diçka tjetër? Pse zgjedhjet, edhe në vëzhgimet ndërkombëtare, mbesin një thembër Akili? A do të ketë shpëtuar demokracia kur t’i shpëtojmë këtij etiketimi apo perceptimi për zgjedhjet?
Në Përmbledhjen e Doktrinës Shoqërore të Kishës Katolike thuhet: “Organizmat përfaqësues duhet t’i nënshtrohen një kontrolli efektiv nga ana e trupit shoqëror (bashkësisë shoqërore). Ky kontroll, para së gjithash është i mundur nëpërmjet zgjedhjeve të lira, që lejojnë kësisoj zgjedhjen apozëvendësimin e përfaqësuesve. Detyrimi, nga ana e të zgjedhurve, që të japin llogari për veprimin e tyre, i garantuar nga skadencat zgjedhore, është një element përbërës thelbësor i përfaqësimit demokratik” (nr. 408). E shikojmë pikërisht në këtë marrëdhënie të veçantë dhe themelore, ndërmjet qeverisësve dhe të qeverisurve, rëndësinë e zgjedhjeve të lira dhe demokratike sipas ligjeve të vendit ku jemi. Zgjedhjet e lira nuk mund të mos jenë thembra e Akilit pasi demokracia në thelb mund të themi se është pjesëmarrja e njerëzve të lirë në bashkëjetesën shoqërore, e cila është e natyrshme në jetën dhe ekzistencën e njerëzve. Pra, pikësëpari zgjedhjet e lira na duhen neve për një jetë më të mirë tonën, pasi këto garantojnë edhe të drejtën për të kërkuar llogari. Pjesëmarrja në votime, çka ka qenë rregullisht edhe një nga thirrjet që Konferenca Ipeshkvnore e Shqipërisë ka bërë në mënyrë të përsëritur në këto vite, është hapi i parë i rëndësishëm dhe bazik në këtë proces. Ruajtja dhe respekti i kësaj vote përbën hapin e dytë që çon drejt vendosjes në postet drejtuese të atyre njerëzve apo formacioneve politike që zgjidhen nga vetë njerëzit. Cilësia e një jete shoqërore dhe demokratike funksionuese sipas rregullave, varet në pjesën më të madhe të saj nga cilësia e zgjedhjeve. Kjo, sigurisht, jo gjithmonë garanton funksionimin e demokracisë sipas rregullave dhe nuk mund t’i shpëtojë automatikisht as mundësisë së devijimeve drejt regjimeve totalitare apo së paku korruptive. Në rastin tonë specifik, pra të Shqipërisë, përveçse garanton një jetë më të qetë shoqërore dhe më funksionuese ad intra,gjithashtu garanton edhe një marrëdhënie më të mirë me partnerët tanë europianë d.m.th ad extra. Ne jemi në një proces integrimi në Europë. Tash sa herë institucionet europiane po na kërkojnë zgjedhje të lira e të ndershme. Ne nuk mund të shkojmë në Europë me fjalën “mjaftueshëm” apo me “notë kaluese”, pasi atëherë gjithmonë do të mbetemi te dera duke shikuar se si hyjnë e dalin zotërinjtë, pa pasur mundësinë të jemi pjesë e tryezës europiane me të drejta të plota. Nota mjaftueshëm apo kaluese është vetëm një vendim me dorë në zemër për një popull të paaftë të bëjë zgjedhje. Funksionimi i demokracisë dhe radhitja me popujt europianë fillon nga zgjedhjet e lira dhe prandaj Europa këmbëngul kaq shumë.
Por, çfarë e bën në të vërtetë të vështirë në Shqipëri këtë gjë? Edhe një herë, për mendimin tim, shfaqet “klima e mosbesimit” e rrënjosur thellë në psikën dhe nënshtresat e vetëdijes së njeriut shqiptar. Këtu hyn në lojë patjetër e kaluara jonë komuniste. Kjo do kohën e vet që të kalojë e të edukohet. Nuk ka gjë më vështirësisht të edukueshme se sa nënvetëdija, e cila në momentet më kyçe, atëherë kur ti mendon se gjithçka ka kaluar, shpërthen e përmbys ç’të gjejë përpara. Sistemi komunist në Shqipëri instaloi pa mëshirë një klimë mosbesimi në shpirtrat e njerëzve. Duke hequr besimin (te njeriu dhe te Zoti) e zëvendësoi atë me mosbesimin (te njeriu e te Zoti). Njeriu që nuk ruan sekretin e thënë në një tavolinë miqësore, në një konak shtëpie, në një shtrat bashkëshortor, është i njëjti që sot nuk ruan votën time nga shkelja dhe përdhosja, tjetërsimi apo tretja e saj. Mund të ndodhë që tjetri përnjimend e ruan dhe e vlerëson votën time, por unë nuk mund ta besoj se ai e bën këtë gjë, thjesht sepse ne nuk besojmë që tjetri e ka përnjimend. Kjo klimë mosbesimi e mbjellë në masë ka prekur të gjitha shtresat e jetës shoqërore: nuk kemi besim se qeveria ka me të vërtetë vullnetin për zgjedhje të lira, nuk besojmë se opozita është e sinqertë në kërkesat e saja, nuk besojmë se gjykatat japin gjykime të drejta apo prokuroria bën akuzat e duhura, nuk besojmë se ministrat nuk vjedhin e nuk besojmë se ministrat në hije nesër nuk do vjedhin, nuk besojmë se udhëheqësit fetarë me të vërtetë kujdesen për grigjën e tyre dhe nuk kanë interesa të tjera, nuk besojmë se dikush na afrohet pa interes etj., etj. Ne thjesht nuk kemi besim tek askush dhe tek asgjë. Kjo është një klimë që thithet në ajrin shqiptar, e ndihmuar në masë edhe nga diskursi publik i politikanëve, e ushqyer mediatikisht dhe në shumë raste fatkeqësisht e verifikuar në terren.
Nga kjo klimë ne nuk mund të shkëputemi aq lehtë, sepse është e injektuar thellë në nënvetëdijen tonë kolektive dhe personale. Shqiptarët kur janë në Amerikë votojnë e kanë besim se vota e tyre shkon aty ku duhet, por nëse të njëjtët kthehen në Shqipëri, ata nuk kanë më besim se kjo gjë do të ndodhë.
Përpara se këtë besim ta kërkojmë tek ata që na qeverisin apo duan të na qeverisin, ne duhet ta kërkojmë te vetvetja, te forca që kemi nëpërmjet votës dhe vullnetit tonë për të ndryshuar gjërat në drejtimin e duhur.
Po e mbyll me një batutë të Roberto Benignit, i cili thotë: “Shkoni gjithmonë të votoni. Kush nuk zgjedh, ia lëshon pushtetin turmave. Turmat gjithmonë zgjedhin Barabën”.
MAPO
Comments
Zotnia prift pohon:

Zotnia prift pohon: "Shqiptarët kur janë në Amerikë votojnë e kanë besim se vota e tyre shkon aty ku duhet, por nëse të njëjtët kthehen në Shqipëri, ata nuk kanë më besim se kjo gjë do të ndodhë".

A nuk qenka i njejti subjekt - ai, pra, i formuari në komunizëm - qe votoka me dy standarde? Ku shkoi nënvetëdija ne këto raste?

Nese keshtu, duhet të thellohet më shumë zotni prifti ne kerkimin e shkaqeve reale qe e bejne shqiptarin mozbesues, pasi gjithe sa thotë me duken perjetime subjektive, shume larg te vertetes!

"Shqiptarët kur janë në

"Shqiptarët kur janë në Amerikë votojnë e kanë besim se vota e tyre shkon aty ku duhet, por nëse të njëjtët kthehen në Shqipëri, ata nuk kanë më besim se kjo gjë do të ndodhë."

Pra besimi apo mosbesimi i shqiptarve nuk varet nga subjekti i njajte "shqiptari", por nga ambjentet e ndryshme ku ndodhet shqiptari "Amerike" dhe "Shqiperi". Thedhoju pak ne arsyetim o "iluminist ?!?".

Ne lidhje me shkrimin e dom Gjergjit:

Detyra e klerikut nuk asht e kufizueme vetem ne kater muret e Kishes apo Xhamise, por asht edhe pjesemarrja ne debatet publike. Per kete arsye po ju pergezoj dom Gjergj per pjesemarrjen tuej ne debatet publike rreth problemeve te mdha te shoqnise tone shqiptare, gja qe nuk po e bajne drejtuesit e tjere shpirtnor fetar shqiptar.

Un personalisht nuk jam krejtesisht dakort me ju dom Gjergj. Ju ndoshta per etike dhe per te mos ngjalle keqkuptime nuk i keni thane te gjitha arsyet se pse nuk po funksionon rruga demokratike europiane ne Shqipni as edhe gjate ketyne 20 vjetve te fundit, mbas ramjes se diktatures komuniste.

Demkracia nuk asht nji koncept as afrikan dhe as aziatik. Demokracia asht nji koncept europian, i lindun ne Greqine Antike rreth 2500 vjet ma pare dhe i zhvilluem ma ndej ne Europen Prendimore.

Mbas ramjes se kalase se Shkodres me 27 janar 1479 ne doren e sulltanit turk-osman Mehmetit te II, siç thote profesori i nderuem Sami Repishti “okupacioni otoman e kishte nxjerrë Shqiperinë nga historia e kontinentit europian dhe e kishte denue atë të jetë nji krahinë e harrueme mbrenda nji perandorie të mbyllun, me kulturë të kundert nga ajo e Europës, që po rilindte në Perendim”.

Per shkak te dhunimit turk-osman shqiptaret pergjithesisht u ndane ne grupe kryesore:

1-Ne shqiptart qe deformuen identitetin e tyne tue asimilue mentalitetin afro-aziatik te kundert me ate europian, dhe

2-Ne shqiptart qe nuk e deformuen identitetin e tyne tue mos e pranue mentalitetin afro-aziatik. Keto jane pergjithesisht banort e maleve, te cilet u izoluen per te mos u deformue.

1-Grupi i pare, i te deformuemve, bani nji hap mbrapa ne krahasim me perparimin europian. Pra mori vlera matematikisht negative ne krahasim me nivelin europian. Ndersa

2-Grupi i dyte nuk bani nji hap mbrapa, por mbeti ne vend. Pra mori vleren matematikisht zero ne krahasim me nivelin europian.

Si rrjedhim grupi i pare, i te deformuemve, ka shume ma teper rruge per te arrite ne Europe. Ndersa grupi i dyte i te padeformuemve ka rruge ma pak per te arrijte ne Europe.

Si konkluzion qofshin te deformuemit si dhe te padeformuemit kan shume rruge per te ba deri ne perqafimin e mentalitetit europian mbi demokracine, tue perfshi ketu edhe zgjedhjet e lira, qeverisjen simbas sistemit europian, pjesemarrjen e popullsise ne jeten publike simbas sistemit europiane. Edhe vete fakti qe komunizmi ka qene ma i eger ne Shqipni, asht pasoje mbrapambetjes se shqiptarve te trashiguem nga pushtimi turk-osman. Prandej e festuem 100 vjetorin e Pamvarsise. Komunizmi ne vendet e Europes Lindore nuk ka qene i eger si ne Shqipni.

Prandej na rrahim uje ne havan per Demokracine ne nji popull qe asht shkepute per 550 vjet nga Europa.

o tedeschin merre nji msim

o tedeschin merre nji msim prej meje! kurre mos e ban komentin ma te gjate se vete artikulli. nese te duket vedi kaq i zoti dorzo shkrime neper redaksite e gazetave e te shofim a po ti merr njeri persiatjet tuja delirante!

Add new comment