9 plagët e vendimit për 21 janarin

Vendimi për të liruar 2 të akuzuarit për vrasjet e 21 Janarit, në fakt ka ‘legalizuar’publikisht disa realitete e marrëdhënie,që dhe pse i dimë, edhe pse i verifikojmë përditë, kemi qenë të detyruar t’i marrim me rezerva. Përndryshe trysnia e të jetuarit në një shtet në shtratin e vdekjes, do të ishte e papërballueshme. Duhet një vendim si ky, për të numëruar plagët e strukturës shtetërore.
1. Ky vendim ka legalizuar përfundimisht të vërtetën se gjykata shqiptare është vrasëse. Sistemi gjyqësor shqiptar është jo thjesht varri i drejtësisë, por dhe i lirisë, qytetarisë, vëllazërisë dhe barazisë.
2. Ky vendim, ka legalizuar gjakmarrjen: në këtë vend, nëse je i varfër dhe i vogël, i papërkrahur e pa pushtet, shpresa e vetme për të vënë drejtësi, është ta bësh vetë.
3. Ky vendim ka legalizuar terrorizmin shtetëror që bazohet mbi formulën “pushteti mbahet me gjak”
4. Ky vendim ka legalizuar arrogancën e një grupi njerëzish kundër individit, pushtetit kundër të pambrojturit, maskarait kundër të varfërit
5. Ky vendim, legalizon vrasjen e genit qytetar, përpjekjen e vazhdueshme të pushtetit për të krijuar qytetarë apatikë, që e kuptojnë që qeverisemi keq, që qeverisemi nga vjedhës, që qeverisemi nga vrasës, por që ky vendim u legalizon frikën se ky pushtet do të jetë i përjetshëm, dhe se atij nuk mund t’i bëhet asgjë.
6. Ky vendim, nuk i ka shpëtuar as Llupon e as Prendin. Ai ka legalizuar urrejtjen popullore ndaj tyre dhe gjithçka që ata përfaqësojnë. Ata dy të mjerë, nuk janë as më të mirë e as më të këqinj se gjithë shokët e tyre me uniformë që janë gati të bëjnë çdo gjë për t’i shërbyer pushtetit që u jep rrogën. Edhe të vrasin gjakftohtë. Por ky vendim i ka shndërruar ata në tabela qitjeje për mëkatet e veta dhe të të tjerëve si ta.
7. Ky vendim, legalizon ekologjistët psiko-kriminalë. Ata njerëz të papërgjegjshëm, skllevër a cinikë, që u shqetësuan më shumë për palmat se për jetët e 4 njerëzve.
8. Ky vendim, ka legalizuar fundin e një kohe. Nuk ka qenë kohë tranzicioni por ka qenë kohë dhimbjeje. Nuk ka qenë kohë njerëzish, po ka qenë kohë mostrash. E drejtuar në formë mostruoze, e jetuar në mënyrë çnjerëzore.
9. Ky vendim, ka legalizuar edhe faktin që “Pranvera” shqiptare këtë vit do të vijë në qershor. Këtë të fundit, nuk e kanë kuptuar as vetë.
Gazeta DITA
Comments
Jam shume doreshternguar qe
<p>Jam shume doreshternguar qe ta perbuz gjykatesin, sepse ka edhe shume e shume shqiptare te tjere qe kane nevoje per perbuzje.</p>
a do te denohet kush per
<p>a do te denohet kush per krimet qe ben? nese jo atehere do te ishte tallje. ( sa viktima te kesaj ''drejtesie'' qe kemi jane neper burgjet shqiptare? )</p>
Add new comment