Arkiv-Opinion
Berisha, në 8 vjet 500 mijë të punësuar më pak se Enveri
Titulli i këtij shkrimi mund t’i bëjë të gafurren nostalgjikët e komunizmit. Veç qëllimi i tij nuk është të mburrë një regjim të dështuar, por të denoncojë paaftësinë e qeverisë për të shfrytëzuar epërsitë e sistemit që mposhti komunizmin. Të gjitha qeveritë e tranzicionit kanë dështuar lidhur me problemin e punësimit të shqiptarëve. Duket sikur bashkë me Partinë e Punës të Enver Hoxhës, u varros edhe vetë “Puna”. Statistikat e mbi 20 vjetëve tranzicion denoncojnë papunësinë si kancerin e ekonomisë apo virus të mjerimit.
Idetë e munguara të daljes nga kriza
Aktiviteti ekonomik në vend ka ndaluar. Ekonomia vuan nga një krizë e shkaktuar nga jashtë por e lejuar nga brenda. Kriza e borxhit sovran në Itali dhe Greqi kërcënon drejtpërdrejt ekonominë tonë (dhe jo koncepti abstrakt i krizës globale). Ndërkohë, politikë-bërësit dhe opozitë-bërësit nuk kanë dhënë ende ide të reja dhe zgjidhje konkrete, si metodat monetare, për adresimin e krizës dhe rritjen e ekonomisë.
Sepse nesër një shofer i cmendur mund të hyjë në një oborr shkolle...
Kanalet televizive, mediat dhe rrjetet sociale kane ne fokus te lajmeve dhe komenteve krimin me te fresket qe ka tronditur mbare shoqerine dhe opinionin publik, jo vetem ne Shqiperi. Nje moster e shemtuar, i debuar nga familjaret per veprime te turpshme, i strehuar dhe i punesuar jo larg qendres se kryeqytetit, maskaron dhe hedh ne koshin e mbeturinave, nje femije 11 vjecar, duke zhdukur gjurmet e krimit, duke e bere gjumin te qete dhe duke torolisur te gjitha strukturat e shtetit per afro kater muaj.
Opinionistët pragmatistë të ‘Opinionit’
1-Shpesh herë kam qenë njëri prej qytetarëve të preokupuar publikisht mbi mungesën e një gazetarie kryesisht televizive të aftë e informuese. Përkundrazi, media jonë ka kohë qe noton në batakun e propagandës dhe dezinformimit të publikut. Kemi parë në disa raste “gazetarë të pavarur” të cilët dalin në ekrane të ndryshme dhe përpiqen të arrijnë dy objektiva me daljet e tyre: .
Esse për Edukimin
Liria e martesës kufizohet nga disa kush te përcaktuar me ligj. Këto kushte, të vendosura sot thjesht me marrëveshje,
Shkolla e Enverit
Vlerësimi për “rock’un kriminal” është vetëm një pikë uji në detin e pafund të injorancës akademike në Kosovë. Model i Shkollës së Enverit
Bajram Shatrit e Erlehta Matos mund të mos iu pëlqejë muzika rock, por kjo nuk ua jep të drejtën që të të njëjtën ta klasifikojnë si kriminale në tekstin shkollor nga i cili mësojnë nxënësit kosovarë.
Ur-fashizmi sipas Umberto Eco dhe rasti shqiptar
Më shumë se dy dekada kanë kaluar qëkur Shqipëria është bërë pjesë e botës demokratike e ka garantuar me ligj mbrojtjen në praktikë të lirive themelore të njeriut. Në këto vite kam dhe kemi qenë dëshmitarë të një zhvillimi të kënaqshëm ekonomik dhe social. Sigurisht më mirë mund të bëhej, dhe duke parë që njeriu nga vetë natyra është perfeksionist drejt pritshmërive që ka drejt shtetit, është e llogjikshme që më shumë të kërkohet.
Beteja e humbur e shtetit me mediat
Një goditje “poshtë brezit”. Në fakt, e disata goditje e tillë në dekadën e fundit. Ja si do ta cilësonte një komentator boksi obsesionin e qeverisë aktuale, për të sulmuar në mënyrë të përsëritur dhe publike, “Top Channel”, televizionin më të madh në vend.
Te nesërmen e 22 Marsit
Ai nga mesnata e së enjtes deri tek mesnata e së premtes, ishte 22 marsi 2013. Duke përfshirë 22 marsin e parë, atë të vitit 1992, ai ishte njëzet e dy marsi i njëzet e dytë. Sot është thjesht e nesërmja.Dita e djeshme u shënua nga Sali Berisha dhe nga administrata e tij, të mbledhur në Sheshin “Nënë Tereza” të kryeqytetit të Shqipërisë. Me të njëjtën përbërje, në të njëjtin vend, në të njëjtën mënyrë mund të ishte shënuar kjo ditë edhe të shtunën e 9 marsit.
Thika me shumë presa e ‘rastit Prrenjasi’ dhe media
E kam pasur të vështirë t’i lexoj gazetat këto ditë për lajmin e rastit të arrestimit të një njeriu për pedofili dhe të faktit se ai ka deklaruar edhe vrasjen e të voglit Çela. Ose, që të jem më i saktë, kam filluar të lexoj diçka e pas më pak se pesë apo gjashtë rreshtash e kam ndërprerë, pasi të krijonte makth. Në rrjetin social FB shumë miq të mi janë ankuar për përcjelljen e këtij lajmi. Ajo çka më ka bërë përshtypje këto ditë janë dy gjëra: paraqitja e detajeve të asaj çka hetuesit kishin dëgjuar dhe histeria pothuajse kolektive për të kthyer dënimin me vdekje.