Arkiv-Opinion

Biznes-Banka-Qeveri

Postuar në 09 Prill, 2013 05:42

Raportimi më i fundit i INSTAT për rënie të konsumit duhet të ketë bindur edhe më optimistin tek ne, se ekonomia shqiptare është tashmë përballe problemeve serioze. Rënia e konsumit është para së gjithash mungesë parash, mungesë besimi, klimë biznesi e tejzgjatur në përkeqësim. Rënia e konsumit është shenjë së pari e rënies së tregtisë. Kjo do të thotë më pak para në qarkullim, më pak të ardhura nga taksat e për pasojë, më pak investime. Nëse e vazhdojmë efektin zinxhir, rënia e investimeve është rënie e punësimit dhe e prodhimit.

Problemi i Kreshnikut me shifrën 1 milion

Postuar në 08 Prill, 2013 00:22

“Në 1 maj do të mblidhemi përsëri këtu para Kryeministrisë – do të jemi 1 milion kuqezinj,” tha Kreshnik Spahiu dje para një grupi prej rreth 1800 “kuqezinjsh”, të cilët kishin dalë në shesh për të larguar kryeministrin nga zyra e tij. Përllogaritja e përfërt e numrit të pjesëmarrësve u bë nga stafi i ResPublica.al me ndihmën e Google Earth Pro, por unë që po e ndiqja fjalimin e Spahiut nga kafeneja përballë Kryeministrisë, vlerësova me sy të lirë se mund të ishin maksimumi 2000.

Në funeralin e një ëndrre

Postuar në 07 Prill, 2013 15:25

Debati mbi koalicionin parazgjedhor PS-LSI, i vetë-pagëzuar si koalicioni i “1 Prillit”, shkaktoi një furtunë të madhe ku morali përplaset plot tërbim me interesat. Gjithëkush tha gjithçka duke polemizuar me gjithëkënd, prandaj nuk ka ngelur më asgjë e re për të thënë. Në këto ditë 'Prilli të thyer' do të mbizotërojë një lloj qetesie gënjeshtare, si ajo që ngjet pas një furtune. Fjalët dhe argumentat do të rrallohen. “Tradhëtia” do të dhembë më pak në njerën anë, e llogaritë me gishta nën tavolinë do të bëhen më të shpeshta në anën tjetër.

PD ose pragu për t’u kapërcyer!

Postuar në 07 Prill, 2013 14:49

“Prit i her” ishte shprehja e tim gjysh kur ishte fjala për të reaguar ndaj një situate. Kjo kishte brenda “shif i her, mendo i her, praj i her, dëgjo i her.” I ngjan kjo një frymëmarrjeje të jogës.

Rama-Meta, fundi i politikës elektorale

Postuar në 07 Prill, 2013 06:12

Marrëveshja tronditëse mes Ramës dhe Metës shënon fitoren e politikës koniunkturale mbi atë elektorale. Natyrisht, politika elektorale dhe koniunkturale janë dy kategori  analitike, pasi asnjëra nuk ekziston në mënyrë të pastër në realitet. Politika gjithnjë përmban si dimensionin elektoral, edhe atë koniunktural. Megjithatë, këto dy dimensione duhen dalluar për të kuptuar atë që po ndodh sot në skenën tonë politike.

Retorika e pushtetit

Postuar në 07 Prill, 2013 05:10

 

Tashma kësaj legjislature po i afrohet fundi dhe domosdoshmënisht nji ose dy prej leader-ave të saj do të dalin jashtë lojet. Ma i konsumuemi asht Berisha e ka gjasa që me kalimin e butë e të mirëkoordinuem të Metës në koalicionin e majtë të ketë krijue nji farë hipoteke për pleqninë e tij e për të ardhmen e familjes së vet.

Në këto dy legjislatura e kemi pa triumfues, justifikues, optimist, të nxehun, të çakërdisun, të mbaruem, dhe sidomos kohët e fundit të lodhun, tepër të lodhun për me mbajtë ma gjatë frenat e pushtetit.

Kajsiu dhe pyetja “Pa Metën, me Metën?”

Postuar në 06 Prill, 2013 10:08

Atyre që deshin ta shihnin pa Metën në krah, në garën elektorale kundër Berishës, Rama ua ka plotësuar me kohë dëshirën – në 2009-ën dhe në 2011-ën.

A është kjo liri?

Postuar në 06 Prill, 2013 08:02

“Shoqata Martijn, themeluar në 1982-shin, synon të krijojë një platformë për diskutimin mbi pedofilinë. Shoqata lufton të bëjë të pranueshme në shoqëri raportet i rritur-fëmijë. Në raportet midis fëmijëve dhe të rriturve të perceptuara si të kënaqshme, një intimitet fizik nuk duhet të jetë një problem. Lidhur me këtë intimitet fizik, shoqata Martijn propozon katër rregulla: dakortësi reciproke, informim i prindërve të fëmijës, liri për fëmijën për tu tërhequr nga raporti në çdo moment, harmoni me zhvillimin e fëmijës.

Ka ende njerëz që bezdisen prej anti-berishizmit

Postuar në 05 Prill, 2013 17:43

Në bisedën që u zhvillua mes gazetarësh në studion e Zhejit, si dje një javë më parë, pata një karfosje me Pekën, gazetarin që jemi mësuar ta shohim si moderator në talk-shown e vet, por që kohët e fundit është shfaqur dhe si opinionist TV-je. Njerëzit e stafit të televizionit Neës 24 e kishin zbardhur një copë këtu e një copë atje bisedën e zhvilluar, dhe disa të përditshme e kishin publikuar të plotë këtë version gjysmak.

Çfarë e motivon partizanllëkun tim për rotacionin?

Postuar në 05 Prill, 2013 16:49

Sot më erdhi në shtëpi personi që ndërron një herë në 3-4 muaj bomblën e gazit të sobës. Kam krijuar një farë afërsie me të dhe, sa herë vjen, më bën pyetje rreth zhvillimeve politike, për të zhbiriluar diçka më tepër se sa ka dëgjuar publikisht. (Kjo më ndodh shpesh me njerëz që i njoh relativisht pak). Ndërsa sot, ndërruesi i gazit më bëri një pyetje krejt personale. “Kam qenë në shtëpitë e shumë personave publikë dhe mund të them se i kanë shumë më luksoze se e jotja – përjashtim bën vetëm Mark Marku” – tha ai dhe shtoi, “Po ti a do t’kapësh ‘ndonji gjo’ kur t’fitojë Edi Rama?”

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Opinion